Prishtinë, 3 mars - Zyra për informim e Policisë së Kosovës para pak çastesh njoftoi se është gjetur fëmija i rrëmbyer 5-vjeçar i familjes Zatriqi. Ai i është kthyer familjes dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë, thuhet në njoftim, por shtohet se për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit tash për tash nuk mund të bëhen publike detajet e hetimeve. Fëmija i Skender dhe Violeta Zatriqit, që të dy mjekë me profesion, ishte rrëmbyer rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Sipas informatave të para fëmija ishte rrëmbyer nga një person i moshës madhore derisa po flinte në dhomën e tij të gjumit. Me këtë rast rrëmbyesi e kishte rrahur nënën e fëmijës.
Krijoni Kontakt