OPINION

Niko Lezo, njėri nga 22 viktimat e masakrės komuniste tė shkurtit 1951
02-03-2011 /

Nga kujtimet e te birit, Vanko Lezo

Lindur ne nje familje te mesme ne nje fshat te Delvines, Niko Lezo studion mire dhe me ndihmen e miqve mbaron studimet universitare per Inxhinieri Kimike ne Tuluzė te Frances. Ne ambientet franceze brumoset si duhet me ndjenjat demokratike. Aty martohet me nje franceze dhe, bashke me nje vajze te sapolindur, kthehet ne atdhe. Kėtu behet iniciator i shume veprave industriale. Bashke me disa te tjerė, ai ngre te parin central elektrik te Tiranes, krijon te parin laborator kimik te vendit si dhe afer shtepise se vet ngre njė lavanteri moderne (Pastėrtija). Per te shtuar te ardhurat familjare, ne oborrin e shtepise, krijon nje impiant prodhimi te gazit sulfuror, (qe perdorej atehere ne frigoriferėt e ndryshėm), i ndihmuar pa kursim nga e shoqja. Ne politike si perfaqesues i minoritetit grek ne Shqiperi, ne vitet 20 zgjidhet deputet i Gjirokastrės dhe Delvinės.
Ardhja e luftes Italo-Greke, atė, bashke me shume te tjere grekofonė, fashizmi e internon ne Itali. Ketu kemi nje "non sens", ndersa disa te tjere vendosen ne disa qytete te bukura te Italise, Nikon e internojne ne ishullin e Ventotenes. Te vetmin perfitim qe pati aty, ishte se kur u sėmur nga ulēera, pati mundesine te fitonte miqesine me antifashistė te njohur si Nenni dhe Perfini. (bertini duhet te jete..shenim i imi-brari)
Bie fashizmi, babai kthehet dhe punon perseri ne laboratorin e krijuar prej tij, si drejtor. Marton vajzen, tashme te rritur, me nje italian qe, me ndermarrjen e tij te ndertimit, kishte ardhur ne Shqiperi per te rindertuar urat e prishura nga lufta. Eskavatori i parė ne Shqiperi ishte ai i ndermarrjes se tij, qe shėrbeu per sistemimin e Lanės. Por vajza, e bere tashme italiane, ikėn ne Itali.
Vitet e para te diktatures i kalon si specialist i mire dhe nė Ministrine e Nako Spiros arrin ne postin e Kryetarit te Deges se Studimeve. Ketu nuk harron kurre qe, si minoritar grek, lufton per te drejtat e minoritetit, ėndėrr qe po arrin t’i realizohet vetem sot, me garancite e Qeverise Demokratike.
Mirepo, nje tragjedi e madhe po pergatitej.
Meqenese, i martuar me nje franceze, konsiderohej spiun i francezeve, martuar te bijen me nje italian, konsiderohej si spiun i italianeve, si minoritar grek qė ishte, konsiderohej automatikisht si spiun i grekeve, dhe ishte vazhdimisht ne mbikeqyrje.
Vijne vitet 50-te, dhe ne Evrope po levizte diēka drejt demokracise. Atehere Diktatura vendosi menjehere te beje nje shtrydhje kunder atyre frymave te reja, duke zgjedhur nje represion te paimagjinueshėm. Me lejen e Moskes, Diktatura hedh nje bombė-karta ne murin e Ambasades Sovjetike. U thyen disa xhama, dhe asgje tjeter. Por ama, zhurma e madhe e krijuar, dha shkas per arrestimin e njeqind e sa vetave, bashke me babanė tim te shkretė. Nga ky grup u zgjodhen 22 veta dhe pa gjyq, brenda nje nate u pushkatuan. Fatkeqesia qe qėmidis tyre, ishte edhe Niko Lezo. Imagjinoni vuajtjet e nenes sime, qe brenda nje nate, humbi burrin e shtepine 20 vjeēare dhe vetem me 2 valixhe e nisin per internim, ne Lushnje.
Nje fshatar nga fshati Menik, afer Erzenit, i cili per nevoja familjare, kulloste lopen ne tokat e kooperatives, vėren ne oret e 1-2 te mesnates, se ishte hapur nje grope te madhe, mbase per depo benzine, mendonte ai. Por naten e 26 shkurtit, atje erdhen kamionet dhe shkarkuan 22 vetat, te lidhur me tela me gjemba dhe dėgjoi krismat e tmerrshme te mitralozave! Trupat u hodhen ne ate gropen e madhe dhe u mbuluan pjeserisht!
Kaluan shume vite, po ky fshatar, me ardhjen e demokracise u tregoi ēdo gje autoriteteve. Ketu fillon nxjerrja e eshtrave te te shkreteve 21 burra dhe te nje gruaje. Qeveria Demokratike beri rivarrimin me nje ceremoni madheshtore, dhe i vendosi ne nje varr detyrimisht te perbashket, ne nje vend te bukur, tek varrezat e Deshmoreve