Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    per cilin komb e ke fjalen nuk e di
    veq e di qe ky eshte nji
    mbeturin e udb-es dhe nji jashtqitje e kombit ton shqiptar
    ....Llap ja ke Qellu .....

    ...p.s. , ketij komenti te mir , duhet me i trash shkronjat.....

  2. #22
    Varianti i projektrezolutës së Vetëvendosjes

    Prishtinë, 7 mars – Deputeti i Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Albin Kurti, duke marrë pjesë sot në debatin për bisedimet me Serbinë, paraqiti sot një projektrezolutë, në bazë të cilës do të mund të bisedohej me këtë vend. Në këtë propozim thuhet:

    Duke e pasur parasysh vullnetin politik të popullit të Kosovës të deklaruar historikisht përmes mënyrave të ndryshme, që përfshijnë, por që nuk kufizohen në: demonstratat popullore të viteve 1968, 1981, 1989-1990, 1997-1998, 2004 e 2007; referendumi i vitit 1991 dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpallur më 7 shtator të vitit 1991; lufta çlirimtare e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1997-1999, për çlirim dhe shkëputje nga Serbia,

    Duke e marrë parasysh rolin tejet të rëndësishëm të Kuvendit ne rregullimin republikan të shtetit, si përfaqësues i vullnetit të popullit dhe mbrojtës i interesave të tij,

    Duke u nisur nga neni 1.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili e përkufizon Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe të pandashëm; si dhe duke u nisur nga neni 2.1 i cili e definon popullin si burim të sovranitetit dhe ia njeh atij të drejtën e demokracisë së drejtpërdrejtë përmes referendumit,

    Duke i pasur parasysh kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të përkufizuara në nenin 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

    Duke e pasur parasysh mandatin e Deputetit si përfaqësues i popullit i cili, sipas nenit 70.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk i nënshtrohet asnjë mandati tjetër detyrues,

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nxjerrin këtë


    R E Z O L U T Ë

    1. Subjektiviteti politik e as pandashmëria territoriale e Kosovës nuk mund të jenë objekt negociatash me asnjë shtet a organizatë mbikombëtare.

    2. Çfarëdo procesi bisedimesh me cilindo shtet duhet të paraprihet nga marrëveshja politike.

    3. Bisedimet me Serbinë nuk duhet të ndodhin pa u plotësuar 4 parakushte kryesore:

    a. Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarësisë së Kosovës – Serbia duhet ta njoh Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet që e konsideron Kosovën si pjesë të pandashme të integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik të Serbisë, si dhe duhet ta tërheq përkrahjen politike dhe financiare për strukturat e saja ilegale që e cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve të Kosovës,
    b. Vënia në vend e drejtësisë për viktimat – Serbia duhet të kërkojë falje për të gjitha krimet e kryera në Kosovë përgjatë viteve sa e ka mbajtur nën okupim vendin tonë, si dhe duhet t’i kthejë pa kurrfarë kushti dhe pa vonesë rreth 1800 trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftë ë fundit, t’i dorëzojë kriminelët e luftës për t’iu nënshtruar procesit gjyqësor në Kosovë si dhe ta nis procesin e dënimit të kriminelëve të luftës të cilët janë të lirë në Serbi,
    c. Reparacionet dhe dëmshpërblimi për shkatërrimet materiale të pronës – Serbia duhet t’i paguajë dëmet e luftës dhe okupimit, ta kthejë fondin e grabitur pensional, depozitat bankare e qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,
    d. Të drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndërpresë shtypjen e shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, por edhe ndaj shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Serbi. Serbia duhet të garantojë për shqiptarët me kushtetutë të drejta dhe liri të nivelit të njëjtë me ato të serbëve në Kosovë.

    4. Edhe pas plotësimit të këtyre kushteve Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të negociojë me Serbinë rregullimin e brendshëm territorial dhe institucional të vendit.

    5. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Ekzekutivi dhe institucionet tjera përkatëse ndërprerjen e bisedimeve të përgatitura që të fillojnë më 8 mars 2011, dhe t’i nisë përgatitjet për grumbullimin dhe hartimin e dokumenteve dhe materialit tjetër të nevojshëm për argumentimin e kushteve të sipërpërmendura.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #23
    Kurti: Referendum për bisedimet07-03-2011 12:43 CET Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëkohësisht edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Thaçi se nuk e ka bërë publike agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

    Në fjalën e tij mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Kurti theksoi se duhet të organizohet një referendum nëse duhet të nisin ose jo këto bisedime.

    Sipas tij, “Qeveria i ka pranuar bisedimet me Serbinë pa u bërë më parë një debat publik lidhur me këtë çështje”.

    Kurti tha gjithashtu se me anë të këtyre bisedimeve do të vihen në pikëpyetje çështje të brendshme të Kosovës duke theksuar se këto bisedime nuk i sjellin asgjë vendit por vetëm Serbisë duke e anëtarësuar atë në BE.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #24
    Projektrezoluta e Vetëvendosjes07-03-2011 15:59 CET Deputeti i Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Albin Kurti, duke marrë pjesë sot në debatin për bisedimet me Serbinë, paraqiti sot një projektrezolutë, në bazë të cilës do të mund të bisedohej me këtë vend.

    Në këtë propozim thuhet:

    Duke e pasur parasysh vullnetin politik të popullit të Kosovës të deklaruar historikisht përmes mënyrave të ndryshme, që përfshijnë, por që nuk kufizohen në: demonstratat popullore të viteve 1968, 1981, 1989-1990, 1997-1998, 2004 e 2007; referendumi i vitit 1991 dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpallur më 7 shtator të vitit 1991; lufta çlirimtare e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1997-1999, për çlirim dhe shkëputje nga Serbia,

    Duke e marrë parasysh rolin tejet të rëndësishëm të Kuvendit ne rregullimin republikan të shtetit, si përfaqësues i vullnetit të popullit dhe mbrojtës i interesave të tij,

    Duke u nisur nga neni 1.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili e përkufizon Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe të pandashëm; si dhe duke u nisur nga neni 2.1 i cili e definon popullin si burim të sovranitetit dhe ia njeh atij të drejtën e demokracisë së drejtpërdrejtë përmes referendumit,


    Duke i pasur parasysh kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të përkufizuara në nenin 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

    Duke e pasur parasysh mandatin e Deputetit si përfaqësues i popullit i cili, sipas nenit 70.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk i nënshtrohet asnjë mandati tjetër detyrues,

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nxjerrin këtë

    R E Z O L U T Ë

    1. Subjektiviteti politik e as pandashmëria territoriale e Kosovës nuk mund të jenë objekt negociatash me asnjë shtet a organizatë mbikombëtare.

    2. Çfarëdo procesi bisedimesh me cilindo shtet duhet të paraprihet nga marrëveshja politike.

    3. Bisedimet me Serbinë nuk duhet të ndodhin pa u plotësuar 4 parakushte kryesore:

    a. Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarësisë së Kosovës – Serbia duhet ta njoh Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet që e konsideron Kosovën si pjesë të pandashme të integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik të Serbisë, si dhe duhet ta tërheq përkrahjen politike dhe financiare për strukturat e saja ilegale që e cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve të Kosovës,

    b. Vënia në vend e drejtësisë për viktimat – Serbia duhet të kërkojë falje për të gjitha krimet e kryera në Kosovë përgjatë viteve sa e ka mbajtur nën okupim vendin tonë, si dhe duhet t’i kthejë pa kurrfarë kushti dhe pa vonesë rreth 1800 trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftë ë fundit, t’i dorëzojë kriminelët e luftës për t’iu nënshtruar procesit gjyqësor në Kosovë si dhe ta nis procesin e dënimit të kriminelëve të luftës të cilët janë të lirë në Serbi,

    c. Reparacionet dhe dëmshpërblimi për shkatërrimet materiale të pronës – Serbia duhet t’i paguajë dëmet e luftës dhe okupimit, ta kthejë fondin e grabitur pensional, depozitat bankare e qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,

    d. Të drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndërpresë shtypjen e shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, por edhe ndaj shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Serbi. Serbia duhet të garantojë për shqiptarët me kushtetutë të drejta dhe liri të nivelit të njëjtë me ato të serbëve në Kosovë.

    4. Edhe pas plotësimit të këtyre kushteve Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të negociojë me Serbinë rregullimin e brendshëm territorial dhe institucional të vendit.

    5. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Ekzekutivi dhe institucionet tjera përkatëse ndërprerjen e bisedimeve të përgatitura që të fillojnë më 8 mars 2011, dhe t’i nisë përgatitjet për grumbullimin dhe hartimin e dokumenteve dhe materialit tjetër të nevojshëm për argumentimin e kushteve të sipërpërmendura.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Nuke mundet me luejt me fatin e kosoves thaqi.Keto bisedime ,nuke ka nevoje,qka priten 12 vjet.Plote te drejte ka vetevendosja.

  6. #26
    Krasniqi: Të mos politizohet çështja e bisedimeve
    Nga Valmir Klaiqi më 07 mars 2011 në ora 16:02
    (E plotësuar) Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë një dokument që nuk përcakton se çka duhet të bisedohet, por që përcakton vijat se çka nuk mund të bisedohet. Krasniqi ka kërkuar edhe nga Brukseli një qartësim më të madh të politikave të tij ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe një qëndrim më unik ndaj Kosovës.

    Ai ka theksuar se dy rezolutat e propozuara, njëra nga GP i PDK-së, njëra nga GP i Vetëvendosjes dhe pjesa e dytë e fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçi, janë një bazë e mirë për të nxjerrë një dokument, i cili përcakton se çka mund të bisedohet e çka nuk duhet të bisedohet.

    “Unë mendoj që këtyre bisedimeve nuk duhet t’u jepet konotacion politik, sepse nuk janë politike. Vetëm nëse ne dyshojmë se Kosova nuk është shtet i pavarur, mund t’i krijojmë ato paragjykime. Ne duhet të kërkojmë nga Brukseli një qartësim më të mirë për politikat që Brukseli ka ndaj shtetit më të ri në botë dhe ky qartësim deri tani nuk është në nivelin e duhur. Ne duhet të kërkojmë nga Brukseli që politikat e të gjitha vendeve të BE-së të jenë të unifikuara dhe jo të kemi 22 vende që e kanë njohur Kosovën dhe 5 vende që nuk e njohin”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se nuk ka qenë as ithtar i ngritjes në Kuvend të çështjes së bisedimeve teknike, ngase sipas tij, çështja politike në Kuvend është përmbyllur më 17 shkurt të vitit 2008.

    Përplasen pozita e opozita në Kuvend

    Pozita dhe opozita nuk kanë pasur qëndrime tërësisht të kundërta në deklarimet e tyre në Kuvendin e Kosovës, por megjithatë gjatë debatit parlamentar ka mbizotëruar zëri kritikues ndaj Qeverisë së Kosovës.

    Deputetët e bllokut opozitarë kanë shprehur me këmbëngulje, ndërkaq ishin deputetët e Vetëvendosjes ata që me çdo kusht kanë kundërshtuar këto bisedime, ndërkaq këto kundërshtime dhe kushte i ka pranuar edhe Qeveria, por ka thënë se ajo e sheh zgjidhjen e problemeve përmes dialogut.

    Deputeti Albin Kurti disa herë e ka përmendur mundësinë që të vihet në referendum çështja e bisedimeve dhe për një moment, mbështetje ka marrë edhe nga deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vlerësuar për kritikat e opozitës, sidomos të Vetëvendosjes, duke thënë se e kupton shumë mirë dilemën e kësaj lëvizje, por dallimi qëndron në mënyrën e qasjes.

    “E kuptoj konceptualisht Vetëvendosjen, por ku është dallimi i tyre me neve? Ne po shohim se duhet t’i zgjidhim çështjet, vetëm përmes bisedimeve”, ka thënë Kuçi.

    Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur, duke thënë Kuçit se po përdorë metoda cinike të tentimit paraqitjes sikur deputetët janë të gjithë në një anë.

    “Meqenëse po pajtohemi atëherë mos shkoni në negociata. Qëllimi juaj është cinik. Ju po mundoheni të krijoni disa ura në imagjinatën e deputetëve që të duket se jemi të gjithë në një anë, por nuk jemi. Ne mendojmë se rruga për në Bruksel kalon nëpër Tiranë, por ju me negociatat që po hyni, po doni të kanalizoni Kosovën në shtegun që e çon drejt Brukselit përmes Beogradit”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, pikërisht për këtë edhe bashkësia ndërkombëtare e ka izoluar kryeministrin Thaçi përmes akuzave, duke i “lënë vetëm një deriçkë, përmes Tadiçit”. “Le të shkojë, por pa neve. Organizoni referendum me qytetarët dhe e shihni a do të kalojë. Nuk do të kalojë”, ka thënë Kurti.

    Ndërkohë Kuçi ka replikuar duke thënë se Vetëvendosja ka pasur dilemma edhe në vitin 2007 kur ka thënë se Kosova nuk do të jetë shtet dhe nuk do t’i ketë ambasadat e saj, por doli e kundërta.

    “Nuk po them që nuk mund të keni dilema, por as nuk mund t’ia mohosh dikujt të jetë optimist”, ka thënë Kuçi.


    Ndërkohë, Kurti i ka kujtuar Kuçit gjakun e dëshmorëve, duke thënë se pavarësia e Kosovës nuk është arritur për shkak të negociatave, por për shkak të gjakut të dëshmorëve.

    Nga ana tjetër, edhe Sabri Hamiti nga LDK-ja ka theksuar se e përkrah qëndrimin e Albin Kurtit, që nëse Kuvendi nuk arrijë të dalë me një qëndrim të qartë, atëherë të shkohet në referendum për çështjen e bisedimeve.

    Ligjvënësit gjatë debatit kanë shprehur qëndrime të ndryshme për bisedimet, por mbi të gjitha pajtueshmëri kanë arritur të gjithë që statusi nuk mund të jetë i diskutueshëm.

    Deputeti i Lëvizjes për Bashkim Agim Kuleta ka thënë se Kuvendi nuk ka nevojë për një rezolutë për apo kundër bisedimeve, por Kuvendi pas debatit të ofrojë një platformë dhe të autorizojë Qeverinë që ta zbatojë atë platformë.

    Por një tjetër mendim ka deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se kundërshtimi i bisedimeve me Serbinë është guxim dhe trimëri.

    “Sot guxim është t’i kundërshtosh negociatat dhe qyqarllëk është t’i përgjigjesh Serbisë në këto negociata. Kosova nuk ka nevojë për këto bisedime dhe nuk i duhen aventura prej të cilave humbëse do të dalë vetëm ajo. Të besosh se problemet e brendshme të Kosovës do të zgjidhen me bisedime, duhet të jesh goxha i çmendur”, ka thënë Konjufca.

    Ai ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Thaçi, i cili ka thënë se bisedimet do të përfundojnë me njohjen nga ana e Serbisë, si është e mundur që këto negociata do të qojnë në njohje, kur negociatat janë pikërisht riprodhim i mosnjohjes nga ana e Serbisë.

    Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka theksuar se fakti që Qeveria emëron Edita Tahirin në krye të delegacionit për bisedime dhe hartimi i një draftrezolute pa kurrfarë konsulte paraprake, dëshmon për nivelin e seriozitetit dhe transparencës së saj.

    “Veprimet e tilla pa asnjë konsensus dhe marrëveshje paraprake tregojnë se kjo Qeveri nuk përfaqëson vërtetë interesat e qytetarëve dhe ashtu siç ka ardhur edhe do të shkojë”, ka thënë Isufi.

    Amir Ahmeti nga Koalicioni për Kosovë të Re, ka theksuar se askush nuk duhet t’u frikësohet bisedimeve me Beogradit, por ka thënë se këto bisedime, duhet pasur parasysh se mbahen nën hijen e një tragjedie që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

    Ahmeti ka thënë se ndër temat që duhet të diskutohet patjetër është çështja e të pagjeturve, kompensimi i dëmeve të luftës, realizimi i të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kthimi i fondit pensional, dokumenteve të udhëtimit, shuarja e strukturave paralele, qarkullimi i mallrave dhe automjeteve.

    “Po ashtu është shumë e rëndësishme që pas çdo raundi të bisedimeve pala e Kosovës nuk duhet të lërë përshtypje se bisedimet kanë kahe pozitive nëse nuk ka rezultate konkrete”, ka thënë Ahmeti.

    Vjosa Osmani deputete e LDK-së ka drejtuar kritika për Qeverinë e Kosovës për mosinformim për përgatitjet rreth procesit të bisedimeve, përderisa emërimin e zëvendëskryeministren Edita Tahiri në krye të delegacionit të Kosovës, nuk është përgatitje, por është vetëm një nguti nga ana e Qeverisë.

    “Qeveria në asnjë moment nuk e ka qartësuar pse ky dialog është prioritet, kur dihet se ka prioritete tjera. Nuk ka asnjë informatë nëse Qeveria ka ofruar një agjendë para përfaqësuesit të BE-së. Është me rëndësi që ky Kuvend t’ia përcaktojë Qeverisë vijat e kuqe, t’ia përcaktojë temat më të cilat nuk mund t’i bisedojë, por po ashtu t’ia përcaktojë pikë për pikë ato që Qeveria mund t’i bisedojë. Është e domosdoshme që afati i bisedimeve të përcaktohet qysh tani, në mënyrë që Kosova mos të hyjë në një dialog që dihet kur nisë, por jo kur përfundon”, ka thënë Osmani.

    Afatizimi i bisedimeve, sipas saj, duhet të miratohet nga Kuvendit, ashtu siç duhet të miratohet me 2/3 e votave të deputetëve çdo marrëveshje e arritur.

    Vazhdon debati, propozohen dy projektrezoluta

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka paraqitur arsyeshmërinë për debat para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën, në të cilën po zhvillohet debat për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat pritet të nisin nesër. Grupi Parlamentar i PDK-së, ka paraqitur një draftrezolutë, në të cilën përcaktohet korniza e bisedimeve dhe kërkohet mbështetja e Kuvendit, ndërkaq edhe Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur një rezolutë, përmes së cilës kundërshtohet nisja e bisedimeve dhe përcaktohen një sërë kushtesh për Serbinë, por edhe për Bashkimin Evropian.

    Thaçi ka thënë se këto nuk janë negociata, por është dialog teknik, i cili do të ketë një qëllim të vetëm, normalizimin e raporteve ndërshtetërore Kosovë-Serbi.

    Ai ka ftuar Kuvendin e Kosovës që ta përkrah këtë proces, ta vazhdojë dhe të kyçet nga afër në rrjedhën e tij, përderisa ka garantuar transparencë në gjithë procesin e bisedimeve, i cili beson se do të jetë i gjatë, por me rezultat të njohjes reciproke.

    “Përmes këtij dialogu ne synojmë njohjen sa më të shpejtë edhe nga pesë vende të Bashkimit Evropian, përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, anëtarësim në NATO dhe BE dhe ky proces me bindje të plotë të përmbyllet me njohjet reciproke të Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimit në BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka thënë se dialogu është në përputhje me dokumentin e Ahtisarit, i cili është mbështetur nga gjithë spektri politik i legjislaturës së kaluarës dhe po ashtu edhe me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 9 shtator 2010.

    Kreu i Qeverisë ka garantuar se në asnjë rrethanë nuk do të bisedojë me Serbinë për çështjet, për të cilat me kohë janë vënë vijat e kuqe, siç është statusi politik i Kosovës, çështjet që prekin integritetin territorial të Kosovës dhe çështjet që janë në kundërshtim me propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka paraqitur një draftrezolutë, përmes të cilët kërkohet që: 1. Kuvendi i Kosovës të mbështet dialogun midis dy shteteve për çështje praktike në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe avansimit të agjendës evropiane; 2. Kuvendi i Kosovës të kërkojë që dialogu të lehtësohet nga BE-ja dhe SHBA-ja; 3. Dialogu i Kosovës dhe Serbisë të jetë i përgatitur mirë me agjendë të qartë dhe të përcaktuar paraprakisht me marrëveshje me palët; 4. Agjenda e dialogut duhet të përfshijë vetëm çështje teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin, integritetin dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës; 5. Udhëheqja e delegacionit të Kosovës për dialogun do ta informojë rregullisht Komisionin për politikë të jashtëm dhe Kuvendin e Kosovës; 6. Kuvendi shpreh vullnetin e Kosovës dhe të qytetarëve për të vendosur marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë në të mirë të dy vendeve fqinje; Dhe 7. Kuvendi i Kosovës e afirmon qëndrimin se bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu janë domosdoshmëri për përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

    Për GP të LDK-së, bisedimet janë të nxituara dhe të panevojshme në këtë fazë, ngase konsideron se Kosova nuk fiton asgjë, përderisa nga Qeveria kërkon transparencë të plotë në këtë proces.

    “I Propozojmë Kuvendit që të kërkojë nga Qeveria një platformë të qartë të pritjeve dhe bisedimeve. Një ambient i nevojshëm për fillimin e këtyre bisedimeve, nënkupton tërheqjen e strukturave paralele. Nëse BE-ja kërkon që Kosova të ulet në tavolinën e bisedimeve, atëherë duhet të ofrojë kushte të njëjta edhe për Kosovën, ashtu edhe si për Serbinë”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili po ashtu ka përcaktuar kritere të njëjta për bisedime.

    Ndërkaq, shefi i GP të Vetëvendosjes Visar Ymeri, duke u bazuar në shumë fakte, duke përmendur protestat e vazhdueshme, luftën e UÇK-së dhe dokumente të ndryshme të nxjerra, ka paraqitur rezolutën kundër bisedimeve.

    Përmes kësaj rezolute, përcaktohet që në asnjë mënyrë nuk mund të diskutohet për subjektivitetin politik dhe territorial të Kosovës, të ketë një marrëveshje politike për çfarëdo bisedimesh, nuk mund të bisedohet pa njohjen faktike nga Serbia, pa tërheqjen e strukturave paralele, pa kthimin e 1300 trupave të shqiptarëve, pa dorëzimin dhe dënimin e kriminelëve të luftës, pa pagimin e dëmeve të luftës, kthimin e fondit pensional, kthimin librave kadastral, eksponatet kulturore, pa ndërprerjen e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe garantimin e të drejtave të tyre, sikur që kanë të drejta serbët në Kosovë.

    Ndërkaq, shefi i GP të AAK-së Ardian Gjini ka theksuar se Kuvendit dhe qytetarëve po tentohet t’u hidhet hi syve, ngase sipas tij, Kosova nuk është e përgatitur që të hyjë në një proces të tillë të bisedimeve

    “Përgatitje nënkupton kërkesa të qarta kundrejt BE-së, dhe garanca se çka fiton Kosova në këtë dialog. Kosova duhet ta ketë agjendën e qartë. Ne duhet ta dimë se çka do të fitojmë. Krejt këto mund t’i duken dikujt ekzagjerim, por vetë fakti që kërkohet mbështetje për negociata që fillojnë nesër, tregon se kjo ka të bëjë edhe me çështje tjera”, ka thënë Gjini, duke theksuar se kjo që po ndodhë po dëshmon se nuk ka përgjegjësi shtetformuese ne Qeverinë aktuale të Kosovës.

    Edhe shefi i GP të AKR-së si parti partnere e koalicionit, Ibrahim Makolli, ka paraqitur të njëjta kushte për të hyrë në bisedime, përderisa ka thënë se Qeveria duhet të ndërtojë një konsensus pozitë-opozitë-shoqëri civile, sepse në të kundërtën do të jetë vetëm çështje e një grupi.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të pakicave kanë mbështetur fillimin e dialogut, kurse gjatë debatit, deputetët kanë shprehur qëndrimet e tyre, kryesisht kundër fillimit të bisedimeve.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se ka agjendë për këto bisedime, mirëpo kjo nuk po tregohet, ndërkohë që bisedimet i ka konsideruar si çështje që shkon vetëm në favor të kryeministrit Hashim Thaçi, për të ruajtur pushtetin.

    Kurti ka thënë se para se të bisedohet me Serbinë, duhet të fillohet dialogu me Shqipërinë dhe bashkërendimi i shumë çështje me shtetin shqiptar, në mënyrë që të ketë një unifikim të faktorit shqiptar në Ballkan.

    Debati do të vazhdojë gjatë seancës së sotme, ndërkaq në fund pritet që të të vihen në votim dy draftrezolutat e paraqitura, njëra nga PDK-ja, tjetra nga Lëvizja Vetëvendosje. /kosovapress/

    Kuvendi po debaton për bisedimet Kosovë-Serbi

    Kuvendi i Republikës së Kosovës po diskuton për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Seanca po mbahet me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, djersa kryeministri Hashim Thaçi i ka ftuar deputetet që ta mbështetësin dialogun, pasi sipas tij kjo është e domosdoshme për integrimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    Fjala e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës do të debatojë sot për herë të parë për bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pritet një debat i nxehtë, për shkak të dallimeve mes grupeve parlamentare për këtë çështje. Seanca është kërkuar nga Qeveria. Nëse shumica e deputetëve deklarohen kundër bisedimeve, delegacioni i Prishtinës nuk mund të udhëtojë për në Bruksel.

    Kuvendi i Kosovës do të debatojë të hënën rreth dialogut për çështje teknike me Serbinë, që është paralajmëruar se do të fillojë këtë javë, nën mbikëqyrje të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Robert Cooper.

    Seanca është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq grupet parlamentare të koalicionit qeveritar pritet të propozojnë aprovimin e një rezolute, e cila përmban “vijat e kuqe” të Prishtinës në bisedimet me Beogradin.

    Megjithëse Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar javën e kaluar Edita Tahirin si shefe të delegacionit të Kosovës, edhe janë mbajtur disa takime konsultative me Lehtësuesin e BE’së, Robert Cooper, ekipi kosovar nuk mund të udhëtojë në Bruksel nëse shumica e deputetëve do të deklarohen kundër bisedimeve.

    Partitë opozitare nuk e shohin dialogun prioritet të Kosovës, por qëndrimi i tyre zyrtar do të mësohet gjatë seancës parlamentare.

    Përveç anëtarëve të opozitës, dialogun me Beogradin e shohin me dyshim edhe deputetë nga koalicioni qeveritar.

    Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka thënë se nuk ka ndonjë dokument apo draftrezolutë të deponuar në Kuvend për bisedimet teknike mes Prishtinës e Beogradit. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një rezolutë të miratohet në fund të seancës, pas debatit të deputetëve.

    “Në Kuvend nuk ka ardhur asnjë draft i rezolutës, por kjo mund të ndodhë të nxirret pas debatit të deputetëve, edhe pse kjo nuk është e domosdoshme. Miratimi eventual i Rezolutës do duhet të harmonizohet mes shefave të grupeve parlamentare dhe pastaj të miratohet”, ka thënë Krasniqi të dielën për Express.

    Një nga subjektet opozitare, Vetëvendosje, mund të propozojë një projektrezolutë me të cilën kërkohet që Prishtina të mos e pranojë dialogun me Beogradin, derisa Serbia të mos e pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe të plotësojë disa kushte të tjera.
    Drejtuesja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar në Washington se në bisedimet me Serbinë do të diskutohen vetëm çështje teknike.

    “Ne do të shkojmë në bisedime si shtete të pavarura pasi për ne statusi është një çështje e mbyllur”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
    Ajo ka thënë se këtë qëndrim e ka mbrojtur edhe nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, i cili ka vizituar së fundmi Prishtinën.

    Ajo e ka vlerësuar si të pamundur realizimin e synimit të Beogradit për të diskutuar sërish çështjen e statusit, pasi sipas saj, një gjë të tillë nuk e mbështet faktori ndërkombëtar.

    “Në bisedime do të jenë BE’ja, SHBA’ja dhe Beogradi me Prishtinën. Njëra palë nuk mund të imponojë e vetme temën e bisedimeve. Çështja e statusit është e përfunduar”, ka pohuar Tahiri.

    Shefja e delegacionit ka shtuar më tej se në procesin e ri nuk do të diskutohet as opsioni i përfolur për ndarjen e Kosovës, pasi Veriu është pjesë e territorit të shtetit të ri.

    “Nuk ekziston as çështja e Veriut dhe as çështja e Mitrovicës. Ajo që ekziston është çështja e një pjese të serbëve që jetojnë në pjesën veriore, të cilët që nga paslufta kanë hezituar të bëhen pjesë e realitetit të Kosovës dhe ndikohen nga Beogradi”, ka shtuar Tahiri.

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kanë qëndruar disa ditë në SHBA, ku janë takuar me zëvendëssekretarin e Shtetit, James Steinberg.

    Bisedimet me Serbinë kanë qenë në fokus të konsultimeve me diplomatët amerikanë.
    Ndryshe, Lehtësuesi europian në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, ka finalizuar agjendën dhe temat për të cilat do të diskutojnë të dyja delegacionet. Jozyrtarisht thuhet se takimi i parë është planifikuar të mbahet këtë të martë.

    Në takimin e parë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohet për CEFTA’n, doganat dhe librat kadastralë.

    Burime të Expressit thonë se ndërmjetësuesi Robert Cooper do të propozojë që takimet e ardhshme të CEFTA’s të mbahen sipas formulës Gymnich, derisa zgjidhjen për funksionalitetin e Pikës 1 dhe 31 të Doganës së Kosovës e sheh tek aplikimi i vulës me mbishkrimin “Kosovo”, e jo Republika e Kosovës, apo “KosovoUNMIK” siç kërkon Serbia.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #27
    Fjalimi i Albin Kurtit në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me çështjen e bisedimeve të Kosovës me Serbinë
    07 MARS 2011 - E Hënë 14:13 Deputetë të Kuvendit të Kosovës,



    Nuk është problemi që bisedimet e paralajmëruara nuk kanë agjendë, por që agjenda e bisedimeve nuk është publike. Nuk do të ishte e mundur të thuhej që bisedimet nisin nesër, pra me 8 mars, sikur të mos dihej fare agjenda. Agjenda dihet, por ne nuk e dimë atë, ne si qytetarë dhe si deputetë.



    Agjenda e bisedimeve po mbahet fshehtë në mënyrë që bisedimet të nisin mbarë përkundër agjendës së mbrapshtë. Agjenda e këtyre bisedimeve i sillet rrotull 6 Pikëshit famëkeq të Ban Ki-moon-it prandaj edhe mbahet e fshehtë. Këto bisedime e cenojnë vetë qenien tonë sepse Kosova është edhe palë në bisedime por edhe temë e bisedimeve.



    Bisedimet u pranuan pa u biseduar fare për to. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u emërua si kryenegociatore pa vendim zyrtar a institucional për bisedime dhe pa debat publik e parlamentar. Për çështje si këto jo vetëm që duhet të vendos Kuvendi por është shumë normale që të organizohet edhe referendum gjithëpopullor.



    Gatishmëria për bisedime nënkupton gatishmëri për kompromis. Lehtësia me të cilën Qeveria e Kosovës i ka pranuar këto bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh, paralajmëron lehtësinë me të cilën ajo do ta pranojë kompromisin në fund. Për çkado që Qeveria e Kosovës do të bisedojë me Serbinë ajo do të pranojë që ajo gjë nuk i takon Kosovës, që ajo çështje është e diskutueshme. Me këto bisedime nuk do të gjejmë përgjigje për pyetjet, por çështje të brendshme të Kosovës do të vihen në pikëpyetje.



    Pavarësia formale e Kosovës njëmend na solli shumë pak si shtet, por me këto bisedime pa agjendë publike dhe me një kryenegociatore pa platformë për negociata gjithçka është e rrezikuar. Agjenda përcakton se çka është e negociueshme dhe çka është e panegociueshme. Duke e mbajtur agjendën të fshehtë, Qeveria e Kosovës na e ka dëshmuar që e vetmja gjë e panegociueshme për të janë vetë negociatat.



    Me këtë mënyrë të të bërit politikë, Republika e Kosovës nuk është më Republikë parlamentare por është Republikë qeveritare. E, nëse politika e Republikës vazhdon të mbetet pa Parlament atëherë edhe qeveria e shtetit shpejt do të mbetet pa Republikë.



    Këta qeveritarë kanë deklaruar se do ta përfshijnë edhe opozitën e shoqërinë civile në bisedime me Serbinë. Së pari, ata po orvaten që ta shmangin vëmendjen nga bisedimet e pranuara te biseduesit ende të papranuar. Dhe, së dyti, ata duan ta mbajnë pushtetin për vete e ta ndajnë fajin me gjithë të tjerët. Problemi me këto bisedime nuk është te përfaqësimi i pamjaftueshëm në bisedime por te pronësia e pamundshme mbi këto bisedime.



    Ne s’jemi të lirë që të bisedojmë lirshëm me Serbinë. Serbia është shtet me ushtri e polici të veten dhe me institucione shtetërore që janë sovrane pa instanca ndërkombëtare mbi kokën e tyre. Kurse në Kosovë është KFOR-i mbi FSK-në, është EULEX-i mbi policinë e Kosovës dhe janë Pieter Feithi me dy kapelat e tij e ambasadori amerikan Dell pa kapelë përmbi të gjitha institucionet e Kosovës. Neve jo vetëm që nuk na njeh e pranon Serbia por edhe ndërmjetësi, pra Bashkimi Evropian, e njeh Serbinë që s’na njeh neve dhe nuk na njeh neve porsi Serbia. Kjo pabarazi drastike është padrejtësi elementare që doemos është reflektuar edhe në agjendën e fshehtë dhe s’ka se si sjell rezultate të mira për neve.



    Përderisa ne ndodhemi nën protektorat ndërkombëtar Serbia vazhdimisht do të kërkojë negociata me Kosovën. Sepse ajo fiton koncesione të reja dhe në fund s’ka nevojë ta pranojë tërësinë e atyre koncesioneve pasi që e din që sundimi ndërkombëtar në Kosovë do t’ia imponojë Kosovës zbatimin e njëanshëm të atyre koncesioneve. Të gjithë e mbani mend që Serbia e dëshiroi decentralizimin etnik në Kosovë, të drejtën e vetos për serbët në këtë Kuvend për të gjitha ligjet për çështjet jetike, shuarjen e TMK-së, pjesëmarrjen e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, zonat e veçanta për trashëgiminë kulturore ortodokse që i nënshtrohet serbizimit etj.etj. por ajo nuk e pranoi tërësinë e këtyre koncesioneve që u quajt Paketa e Ahtisaarit pasi që e dinte që Qeveria e Kosovës duke qenë përfundi sundimit ndërkombëtar do t’i implementojë të gjitha këto. Duke qenë josovranë, në bisedime me Serbinë vetëm sa zvogëlohet perspektiva për bërjen tonë sovranë.



    Këto negociata njëmend kanë të bëjnë me integrimet evropiane, por ama me integrimin e Serbisë në BE dhe jo me integrimin e Kosovës në BE. Këto bisedime nuk kontribuojnë fare në integrimin e Kosovës në BE. Përkundrazi, me këto bisedime ne bëhemi si Bosnja të cilën BE-ja nuk e pranon pikërisht pse është tepër e decentralizuar për të qenë sovrane. Dhe, për shkak se Serbia do të hyjë para nesh në BE, ajo do të na kushtëzojë pastaj ngjashëm siç bën Greqia me Maqedoninë.



    Kryeministri tha sot që në fund do të kemi njohje reciproke me Serbinë, mirëpo konsolidimi dhe cilësia e shtetit tonë përbrenda është shumë më e rëndësishme sesa njohja nga jashtë. Mos harroni që Milosheviqi e njohu dhe pranoi Bosnjen jashtë Serbisë vetëm atëherë kur Alija Izetbegoviqi e njohu dhe pranoi Serbinë brenda Bosnjes në formën e republikës serbe atje. Plani i Ahtisaarit e ka hedhur farën e bosnjëzimit të Kosovës të cilën tash po e shpie më tutje kjo qeveri përmes bisedimeve me Serbinë.



    Në fillim të shekullit XX Serbia e pat okupuar Kosovën kurse në fund të shekullin XX Serbia kreu gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Përgjatë këtij shekulli populli ynë aq shumë u shtyp e u diskriminua kurse pasuritë e vendit tonë aq egër u shfrytëzuan saqë mund të themi se pikërisht shqiptarët janë e vërteta e Serbisë. Mirëpo, në takimin e nesërm në Bruksel, znj. Edita Tahiri do ta maskojë këtë të vërtetë. Ajo do të mundësojë që Serbia të duket ashtu siç nuk është – të duket e mirë me shqiptarët (ndaj të cilëve nuk lëshon asnjë shans që t’ua nxijë jetën) dhe të fitojë poena për fqinjësinë e mirë karshi Kosovës (brenda së cilës i financon dhe dirigjon strukturat e saj ilegale).



    Milosheviqi, Koshtunica dhe Tadiqi kanë dallime kur shihen nga Brukseli, Nju Jorku apo Uashingtoni, por jo edhe kur shihen nga Prishtina. Ata i kanë qëllimet e njëjta, kurse mjetet iu ndryshojnë kryesisht vetëm në masën në të cilën rrethanat kanë ndryshuar. Serbia i ka shumë borxh Kosovës dhe shqiptarëve. Borxhi që na e ka Serbia duhet të jetë kusht për bisedimet me të. Bisedimet pa kushte me Serbinë janë falje ndaj saj pa na kërkuar ajo njëherë falje neve.



    Kosovës nuk kanë se çfarë i duhen këto bisedime. Këto bisedime po i nevojiten kryeministrit Thaçi për pushtet e jo Kosovës si shtet. Politikanët e korruptuar e të shantazhuar si puna e Thaçit po i pranojnë negociatat në mënyrë që korrupsioni dhe shantazhi i tyre të bëhet të negociueshëm. Në kohën kur kemi gjithnjë e më pak bukë e vende pune dhe gjithnjë e më shumë premtime që nuk i rrisin pagat por çmimet, qeveria ka vendosur tinëz për spektaklin nga Brukseli të cilin do ta paguajmë shumë shtrenjtë.



    Neve na duhen bisedime me Tiranën e jo me Beogradin. Ne duhet të koordinohemi si komb dhe t’i harmonizojmë hapat strategjikë që të bëhemi komplementarë e jo të jemi konkurrentë. Ne duhet t’i kthehemi vetes: ne duhet ta lidhim sistemin energjetik të Kosovës me atë të Shqipërisë; ne duhet t’i përafrojmë sistemet fiskale drejt integrimit në një zonë tatimore dhe doganore etj.etj. Ta realizojmë shtetndërtimin si sovranitet dhe zhvillimin ekonomik si prodhim. Asnjëra prej këtyre nuk bëhen nga bisedimet me Serbinë. Secila prej këtyre bëhet shumë më kollaj përmes bisedimeve me Shqipërinë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •