Cdo dite ne mengjes esht zakoni I pirje se kafes.Dal ulem per kafe normalisht ne shoqerin e gazetes dhe vetmise,ne nje lokal dikur luksoz por sot si perdite esht bosh.Nuk e kam idene pse me pelqen gazeta dhe vetmia duke pire kafe ne nje ambient te shkrete.Sa mbaroj keto mendime filloj ndez nje cigare dhe shfetoj gazeten.Pa e lexuar me vemendje por duke shikuar vetem fotot me njerez te rrumbullakosur nga shendeti ne faqet e para.Pastaj fillojn fytyrat e vrenjtura dhe nga fundi dalin njerezit e lumtur.Ndonjehere me lind pyetja pse kjo radhe nuk prishet asnjeher,por pastaj shfyj nje here lehte me vete .mbase edhe un duhet te ndryshoj lokal,duhet ta le cigaren,duhet te lexoj revista,duhet…
Po ndoshta jane fajtore ata qe na ushqejne me njerez te famshem te politikes, te mafies, te artit, .Eh ndoshta e kane nga qe dhe ata me te njejten metode jane ushqyer.Por prape duke u fiksuar ne nje imitacion te nje pikture abstrakte ,them mos valle e gjitha kjo fame eshte boshe eshte sin je tullumbace qe shfryhet sat a prekesh me majen e gjilperes.Po mire keta njerez nuk ndalojne se fryri tullumbace te tjera ,i shumojne ato.Dhe ne fund vuajme Ne populli qe cdo dite pime kafe dhe bejme sikur na interesojne tullumbace .E me cfare jane te mbushura ato,me ajer brenda ,e marre nga fryma jone.