Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    KLD: 2000 kërkesa për ndryshime kombësie, Spahiu:Cënohet sovraniteti

    GJIROKASTER- Gati 2000 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë me vendim gjyqësor të gjykatës së Gjirokastrës dhe të Përmetit dhe zv kryetari i KLD-së deklaron me shqetësim: Në rrezik asimili i pjesshëm i kombit. Ndryshimet masive cënojnë sovranitetin”.
    Një grup inspektimi me në krye zv kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndodhen sot në Gjykatën e Gjirokastrës për të verifikuar cdo abuzim të bërë nga gjyqtarët lidhur me problemin e ndryshimit të shtetësisë.

    “Po ndryshojnë identitetin,kombësinë,fenë. Ndryshimi i kombësisë, nuk është standard europian.” ka deklaruar më tej Spahiu për Skenarin për regjistrim fiktiv popullsisë”.
    Dy ditë më parë Spahiu ishte në Gjykatën e Korcës ku 192 qytetarë janë rregjistruar për ndryshimin e shtetësisë. Zv kryetari i KLD-së i ka kërkuar gjyqtarëve që vendimet e tyre të jenë plotësisht në përputhje me ligjet shqiptare dhe asnjëherë nën ndikime të "dallaveraxhinjve apo interesave që bien në kundërshtim me interesat kombëtare.

    Më 5 shkurt konsulli grek Theodhoro Ikonomus, lëshoi mesazhe antishqiptare duke i bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. Thirrjet u bënë më 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korcë. Sipas konsullit grekë vllehët janë grekë.

    Deklaratat antishqiptare të konsullit grek kanë ngjallur reagime. Ministria e jashtme thirri ambasadorin grek per sqarime ne lidhje me deklaratat e konsullit. Deputeti i PD-së Gazmend Oketa kërkoi dje shpalljen “non grata” të konsullit grek. Kundër dhe At Dhimitër Veriga, prifti i kishës së vllehve në Korcë. Ai ka deklaruar se në Korcë nuk ka pasur kurrë grekë, dhe se vllehët nuk janë grek por arumunë.
    (s.g/BalkanWeb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Na ka hy gangrena , po na shkojn qoshet , dal ngadal. Sot jugu , neser veriu , pasneser pacienti i vdekur.
    Kosova po krijon identitet tjeter , Shqipria po merr identitet te huaj , Maqedonia prej gjithave nga pak , plus braktisja e vendit.
    Nuk jemi duke e dasht vetveten , duam te jemi dicka tjeter , po shitemi , te manipulueshem sa sta merr mendja.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo eshte tragjike, por ehste e njejete me ate qe bene te paret tu ( e te mi)pak shekuj me par.
    Edhe ata u deklaronin si turq nje kohe te gjate, por me formimin e shtetit shqipetar perseri pjesa me e madhe u deklaruan si shqiptar, pervec atyre qe iken me turkun ne anadolli.

    Sot nuk kemi qeveri qe punon per interese te kombit. Kemi qeveri dhe opozite te korruptuar. Per kete ben greku keshtu.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Seshte puna e Spahiut te jape mend robit nese duhet ap jo ta nderroje shtetesine.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2010
    Postime
    24
    Shqiperia eshte e pushtuar. Por kjo nuk u mjafton qellimi eshte qe te behet koloni dhe te asimilohet. Ne maqedoni ne instutucione dhe pllaketa jan sllavisht,ne Kosove po futet '' krimbi '' ekonomiko-politik ne Mal te zi jan sikur ciganet popull i dores se dyte ( me te drejte kur Shqiperia nuk ... ) Ndersa per Shqiperine eshte akoma ne harte.bankat jan te huaja linjat telefonike te huaja,tregu i kontrolluar dhe kumandohet po nga te tjeret.dhe i dashuri edi ka deshire ti vejne flaken vendit mjafton te largohet edhe ai Shqiptar qe ka ngelur.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    5

    regjistrimi

    Atdheu Ne Rrezik Dhe Kesaj Here Rreziku I Vjen Nga Vete Ne.pushtetaret Qe Ne I Kemi Zgjedhur,ikemi Zgjedhur Qe Vendin Dhe Kombin Ta Cojne Perpara E Jo Ta Shesin Si Placke Lufte.

    Me Kete Regjistrim Greket Dhe Sllavet Arrijne Ate Qe Nuk E Arriten Per Qindra Vjet,dhe Kete Nepermjet Pushtetareve Tane.te Mos I Lejojme Qe Kjo Te Ndodhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga I.Rakipllari : 04-03-2011 më 13:02

  7. #7
    Kur isha e vogel, nuk genjeja sepse me thonin se po genjeve: do te rritet hunda, dhe pikerisht nuk e mora kete ves sepse kisha frike se mos me behej hunda si e pinokut!
    Do kishte qene mire, qe edhe Spahiut me shoket e tij (se Spahiu eshte vegel, dihet mire) te i kishin mesuar kete perrallen e pinokut, qe te mos kishin vesin e keq, te te genjyerit!
    cfare loje bejne aman; po ky shtet ishte qe nenshkroi marreveshjen e ujerave territoriale me greqine, ky shtet eshte qe i kref bishtin greqise, ky shtet eshte qe lejon qe perralla me kockat ushtareve greke na qenkan ne vendin tone, po ky shtet eshte qe lejon qe te verdallisen sipas qejfit bollano e dule .....
    Tani kane zgjedhur spahiun, qe gjoja shteti na kercenohet nga kerkesa te tilla, dhe tani shteti po na shqetesohet shume, kur madje kjo nuk eshte aspak kompetence e KLD, por e perdorin kete 'zholin'. E gjitha eshte nje skene tjeter, sepse iu ka hipur ne koke perseri te ndryshojne Kushtetuten , qe gjoja dashkan ta bejne per hir te ketyre kerkesave fantazme, qe me pas ta shohin te udhes te ndryshojne prap ndonje nen tjeter ne Kushtetute per interesat e tyre.
    Pse e zgjodhen Spahiun per kete pune? Nuk iu ben juve te dyshoni?

    Sa genjejne o Zot i Madh!

    P.S : ky spahiu nuk ishte ne gjendje te administroje KLD ku te gjithe e dime se anetaret e saj u zgjodhen pa ligj, sepse GJK ligjin per konferncen gjyqesore e kishte shpallur antikushtetues, dhe na del tani spahiu duke dashur te rregulloje nje ceshtje me madhore kur nuk ben mire detyrat e tij qe i takojne me ligj.
    Po leri, se jane te gjitha spekullime, sepse do te nderhyjne prap ne Kushtetute per interesa politike, sic bene edhe me 28 prill te 2008.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •