-
i/e regjistruar
Veprimi Yne I Metutjeshem
VEPRIMI YNE I METUTJESHEM
Sė pari duhet te jemi te vetedijshem se egziston mosmarveshje intrashqiptare.Nese kesaj i gjendet zgjedhja,d.m th.caktohen prioritetet tona si komb i ndare,atehere mund te flitet per problemet e vogla te emerimit te rrugeve,shesheve,vendban...imeve...!
Pengesa e pare jane subjektet politike,jo se ato ashtu duan por koncepti i partise politike e dikton qe te jeshe ne gare te panderprere me vllaun tend shqiptar,te jesh i detyruar te behesh hipokrit i perbetuar,me demagogji te mundohesh te fitosh poena politik per grupin social qe eshte reth teje.Kjo ne vete permbledh edhe diferencimin mes shqiptareve,si ne punesim,por edhe ne zonat tjera te rendesishme per prosperitetin e nje individi apo nje grupi shoqeror.
E dyta,sjellja yne ndaj shtetit duhet te jete me radikale,jo me dhune por ne menyren e nje radikalizmi te bute te okupojme pjesen e shtetit qe ne vete do ta menaxhonim,ne ate menyre qe te sillemi si zot ne shtepine tone.Ketu eshte e rendesishme pregatitja psikologjike e popullit tone qe te mare ate qe i takon.Nuk eshte kohe qe ne te flasim per do mbishkrime ku mungon gjuha jone ,nese nuk jeni te zotit ata shenja ti vendojme vete nepermjet institucioneve qe i kemi ne duart tona.Te bejme rrend ne vendet ku nje dite do te terheqim investime te huaja,ku ata do te jene te kenaqur me gjithe resurset qe do ti takojne ketu.
E treta,zgjedhja definitive e statusit te popullit tone ,ku do te precizohej ne menyre serioze kush jemi na,pse jemi ketu,cfare na takon ne te vertete.Zgjedhja e ketij problemi bile do te lehtesonte punet qe u permenden me lart.Kjo nuk mund te arihet pa mos pase bisedime te sinqerta me palen maqedonase(nese ata deshirojne te qeverisin kete shtet se bashku me ne)duke u bazuar ne ate se patem nje lufte qe u nderpre vetem shkaku qe mos shkaterohet ky shtet.Por nuk don te thote se kjo nuk mund te ndodh perseri,bile ka edhe metoda edhe me te keqija e lufta per aritjen e caqeve te cilat blokohen ne ndonje menyre nga njera pale.
Gjithashtu zgjidhja e statusit definitiv te shqiptareve ne kete republike
do te hapte rrugen e parapelqyer nga shqiptaret per integrim ne NATO dhe BE me status te definuar e jo pa status.Rezikshmeria e mospasjes se statusit definitiv per popullin tone,qendron ne faktin se integrimet ne organizatat nderkombetare mund te jene te disfavorshme per na ,nga njera ane te shkoje ky shtet ne Europe si shtet monoetnik (sepse integrimi behet ne ate forme,nese nuk eshte zgjedhur paraprakisht mosmarveshja egzistuese)dhe nga ana tjeter te ngelim si nje pakice kombetare ne shtetin e integruar ,qe ne te ardhmen do te ulte dinamiken e ridefinimit te shtetit apo statusit tone si komb.
Nese disa nga keto mosmarveshje zgjidhen,problemet e imta ,ashtu sic permenda me lart zgjidhen vetevetiu,por nuk eshte ky mes social vend ku mund ne detale te pershkruaj gjithe ate qe duhet.!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt