Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Post Shkencetaret:Tirana ne listen e rrezikuar nga termetet

    Studimi, edhe Tirana nė listėn e 9 metropoleve nė rrezik nga tėrmetet
    Pėrfundimet e njė studimi tė Universitetit tė Kalifornias nė SHBA, janė ndoshta tė mjaftueshme pėr tė ngjallur frikė edhe tek ne nė Shqipėri. Tirana renditet nė listėn e 9 metropoleve tė botės nė rrezik nga tėrmetet.




    Studimi i publikuar nė gazetėn amerikane, "Nju Jork Tajms", dhe nė gazetėn italiane, "La Repubblica", nė fillim tė kėtij muaji, thotė se brenda 40 viteve tė ardhshme, kėto metropole kanė gjasa tė goditen nga tėrmetet dhe jo vetėm kaq.

    Sipas studimit, pėr shkak tė mbipopullimit tė shpejtė dhe ndėrtimeve qė janė pėrpjekur tė ndjekin ritmin e mbipopullimit, do tė mjaftonte qė goditja tė ishte 6 deri nė 7 ballė qė pasojat tė ishin shkatėrruese nė kėto metropole. Mė poshtė ėshtė artikulli i gazetės italiane, "La Repubblica", mbi studimin e profesorit amerikan tė Kalifornias, ku Tirana renditet nė 4 metropolet e Europės nė rrezik.

    STUDIMI I UNIVERSITETIT TĖ KALIFORNIAS:
    Ja kryeqytetet nė rrezik nga tėrmetet, ku brenda 40 viteve
    parashikohet njė tėrmet shkatėrrues

    Stambolli - Turqi
    Karaēi - Pakistan
    Katmandu - Nepal
    Lima - Peru
    Teherani - Iran
    Lisbona - Portugali
    Mesina - Itali
    Tirana - Albania
    Athina - Greqi

    *****
    Luigi Bignami
    "La Repubblica"

    Studimi nė universitetin e Kalifornisė mbi tėrmetet: "Brenda 40 viteve, vdekje dhe shkatėrrime pėr shkak tė shtėpive tė vjetra, apo tė ndėrtuara keq". Ja kryeqytetet nė rrezik

    Rritja e popullsisė urbane qė do tė shtohet rreth 2 miliard brenda gjysmės sė kėtij shekulli po "prodhon" pa e kuptuar, njė armė tė fuqishme tė shkatėrrimit nė masė: shtėpitė. Kėshtu e nis komentin e vet nė pėrfundim tė njė studimi, Roxher Bilham, profesor i Universitetit tė Kalifornisė. Nė studimin e tij ėshtė publikuar edhe njė "hartė e ardhshme tėrmetesh", pra njė listė e qyteteve kryesore qė rrezikohen mė shumė nė botė. Bėhet fjalė sipas studimit, pėr qytete ku ka gjasa tė ndodhė njė tėrmet katastrofik nė 40 vitet e ardhshme.

    «Duket se lėvizjet sizmike preferojnė tė godasin atje ku janė pikat tona tė dobėta" - ka thėnė Mustafa Eridk, drejtor i Institutit tė inxhinierisė nė Stamboll, duke analizuar studimin e profesor Bilham dhe letrėn e tij botuar nė gazetėn "Nju Jork Tajms".
    Stambolli, p.sh., ėshtė njė qytet "i dobėt" pėr sa i pėrket pikėvėshtrimit sizmik. Ai ėshtė rritur me njė shpejtėsi tė madhe. Nė vetėm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion nė 10 milionė njerėz, tė cilėt jetojnė pjesėn mė tė madhe nė ndėrtime tė kryera pa asnjė kriter antitėrmet, apo antisizmik.

    Njė tėrmet, si ai qė goditi Haitin, nė Stamboll mund tė shkaktojė nga 30 deri nė 40. 000 viktima dhe tė lėndojė tė paktėn 120.000. Janė tė shumta ndėrtesat e bėra nė lartėsi pa marrė parasysh kapacitetet strukturore tė kolonave apo tė mureve mbėshtetėse. Ka prej tyre qė janė tė rrezikshme edhe pa pasur lėkundje sizmike. Shumė ndėrtime tė bėra me rėrė deti dhe hekur, janė edhe mė tė brishta ndaj lėkundjeve sizmike.

    «Janė bomba me sahat edhe Karaēi nė Pakistan, Katmandu nė Nepal, Lima nė Peru dhe disa qytete tė tjera tė mbipopulluara me shpejtėsi", - shpjegon Bilham, nė "New York Times".
    Pėr Teheranin, Bilham ka llogaritur qė njė lėkundje si ajo e Haitit, mund tė sjellė vdekjen e 1 milion njerėzve. Nė fakt, pėr sa i pėrket Teheranit, disa gjeologė iranianė shumė herė i kanė bėrė presion qeverisė pėr ta spostuar kryeqytetin, i cili gjendet pikėrisht mbi njė epiqendėr sizmike shumė aktive.

    Por, situata ėshtė e rėndė edhe nė qytete tė vendeve tė industrializuara, apo nė zhvillim. Pra, edhe nė Europė. Nė Lisbonė, Mesinė, Tiranė, Athinė ka gjasa qė lėkundjet sizmike, edhe pse jo tė forta (6°-7° Rihter) tė jenė katastrofike. Dhe tė mos harrojmė: Ndėrtimet janė vetėm njė nga grackat vdekjeprurėse nė raste tėrmetesh.

    Tėrmete tė fuqishme nė gjithė botėn, ēfarė po na ndodh?


    Pėrshtypja se numri i tėrmeteve ėshtė shtuar ka tėrhequr vėmendjen e alarmuar njerėzit. Por shkencėtarėt thonė se me gjithė pėrshtypjen e krijuar, atyre ende u duhet ta provojnė se numri i tėrmeteve nė botė ėshtė rritur.
    Shkatėrrimi i Haitit pas tėrmetit

    Njė tėrmet i madh tronditi sė fundi Turqinė Lindore tė hėnėn nė mėngjes. Ai arriti shkallėn 6.0 sipas Rihterit dhe deri tani mendohet se ka marrė jetėn e 57 vetėve.
    Nė shumė vendbanime u shkatėrruan shtėpi. Pamje nga dėmtimet nė fshatin Okcular, nė Lindje tė Turqisė.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga dėmtimet nė fshatin Okcular, nė Anadollin Lindor

    Ndėrkohė, tėrmete tė mėdha nė Tajvan, Kili dhe Haiti vazhdojnė tė dominojnė titujt e lajmeve. Por megjithėse ka evidenca qė sugjerojnė se kėto tėrmete mund tė kenė lidhje me njėra-tjetrėn, njė lidhje midis tyre ende nuk ėshtė konfirmuar shkencėrisht, thonė shkencėtarėt.

    Numri i tėrmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithė lėkundjet, thotė Wolfgang Frederich, profesor i shkencave qė merren me studimin e tokės pranė universitetit Ruhr nė Bohum. Statistika nga programi i SHBA pėr vėzhgimet gjeologjike tė tėrmeteve tregojnė se numri i tėrmeteve midis shkallės 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur nė dekadėn e fundit mjaft konstant, me njė mesatare prej 13 tėrmetesh nė vit.

    Nė kėtė periudhė kohe nuk ka pasur mė shumė se katėr tėrmete tė shkallės 8.0 deri nė 9.0 ballė. Ndėrsa numri i tronditjeve tė vogla dhe i shokėve qė janė matur ėshtė thuajse i pafund, thotė Fridrih nga Universiteti Ruhr.

    Rrethi i zjarrit
    Toka pėrbėhet nga katėr shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipėrm krijojnė litosferėn, njė shtresė me trashėsi 50 km dhe kjo pėrbėhet nga tė ndara qė quhen pllaka tektonike. Kėto pllaka dihet qė e ndryshojnė pozicionin dhe kanė shumė defekte. Shumica e tėrmeteve ndodhin pėrgjatė vendeve me defekte. "Pllakat mund tė lėvizin horizontalisht ose vertikalisht, nė atė mėnyrė qė njė pllakė lėviz nėn njė tjetėr", thotė Fridrih.
    Shumica e tėrmeteve ndodhin nė zonėn e Paqėsorit, tė njohur si Rrethi i Zjarrit, njė rajon qė rrethon bregdetin e Oqeanit Paqėsor pėrgjatė vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili.

    Koincidencė apo lidhje?
    Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore tė shtypjeve dhe tė presioneve kanė treguar njė rritje tė presioneve nė pjesė tė tjera tė botės, pasi ndodh njė tėrmet. Kjo, e kombinuar me tė dhėna statistikore ka krijuar njė teori, qė tėrmet e mėdha si ato tė fundit nė Haiti dhe Kili mund tė rrisin presionin nė njė pjesė tjetėr tė pllakės tektonike dhe ta ulin nė njė pjesė tjetėr, duke shkaktuar potencialisht njė tėrmet pasues nė njė pjesė tjetėr tė Botės.
    "Problemi ėshtė qė ti duhet ta provosh se kjo nuk ėshtė koincidencė, gjė qė ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė," thotė ai.

    Disa shkencėtarė thonė se ata janė relativisht tė siguritė, se pas njė tėrmeti, presioni rishpėrndahet nė pjesė tė tjera tė njė pllake tektonike. Por lidhja e kėtij efekti me njė tėrmet tė dytė, tė mėvonshėm nuk ėshtė kaq e thjeshtė, thonė ata.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 04-03-2011 mė 07:29

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po qa shkence ka ketu,,,,

    ne shqiperi bien termete,,,,

    dihet kjo,,,,

    po ashtu qe ka 20 vjet qe ndertojne ndertesa jashte standrteve ingjinierike,,,,


    keshtu qe po ra termet rrafshohet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •