
Postuar më parë nga
projekti21_dk
Një miku im nga Drenasi, i cili kur pata shkruar shkrimin:”Drenicë ktheja nderit vetes – dënoji të paudhët” qe zemëruar shumë, bile siç thotë një fjalë e urtë nga treva jonë “ i pati bërë hundët topuz”, sot pa pandehur më shkroi në msn. Unë e prita me dashamirësi, se e dija që herëdo kurdo do të kthehet dhe mbi të gjitha është budallallëk të humbasësh shokët për politikë, aq më tepër për individë.
Kur e pyeta: A i morët rrogat o mësues, ai më dha një përgjigje, të padenjë për ta postuar këtu, por shtoi: “magarllakun (gomarllëkun ) më të madh në jetë e kam bërë këtë”, madje shkoi aq larg sa tha: “Ih sa lirë qenkemi shitur” dhe përfundimisht u betua se më nuk do të dalë në zgjedhje, por edhe nëse del, “këtyre ( prapë edhe këtu përdori një fjalë të padenjë ) që ua kam dhënë votën këtë herë, kurrë më për jetë nuk do t’ua jap”.
Po nejse tash po shihen gjërat edhe nga aeroplani, dhe si rrjedhim edhe qorrat edhe shurdhmemecët e kanë marrë vesh realitetin, por kur vazhduam bisedën edhe më tej doli se bile diçka është rritur, por fatkeqësisht ishin rritur gjerat elementare për jetesë:
Unë po paraqes disa artikuj të cilët ai m’i dha:
1. buka ka kushtuar 25 cent, u rrit një herë në 30, 35 ndërkaq tani është 45 centë. Sipas matematikës sime po del 80% ( nga 25 centë)
2. 1 kg sheqer ka kushtuar 55 centë, ndërsa tani 1 euro e 5 centë (1,05). Edhe këtu po më del dikund 80%.
3. Çaji ka kushtuar 3 euro, tani 4,5 po i bie 50%
4. 1 shishe vaj ka kushtuar 1 euro, tash 1,80, prapë po i bie rrafsh 80%
Vallë të jetë e vërtetë kjo?
Krijoni Kontakt