Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1

    Vallë të jetë e vërtetë kjo: rrogat nuk u rriten, por çmimet deri në 80 për qind!!!

    Një miku im nga Drenasi, i cili kur pata shkruar shkrimin:”Drenicë ktheja nderit vetes – dënoji të paudhët” qe zemëruar shumë, bile siç thotë një fjalë e urtë nga treva jonë “ i pati bërë hundët topuz”, sot pa pandehur më shkroi në msn. Unë e prita me dashamirësi, se e dija që herëdo kurdo do të kthehet dhe mbi të gjitha është budallallëk të humbasësh shokët për politikë, aq më tepër për individë.

    Kur e pyeta: A i morët rrogat o mësues, ai më dha një përgjigje, të padenjë për ta postuar këtu, por shtoi: “magarllakun (gomarllëkun ) më të madh në jetë e kam bërë këtë”, madje shkoi aq larg sa tha: “Ih sa lirë qenkemi shitur” dhe përfundimisht u betua se më nuk do të dalë në zgjedhje, por edhe nëse del, “këtyre ( prapë edhe këtu përdori një fjalë të padenjë ) që ua kam dhënë votën këtë herë, kurrë më për jetë nuk do t’ua jap”.

    Po nejse tash po shihen gjërat edhe nga aeroplani, dhe si rrjedhim edhe qorrat edhe shurdhmemecët e kanë marrë vesh realitetin, por kur vazhduam bisedën edhe më tej doli se bile diçka është rritur, por fatkeqësisht ishin rritur gjerat elementare për jetesë:

    Unë po paraqes disa artikuj të cilët ai m’i dha:

    1. buka ka kushtuar 25 cent, u rrit një herë në 30, 35 ndërkaq tani është 45 centë. Sipas matematikës sime po del 80% ( nga 25 centë)

    2. 1 kg sheqer ka kushtuar 55 centë, ndërsa tani 1 euro e 5 centë (1,05). Edhe këtu po më del dikund 80%.

    3. Çaji ka kushtuar 3 euro, tani 4,5 po i bie 50%

    4. 1 shishe vaj ka kushtuar 1 euro, tash 1,80, prapë po i bie rrafsh 80%

    Vallë të jetë e vërtetë kjo?
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-03-2011 më 21:50
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ti 21-dk nuk po na thoj asgje te re, sepse cmimet jane rrite ne gjithe boten jo vetem ne kosove dhe shqipni

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ti 21-dk nuk po na thoj asgje te re, sepse cmimet jane rrite ne gjithe boten jo vetem ne kosove dhe shqipni
    80%-a? .
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    80%-a? .
    Rritja e çmimev esht problem global kjo rritje do te vazdhdoj.
    Ehe ti thuas se çmimet jan rrit per 80% por un shoh vetem vajin qe esht rrit per 80%.
    Globazimi tregut esht i pranishem sot tek ne dhe nuk mund ti ikim bursave nderkombtaare ciklonet fatsirat rritja e numrit te popullsis jan probleme kryesore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga urani29 : 03-03-2011 më 22:06

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    edhe 200% mund te ngrihen ne te ardhmen
    e bejne vete ekonomistet me ia shti vleren lekut dhe me e valorizuar punen.
    per mua qe prodhoj perime dhe zarzavate, qumesht edhe djath eshte bere shume mire.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe 200% mund te ngrihen ne te ardhmen
    e bejne vete ekonomistet me ia shti vleren lekut dhe me e valorizuar punen.
    per mua qe prodhoj perime dhe zarzavate, qumesht edhe djath eshte bere shume mire.
    Përshëndetje Ziti
    nuk po më mbushet mendja se je prodhues. Të gjithë prodhuesit kanë probleme dhe po qahen përditë, po habitem si ka mundësi ti t'i gezohesh kësaj.
    Mua më shumë po më shkon ndërmend mos je stërshitës. Asi stërshitësi që i kalon doganat pa doganë ose asi që ka lidhje me qeverinë!!!. Kjo, po.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-03-2011 më 13:22
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe 200% mund te ngrihen ne te ardhmen
    e bejne vete ekonomistet me ia shti vleren leku
    si?!?!?!?
    duke u rritur cmimet, i rritet vlera lekut?????????????????????
    eshte hera e pare qe e degjoj.

    me rritjen e cmimeve, vlera e parase zvogelohet.
    keshtu funksionon ne tere boten.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga urani29 Lexo Postimin
    Rritja e çmimev esht problem global kjo rritje do te vazdhdoj.
    Ehe ti thuas se çmimet jan rrit per 80% por un shoh vetem vajin qe esht rrit per 80%.
    Globazimi tregut esht i pranishem sot tek ne dhe nuk mund ti ikim bursave nderkombtaare ciklonet fatsirat rritja e numrit te popullsis jan probleme kryesore.
    Pêrshëndetje uran92
    ja rritja e artikujve:

    Unë po paraqes disa artikuj të cilët ai m’i dha:

    1. buka nga 25 cent, në 45 centë. Sipas matematikës sime po del 80% ( nga 25 centë)

    2. 1 kg 55 centë, ndërsa tani 1 euro e 5 centë (1,05). Edhe këtu po më del dikund 80%. ( bile del 90%, por unë si më trup i rashë )

    3. Çaji ka kushtuar 3 euro, tani 4,5 po i bie 50%

    4. 1 shishe vaj ka kushtuar 1 euro, tash 1,80, prapë po i bie rrafsh 80%

    Mbase unë e kam gabim. Llogariti dhe na sjell një shifër më të saktë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Projekti,

    Ndoshta ke burime te sakta, mirepo a je i sigurt qe nuk do te kete rritje te rrogave?Apo e ke fjalen deri me tani qe nuk pati rritje te rrogave dhe nuk e ke fjalen cka do behet pas miratimit te bugjetit!

    Si do qe te jete une mendoj qe pas miratimit te bugjetit do te ket rritje te pagave ashtu sic eshte premtuar dhe kjo do te ndodh me retroaktivitet dmth nga janari i ketoj viti.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Projekti,

    Ndoshta ke burime te sakta, mirepo a je i sigurt qe nuk do te kete rritje te rrogave?Apo e ke fjalen deri me tani qe nuk pati rritje te rrogave dhe nuk e ke fjalen cka do behet pas miratimit te bugjetit!

    Si do qe te jete une mendoj qe pas miratimit te bugjetit do te ket rritje te pagave ashtu sic eshte premtuar dhe kjo do te ndodh me retroaktivitet dmth nga janari i ketoj viti.
    Rritje të rrogave do të ketë, mbase në prill apo maj, por e keqja qëndron këtu:
    -nëse deri tani cmimi i këtyre artikujve është rritur 80%, ndoshta deri atëherë do të shkojë 100%
    - nëse do të bëhet rritja e rrogave për 50%, atëherë automatikisht rrogat do të jenë më të vogla për 30% ose 50%.

    Besoj se jeni të bindur sa u kushtoi të punësuarve një deklaratë e pamatur e kryeministrit në shkarkim aso kohe para zgjedhjeve.

    Dhe që të jetë ironia edhe më e madhe, kur të bëhet kjo rritje, që nuk ka qare pa u bërë, kryeministri prapë do të dalë në Tv e do thotë: " e shihni, e mbajta fjalën, se unë që e kam bërë Kosovën, unë cka them e bëj".

    Dhe prapë, për habi të të gjithëve, hallexhinjtë do t'i besojnë do të aplaudohet ky hap, sepse ne nuk flasim duke bërë hesap me kalem, por flasim me eufori dhe kjo eufori gjithmonë do të na ( ju ) kushtojë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •