Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 80 prej 328 FillimFillim ... 3070787980818290130180 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 3272
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga geom Lexo Postimin
    Z Qosja ne fillim duhet te merret me vendin e vet qe akuzohen e arrestohen funksionar per korrupsion,me sa dime Z Berisha e Z Basha nuk flasin ndonjeher keq per Kosoven perkundrazi Berisha ka dhene kontributin e vet per pavaresine e Kosoves,ate gje duhet te beje edhe Z Qosja e jo te merret me shkrime te kota.
    Po , pra kontribut te madh ka dhene ???!!!! Ashtu eshte , arrestoi Adem Jasharin dhe e futi ne burg , ate dhe shume shoke te tij ! I shiti naften serbit , se tanket ne Kosove i kishin mbetur pa karburant ! Shiti armet e depove te krijuara pikerisht per te furnizuar Kosoven qe nga Koha e diktatures se PP-se , me arme gjermane dhe suedeze !

    Percau frontin shqiptar te Luftes me FARK-un , duke e perdor edhe brenda Shqiperise per shtyp shqiptaret dhe kriju percarje me Kosoven !

    Beri deklarate ne media per te mos firmosur Rambujene !

    Per mos te folur per sakatimin e Shqiperise , ku sot , 80% te ekonomise shqiptare e sundon mafia ruse dhe serbe , sipas sherbimeve inteligjente te NATO-s .

    Ka ndihmu shume Kosoven , nuk e shef ?

  2. #792
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Duket qe je qenie e ulet.
    Ne vend qe te shkruash llafe mocalishte e te ofendosh kedo bej nje hesap te vogel moshe e do dale qe ska mundesi te jete bir biologjik i dulles ky palo kandidati Salise.
    Cfare po thua mor burr ? Ka shtrydh k...oqet Dulla tek nona e Lulit ? A thu te jete e vertete ? Pash neren , meqense eshte bo si vend thashethemesh ky forumi , kush e tha kete dhe a ka ndonji fakt ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 21-04-2011 mė 07:54

  3. #793
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet ti kini keq punet ju kulisheria bllokqene bashk me kryebllokmenin e kryekanibalin edvin qe jini te detyruar dhe idolin e gjysheve tuaja . .. enverin.. ta mirrni neper goje e te shpifni .. kolektivisht..

    po ju a beka tet me di luli..

  4. #794
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    duhet ti kini keq punet ju kulisheria bllokqene bashk me kryebllokmenin e kryekanibalin edvin qe jini te detyruar dhe idolin e gjysheve tuaja . .. enverin.. ta mirrni neper goje e te shpifni .. kolektivisht..

    po ju a beka tet me di luli..
    Tete me di sja ben dot gruas se vet Lul domatja jo me tja beje Tiranes.
    Tallet e qesh Tirana me te.
    Po sillni miltante nga rrethet ne Tirane qe te mbushni gropen elektorale te Lul domates.
    Dhe Meta qe eshte shpikesi i ketij plani spo ka me dore ne zbatimin e tij se ke mare vesh qe pas zgjedhjeve lokale te humbura do thote Saliu ja ki eshte armiku, plaseni brenda.
    E iliri si peshku pa uje po ben hapin tjeter te kurverise politike e po anon nga ps duke kerkuar garanci jete e pasurie prej saj.
    Ska me ushtare te Lsi per saline do i kete ne xhep Rama kete radhe.
    Albania Uber Alles

  5. #795
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    duhet ti kini keq punet ju kulisheria bllokqene bashk me kryebllokmenin e kryekanibalin edvin qe jini te detyruar dhe idolin e gjysheve tuaja . .. enverin.. ta mirrni neper goje e te shpifni .. kolektivisht..

    po ju a beka tet me di luli..
    'Ere se shaka po bejme. Relax, sikur te shame Ty. Sa keq behesh, pa pa pa. Po qe ka 1cik hijen e tij e ka. E sdo me thene gje, se jane related. Chill brari.lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #796
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    duhet ti kini keq punet ju kulisheria bllokqene bashk me kryebllokmenin e kryekanibalin edvin qe jini te detyruar dhe idolin e gjysheve tuaja . .. enverin.. ta mirrni neper goje e te shpifni .. kolektivisht..

    po ju a beka tet me di luli..
    E me Brar mos u merzit dhe kerce kshuna !

    E mer burre se prostitute eshte ki Luli , te gjithe e kane perdor , serbi , francezi , hollandezi , Sala dhondri i serbve , UNMIK-u , llastiku ! Mu vete , me vjen keq se osht ene ne moshe te re dhe ka heq kaq shume !

  7. #797
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Zendaq bashke me ca te tjere

    Ju ka bere Luli tia permendni emrin 100 here ne dite . Lulzim Basha nuk eshte as kryetar partie ,as minister , thjesht nje qytetar i thjeshte qe kandidon per kryetar bashkie si kandidatet te tjere te thjeshte. Si ka mundsi qe ju e permendni Lulin sikur te jete lideri partise , me ate lloj rendesie si kryeminister ? Ta them une ku eshte problemi juaj njerez frikacake.. Brenda fjaleve tuaja fshihet frika kunder nje njeriu qe i perdor cilesite e tij ne metode veprimi drejt rruges te fitores.

    Doni apo s'doni ju, Lulzim Basha do ta largoje Tiranen nga kthetrat e mafies , do ia shtype koken organizates mafioze te betonit me vote , sepse vota eshte forca qe " gjarperit i shtypet koka dhe trupi perpelitet ne momentet e fundit " , nuk ka shpetim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 21-04-2011 mė 12:26
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #798
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Albert Brojka:Rama ėshtė megaloman,e shfrytėzon Bashkinė pėr tė mbajtur PS-nė”

    Ish-kryetari i Bashkisė vlerėson Bashėn dhe rrėfen konfliktet qė ka pasur me Ramėn

    Ish-kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Albert Brojka nė njė intervistė nė emisionin Fakt nė “UTV”, analizon diferencėn mes kandidatėve pėr kryeqytetin. Ish-kryetari i Bashkisė vlerėson kandidaturėn e z. Basha dhe projektin e tij dhe nga ana tjerr akuzon Edi Ramėn se e ka politizuar bashkinė. Gjithashtu ai vė nė dukje se nuk ishte faji i tij qė Tirana u mbush me kioska, duke treguar vitet e vėshtira tė drejtimit tė Tiranės nga ana e tij. Duke mos u ndalur me kaq, Brojka e akuzon Ramėn se po e pėrdor Bashkinė e Tiranės vetėm pėr tė mbajtur Partinė Socialiste.

    Ka filluar fushata elektorale por le tė kthehemi prapa, nė 1 tetor tė 2000, kur Edi Rama ėshtė shpallur kryetar bashkie. Ai para 11 vjetėsh, ka deklaruar se nė bashkinė e Tiranės dhe nė Tiranė ka gjetur njė masakėr tė vėrtetė. Ėshtė hera e parė qė kam rastin t’ju pyes pėr kėtė deklaratė. Keni qenė kryetar bashkie nga 1996-2000
    Ėshtė e drejtė sepse Edi Rama pikėrisht kėtė term ka pėrdorur. Ėshtė e kuptueshme qė njė kandidat pėr bashkinė gjatė fushatės sė tij elektorale tė pėrdorė edhe terma tė tillė, siē ėshtė masakėr. Por pėr tė ardhur keq ėshtė qė kėtė fjalė, masakėr, e pėrdor edhe te mandati i dytė ose i tretė. Ka kuptim tė pėrdoret nė fushatėn e parė elektorale pėr tė fituar, por jo ta pėrdorėsh vazhdimisht atė. Njė kryetar bashkie nuk duhet tė shohė kurrė prapa, duhet tė shikojė pėrpara. Por, meqė zoti Rama u hodh mbrapa dhe pa masakrėn qė kisha lėnė unė apo paraardhėsi im, u detyrova nė njė farė mase tė kthehem e tė them: Si e gjeta Tiranėn? Ēfarė bėra pėr Tiranėn? Pastaj mund tė komentojmė se si zoti Rama e ndryshoi Tiranėn apo nuk e ndryshoi Tiranėn. Pėr mirė apo pėr keq.Kėtu nuk ėshtė bėrė ndonjė masakėr e madhe. Nė qoftė se bėhej fjalė pėr masakėr, zoti Rama asnjėherė nuk e ka pėrcaktuar se ku konsiston kjo masakėr. Por me sa kam kuptuar, kanė qenė ndėrtimet e paligjshme apo kioskat qė ishin kudo, sidomos nė qendėr, apo infrastruktura, qoftė e jashtme qoftė e brendshme, qė kishin nevojė pėr riparim. Tė gjitha kėto nė njė llaf goje mund tė quheshin njė masakėr. Nė qoftė se i ėshtė bėrė njė masakėr e vėrtetė qytetarit tė Tiranės ose edhe vetė shqiptarėve, kėtė masakėr e ka bėrė sistemi komunist. E ka bėrė regjimi partisė sė punės. Ajo ėshtė masakra e vėrtetė se nė fund tė fundit i mori lirinė, lirinė e fjalės, e besimit, tė pronės. Dikur thuhej se njė nga arritjet e sistemit komunist ishte krijimi i njė njeriu tė ri, por ishte pikėrisht shkatėrrimi i njeriut. Humbja e vlerave qė kishte njeriu. Unė mbaj mend se nė vitet ’90-tė para se unė dhe paraardhėsi im tė merrnim nė dorė Tiranėn, qytetari i Tiranės merrte njė shishe nė 2 tė natės dhe rrinte atje pėr tė zėnė radhėn pėr tė marrė njė shishe qumėsht pluhur. Kjo ėshtė masakra e vėrtetė qė i ėshtė bėrė Tiranės.Kjo gjė i ka ndodhur ēdo qytetari tė Shqipėrisė, jo vetėm atyre tė Tiranės. Edi Rama ka folur pėr masakėr ndaj Tiranės. Njė masakėr qė nė konceptin e tij nuk e kanė patur qytetet e tjera.Nė qoftė se e ka patur fjalėn pėr masakėr urbane, ndoshta, ia vlen tė ndalemi pak te fenomeni i kioskės. Unė jam akuzuar vazhdimisht se nė qytet ka patur shumė kioska qė mund tė kem dhėnė unė leje apo tė tjera tė ndėrtuara pa leje.

    Kjo ėshtė akuza kryesore dhe mbi kėtė e ka ndėrtuar gjithė suksesin Edi Rama.
    Siē u thashė, u ktheva pak mbrapa pėr tė treguar se kemi patur njė ekonomi tė centralizuar dhe njė parti-shtet qė drejtonte dhe njė njeri shumė tė varfėr. Fillimi i demokracisė i gjeti tiranasit shumė tė varfėr. Nuk kishte pronė private dhe reformat e para qė bėri Partia Demokratike nė ‘92, ishin pikėrisht reformat e privatizimit, ku u privatizuan dyqanet kryesore dhe ato pak kioska, se kishte edhe nė kohėn e regjimit kioska, dhe u privatizua kryesisht trualli dhe toka. Ishte njė sistem i bazuar nė ekonominė e lirė tė tregut dhe jo nė ekonominė e centralizuar. Kėtu, kryesisht tiranasit kanė dalė nga viti 91-92 me 200 mijė banorė, se aq ishte Tirana, sot numėrohen diku 700 mijė. Ishin tė punėsuar kryesisht nėpėr uzina e fabrika tė asaj kohe, minierėn e Valiasit, kombinati Tekstileve, uzina Traktor, uzina “Enver”, etj. Tė cilat nė ekonominė e tregut u mbyllėn pothuajse menjėherė. Atėherė njė masė e madhe njerėzish dolėn tė papunė. E vetmja mėnyrė pėr tė hedhur hapat e para tė kapitalizmit ishte tė fillonin njė biznes tė vogėl. Qytetari i Tiranės me ato pak mundėsi qė kishte, ndėrtoi diēka pa leje diku nė njė truall ose mori njė karrocė me rrota, ose u pėrpoq tė merrte njė leje tė pėrkohshme ndėrtimi nė bashki pėr tė krijuar njė biznes tė vogėl tė vetin. Po tė ishte Edi Rama nė atė gjendje qė isha unė me Sali Kelmendin, nuk do kishte kioska? Ai ishte njė fenomen qė nuk varej nga Kryetari Bashkisė dhe nuk mund ta bllokonte kryetari i Bashkisė. Gjej rastin te them gjatė gjithė mandatit tim nuk kam kam dhėnė asnjė leje pėr kioskė, me pėrjashtim tė njėrės, ku shet librat shkrimtari Dritėro Agolli, qė e kam dhėnė me insistimin e madh tė anėtarėve tė PS-sė nė Kėshillin Bashkiak dhe nė KRRT. Kjo kioskė nuk ėshtė prishur edhe sot e kėsaj ditė kjo ėshtė e vetmja kioskė pėr tė cilėn unė kam dhėnė leje. Ēfarė do lloj akuzash qė janė bėrė, unė ju garantoi se nuk kam dhėnė asnjė leje pėr kioskė. Tė gjithė kioskat qė mund tė jenė ndėrtuar gjatė mandatit tim kanė qenė kioska tė paligjshme. Gjatė gjithė mandatit tim ‘96 deri nė 2000, jam munduar tė pastroj qytetin nga kioskat. Tė gjithė lulishtet e qendrės sė Tiranės, rreth e rrotull Muzeut Kombėtar, rreth e rrotull pallatit tė Kulturės, rreth e rrotull Partisė Socialiste, dhe tek Parlamenti, pranė hotel “Dajtit” i kam pastruar nga kioskat. Mė pėrjashtim tė Parkut Rinia dhe tek Lana, ishin tė vetmet zona qė unė nuk arrita ti pastroj dot nga kioskat. Dhe kėto vende nuk i ka pastruar Edi Rama, por Ilir Meta sepse Policia Ndėrtimore ishte nė varėsi tė qeverisė. Edi Rama vetėm rrinte para kamerave pėr tė treguar se ishte suksesi i tij prishja e objekteve tek Parku Rinia apo objektet tek Lana, pra e theksoi se edhe kėto objekte nuk i ka prishur Rama.

    Duhet tė themi pra se pėrveē objekteve tek Parku Rinia dhe pranė Lanės, te tjerat janė pastruar nga ju?
    Po, ekzaktėsisht kėshtu ėshtė. Janė tė dokumentuara lejet e ndėrtimit qė kam dhėnė unė. Pra e ritheksoj qė nuk ka asnjė kioskė me leje, me pėrjashtim tė njė kioske. Paraardhėsi im ėshtė marrė me ndihmėn humanitare. Kioskat janė ndėrtuar nė ‘92-‘96. Paraardhėsit tim nė vitin ‘94 iu ngrit ndėrmarrja e tatim-taksave. Ēfarė pret kur nuk ka buxhet. Si mund tė akuzosh paraardhėsit pėr masakėr urbane ku ai aq mundėsi kishte. Ai ka operuar dhe pa ligje sepse pas viteve ‘90, ishte sigurimi i jetės parėsore. Nuk kishte asnjė institucion qė tė parandalonte kėtė fenomen.

    Pse nuk jeni shprehur mė parė, por keni heshtur pėr gati 11 vjet, duke pasur parasysh se Rama ka pretenduar se nė kohėn tuaj ka pasur njė masakėr urbane?
    Ndoshta u largova njė ēikė shpejt nga politika dhe media e hoqi njė cikė shpejt vėmendjen. I takonte PD-sė tė bėnte njė opozitė tė tillė ndaj Edi Ramės, se unė isha pėrfaqėsues i PD-sė. Ēfarė mund tė kėrkosh nga njė kryetar Bashkie, kur nė ’97-ėn vendi po kalonte nė luftė civile. Kur bashkitė e tjera po digjeshin. Ishte meritė qė tė ruaje ekuilibrin nė atė kohė. Disa politikanė e kanė thėnė se nėse ka njė meritė, ishte shpėtimi i qytetit nga masakrat urbane. Ēfarė merite mund tė ketė kryetari i Bashkisė kur nė vitin ’98tė, qeveria iku. Ēfarė suksesi mund tė ketė nė vitin ‘99 kur ishte kriza e Kosovės, ku 130 mijė qytetarė tė Kosovės u strehuan nė territorin e Bashkisė Tiranė. Ku gjysma e buxhetit tė Bashkisė shkonte vetėm pėr qytetarėt kosovarė. Mund ti kėrkosh kryetarit tė Bashkisė tė ndihmonte qytetin kur unė kisha kaluar vite tė vėshtira pėr shtetin shqiptar. Nė vitin 2000 u detyrova tė lė mandatin tim. Mund ta quash punėn e njė kryetari tė tillė Bashkie masakėr dhe ti hedhėsh baltė. Kėtė mund ta bėjė njė njeri megaloman, njė njeri qė e ka pėrdorur postin e kryetarit tė Bashkisė pėr karrierėn e tij personale. Unė kur kam ardhur nė krye tė Bashkisė Tiranė, kam hequr dorė nga Kryetari i PD-sė sė Tiranės, hoqa dorė nga posti i sekretarit tė marrėdhėnieve me jashtė nė PD. E kam shpallur veten tė depolitizuar, duke u ndeshur me grupimin qė mė kishte propozuar, nė mėnyrė qė tu shėrbeja qytetarėve njėlloj, si tek tė majtėt si ke tė djathtėt, nė mėnyrė qė tė isha qytetar i parė. Gjatė kohės sime, ka pasur katėr kryeministra socialistė, dhe me tė gjithė kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira. Kam sakrifikuar karrierėn time politike vetėm pėr ti shėrbyer qytetit. Kurse me zotin Rama, ka ndodhur e kundėrta. Vjen me trumbetim tė madh nga shoqėria civile si gjetje e PS-sė, dhe pėrdori Bashkinė pėr tė marrė PS-nė, pra u politizua. Sot e kėsaj dite, ēdo qytetar i Tiranės do njė shėrbim mė tė mirė. Rama i dėmtoi qytetarėt sepse e politizoi Bashkinė, dhe nuk e lė qytetarin tė shohė nga shėrbimet qė duhet tė pėrfitojė.

    A ka tentuar ta pėrdorė Bashkinė, partia nė kohėn tuaj?
    Ka tentuar, dhe jam pėrpjekur tė ruaj pushtetin. Po marr njė shembull banal, PD-ja mė kėrkonte qė kurorėn pėr festėn kombėtare ta vija me datė 28 nėntor, kurse protokolli i shtetit me datė 29. Unė doja tė ruaja ekuilibrin. Kam rrezikuar dhe tė shkarkohem pėr ēėshtje qėndrimesh politike. Pra kryetari i Bashkisė duhet tė ruante ekuilibrat, tė ishte nė rregull me ligjin dhe tė ndiqte linjėn e partisė.

    A kishe presion tė mbushje stafin me militant tė PD-sė?
    Presion ka pas, po jo dhe aq sepse paraardhėsi im ishte i PD-sė. Ėshtė normale qė ēdo forcė politike tė marrė me vete stafin. Unė mund tė pėrmend emra dhe shumė figura tė Bashkisė qė kam drejtuar unė, njerėz qė kanė punuar dhe janė tė aftė. Administrata e Bashkisė ka nevojė pėr njerėz profesionistė. E ka pėrdorur pėr politikė Edi Rama bashkinė mė shumė se askush tjetėr. I bėri tė gjithė drejtuesit e Bashkisė, deputetė.

    Edi Rama ėshtė ai qė ju ka zėvendėsuar si kryetar bashkie. Keni zbatuar normat e etikės pėr ta pritur nė zyrė e pėr t’i dorėzuar detyrėn?
    Po, e kam pritur nė zyrė, i kam dorėzuar shiritin e kryetarit tė bashkisė dhe i kam uruar sukses.

    I keni kujtuar shprehjen pėr masakrėn nė Tiranė?
    Nuk ia kam kujtuar fare, por me tė thėnė tė drejtėn ai e shtoi shumė kėtė gjuhėn e masakrės mbasi u bė kryetar bashkie, biles mė mbas mė ka ēuar mua personalisht nė prokurori 2 herė. Sepse pėr tu bėrė kryetar bashkie, sulmoi bashkinė mė sulmoi mua, sikur aty kishte plasur korrupsioni, ishte bėrė nami dhe ēoi dosjet nė prokurori.

    Pra zoti Rama ka ēuar dosje pėr korrupsion nė prokurori kundėr jush
    Pėr korrupsion dhe masakėr urbane. Pėr shembull pėr digėn e liqenit artificial qė shpėrtheu 2 vjet pasi kisha ikur unė, unė kam vajtur pėrsėri nė prokurori sepse sipas tij, faji pėr kėtė ishte i imi, qė kisha 2 vjet i larguar nga detyra, dhe jo tek ai qė ishte nė detyrė.

    Tani kemi dy projekte pėr Tiranėn, projekti i Edi Ramės dhe projekti pėr Tiranėn i Lulzim Bashės. Kemi premtime nga tė dy kandidatėt, kemi debat, qė projekti im ėshtė i pari dhe i yti ėshtė kopjues, kemi njė debat pėr nevojėn e tramvajit, kemi debat pėr piramidėn, kemi debat pėr sheshin, pėr kampuset universitare, pra kemi dy projekte, Basha dhe Rama, gjykimi juaj?
    Njė kandidat pėr kryetar bashkie kur bėhet i tillė krijon njė vizion, dhe kėtė vizion pėrpiqet ta krijojė dhe ta konsolidojė kur ai bėhet kryetar bashkie. Vizioni pėr qytetin ėshtė shumatorja pėr dėshirat dhe zgjidhjet e probleme tė qytetit dhe qytetarit. Pra duke shkuar dhe kontaktuar direkt me qytetarin, krijon njė vizion. Kėtė duhet tė bėjnė sot kandidatėt. Kėrkesat sot janė tė thjeshta, njė strehė, njė ekonomi stabėl, ose njė vend pune. Ēfarė ka ndodhur nė Tiranė kur ka drejtuar z. Rama. Ka dy vjet, pra, dy vitet e fundit qė nuk mblidhet KRRT, dhe prej saj gjysma e kompanive tė ndėrtimit falimentuan dhe tė paktėn 200 punėtorė pėr ēdo firmė ndėrtimit, mbeten pa punė. Pra ēdo kompani kishte tė paktėn 200 punėtorė qė nuk ēojnė tė ardhura nė shtėpi. Sė dyti, bizneset janė rėnduar tej mase, janė shumėfishuar taksat dhe detyrimet nga ana e bashkisė. Nėse njė kryetar bashkie kėrkon tė hapė vende tė reja pune, ai duhet tė krijojė njė strategji, dhe kjo do tė ishte vėrtetė shumė e goditur. Mė duket shumė e goditur, tė ulėsh taksat dhe detyrimet e vogla. Kjo do tė ishte njė ngritje e biznesit. Dhe dhėnia e lejeve tė ndėrtimit, ėshtė interes edhe pėr bizneset e tjera. Nė bazė tė planit urbanistik, Unaza e Madhe do tė rregullonte trafikun. Sot tė gjithė llojet e trafikut shkojnė nė njė qendėr tė vetme, dhe kjo bėn qė sot e kėsaj dite trafiku bllokohet. Tirana ka nevojė tė ketė disa qendra, dhe tė shkėputemi nga qendra e Skėnderbeut. Imagjinoni Unazėn e Madhe qė do tė kalojė nga fabrika e bukės, tek Kinostudio, Paskuqan, Ura e Kamzės, Kopshti Zoologjik, Sauk. Tė ēosh rrugėn kėndej, ke ēuar shumė mundėsi. Qė qytetari atje tė mbajė njė vend pune dhe tė jetojė po atje. Nuk ėshtė nevoja qė tė vijė nė qendėr, ku nė tė vėrtetė po i merret fryma. Qendra tė jetė pjesa e institucioneve, ndėrsa zona rezidenciale tė jetė nė zonėn kodrinore dhe malore. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė kryetari i ardhshėm ta pėrqendrojė nė dy drejtime strategjinė e vet, nė hapjen e vendeve tė reja tė punės dhe nė hapjen e Unazės sė Madhe.

    z. Basha tha se pėr 1 vit nuk do tė ketė leje ndėrtimi, pa plan rregullues…
    Mendoj se plani urbanistik nuk mund tė pengojė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Sepse ka zona tė studiuara. Kėshtu qė edhe plani i ri bėhet, edhe nuk e pengon biznesin e ndėrtimit.

    Z. Basha ka paraqitur njė projekt, realisht ambicioz, por sa e besoni ju kėtė projekt dhe sa besoni se z. Basha do tė jetė i shkėputur nga interesat politike?
    Nuk mund ta them me 100%, sepse akoma z. Basha ėshtė kandidat dhe ėshtė nė fazėn e premtimeve, nuk e di sa do tė mund tė mbajė premtimet qė ai po bėn. Por mėnyra se si ka dalė nė elektorat, d.m.th i pėrket qytetarėve, do ti shėrbejė qytetarėve, nuk do qė politikėn ta fusė nė bashkinė e Tiranės, nuk do qė politikėn ta fusė nė drejtimin e Tiranės, tregon se ai, nė njė farė mėnyre po zhvishet nga politika. Po pėrpiqet ti ndahet politikės dhe ti qėndrojė afėr qytetarėve. Po pėrpiqet qė atė rrugė qė shtron, ose qė do ta shtrojė nesėr, tė kalojė edhe ai i Partisė Socialiste edhe ai i Partisė Demokratike, pėr tė janė qytetarė tė Tiranės dhe janė njėsoj. Pra po pėrpiqet t’i rrijė larg politikės, pėr mendimin tim, nga mėnyra se si po paraqitet. E kundėrta po ndodh me zotin Rama, ka kapur fort partinė dhe nuk e lėshon. Ėshtė mandati i katėrt qė po kėrkon, dhe unė them qė ai nuk ka mė aq shumė interes pėr bashkinė se sa ka pėr partinė. Po e pėrdor bashkinė qė tė mos i marrin partinė. Pse tė mbajė peng bashkinė pėr partinė? Pra nė kėtė plan z. Basha ėshtė shumė mė lart dhe ndoshta po sakrifikon karrierėn e tij politike. Mund tė ketė njė karrierė tė suksesshme tek PD-ja, por ai po i rri larg politikės dhe po i afrohet qytetarit. Po ti krahasosh kėto dy kandidatura, ėshtė shumė mė lart Basha. Po tregon njė figurė shumė tė pastėr pėr qytetarin. Janė si nata me ditėn.

    Ka spote tė PS-sė qė mbrapa portretit tė z. Basha fshihet z. Berisha.
    Unė nuk e kuptoj ēfarė do tė thotė. Megjithatė unė njė herė e kam takuar z. Basha. Ėshtė njeri i thjeshtė, njeri qė kėrkoi atė pak eksperiencė qė unė pata nė krye tė bashkisė ta mblidhte, mė dėgjoi me qetėsi, ēfarė mundėsish ka Tirana, ēfarė mundėsish kanė qytetarėt e Tiranės. E tregoi veten shumė modest dhe tė pėrkushtuar. Ndėrsa nga ana tjetėr, kam 11 vjet qė nuk e kam takuar ndonjėherė Ramėn, as nuk mė ka ftuar si ish-kryetar bashkie. Natyra e tij ėshtė e tillė, ėshtė megaloman, njeri qė nuk para dėgjon, ėshtė nga ata qė thotė; do bėhet si them unė. Dhe kur njė arkitekt me thinja nė kokė i thotė qė kjo lloj ngjyre nuk ėshtė pėr tu vėnė nė fasadė, sepse i merr tjetrit tė drejtėn e autorit, ai i pėrgjigjet pse ndėrhyn nė zanatin tim. Ėshtė njė dallim i madh. Kemi njė njeri tė thjeshtė qė do ta vėrė veten nė shėrbim tė qytetarit dhe njė megaloman i cili do ta pėrdorė bashkinė pėr qėllimet e veta politike.

    Programi i z. Basha mbi mundėsitė qė ka bashkia, a ėshtė apo jo i realizueshėm?
    Pėr z. Basha ėshtė njė mundėsi e madhe, sepse ka mbėshtetjen e shtetit. Gati 50 % e fondeve vijnė nga qeveria. Po tė jetė z. Rama konflikti do tė vazhdojė dhe nė Tiranė nuk do tė vijė asnjė projekt, asnjė shėrbim nuk do tė shkojė pėr tė mirėn e qytetarėve. Pra me spotin, ata pa dashur, kanė treguar se kryetari i bashkisė ėshtė mirė qė tė jetė nė tė njėjtin grupim qė ėshtė dhe qeveria, nė mėnyrė qė tė vjelė sa mė shumė nga ekzekutivi. Unazėn e Madhe, Lul Basha mund ta bėjė se ka mbėshtetjen e qeverisė, ndėrsa Rama nuk e bėn dot se ėshtė nė konflikt me qeverinė. Atėherė, si qytetar i Tiranės, kush mė duhet? Mė duhet njė qė mė sjell tė mira, jo njė qė do tė rrijė nė vend numėro. Dua njė kryetar qė mė hap vende pune, qė tė mė sjellė unazėn afėr, n.q.s Edi Rama nuk ma bėn kėtė, pse u dashka votuar Edi Rama? N.q.s ma bėn Lul Basha pse mos ta votoj Lul Bashėn?

    A ka mundėsi financa shqiptare ti ndėrmarrė kėto plane qė kushtojnė miliona euro, pėr kampuset, tramvaj, etj?
    I ka. Tė paktėn qeveria “Berisha” tregoi se e ka bėrė rrugėn e kombit. Ka futur nė projekt rr. Tiranė-Elbasan. E ka mundėsinė edhe pėr Unazėn e Tiranės. Mund tė mos bėhet menjėherė, por tė bėhet segmente segmente.

    Ju pothuajse e shprehėt qartė votėn tuaj, dhe ju pėrkufizoheni mė shumė brenda profilit tė z. Topi qė pothuajse pėrmban tė gjithė votėn e tiranasve tė vjetėr. E nė kohėn kur z. Topi ėshtė shprehur gati-gati qartė se ėshtė nė favor tė Edi Ramės. A mendoni se duke parė kėtė konflikt ndėrmjet z. Topi dhe z. Berisha, kjo do tė ketė ndikim nė votimin nė Tiranė?
    Pyetje e vėshtirė. Megjithatė, nuk mendoj se z. Topi ėshtė shprehur pro zotit Rama, ndoshta kam ndonjė mungesė informacioni. Mė ėshtė krijuar bindja se z. Topi do tė mbajė rolin e Presidentit. Dua tė them se z. Topi ėshtė President, sepse ishte njė investim i PD-sė, ka ardhur nga radhėt e saj, ėshtė drejtuar nga PD-ja dhe ėshtė President sepse e donte PD-ja. Unė mendoj se z. Topi ėshtė intelektual i mirėfilltė dhe nė atė post qė ėshtė, nuk duhet tė qėndrojė me asnjė parti. Ndoshta duke qenė i ftohtė ndaj PD-sė, sikurse i ftohtė ndaj PS-sė, ėshtė konsideruar sikur po mban krahun e PS-sė. Nuk mendoj se elektorati qė voton pėr zotin Topi do largohet nga Partia Demokratike dhe do shkojė tek Partia Socialiste. Pavarėsisht se mund tė jetė elektorat qė mund t’i besojė shumė z. Topi, por pėrsėri ata duan qė z. Topi tė kthejė fytyrėn nga PD-ja, ta lidhin PD me zotin Topi dhe interesat e pėrbashkėta. Zoti Basha i merr kėto vota, edhe pa dėshirėn e z. Topi. Basha i merr kėto vota. Tė paktėn elektorati i Tiranės kaq gjė do ta kuptojė, se n.q.s bėhet fjalė pėr votat e Topit, ata nė njė farė mase do tė konsiderohen si votat e Partisė Demokratike, ėshtė Lul Basha qė do ta pėrfaqėsojė Partinė Demokratike.

    Tirana Observer

  9. #799
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    btw kam nje pyetje cfare dreqin eshte kasa. pashe nje video ku edi shkonte bisedonte me business owners thjesht mu duk si nje injorant i trashe edhe vazhdimisht i detyronte te shkonin te votinin edhe fliste vetem per "kasen" video eshte ne youtube vetem per kryetar bashkie nuk vlen ky trashanik. sa per lulin nuk kam ndonje info. si ka mundesi qe keta nuk kane planet e veta ne faqet e tyre zyrtare apo thjesht me jep voten se cdo bejne nje zot e di. si nga veshja, pamja edhe sjellja edi te le pershtypjen e nje pleraxhiu. ndoshta e ben te tregoj thjeshtesi por ka zgjedhur menyren e gabuar politikan me te thjesht se tony blair nuk kishte edhe vishej/sillej normal jo si plere.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #800
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Citim Postuar mė parė nga zend Lexo Postimin
    Po , pra kontribut te madh ka dhene ???!!!! Ashtu eshte , arrestoi Adem Jasharin dhe e futi ne burg , ate dhe shume shoke te tij ! I shiti naften serbit , se tanket ne Kosove i kishin mbetur pa karburant ! Shiti armet e depove te krijuara pikerisht per te furnizuar Kosoven qe nga Koha e diktatures se PP-se , me arme gjermane dhe suedeze !

    Percau frontin shqiptar te Luftes me FARK-un , duke e perdor edhe brenda Shqiperise per shtyp shqiptaret dhe kriju percarje me Kosoven !

    Beri deklarate ne media per te mos firmosur Rambujene !

    Per mos te folur per sakatimin e Shqiperise , ku sot , 80% te ekonomise shqiptare e sundon mafia ruse dhe serbe , sipas sherbimeve inteligjente te NATO-s .

    Ka ndihmu shume Kosoven , nuk e shef ?


    Me le pa fjale jam i sigurt se keto akuza i ke degju nga kryetari Rama e grupi i tij mafioz e vetmja gje qe po ben akuza e viktimizimin,po ka gje per ti ofruar popullit ta beje shpejt se po afron 8 maji ,pervec betonizimit qe do vazhdoj ta beje,si psh do hapi vende pune a po ca pune flasim kur ai ka lene deputetet e tij pa pune e rrine gjithe diten ne media tu bo ham-ham,te filloj ti kthe njehere rrogat e ketyre popullit qe i marrin kot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga geom : 21-04-2011 mė 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •