Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 68
  1. #41
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eh more Klod-leshi kaq shume je leshezuar se nuk dallon dot (ma do mendja se nuk e di fare) peshqit nga gjitaret .... megjithese duke u bazuar ne shprehjen shkon gjuha ku dhemb dhembi, si dhe ne kuptimin figurativ te fjales peshk nuk besoj se gjuha jote ka prekur ate fjale per koincidence apo injorance por me teper per instikt......

    Une keto vitet e fundit ashtu si edhe ne vitet e fillimit kam qendruar ne Shqiperi dhe me kujtohen mjaft mire bemat e disa vlleho-grekerve dhe ca letyra filogreke por nuk kam pare ndonjehere te futen te gjithe ne nje thes per hir te disa ose shume funderrinave.

    Denimet kolektive jane forma shume me te rrezikshme injorance sepse ato vijne ne emer te ligjit.

    16 vete nuk perfaqesojne 1 miliarde njerez ne mbare boten ...... sikunder disa prifterinj <> apo disa kasape nuk perfaqesojne 1 miliarde te tjere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 11-06-2003 mė 10:27

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Orku, edhe shqiptare pa dokumenta po deportohen nga Amerika, kam shpene shoket e mi ne aeroport per ti percjelle, keshtu qe e di per fakt nje gje te tille. Kjo vale pastrimesh te njerezve ilegale ne SHBA ka filluar pas 11 shtatorit dhe eshte nje nga prioritetet kryesore te departamentit te Sigurise Kombetare. INS, agjensia e emigrimit tani varet nga departamenti i Sigurise Kombetare dhe po reformohet rrenjesisht per te monitoruar dhe parandaluar hyrjen ne SHBA te njerezve ilegale apo qe jane ne listat e terrorizmit amerikan. Krahas kesaj, edhe kufijte veriore dhe jugore te SHBA-se kane pare nje rritje ne prezencen policore qe ka bere qe te dyfishohet numri i arrestimeve te emigranteve te paligjshem.

    Mbase atyre qe duan te shkelin ne SHBA nuk u pelqejne keto masa, por kjo nuk do te thote qe keto masa jane te papranueshme, perkundrazi, keto masa jane e drejta e SHBA per te siguruar dhe mbrojtur sigurine e saj dhe popullit te saj.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #43
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Albo

    Ka pasur vite qe SHBA terhiqte emigrante legale vetem nga Shqiperia aq sa terhiqte nga gjithe kontinenti afrikan se bashku. Dhe kjo behej per te mos thene qe te drejtat e emigrimit iu rezervohen vetem te bardheve. Por kuptohet qe nr i njerezve me ngjyre ishte vetem si moster.

    Keshtu edhe rasti i shpernguljes edhe te emigranteve te tjere. Nese pervec 13 000 myslimaneve qenkan edhe 1000 te deportuar te tjere eshte shume e thjeshte per te kuptuar se kemi te bejme me koka turku per te kamufluar qellimin real.

    Une nuk i di kriteret e seleksionimit te tyre por ta jap me siguri se nese kriteret jane thjesht teknike dhe ligjore dhe do te aplikoheshin tek te gjithe njelloj nr do te ishte shume here me i madh se 13 000 dhe po ashtu nr i emigranteve te tjere te paligjshem qe do te riatdhesoheshin do te ishte shume here me i madh.

    Nuk duhet te ngaterrosh riatdhesimet qe behen kur emigrante te paligjshem kapen brenda nje brezi te caktuar kufitar me ato qe ndermerren nga zyra e emigracionit.

  4. #44
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Olsen i lexova me vemendje sugjerimet e tua dhe po nuk te erdhi keq kam edhe une vetem nje sugjerim per ty:

    Kur te martohesh gjej nje semafor te bukur dhe beje dasmen aty meqenese aty do te te punoje gruaja, aty do te te ngelet me barre, aty do ta zevendesosh ti gjate kohes kur te jete e zene, ate zanat do t'iu leni trashegim pasardhesve, aty do ushqeheni, visheni,ndricoheni do kulturoheni duke mesuar gjhe te huaja, do zeni miq, do krijoni klientele ... etj etj. Ja keshtu evolon shoqeria ne ndryshim nga prinderit e t'u qe kishin simbol ferren familja e jote e re dhe e emancipuar duhet te kete simbol semaforin.

  5. #45
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    O Leshator sa vite shkolle ke bere ti???
    E ke aritur gjimnazin ??? (se atje na i mesonin bemat e Arabve)

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Orku, po te lexosh kryeartikullin:
    Sipas ligjit pėr imigracionin, zyrtarėt e administratės “Bush” kanė nisur njė fushatė pėr largimin e tė paligjshmėve
    Mos u mundoni ti jepni nje rrotullim ceshtjes qe diskutohet, sikur administrata Bush po ve ne shenjester arabo-amerikanet pasi kjo nuk eshte e vertete. Te gjithe shtetasit amerikane pa perjashtim, i kane dhene qeverise me shume pushtet duke hequr dore nga disa liri civile, pas asaj qe ndodhi ne 11 shtator. Lexo per "Patriot Act" ku ekzekutivi amerikan beri kerkese dhe mori me shume mjete dhe forma per te permbushur detyrat e saj, nga legjislativi. Kjo ka ndezur nje debat ne SHBA nese Departamenti i Drejtesise, FBI, SHBA apo INS po shkelin te drejtat dhe lirite civile, pra eshte nje debat me i gjere se sa ai "arab".

    Sinqerisht, askujt ne ekzekutiv apo ne opinionin publik amerikan nuk i behet vone per arabet, shqiptaret apo kushdo qofshin emigrantet ne SHBA. Ajo qe u behet vone atyre eshte qe shteti amerikan te mos lejoje nje 11 shtator te dyte dhe te eleminoje me cdo menyre kercenimin e sigurise qe vjen nga terrorizmi.

    Komunitetin amerikano-arab nuk e demton administrata Bush apo ligjet e saj, por 11 shtatori dhe ata qe e realizuan ate.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Khalid

    Me fal per injorancen. Amerika shkollat i ka kufizuar vetem per femrat me perce, apo meshkujt me callme ne koke. Gjynaf qe nuk kam nje callme se leshi poshte mjekres me ka vajtur tamam tek gjoksi. Dua ta bej gershete, si thua ti?
    Shkolla me e afert per mua eshte 2 shkretetira larg dhe une nuk kam deve te shkoj aty. Keshtu qe vendosa ta lija shkollen dhe te merresha me biznes privat, tani jam xhihadist, apo sic i thoni ju andej "barbar". Cdo dite stervis veten se si ti ve bomben botes jo-arabe per ta kthyer edhe ate ne epoken e gurit.

    Si thua do vish edhe ti te formojme grupin paqedashes, "Pa breke ne ***** po me dinamit ne brez"?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 11-06-2003 mė 16:54

  8. #48
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Kur diskutohet per keto lloj temash, ne pergjithsi nga disa njerez ka keqkuptime(ndoshta nga pa dija, gje qe une nuk e besoj).
    Une i kam ndjekur keto tema,ku diskutohet per fene dhe sidomos fene mislimane,dhe jam i mendimit se shume nga nesh kane ra preh e nje trysnye qe behet nga shtypi kudo ne bote dhe vecanrisht nga shtypi shqiptar per fene myslimane,duke e paraqitur ate si e "keqa"e njerzimit boteror.Po te shikosh diskutimet qe bejne disa ketu ne forum ne lidhje me kete teme,duke share dhe poshteruar deri ne mohim fene muslimane,arin ne perfundim qe edhe ne Shqiperi po ushtrohet trysni nga caqe te caktuara per te futur nje percarje fetare.
    Muslimanet e pas viteve te post 1996 kane vuajtur ne menyre te pa nderprere nga terori psikollogjik i gogoleve islamik qe jane mveshur asaj periodikisht.Disa gazeta ne vite dhe ne kohe te caktuara jane perfshij ne orgji te egra shpifjesh kunder islamizmit shqiptar,atij boteror dhe figures se njeriut besimtar ne Shqiperi.Shtypi shqiptar i pos komunizmit shpesh nuk ka dashur te dalloje figuren e hoxhes shiptar nga ai i kamikazit palestinez apo muhaxhedinit afgan,figuren e minares se xhamise nga raketat Skud te Sadamit.
    per keto arsye eshe islami shiptar eshte trajtuar si fe e njerkes nga sundimtaret e Tiranes dhe muslimanet si rajat moderne te kohrave te PAS KRISTJANES.
    Per arsye te mirenjhoura,edhe grushti i shtetit qe u drejtua kunder regjimit te Sali Berishes ne vitet 96-97 u motivua pjeserisht nga elemente brenda dhe jashte venditte cilet akuzonin rregjimin Berishjan se po islamizonte vendin.
    Shembulli i muajve janar-mars 2003 eshte shembulli me tragjik,tregues se si nje komunitet fetar mund te degradohet,diskriminohet dhe poshtrohet nga mediumet anarshiste te Shqiperise se diteve te sotme.
    Kjo shpjegon edhe mellfin qe kane disa ketu ne forum per fene muslimane.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  9. #49
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Klod-Leshi

    Nese je anti-mysliman je antishqiptar dhe si rrjedhim nuk mund t'i sherbesh interesit kombetar sepse njeriut nuk mund t'ia ndash shpirting nga trupi pa e vrare .... e njejta llogjike vlen edhe per ata qe jane anti-kristiane.

    Modeli qe kerkon te ndjeke sot Shqiperia eshte ai i vendeve qe e kane Fene te ndare nga shteti dhe ky model qe nuk vjen nga filozofia kristiane por nga levizjet humaniste dhe revolucionet eshte i huaj per Islamin aq sa eshte i tille dhe per krishterimin.

    Ceshtjet e besimit nuk zgjidhet mbi baza interesi sepse nuk eshte tregeti apo profesion, por mbi baza parimesh,ndjenjash dhe llogjike qe krijojne lidhjen mes njeriut dhe Zotit.

    Islami nuk eshte nje ideologji me anti-perendimore nga c'eshte krishterimi, nese eshte nje Fe qe perendimi nuk e ka perqafuar nuk do te thote se eshte anti-perendimore.

    Islami nuk te pengon te vishesh me kollare apo kostum (pra elementet qe do te te bejne ty perendimore sikunder ti nuk ke asnje aresye te paragjykosh ata qe vishen me rrecka apo me callma sepse kjo hyn tek lirite qe qyteterimi laik perendimor propagandon. Emancipimi dhe zhvillimi nuk lidhen me vlerat Fetare pasi ka pasur kohe kur raportet mes qyteterimeve qe udhehiqeshin nga keto vlera kane qene te kunderta me ato qe jane sot .... gje qe tregon se pengese per zhvillim nuk eshte Feja por faktore te tjere historike dhe gjeopolitike.

    Sot ke plot kombe te krishtera qe jetojne ne mizerie ne krahasim me kombe myslimane ose edhe anasjelltas gje qe hedh poshte teorite e tua.

    Cfare interesash ka Shqiperia ne boten arabe. Shumica e shqiptareve jane myslimane dhe duke qene se qendra e botes Islame jane vendet prej nga buron Islami eshte krejt normale qe vendi yne te mbaje raporte qe nxisin dhe lehtesojne kontaktet e myslimaneve shqiptare me keto vende. E njejta gje vlen edhe per te krishteret.

    Askush nuk thote se Feja duhet te drejtoje orinetimet politiko ekonomike te shteti se pari pasi shteti eshte laik se dyti sepse kemi disa fe brenda te njejtit komb por keto te verteta vlejne dhe vice versa askush nuk duhet te mendoje se orientimet politiko ekonomike duhet te ndikojne ne zgjedhjet Fetare.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Randi

    Ti lexon ato qe them une apo ato qe ti do qe une te them?? Me duket se vuan nga kompleksi i vetviktimizimit.

    Une nuk thashe se te gjithe myslimanet jane terrorista. Edhe te duan nuk kane si te jene. Une thashe se bota myslimane dhe myslimanizmi eshte pa lidhje me interesin tone kombetar. Me interesin tone si individe dhe si shoqeri.

    Ti paske nje tendence te papare ta orientosh debatin tek fakti se une i akuzoj keta si terroriste. Duket sikur ti ke me shume interes se kushdo qe myslimanet te akuzohen si terrorista. Kjo i jep kuptim replikes tende. Me sa duket per ty myslimanet nuk kane se si te perkufizohen tjeter pervecse si terrorista, prandaj ti e permend kete fakt vazhdimisht.

    Edhe nje here pra une nuk po diskutoj me keto terma edhe pse mund ta bej kete.
    Thelbi i komentit tim nuk eshte nese jane myslimanet terrorista apo jo, por eshte se bota myslimane eshte e prapambetur dhe e pacivilizuar. Une si shqiptar dhe si Europian nuk dua te kem asnjelloj reference me nje bote morale shoqerite e se ciles jane 500 vjet pas. Une duhet te kem dhe te gjej moral tjeter me te cilin mund ta identifikoj veten, moral ky qe i sherben me se miri moralit te aspiratave te mia dhe te shoqerise sime. Pra kjo eshte edhe nje ceshtje INTEGRITETI. Individet dhe kombet maten jo vetem nga aftesite por edhe nga aspiratat dhe objektivat qe synojne. Sistemi moral i krishtere apo islamik qofte eshte thjesht nje menyre per te arritur qellimin. Islamizimi nuk i sherben ketij integrimi bile e pengon ate. Per ne do jete regresiste te kerkojme ti perngjasim qofte edhe moralisht sistemeve inferiore te jetes.

    Interesi im dhe i kombit shqiptar gjendet ne civilizimin perendimor perparimi i te cilit i eshte nenshtruar ligjeve te tjera morale, me te mira apo me te keqija qofshin nga kendveshtrimi yt.Keto ligje percaktojne kulturen dhe traditen sociale si dhe sjelljen e ketyre shoqerive ndaj evolimit civil. Zhvillimi ekonomik dhe emancipimi social jane drejtpersedrejti te lidhura me moralin e shoqerise. E vetmja gje qe mund ta mbaj te pazhvilluar nje shoqeri te krishtere sot eshte ideologjia politike a gabuar, sic ishte komunizmi, qe tashme eshte pothuajse inekzistent. Zhvillimin ekonomik qe kerkon liberalizim mendor, fizik dhe shoqeror, myslimanizmi nuk e toleron aspak, ose te pakten deri tani nuk e ka toleruar dot, me perjashtim te Turqise qe edhe pse eshte kombi me i perparuar mysliman, prape eshte vite mbrapa perendimit dhe vete keto arritje i ka fale ndihmes se perendimit apo mentalitetit perendimor te liderave te saj.

    Pra edhe nje here, mua nuk me intereson aspak sa dhe nqs jane apo jo myslimanet terrorist. Une nuk dua te kem te bej me ta dhe as te identifikohem me nje kulture inferiore e te prapambetur, e as dua une qe shoqeria ime te qeveriset nga po te njejtat norma morale qe qeverisen keto shoqeri mesejtare. Kaq, nuk ka pse ta komplikojme me tej me terrorista, enverista, raketa skud e ku di une se cfare.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33
  4. Politikat e BE-sė dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33
  5. Globalizimi
    Nga klevis2 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •