Aty nga fillimi i vitit 1943, kur nuk kishin kaluar mė shumė se dy-tre vjet pasi Italia fashiste kishte njohur Shqipėrinė etnike, dhe i kishte rikthyer asaj pothuaj tė gjitha viset shqiptare, qė Kongresi i Berlinit nė vitin 1878, si dhe Konferenca e Londrės nė 1913-in, i kishin shkėputur padrejtėsisht dhe ua kishin dhuruar fqinjėve tė saj, nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė, doli nga shtypi dhe u vu nė qarkullim njė libėr me titull: "Kosova, djepi i shqiptarizmit". Autori i kėtij libri tė famshėm qė u prit me interes tė jashtėzakonshėm jo vetėm nė qarqet intelektuale tė Tiranės, por edhe nė tė gjitha trevat shqiptare ku ai u shpėrnda menjėherė, ishte njė intelektual i ri, i quajtur Hamit Kokalari. Ai ishte pinjoll i njė prej familjeve mė tė njohura dhe nacionaliste tė qytetit tė Gjirokastrės, i cili vetėm pak kohė mė parė kishte shėrbyer si nėpunės i lartė nė administratėn vendore tė Kosovės. Libri ka 125 faqe dhe pėrbėhet nga rreth 27 kapituj. Nė tė autori ka pėrdorur qindra referenca tė autorėve shqiptarė, si: Fan Noli, Mithat Frashėri, Dom Luigj Gashi, Zef Fekeēi, Karl Gurakuqi, Xhaferr Belegu, etj., po ashtu edhe tė huaj si: Antonio Baldaēi, Angelo Pernice, Edit Durham, Milan Shuflai, Justin Godard, Bernard Nevman, etj. Shumė nga kapitujt e studimit tė Kokalarit janė ilustruar me tabela tė veēanta, ku paraqiten tė dhėna tė numrit tė popullsisė sė trevave shqiptare tė okupuara nga sllavėt, si dhe harta tė ndryshme tė botuara nga Ahamdemi dhe institute tė njohura tė Evropės. Pėrveē referencave
dhe dokumenteve tė shumta arkivore me tė cilat ėshtė konsultuar, autori i librit nė parathėnie i ka bėrė njė falėnderim tė veēantė pėr ndihmėn e madhe qė i pati dhėnė, Reuf Ficos, njė nga politikanėt dhe diplomatėt shqiptarė mė tė njohur tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, i cili nė vitet e fundit tė karrierės shėrbeu si ambasador i Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut, nė Beograd. Nga libri i Kokalarit, "Kosova, djepi i shqiptarizmit", ne kemi pėrzgjedhur dhe po publikojmė nė variantin origjinal dhe pa asnjė ndryshim vetėm disa pjesė tė tij, duke menduar se hidhet edhe mė shumė dritė mbi tė vėrtetėn e shqiptarėve tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare, tė cilat iu shkėputėn padrejtėsisht trungut mėmė, nė mesin e shekullit XIX dhe nė fillimin e dekadės sė dytė tė shekullit XX.
EDHE DOKUMENTET SERBE FLASIN NĖ FAVOR TĖ KOSOVĖS
Nė faqet e para tė librit "Kosova, djepi i shqiptarizmit", autori i tij, Hamit Kokalari ka bėrė njė parathėnie tė shkurtėr, ku ka sqaruar me pak fjalė se pse i hyri
atij studimi, dhe nė fund tė saj ai i ka drejtuar njė falėnderim tė veēantė, zotit Reuf Fico, (ish-diplomatit dhe politikanit tė njohur, qė nė fundin e karrierės sė tij shėrbeu si ambasador i Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut nė Beograd), pėr ndihmėn e dhėnė dhe pėr dokumentet qė ai pati mirėsinė ti dorzonte. Nė atė parathėnine, shkruhet: "Pak njerėz nė Shqipėri e njohin Kosovėn dhe krahinat e tjera shqiptare tė Veriut qė traktet ndėrkombėtare ua kanė pas falur Malit tė Zi dhe Sėrbis mė 1878 dhe mė 1913; mund tė thuhet se historija e Kosovės dhe ēėshtjeve etnografike tė saj janė nė dijeni vetėm tė disa specialistėve. Librat mbi kėto ēėshtje nuk mungojnė, dhe sidomos nė gjuhė tė huaja ato formojnė njė bibliotekė tė pasur dhe provojnė shqiptarėsinė e krahinave nė fjalė nga ēdo pikėpamje. Mjafton tė kėndosh pėr kėtė qėllim librat e dokumente tė botuara nė ish-mbretėrinė jugosllave. Kėto dokumente pranojnė se shumica e popullsisė nė Kosovė ėshtė shqiptare, sado qė pėrpiqen ta fshehin ose ta pakėsojnė sasin e shqiptarėve vende vende. Por ēfarė pėrfundimi do tė jepet vallė nė njė regjistrim i popullsisė i kryer me paanėsi tė plotė? Sikur tė realizohej do tė ishte pėr ne njė dokument shumė i vlefshėm. Me gjithė kėtė dokumentet e pėrgatitura prej serbėve flasin mjaft nė favorin tonė dhe nė kėtė botim do tė merren si themel sidomos dokumente tatilla. Do tė jepen si shembull, nė .formim aneksesh nė fund tė kėtij studimi, njė sasi e vogėl e vargut tė pafundshėm, tė botimeve nė gjuhė tė huaja mbi shqiptarėsinė e Kosovės. Por ajo qė dihet mė pak dhe qė meriton tė vihet nė dukje ėshtė historija e Kosovės. Kosova nuk ka qenė vetėm djepi i rilindjes shqiptare, por ka qenė sidomos faktori kryesor i ngjarjeve historike qė shkaktuan dhe siguruan krijimin e shtetit shqiptar dhe tė liris sonė kombėtare. Kosova ka qenė njė fushė lufte e pėrherėshme ku shqiptarėt kanė derdhur gjakun e tyre shekuj me radhė nė njė luftė tė dyfishtė kundėr turqve dhe kundėr Serbo-Malazezėve.Veēanėrisht ngjarjet historike mė me rėndėsi ato tė periudhės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1877-1881), dhe ato tė Kryengritjes sė Kosovės (1909-1913), qė patėn si pasojė krijimin e shtetit shqiptar, ishin pothuaj kryekėput vepra tė Kosovarėve. Vetėm Shqipėria e mbyllur nė kufijt e 1913-ės, pati fatin e mirė ta gėzojė shpėrblimin e therorive qė e bėnė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt mjerisht, nė vend qė tė fitonin lirinė e merituar, kaluan nga robėrija turke nė robėrinė serbo-malazeze. Me kėtė rast e shoh pėr detyrė tė falėnderoj tė gjithė miqtė qė mė ndihmuan nė pėrpilimin e kėtij botimi, dhe sidomos tė shpreh mirėnjohjen time tė thellė zotit Rauf Fico, pėr dokumentet qė pati mirėsinė tė mė dorzojė".
STUDIMI I HAMIT KOKALARIT: KONSIDERATA HISTORIKE
Ky studim ka pėr qėllim tė kapė, me anėn e njė pėrshkrimi historik dhe etnografik tė shkurtėr, njė ide tė pėrgjithėshme mbi ato krahina thjesht shqiptare tė veriut dhe tė veri lindjes qė ishin anėsuar prej Serbisė dhe Malit tė Zi pas luftės Ruso -Turke tė vitit 1877 e pas luftės ballkanike dhe qė nė kohėn e sundimit otoman bėnin pjesė tė Vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės dhe tė Manastirit. Nė lėmėn historike propaganda serbe ka arritur mjerisht tė bėjė ēudira, sepse ka mundur ta paraqesė Kosovėn pėrpara opinionit tė pėrbotshėm sikur tė ishte njė vend serb. Nė kėtė puna vepra e propagan -distėve sllavė ishte e pėrkrahur edhe prej ndihmės e bashkėpunimit tė plotė tė shtypit dhe tė literaturės sė fuqive tė mėdha mbrojtėse tė Serbisė. Propaganda shqiptare, me mjetet e saj tepėr modeste, nuk ka pasur efektet e dėshirueshme sa qė tė dispononte argumenta mė tė forta dhe sa do qė vetė realiteti fliste nė favor tė tezės shqiptare. Njė nga mjetet e propagandės serbe ka qenė folklora. Serbėt kanė ekzaltuar nė kėngėt e tyre popullore luftrat e tyre nė Kosovė, por shqiptarėt kanė mė shumė arsye se ata qė tė jenė kryelartė pėr luftrat qė kanė bėrė kundra Turqėvet dhe kundėr Serbėve po nė Kosovė, dhe kėto vepra tė lavdishme pėrmenden nė kėngėt tona popullore, tė cilat vetė Serbėt i kanė mbledhur dhe botuar nė Beligrad, nė rivistėn
Prilozi Proncevanje norodne poezie"
E VĖRTETA E BETEJĖS SĖ FUSHĖ - KOSOVĖS NĖ VITIN 1389
Propaganda serbe ka pėrdorur sidomos betejėn e Kosovės (1389), tė cilėn e ka paraqitur si njė mit tė pavdekshėm tė idealit kombėtar jugosllav dhe si argument pėr tė provuar rivendikimet serbe nė Kosovė. Nė fakt, beteja e Kosovės tė cilėn serbėt e kanė permėndur sė tepėrmi duke i bėrė tė vetat tė gjitha theorirat, ndodhi midis turqėvet dhe njė koalicioni tė krishterė nėn komandėn e pėr tė mbretit sėrb Lazar, i cili ra i vdekur nė luftė e sipėr. Duhet pra tė sqarohet mirė se beteja e Kosovės nuk ka qenė vepėr e Serbėve vetėm, por e njė koalicioni tė krishterė, tė pėrbėrė prej: Serbė, Shqiptarė, Bullgarė, Boshnjakė, Dalmatė, Ungarezė. Shqiptarėt ishin tė komanduar nga Princi Gjergj Kastrioti, gjyshi i heroit tonė kombėtar, Skėnderbej, por komanda e pėrgjithėshme iu besua mbretit serb Lazar, dhe kjo u bė pėr shkak se asnjė nga ushtritė e tjera aleate nuk ishin tė komanduara nga njė mbret dhe sepse ushtrija serbe ishte mė e madhe nė numėr. Fuqitė serbe dhe ushtritė aleate qė luftuan nė fushėn e Kosovės u-pėrpoqėn ta ndalojnė invazionin turk me njė ekspeditė e cila kishte mė shumė karakterin e njė kryqėzate pėr ti prerė hovin rrezikut mysliman, se sa tė njė lufte me karakter kombėtar.
Historianėt e njohin kėtė betejė si njė kryqėzatė tė re kundra fuqisė otomane qė shtohesh dhe kėrcėnonte botėn e krishterė tė aksidentit. Sidoqoftė fuqitė shqiptare nė kėtė betejė sollėn njė kontribut tė dorės sė parė: "Mė 1389 Gjergji i II Balsha, Theodor II Muzaka, Gjergj Kastrioti, stėrgjysh i Skėnderbeut, dhe disa princėr shqiptarė tė tjerė u bashkuan me Kralin Lazėr tė Serbisė, i cili organizoi njė kryqėzatė kundėr Sulltanit Muradit I. Ushtria kryqėzore, e pėrbėrė prej Serbėsh, Bullgarėsh, Boshnjakėsh, Shqiptarėsh, Vllehėsh, Pollakėsh, dhe Hungrezėsh u pėrpoq me ushtritė turke nė fushėn e Kosovės. Nė kėshillėn e luftės qė u mbajt nėn kryesinė e Kralit Lazar, Gjergj Kastrioti kishte propozuar qė ti bijen Turqėve natėn, por ky proponim nuk u pėlqye nga shkaku se armiqtė mund tė shpėtonin nga njė disfatė e plotė dhe tė iknin mė tė errėt. I ranė pra ditėn dhe u dėrmuan plotėsisht prej Turqėvet. Midis tė vrarėve ishin Sulltan Muradi I vetė dhe Teodor II Muzaka. (Historija e Skėnderbeut, prej Fan S. Nolit, Boston 1921, faqe 37).
KOSOVA SKA QENĖ KURRĖ TOKĖ SERBE
Vetėm fati dhe rasti i solli Serbėt ta zgjedhin Kosovėn si fushė lufte, mbasi nė realitet Kosova nuk ka qenė kurrė ndonjėherė tokė serbe e vėrtet dhe mė vonė nė rivendikimet e tyre Serbėt, para dhe pas luftės ballkanike nuk kanė mundur ta provojnė qė krahina e Kosovės dhe krahinat e tjera shqiptare fqinje ishin sllave, dhe as qė munt ta provonin kur e aneksuan Kosovėn, sepse numri i sllavėve ishte aty tepėr i vogėl. Sa pėr shprehjen "Stara Serbija", d.m.th. "Serbija e Vjetėr", qė serbėt e pėrdorin zakonisht pėr ta quajtur kėshtu Kosovėn, duhet theksuar se ajo shprehje nuk ka asnjė bazė historike dhe se Serbėt e kanė shpikur vetė nga mezi i shekullit tė XIX, pėr ti shėrbyer mė mirė qėllimevet tė tyre ekspasioniste nė dėm tė Shqipėrisė. Kėtė taktikė e kanė pėrdorur edhe Bullgarėt nė propagandėn e tyre me fjalėn Maqedhoni, e cila ka mbetur si njė shprehje gjeografike qė nga kohėt e vjetra kurse ata e kanė paraqitur Maqedhoninė si njė tokė irredente bullgare pa marrė parasysh egzistencėn e elementėve etnike tė tjera. Pėr shembull Kaēaniku, Presheva, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kėrēova, Dibra, Struga, Ohrija, paraqiten si pjesė tė Maqedhonisė bullgare, kufitė e sė cilės janė shėnjuar arbitrarisht dhe pa asnjė karakter etnik e gjeografik. Kėtė sistem ka pėrdorur nė jugė edhe propaganda greke me fjalėn Epir, e cila nė realitet nė dokumentat historike dhe letrare tė vjetra ėshtė sinonim i Shqipėrisė, ashtu si fjala epirote tregon ēdo gjė qė ėshtė shqiptare ose ka tė bėjė me gjuhėn shqipe. Gjuha shqipe tregohesh me fjalėt "gjuhė epirote" dhe Skėnderbeu njihesh nė kohėt e kaluara si Princ i Epirit. , kurse propaganda e fortė greke i ka shlyer kėto gjurma pėrpara opinionit tė pėrbotshėm. Para dhe pas luftės ballkanike shumė krahina shqiptare u aneksuan prej Serbis sa qė munt tė thuhet se njė Shqipėri e dytė ekzistonte jashtė kufivet politike tė Shqipėrisė dhe kishte mbetur nėnė sundimin e Serbėve. Tė gjitha kėto krahina quhen zakonisht nė gjuhėn shqipe; "Kosovė", edhe kur bėhet fjalė pėr krahinat qė janė nė shumė larg nga "Fusha e Kosovės". Pėr sa i pėrket Pejės dhe Jakovės (Gjakovės, shėnimi ynė), ajo njihet prej nesh si pjes e Kosovės, kurse emri i vėrtetė i saj nė shqipe ėshtė "Dukagjin". Tė huajt e tregonin me emrin me emrin "Metohi", meqė rrjedh nga greqishtja dhe do tė thotė pronė e kishės. Pėr tė forcuar konsideratat historike, duhet kujtuar se nė ngjarjet e zhvilluara nė ato krahina shqiptare kanė njė rėndėsi tė veēantė. Para ardhjes sė Romanėvet dhe Sllavėvet nė Ballkan, vendi ka qenė nė dorė tė Illirianėvet, stėrgjyshėr tė Shqiptarėvet, tė cilėt u shquan sidomos me mbretėrit e tyre nė kohėn e Teutės, me kryeqytet Shkodrėn, dhe me mbretėrinė e Dardanis, me kryeqytet Shkupin. Fiset dhe mbretėrit ilirianė treguan njė gjallėri tė madhe dhe okuponin pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit perėndimor. Veēanėrisht mbretėrija e Dardanisė qė pėrfshinte gjithė Kosovėn dhe kishte Shkupin si qendėr, ka lojtar njė rol historik me rendėsi.
Krijoni Kontakt