http://www.youtube.com/watch?v=QxIUXuQidQA&feature=player_embedded
Korsi “moderne” në Tiranë, këmbësorë dhe biçikleta ecin së bashku
Një trotuar 2 m i gjerë, “zgjidh” trafikun e rënduar. Këmbësorët të rrezikuar, edhe në rrugë, edhe në trotuar
Tirana është qyteti me numrin më të madh të banorëve, si rrjedhim edhe të atyre që kërkojnë infrastrukturë rrugore të mjaftueshme për qarkullimin e këmbësorëve, automjeteve të transportit publik e privat dhe të biçikletave gjithashtu.
Në vitin 2009, në sondazhin e përvitshëm publik “Transparenca për bashkinë e Tiranës”, qytetarët votuan transportin publik si prioritetin kryesor të tyre, krahas infrastrukturës dhe gjelbërimit.
Menjëherë, bashkia vendos zbatimin e projektit.
“Transporti Multimodal/Korsitë e Dedikuara dhe Rritja e Sigurisë Rrugore”, i cili sipas kreut të saj, Edi Rama, përmbys situatën ekzistuese dhe krijon një standard të ri bashkëkohor në lëvizje.
Së fundi, janë shtuar koriste për lëvizjen e biçikletave të cilat thonë se do të lehtësojnë qarkullimin aq të rënduar të kryeqytetit dhe do të krijojnë më shumë siguri.
Po ku janë këto korsi?
Kemi një trotuar 2 metra të gjerë, të ndarë në dy pjesë.
1 metër rrugë për këmbësorët, dhe 1 tjetër për biçikletat.
Por kujdes, ky trotuar shërben edhe për të pushuar në investimin e bashkisë, për vendosjen e stolave.
Gjithashtu, ky trotuar shërben edhe për vendosjen e tabelave të reklamave private dhe shtetërore.
Dhe nuk përfundon me kaq.
Po në këtë 2 metra trotuar të ndare përgjysmë, janë vendosur edhe shtyllat e ndriçimit rrugor, edhe koshat e plehrave.
Në fund, lind pyetja: A ka vend për të gjithë?
Krijoni Kontakt