Per ty eshte keshtu, por a eshte keshtu dhe per muslimane te tjere, per keto muslimane qe i kryejne keto sulme? Mesa shoh te dy palet perdorin Kuranin per te justifikuar veprimet apo mos-veprimet e tyre.Kjo qe thua eshte nje tjeter krim, sepse sikur qe mundohesh te na futesh ne nje thes me nje individ (sic the). Un te thash e feja nuk e urdheron krime te tilla, per kete, te sjelli edhe fatwat nga mjekrroshat me radikal ! Xhihadi s'behet pas shpine, xhihadi behet ne fushe betej ! E frankforti nuk eshte fush betej, dhe nuk kishte luft !
Por fakti eshte qe ka njerez muslimane qe thone qe keto sulme i bejne per xhihad, ne emer te Zotit - vrasjet jane fakte qe rendojne mbi persona te vrare mbi familjet te tyre apo komunitetin e tyre. Nuk jane diskutime te pafajshme mbi doktrinen e Islamit.
Patjeter, ne varesi te faktit do te shihen motivet qe cuan ne kete. Por nuk eshte ky rastiEdhe un mund ta bej nje krim ne emer te Jezus Krishtit, Lek Dukagjinit apo Sali Berishes. Po a verteton kjo dicka ?
Pse po flet tani ne emer tonin? Ti si person mendon se jane masone, pse nuk e denon kete ndihme nga masonet? Nuk ka rendesi cfare interesi kane amerikanet, sepse ne fund te fundit per ty jane masone, por ka rendesi nese ti i denon ato ne cdo rast apo vetem kur te intereson?Ndihmen se kem refuzuar, sepse ishte ne interesin ton. Interesi i tyre, ishte krijimi i Bondstilit, baza me e madhe ushtarake ne ballkan (e bile edhe ne evrope) qe her do kur nese sulmohet amerika nga fuqit e reja si rusia, kina, india apo irani,.. jan shqiptaret qe do ta hajn tonqin e par. Ky eshte çmimi i te qenurit te lire perkohesisht.
nuk me duket keshtu por nqs ti beson qe ai ka vepruar keq dhe jo ne baze te sheriatit, ti duhet te jesh i qete sepse keto mendime nuk te perfshijen ty apo jo? Ose nese je ne gjendje, mund te sqarosh te tjeret por jo te ofendosh apo ti sulmosh per mendimin qe kane. Asgje s'behet me forceAskush nuk tha qe eshte kriminel !… te gjitha that qe eshte besimtar, kinse e paska kuptuar drejt kuranin dhe paska vepruar sipas sheriatit ! Un nuk besoi qe po i vie mir ketyre, perkundrazi jan me te gezuar se kurr, shiqo pak se si vajtojn me lotet e krokodillit
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Cili është profili i vrasësit i dy pilotëve amerikanë
Publikuar: Sot, më 03 mars 2011
Prishtinë, 3 mars - Dy pilotë amerikanë janë vrarë dje dhe një tjetër po lufton për jetë, pasi një kosovar sulmoi autobusin e tyre në aeroportin më të ngarkuar në Gjermani, ku dyshohet se ka punuar.
Zyrtarët thanë se sulmuesi, i identifikuar si Arid Uka (21), thirri slogane islamike para se të hapë zjarr.
Një person i katërt është plagosur lehtë dhe ai po trajtohet në Klinikën Spitalore Universitare.
Një zyrtar gjerman deklaroi për Fox News Channel se një pilot po pinte cigare, kur sulmuesi nxori armën dhe e qëlloi.
Zyra Federale gjermane kundër krimit ka marrë informacione se sulmuesi 21 vjeçar nga Kosova ka pasur kontakte me persona të lidhur me grupe radikale islamike, transmeton DNA
Sipas raporteve, profili i tij në Facebook ka qenë i lidhur me ueb faqe që propagandojnë ide radikale islamike
Sulmuesi, i cili raportohet se kishte një thikë dhe një pistoletë, pas vrasjes së ushtarit që po qëndronte para autobusit, hyri në të dhe qëlloi shoferin, para se të kapej nga policia, njoftoi zyrtari.
Axha i të dyshuarit, Rexhep Uka (70), tha se Aridi ka lindur dhe është rritur në Gjermani, dhe ishte një mysliman i devotshëm, i cili punonte në aeroport.
Ai tha se gjyshi i Ukës ishte imam në një xhami në fshatin Zhabar, afër Mitrovicës në Kosovë, transmeton “Daily Mail”.
Murat Uka, i cili e identifikoi veten si ati i sulmuesit, tha se e vetmja gjë që dinte për djalin e tij ishte se nuk kishte shkuar në punë dje.
Aeroporti i Frankfurtit refuzoi të komentojë nëse i dyshuari punonte aty. Ky është aeroporti i dytë më i madh në Evropë pas atij të Parisit, i cili përdoret në mënyrë rutinore nga ushtarë amerikanë të vendosur në Gjermani, për ardhje dhe shkuarje.
Televizioni amerikan ABC News raportoi se sulmuesi me rastin e hapjes së zjarrit kishte thirrur “Allahu Ekber”.
Ai thuhet se ka shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia.
Zëdhënësi i policisë së qytetit, Manfred Füllhardt, tha se në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli.
Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, disa kilometra në jugperëndim të Aeroportit të Frankfurtit.
Mendohet se rreth 15 ushtarë ishin në autobus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dënuar sulmin.
“Dua që çdokush ta kuptojë se nuk do të lëmë asgjë pa bërë derisa të mësojmë si ndodhi ky akt i tmerrshëm. Do të punojmë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët do të dalin para drejtësisë”, tha Obama.
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, dënoi sulmin dhe e quajti “incident të tmerrshëm”.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çka ka ndodhur”, u zotua ajo. Ajo i shprehu ngushëllime viktimave dhe familjeve të tyre.
Në aeroporti, taksisti Salimi Seraidon tha ishte rreth 180 metra larg kur ndodhi sulmi, dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejtë. “Ne dëgjuam vetëm të shtënat”, tha ai.
Të paktën një plumb kishte shpuar dritaren e autobusit, në të cilin ishin pilotët amerikanë, të cilët ishin të veshur me rroba civile.
Shumica e tyre kërkuan këshilla psikologjike pas sulmit.
Në SHBA, anëtari i Kongresit, republikani Patrick Meehan tha se Washingtoni e konsideron këtë sulm terrorist.
Vetëm vitin e kaluar, Ministria e Brendshme në Berlin kishte ngritur gatishmërinë për një sulm terrorist, pas marrjes së informacioneve se al-Qaeda po planifikonte “një gjakderdhje” për shkak të përfshirjes së Gjermanisë në Afganistan.
Sulmi më i rëndë kundër ushtarëve amerikanë në Gjermani ishte më 1986, kur një bombë u vendos në një disko në Berlin. Dy ushtarë u vranë së bashku me një turke, dhe 230 persona u plagosën. SHBA-ka kishte fajësuar Libinë për këtë sulm.
Besohet se rreth 40 mijë ushtarë amerikanë janë të vendosur në Gjermani në 50 baza.
Autoritetet në Gjermani po hetojnë rastin, ndërsa bashkëpunimin për të sjellë informata për kryesin e veprës e kanë shprehur edhe mekanizmat përgjegjës në Prishtinë.
Dyshimet për ekzistimin e një prapavije terroriste të rastit thuhet se janë pjesë e këtyre hetimeve. Mirëpo, ende mbetet e pasqaruar se kush, në fakt, është Arid Uka.
Policia e Kosovës njoftoi se, bazuar në informatat që ka, Arid Uka ka lindur më 8 shkurt të vitit 1990 dhe se është nga Mitrovica. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se hetimet preliminare kanë përjashtuar ndërlidhjen e Ukës në vepra terroriste në Kosovë.
“Ne kemi bërë verifikimin në sistemin tonë informativ të policisë dhe i njëjti nuk ka lënë të jetë i regjistruar në regjistrat tanë për veprime anti-terroriste në Kosovë”, deklaroi Sadriu, duke mos mundur të japë detaje se me kë ka jetuar Arid Uka në Gjermani dhe se kush nga familjarët e tij ka mbetur në Kosovë.
Megjithatë, Sadriu tha se në ditët në vijim, Policia e Kosovës do të jetë e gatshme të nxjerrë informata shtesë për sulmuesin për t’ua ofruar ato, në bazë të kërkesës, autoriteteve në Gjermani.
“Momentalisht, nuk kemi ndonjë informacion për këtë çështje, por ndoshta në të ardhmen në formën e bashkëpunimit me autoritetet e Gjermanisë mund të ketë veprime të tjera. Por, meqë vepra ka ndodhur në Gjermani, pa kërkesën e autoriteteve gjermane nuk mund të veprojmë”, theksoi Sadriu.
Pavarësisht paqartësive që kanë të bëjnë me identitetin dhe motivin e sulmuesit kosovar, si shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave, një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar të Prishtinës.
Atyre iu bashkëngjit në këtë aktivitet edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan dhe ushtarët amerikanë që janë ushtarë të lirisë së Kosovës”, tha Hoxhaj.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
O llap
Asgje s'lexova nga profili i vrasësit !?
C'jan keta gazetar aman ?
"Shqiptar, Elhamdulilah"
Marrja e Zotit
Kosovari Arif Uka nga Mitrovica dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit, të mërkurën pasdite. Përpara se të qëllonte, burime të Express pohuan se ai bëri thirrje islamiste. Institucionet e Kosovës e dënuan aktin dhe thanë se kosovarët kurrë nuk do ta harrojnë ndihmën e madhe të popullit dhe Qeverisë amerikane.
Nga Jeton Musliu më 03 mars 2011 në ora 08:05
Arif Uka, personi që dyshohet se vrau dy persona në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani dhe plagosi rëndë dy të tjerë, besohet se është nga rajoni i Mitrovicës.
Këtë e konfirmojnë për Express zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, të cilët megjithatë, deri të mërkurën vonë kanë qenë duke mbledhur të dhëna.
I dyshuari është arrestuar, ndërkohë që burime ndërkombëtare të gazetës në Prishtinë kanë treguar se autoritetet e vendit, menjëherë pas këtij akti, janë njoftuar nga ambasadat përkatëse me disa detaje.
Sipas këtyre burimeve, autoritetet në Prishtinë, vetëm një orë pas ngjarjes, kanë marrë edhe informacionet e para nga shërbimet inteligjente amerikane e gjermane në Gjermani.
Sipas këtyre të dhënave, i dyshuari Uka dyshohet se ka jetuar ilegalisht në Gjermani, por ndaj tij ende ka shumë pikëpyetje.
Prishtina zyrtare është njoftuar se 21-vjeçari Uka, brenda autobusit, para se të shkrepte armën dhe të vriste dy persona, ka bërë thirrje islamiste.
“Përveç kësaj, ai është edhe me mjekër”, citon një burim ndërkombëtar i Expressit në Prishtinë, detajin e informacionit të përcjellë autoriteteve të vendit.
Në fakt, një detaj të tillë e ka publikuar edhe gazeta gjermane “Bild”, por nuk ka dhënë pa mundur të japë më shumë detaje lidhur me rastin.
Pavarësisht kësaj, majorja Beverly Mock, zëdhënëse e Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ka konfirmuar se në këtë rast, dy ushtarakë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ajo nuk ka qenë në gjendje të jep më shumë informacione, pasi ka sqaruar se nuk i lejohet ta bëjë këtë derisa të mësohen detajet.
Boris Rhein, ministër i Punëve të Brendshme i Landit të Hessenit, ka deklaruar se personi që shtiu mbi ushtarët është nga Kosova.
"Aktualisht nuk mund të them nëse incidenti ka ndonjë lidhje me akte terroriste”, ka deklaruar ministri Rhein.
Sipas zyrtarëve të Aeroportit të Frankfurit, incidenti ka ndodhur përballë Terminalit 2, brenda autobusit.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, për mediat e huaja ka deklaruar se personi i dyshuar është Arif Uka, qytear i Kosovës.
“Jemi duke u përpjekur që të konfirmojnë nëse sulmi është organizuar apo është sulm i ndonjë natyre tjetër”, ka thënë ministri Rexhepi.
Por, i kontaktuar nga Express, pak orë më vonë, Rexhepi deklaroi se janë duke u mbledhur informacionet dhe se nuk mund të japë shumë të dhëna.
Sipas rrjetit televiziv amerikan CNN, ushtarët amerikanë ndodheshin rrugës për në misionin e tyre, për të kryer ndërrimin. Por, ende është e paqartë se drejt cilit vend ata ishin nisur.
Dënohet akti
Institucionet kosovare kanë dënuar ashpër ngjarjen. Presidenti Behgjet Pacolli tha se akti i rëndë ka krijuar dëshpërim tek të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sipas Pacollit, ky moment i dhimbshëm shërben për të rikonfirmuar më fuqishëm se më parë ndjenjën e simpatisë dhe mirënjohjes së popullit të Kosovës për SHBA-të.
Incidentin e rëndë e ka dënuar edhe Qeveria e Kosovës, e cila nëpërmjet një komunikate është shprehur jashtëzakonisht e prekur rëndë. Sipas Qeverisë, ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës.
“...Traditës që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe Qeverisë së SHBA-së për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Hiç më pak të prekur nuk janë shfaqur as zyrtarët e lartë gjerman. Kancelarja Angela Merkel ngjarjen e ka quajtur “incident të tmerrshëm” dhe ka premtuar se shteti i saj do të bëjë gjithçka që është e mundur për zbardhjen e rastit.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
nuk e di perse ma more fjalen nga goja, tani ngele hapsire qe te manipulojne cdo kush dhe kete rast te marin si ndonje shkas per te bere ndonje pune pis ne kosove , nuk ju zihet bese amerikaneve per keso raste
KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Prishtinë, 2 mars 2011
Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani.
Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave.
Ky rast makabër është nje akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës.
Qeveria dhe gjithë populli i Kosovës në këto momente të rënda solidarizohen me dhimbjen dhe qëndrojnë pranë qeverisë amerikane, popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe familjeve të viktimave.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh besimin dhe bindjen e plotë që aktorët e këtij akti monstruoz do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Un te thash qe s'ka kurfar baze, hoxhallar te mdhenje si Nasirudin Albani jan prononcuar edhe kunder sulmeve kamikaze, qe i konsideronin si Vetvrasje ! E vetvrasja eshte krim ne Islam, qe te shpie direkt ne xhehnnem pa u gjykuar fare.
Jan mbi 1 miliard musliman ne bote.Por fakti eshte qe ka njerez muslimane qe thone qe keto sulme i bejne per xhihad, ne emer te Zotit - vrasjet jane fakte qe rendojne mbi persona te vrare mbi familjet te tyre apo komunitetin e tyre. Nuk jane diskutime te pafajshme mbi doktrinen e Islamit.
Personat qe kryejn akte te tilla,... a jan 1000 a jo qe nga viti 2011 ?
Tash me thuaj si eshte normale qe prej 1'000'000'000 muslimaneve, vetem 1000 njerez ta ken kuptuar drejt Islamin ?
Kte po e presim.Patjeter, ne varesi te faktit do te shihen motivet qe cuan ne kete. Por nuk eshte ky rasti
Lufta e masoneve kunder Islamit, filloi me konkretisht me 11 shtator 2001.Pse po flet tani ne emer tonin? Ti si person mendon se jane masone, pse nuk e denon kete ndihme nga masonet? Nuk ka rendesi cfare interesi kane amerikanet, sepse ne fund te fundit per ty jane masone, por ka rendesi nese ti i denon ato ne cdo rast apo vetem kur te intereson?
E tera u nis nga ta,..
Jo, por nese heshti dhe rri i qet duke i degjuar budalleqet e disave, kjo dmth qe jam nje mend me sharlatanet katoliko-ortodoks qe mundohen ta shtypin edhe me shum gozhden duke akuzuar lidhje - palidhje !nuk me duket keshtu por nqs ti beson qe ai ka vepruar keq dhe jo ne baze te sheriatit, ti duhet te jesh i qete sepse keto mendime nuk te perfshijen ty apo jo? Ose nese je ne gjendje, mund te sqarosh te tjeret por jo te ofendosh apo ti sulmosh per mendimin qe kane. Asgje s'behet me force
"Shqiptar, Elhamdulilah"
O ti shoc qfar drejtesie tek arabet edhe para 2000 viteve secili e k pas zotin e vet.
Edhe allahu yte nuk ka egzistu ne at kohe. Eshet kane Kristian arabia.
te arabet 2000 vjet ncncncnc po lopa qe te kje. Ty bre djal trunin Gjam ta paskan bo. jo la e shperla trunin po me ferq te drrasave ta paskan fshi.
Krijoni Kontakt