Njė emision humoristik nė njė nga stacionet televizive mė tė ndjekura nė Shqipėri, ka nxjerrė nė fokus hendekun kulturor dhe gjuhėsor mes shqiptarėve nė Shqipėri dhe atyre nė Kosovė.

“Xheneriku dhe kosovari” transmetohet nė shfaqjen televizive “Portokalli” ēdo tė diel nė Top Channel.

Nė qendėr tė skeēit janė takimet mes njė mekaniku tė paedukatė nga Tirana, qė luhet nga Erand Sojli, ndėrkohė qė karakteret e ndryshme nga Kosova luhen nga kosovari Kreshnik Ibrahimi.

Shfaqja fokusohet nė dallimet kulturore dhe gjuhėsore qė ēojnė nė situata tė ēuditshme dhe tė turpshme mes shqiptarėve nė Shqipėri dhe atyre pėrtej kufirit.

Aktorėt bėjnė humor me stereotipet reciproke, tė tilla si nacionalizmi i fortė dhe qėndrimet tradicionale tė shumė kosovarėve dhe aspiratat kozmopolitikane tė shumė shqiptarėve nga Shqipėria.

“Doja tė luaja me kėto stereotipe,” thotė Erand Sojli, protagonist dhe skenarist i skeēit.

“Ka njė diferencė tė madhe mes shqiptarėve nė Shqipėri dhe atyre nė Kosovė. Ne shqiptarėt nuk e kuptojmė njėri- tjetrin. Kjo ėshtė dramatike.”

Kosovarėt e shqiptarėt nga Shqipėria jetuan sė bashku nėn tė njėjtin shtet vetėm gjatė tė kaluarės sė largėt dhe tė zymtė tė Perandorisė Osmane dhe sė fundmi gjatė pushtimit italian e gjerman nė Luftėn e Dytė Botėrore, kur u krijua njė Shqipėri e madhe kukull.

Pėrveē kėsaj, komunikimi mes Shqipėrisė dhe Kosovės ka qenė i kufizuar. Ndėrsa Shqipėria u bė shtet i pavarur nė vitin 1912, Kosova kaloi nė udhėheqjen Serbe e mė pas jugosllave.

Kontaktet nisėn tė rivihen pasi Shqipėria rrėzoi regjimin stalinist nė fillim tė viteve ’90 dhe qė kur Kosova u ēlirua nga sundimi serb nė vitin 1999.

“Nuk kemi qenė nė kontakt me njėri- tjetrin, ndaj nuk e njohim njėri- tjetrin,” thotė Erand Sojli. “Herėn e parė qė isha nė Kosovė kisha shumė keqkuptime kurioze, madje edhe mėnyra se si themi ne faleminderit nė Tiranė, kishte kuptim negativ nė Kosovė.”

Gjatė viteve tė gjata tė izolimit tė ndėrsjellė, Shqipėria dhe Kosova zhvilluan linja kulturore tė ndryshme, shton ai. “Ne na duket e ēuditshme qė njerėzit nė Kosovė janė kaq patriotė, ndėrsa ne nuk jemi. Ėshtė pėr shkak se patriotizmi nė Kosovė ka arsye politike, ka tė bėjė shumė me identitetin e tyre.”

Ndryshimet gjithashtu pėrfshijnė edhe fenomenin gjuhėsor dhe ndikimin e fortė tė gjuhės dhe kulturės serbe nė Kosovė.

“Influenca serbe ėshtė shumė e pranishme nė gjuhė nė Kosovė, nė sintaksė, nė leksik dhe nė jetėn e pėrditshme,” thotė Pandeli Pani, njė studiues shqiptar nė Universitetin e Bonit.

“Pėr shembull, shqiptarėt kanė marrė mė shumė fjalė teknike nga italishtja ose frėngjishtja, ndėrsa kosovarėt janė influencuar nga serbishtja e ndonjėherė nga gjermanishtja.”

“Ka shumė ndryshime mes kosovarėve dhe shqiptarėve,” thotė Kreshnik Ibrahimi, aktori kosovar qė luan pėrkrah Erand Sojlit.

“Kur u vendosa nė Tiranė, kisha shumė vėshtirėsi nė punėn me shqiptarėt nga Shqipėria,” kujton ai. “Ata kanė njė mentalitet tė ndryshėm nga ai qė kemi ne nė Kosovė”.

Ibrahimi ėshtė i vetmi aktori qė ka qėndruar pėr vite nė shfaqjen popullore Portokalli.

“Tė gjithė aktorėt e tjerė nga Kosova kanė qėndruar pėr njė kohė tė shkurtėr pėr shkak se sensi ynė i humorit ėshtė i ndryshėm- dhe publiku nė Shqipėri e kupton me vėshtirėsi”.

Linguisti Pandeli Pani thotė se shqiptarėt u bėnė mė tė ndėrgjegjshėm pėr ndryshimet e tyre me kosovarėt nė vitin 1999, kur njė numėr i madh njerėzish u arratisėn nė Shqipėri gjatė konfliktit tė Kosovės. “Pėrpara kėsaj, ne nuk kishim kontakte sistematike dhe nuk njihnim realitetet e njėri- tjetrit,” reflekton ai.

Shumė njerėz nė Kosovė flasin nė dialektin geg tė Shqipėrisė, ndėrsa gjuha standarde qė nga viti 1972 ėshtė bazuar nė dialektin tosk tė jugut.

Enver Robelli, gazetar i tė pėrditshmes Koha Ditore, thotė se ndryshimet kanė pasur ndikim nė perceptimet reciproke.

“Shumė stereotipe negative sa u pėrket kosovarėve nė Shqipėri janė shkaktuar nga gjuha dhe nga mėnyra se si njerėzit nė Shqipėri e shohin mėnyrėn se si flasin kosovarėt,” thotė ai.

“Edhe fakti qė kosovarėt flasin ngadalė, i bėn njerėzit nė Tiranė tė mendojnė se kosovarėt janė mė pak inteligjentė se shqiptarėt nga Shqipėria,” shton ai.

Robelli thotė se skeēe si ai i luajtur nga Sojli dhe Ibrahimi tallen me kėto stereotipe dhe kėshtu vėnė nė pah marrėzinė e paragjykimeve.

Arbnora Dushi, njė linguiste dhe studiuese e folklorit nga Prishtina, bie dakord.

“Stereotipet kanė ardhur pėr shkak tė mungesės sė kontakteve mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Megjithėse ky skeē ėshtė njė karikaturė e realitetit, ndihmon nė konfrontimin e kėtyre stereotipeve.”

“Ne kemi paragjykimet tona gjithashtu,” thotė Fisnik Ismaili, dizajneri i serive komike The Pimpsons. “Ndėrsa shqiptarėt mendojnė se ne flasim njė gjuhė tė papėrpunuar, ne mendojmė se shqiptarėt e Shqipėrisė flasin njė gjuhė tepėr femėrore”.

Erand Sojli e Kreshnik Ibrahimi thonė se skeēi ėshtė pritur mirė pėrgjithėsisht nė Kosovė e Shqipėri.

Por jo tė gjithė shqiptarėt janė tifozė tė shfaqjes.

Migjen Kelmendi, njė ish- rockstar nga Prishtina, qė ka njė televizion dhe njė revistė qė pėrdor gjuhėn gege nė vend tė standardit tosk, thotė se nė shfaqje dalin disa stereotipe, qė janė madje edhe mė tė kėqija se ato tė prodhuara nė Serbi, qė duan t’i paraqesin kosovarėt si fshatarė tė paemancipuar.

“Tragjedia e shqiptarėve nga Kosova ėshtė se ata janė tė diskriminuar si nga Beogradi, ashtu edhe nga Tirana,” thotė ai. “Ata pėrballen me tė njėjtat stereotipe nga tė dyja krahėt”.

Kelmendi, qė bėn avokatinė e njohjes zyrtare tė dialektit geg, thotė se stereotipet negative mbi kosovarėt reflektojnė mungesėn e prestigjit tė versionit kosovar nė gjuhėn shqipe.

“Ėshtė pasojė e Kongresit Gjuhėsor mbajtur nė Tiranė nė vitin 1972, qė zgjodhi versionin tosk si standard, duke diskriminuar gjuhėn dhe kulturė gege,” thekson ai.

Shumė kosovarė thonė se sjellja e shqiptarėve nė Shqipėri pėrkundrejt bashkėkombasve tė tyre nė Kosovė karakterizohet nga njė lloj arrogance dhe diskriminimi.

Disa intelektualė kosovarė kanė kritikuar elitėn kulturore nė Tiranė se ka dėshtuar nė marrjen seriozisht tė artistėve dhe intelektualėve kosovarė.

Gazi Berlajolli, njė linguist nė Universitetin e Prishtinės, qė shkruan nė gegėrisht, thotė se skeēi reflekton nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme ndjenjėn e superioritetit nga njerėzit nė Tiranė.

“Ndoshta ka humor, por skeēi reflekton se si njerėzit nė Tiranė ndjehen superior ndaj shqiptarėve nė Prishtinė,” thotė ai, “pėr shkak se karakteri nga Shqipėria ėshtė ai qė bėn shaka, qė qesh me karakterin stereotipik nga Kosova”.

“Sensi i superioritetit mund tė shihet edhe nga fakti se karakteri nga Shqipėria ėshtė njė mekanik nga Tirana, kurse kosovari ėshtė thjesht njė kosovar, nuk dimė asgjė pėr sfondin e tij gjeografik, social, kulturor apo ekonomik,” shton Berlajolli.

Pėr tė gjithė kritikėt, skeēi duket se ka inauguruar njė fazė tė re tė thyerjes sė tabuve nė marrėdhėniet e komplikuara ndonjėherė mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

Suksesi i tij ka inspiruar autorėt e njė tjetėr shfaqje popullore nė Top Channel qė tė ftojnė personalitete publike nga Prishtina e Tirana pėr tė folur pėr diferencat mes dy vendeve nė njė mėnyrė informative, por edhe me humor, duke demistifikuar stereotipet.

“Televizionet e Tiranės ndiqen shumė nė Kosovė. Shprehje tė reja dhe tendenca tė reja nga Tirana po bėhen gjithmonė e mė tė pranishme nė Kosovė pėr kėtė fakt,” thotė linguisti Berlajolli.

Ndėrkohė, gjuha nuk rrjedh vetėm nė njėrėn anė. Njė influencė e sintaksės dhe leksikut kosovar, qė shpesh vjen nga Serbia, po bėhet e pranueshme dhe trendy nė Tiranė.

“Shumė intelektualė nga Kosova janė tani aktivė nė talk show-et e Tiranės, duke sjellė aty mėnyrėn e tyre tė tė folurit dhe tė menduarit,” thotė Pandeli Pano.

“Shumė gazetarė nga Tirana janė nė kontakt me Kosovėn gjithashtu dhe po absorbojnė elementė kosovarė dhe i prezantojnė aty instinktivisht ose me shaka tek mėnyra se si flasin nė Tiranė”.

“Gjithēka ka tė bėjė me kontaktet,” thotė skenaristi i teatrit Jeton Neziraj. “Duke krijuar gjithmonė e mė shumė kontakte mes Kosovės e Shqipėrisė, ndryshimet bėhen mė tė kuptueshme”.

Neziraj e shpjegon kėtė me njė fakt me aktoren shqiptare Ema Andrea, qė ishte pėrgatitur sė fundmi pėr tė luajtur nė Beograd me njė aktor kosovar dhe njė shqiptar nga Maqedonia.

“U ēudita kur pashė qė nuk kishte probleme pėr tu kuptuar me ta, ndaj e pyeta a kishte vėshtirėsi ajo nė komunikim,” kujton ai.

“Jam mėsuar me mėnyrėn se si flasin pėr shkak se jemi nė kontakt tė vazhdueshėm,” tha ajo. “Tani mė duket normale, edhe pse ėshtė akoma ndryshe”.

Marjola Rukaj / Balkan Insight