Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Post Njohuri mbi filozofine

    Filozofia ėshtė art qė krijon, qė shpik dhe qė prodhon e ndėrton koncepte.
    Kjo pyetje ėshtė parashtruar, edhe mes miqėve apo edhe pėrballė armiqėve qė mbronin teza tė njejta me pikėpamje tė ndryshme nga njėri tjetri.

    Nė Greqinė e Lashtė , mendimtarėt qenė ata qė ndikuan nė definimin « mik » . Disa civilizime tjera kishin tė "urtėt" e tyre. Historikisht shikuar, Homeri dhe Hesiodi (shek : IX-VIII) dhe Herodoti e Tukididi e pėrdorin shprehjen sofos. Vetėm nga shek. VI-V e gjejmė shprehjen filosofos, sė pari te Pitagora e mėtej nė shek. V-IV te Sokrati . Pra, grekėt kanė qenė tė parėt qė krijuan fjalėn filozof, qė nė shqip e pėrkthejmė : miq tė urtėsisė. Grekėt poashtu « mikun » e ēpėrforcuan nga raporti me dikė tjetėr dhe e lidhėn me entitetin, objektivitetin dhe qenėsinė.

    Mėtej, qė nga shek i V tė Kohės sė Lashtė pėrveē tė urtėve qė mendojnė dhe krijojnė tė vėrteta mbi qenien dhe njeriun, paraqiten ata qė dashuruan dhe u bėnė miqė tė studimeve tjera si qė janė: yjet, numrat, figurat dhe zėrat (quadrivium). Mė vonė, duke nisur nga stoikėt, studime tė shumta u bėnė nė gramatikė, retorikė dhe logjikė (trivium).

    Pra Filozofia, qė nga antika ėshtė gėrshetim i mė shumė lėmive dhe kjo vazhdon edhe sot. Shumė filozofė trajtojnė dhe hulumtojnė tė vėrtėtėn mbi krijimin dhe zhdukjen, qenien dhe egzistencėn, kohėn, hapėsirėn, shpirtin dhe Zotin… Shkrime mbi qeniet, botėn e gjallė dhe tė vdekur. Vend tė posaēėm i kushtohet njeriut nė trajtat mė komplekse tė kėrkimit tė vėrtetės duke filluar nė tė shumtėn e rasteve, nga qėllimi sublim pėr tė aritur njohjen dhe urtėsinė e plotė tė vetvehtes…

    Filozofia din se ē’ėshtė e anshme dhe e shprazėt, dhe se kėto "vlera" nuk kanė asnjė grimė qėndrueshmėrie pėrkundrejt koncepteve tė bėra drejt, qofshin ata tė rrezikshme apo jo.

    Shkencat e ndryshme ngrihen dhe mėsohen me metodat e tyre tė pėrpunuara nė hollėsi dhe prandaj pėr ti pėrvehtėsuar dhe pėr tu mar me ta, mund tė mėsojmė teknika tė ndryshme pėr tė arritur nė njohuri tė larta. Pasiqė filozofia nuk ėshtė dituri qė rradhitet nė krahun e shkencave, ajo nuk mund as tė posedoj metoda pėr tė mėsuar filozofimin pasiqė kėrkon njė zhytje personale dhe eviton recitimin e njohurive tė jashtme. Ēdo recitim pa u rrėnjosur nė brendi tė mendimeve dhe hulumtive tė veta pėrjashton filozofimin, gjegjėsisht filozofinė. Kur tė mėsohet arti i tė menduarit vet pėr tė udhėhequr idetė gjer nė njė pėrfundim ku kėrkohet e vėrteta duke u mėnjanur gjer nė maksimum nga bindje dhe ndikime dytėsore vetanake, do tė themi se kemi pėrkryer nė njė nivel aftėsinė e mendimit tė thelluar. Por kjo nuk do tė thot akoma se me kėtė fillon edhe filozofimi. Filozofia si art i tė menduarit, kėrkon edhe metodat e tė pamurit tė pėrvojės njerėzore e mė gjėrė, tė vėrtetėn nė tė dhe aftėsinė pėr ta pėrshkruar atė nė mėnyrė tė kuptueshme.

    Pėr tė arritur tė kuptueshmen, sė pari duhet kuptuar gjėrat mbi tė cilat sillen mendimet, duke u kėthyer gjithėmonė nė vet « gjėnė » qė duam ta kuptojmė dhe spjegojmė. Pėr tė kuptuar tmerrin duhet « tė mėsojmė » ta shohim atė duke u rikėthyer pa ndėrpre nė pėrvojat e pėrjetuara drejtpėrsėdrejti apo duke mėsuar pėr kėto nga jashtė e mandej duke u zhytur vet nė tė pėr tė « pa » kėtė "tmerr". Kjo kėrkon tė ngrihemi nė dėshmitar tė paanshėm, shiques tė vetėdijshėm tė sė vėrtetės dhe i ndarjes tė sė drejtės nga e padrejta ; tė saktės nga e pasakta ; tė qenės nga e paqena. Duke u zhytur nė thellėsitė mė tė mėdha tė kėtyre pėrvojave, mendimet kalojnė nė filozofim e pra nė filozofi tė vėrtetė.

    Duke parashtruar pyetje tė thurrura me saktėsi mbi atė qė prekim nė mendime hulumtuese, pėrgjigjet afrohen ngase edhe vetvetiu apo me mė pak mundim. Mė kėtė nėnkuptojmė mėnyrėn dhe gjetjen e pyetjes sė saktė mbi idenė e formuar pėr fenomen nė shqyrtim e sipėr. Nė kėtė mėnyre vepronte edhe sokrati. Ai pyeste dhe pėrgjigjej duke lidhur dhe ngitur raporte reale.

    Pėr tė arritur nė njė pėrfundim real, duhet patjetėr tė tė hyhet nė marrėdhėnie me fenomenin , me botėn qė fillojmė ta kuptojmė dhe njėherit, pasiqė metoda kryesore e filozofisė ėshte realj, e vėrteta, duhet larguar nga ēdo paragjykim, sypozim, njohje e paramenduar, ngatėrresa tė identifikimit dhe iluzione. Kėto i arrijmė me fuqinė e intelektit i cili vendosė pėr atė ē’ėshtė e saktė e ē’ėshtė e pasaktė. Ky intelekt, duhet tė posedoj pastėrti tė ndritshme, se kjo mundėson renditjen nėpėr vendet e veta tė reales dhe tė ireales.

    Kur flasim pėr pė intelekt tė ndritshėm, duhet patjetėr tė kemi parasyshė se aritja nė kėtė shkallė bėhet nė rradhė tė parė nga edukata e marur dhe nga dialogu i pėrhershėm me filozofėt e tė gjitha kohėrave. Filozofia, thonė disa mendimtarė, ėshtė punė vetanake, por kjo nuk lejon tė thuhet se pėr tė filozofuar mjafton dėshira dhe njohuritė e kohės. Kontakti i pėrhershėm me anitkėn e kėtej ėshtė mjeti mė i pėrshtatshėm pėr largim nga errėsira dhe pėr aftėsim madhor pėr zhytje nė mendimtari tė urtė dhe madhore. Qasjet nė mendimet e filozofėve, hapin rrugėn pėr krijim dhe kėshillojnė e mėsojnė shtjellimin e pėrpiktė dhe tė paanshėm tė botės dhe fenomeneve tė pėrditshėm . Duke mbajtur gjallė raportet me mendimtarėt e shekujve ėshtė metoda qė mundėson njė filozofim tė vlefshėm dhe tė ēiltėr.

    Pėr tė pėrfunduar do tė thoja akoma se pėr tė filozofuar, si thash dhe mė lartė, duhet tė mėsojmė e ushtrojmė tė mendojmė vet dhe ti ushqejmė mendimet tona duke i zgjuar ata tė pastra vetanake. Kjo arrihet me njohjen e filozofisė, me kulturė tė pėrgjithėshme letrare artistike, shkencore si dhe me njohuri tė gjithanshme tė shkencave tė ndryshme. E gjitha kjo ushqen shpirtin dhe pasuron raportet ideore e shpirtėrore pėr filozofim tė kėndshėm.

  2. #2
    Qe ne lashtesi Eshte krijuar perfytyrimi per filozofine si dije per gjithcka.Ky kuptim lidhet me etimologjine e fjales filo - sofia = pro diturise, pra te duash diturine.Per me teper, ne lashtesi filozofet ishin edhe njerezit me te ditur.Ata ishin dijetare te shumanshem: matematikane,mjeke,gjeometra,biologe,astronome,ast rologe,oratore etj.

    Filozofia mendohej si pema e madhe e diturise, qe perfshinte te gjitha deget e njohjes njerezore, ose si shkenca e shkencave.Aristoteli e shikonte filozofine si shkencen e shkaqeve dhe te parimeve te para. Ideali i te diturit nenkuptonte nje zoterim te plote te sjelljes ne saje te nje mendimi racional. Meqenese filozofia studionte gjithcka, ajo duhej t'i jepte njeriut "fuqine magjike" per te zoteruar pasionet e erreta qe vlonin brenda qenies njerezore, deshirat e shumellojshme, si dhe te jepte zgjidhje per problemet e shumta qe njeriu haste ne jete. Filozofia duhet te ishte fuqia per ta bere njeriun te lumtur. Por jeta tregonte se as vete filozofet nuk ishin njerez me te lumtur, se , megjithese ata mund te parashikonin eklipset diellore me saktesi te jashtezakonshme ( psh. Talesi, nje nga themeluesit e shkolles se para filozofike te miletit, parashikoi eklipsin e diellit), ata nuk mund te jepnin receta te gatshme per te zgjidhur cdo veshtiresi ne jeten e njeriut Kuptimin per filozofine si nje fuqi e jashtezakonshme arriti kulmin ne perpjekjet e alkimisteve per te gjetur gurin filozofik, i cili do te thyente kufijte qe natyra kishte vene ne jeten e njeriut, do ti jepte njeriut fuqi, rini dhe bukuris te perhershme. Keto perfytyrime u kapercyen me Rilindjen Evropiane, kurse ideja per perputhjen e mendimit me veprimin, sundimin e arsyes ndaj cdo akti te sjelljes njerezore vazhdoi te mbetej ideali qendror per filozofine deri ne shek. XIX. Sot ky pretendime nuk pranohet shume .

    Filozofet nuk jane te vetmit miq te diturise dhe , per me teper, nuk pretendojne te jene njerzit me te ditur. Zhvillimi i jashtezakonshem i shkences, teknikes, teknologjise i ka zgjeruar se tepermi horizontet e dijes njerezore, fuqite e njeriut dhe i ka siguruar mjete per te ndryshuar natyren e per te rritur pa nderprerje nivelin e jeteses. Cili eshte roli i filozofise, me se merret ajo? Mos valle ajo eshte e panevojshme, meqe sot cdo aspekt i realitetit studiohet nga shkencat e vecanta, qe perfshijne dhjetera disiplina teper te specializuara? Filozofia vazhdon te qendroje me vizionin e saj per boten, pa perseritur shkencat dhe pa u shkrire me shkencat e ndryshme. Filozifia eshte refleksioni qe synon diturine, mencurine.

    Refleksioni eshte metoda, rruga per te dituria dhe mencuria apo dituria eshte qellimi? Jo cdo lloj mendimi meriton emrin e refleksionit. Ne shpesh veprojne pa pasur ndonje ide te qarte se ku duam te aarijme, dhe pa i njohur mire mjetet qe do te perdorim. Ne fillojme te veprojme dhe me pas ai nenshtrojme analizes motivet tona te veprimit. Refleksioni filozofik ka per objekt vete aktin e te menduarit. Ai eshte mendimi i kthyer ndaj vetvetes. Kjo e ben filozofine te veshtire dhe komplekse. Ajo ve ne diskutim cdo gje, madje edhe ato dije qe duken te thjeshta e te verteta perfundimtare. Dekarti do te pyeste:" A ekzistoj une ? Mua me duket se po. Po sikur kjo te mos jete e vertete? Sikur une te jem ne enderr...?

    Keshtu refleksioni filozofik behet nje kritike e ideve te pranuara. Kritika dhe fryma jokonformiste jane elementet thelbesore te refleksionit filozofik. Qe ne agimin e filozofise shfaqet fryma jokonformiste e filozofise. Ne vepren e Hesiodit gjejne kete keshille te Prometeut per vellane e vet Epimetin. "Prometeu: Cila eshte lumturia me e madhe ne syte e njerezve? Epitemi: Nje grua dhe shume para".Atehere Prometeu deklaron: "Mos i prano dhuratat e zeusit Olimpik, refuzoi ato".Keshtu, Prometeu i meson vellait te vet qe te mos i pranoje dhuratat, permes ndergjegjesimit filozofik dhe kundershtues. Ne kete menyre njeriut clirohet nga gjithcka qe nuk e ka bere ai vete, nga gjithcka per te cilen nuk eshte ai vete pergjigjes.

    Motivimin e kundershtimit prometejan e gjejme edhe te Sartri ne vepren "Mizat", ku Oresti pohon para Zotit lirine e tij dhe i kundershton pushtetin e tij. Tere mendimi filozofik eshte karakterizuar nga protesta dhe revolta per formimin e njeriut nga vetvetja, per kundershtimin e gjithckaje qe e shtyp dhe e ndrydh. Prandaj Prometeu e ben simbol i njeriut te pavarur dhe te lire, i cili e shikon ekzistencen e tij si nje fillim krejt te ri dhe unik. Kjo do te thote se libri i botes duhej te lexohej ne menre aktive dhe njeriu nuk duhej te humbiste ne spekulime boshe dhe te padobishme. Mendimi filozofik lind per t'iu pergjigjur nje pyetjeje, pra nje shqetesimi. Shqetesimi intelektuali eshte elementi nxites, levizes i refleksionit filozofik. Per Sokratin, te zgjosh nje shpirt drejt filozofise, do te thote t'i mesosh atij tronditjen.

    Permes tronditjes fillon refleksioni. Qe te linde shqetesimi, tronditja duhet te kete dicka, pra te kene lindur probleme, e per rrjedhojete jete nje nivel i caktuar zhvillimi. Pikerisht ne castin kur njeriu kapercen pragun e nevojave te domosdoshme per mbijetese, ai eshte perpjekur qe te kape permes mendimit vete aktin e mendimit. Primum vivere, deinde philosophari, thote fjala latine. Ne fillim duhet plotesuar nevojat materiale, pastaj te mendosh per gjerat ne pergjithesi. Per kete arsye, megjithese mendimet filozofike kane shqetesuar cdo qyteterim, qe nga ai kinez, indian, babilonas, egjiptian, vetem ne shek. 6 - 5 p.l.k. filozofia lindi si profesion dhe u krijuan shkollat e para filozofike ne azine e vogel, ne kryqezimin e rrugeve ne lashtesi, ne greqi. Filozofia kerkon nje nivel te caktuar te zhvillimit te shoqerise njerezore."Zogu i minerves e nis fluturimin pasi ka rene nata",- thoshte Hegeli, duke paralelizuar me shfaqjen e filozofise.

    Filozofia, duke qendruar krahas shkencave ne studimin e natyres, shoqerise dhe mendimit njerezor, ndryshon prej tyre. Ajo nuk mbeshtetet tek eksperimenti dhe vezhgimi, por vetem te mendimi. Ndryshe nga matematika, ajo nuk ka as metoda formale te te provuarit. Filozofia fillon me shtrimin e ceshtjeve, kalon permes argumentimit, paraqitjes se ideve por dhe kunder dhe perpunon e zhvillon konceptet. Filozofia nuk inponon mendimin e vet. Ajo synon te zhvilloje metoden reflektive te kushedo, ne menyre qe secili te perpiqet per zbulimin e se vertetes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •