Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 74 prej 111 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 1106
  1. #731
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiptaret po rrisin monstra njerez. 21 vjecar, ne Gjermani, vret dy ushtare amerikane duke kryer nje akt terrorist te motivuar me urrejtje fetare. Eshte fare e thjeshte te denosh aktin. Eshte fare e thjeshte te vesh emra si "terrorist" e "taliban" 21 vjecarit qe kreu aktin. Por ai 21 vjecari nuk rra nga qielli, e ka nje nene e nje baba, e ka nje familje, ka shkuar ne shkolle, ka shkruar ne xhami, ka degjuar imame e hoxhallare te predikojne ate gjuhen e urrejtjes, qe e shtyri te kryeje ate akt. Asnje 21 vjecar ne bote, nuk zgjohet nje dite dhe vendos te beje nje akt te tille. Ai eshte vetem dora, por pas tij fshihen njerez qe e kane levizur ate dore per te kryer kete akt kriminal. Dhe hetimet kane per te nxjerre ne drite shume te verteta, ashtu si sherbimet sekrete te te gjithave vendeve te botes, perfshi ate shqiptar, do tu survejojne me nga afer e me imtesisht fenomenin. Ky nuk eshte as rasti i pari e nuk do te jete as i fundit, dhe eshte e frikshme te mendosh, qe te rinjte shqiptare jane infektuar nga virusi e propaganda e terrorizmit islamik.

    Mjafton nje akt i tille per te prishur imazhin e mire te krijuar nga mijera shqiptare qe jetojne ne Gjermani prej vitesh. Mjafton nje akt i tille, i nje shqiptari te vetem, per te na kthyer te gjithe ne shqiptaret qe jetojme ne bote, ne njerez te dyshimte, njerez te pabese, njerez bukeshkale, njerez mosmirenjohes.

    Problemi yne: po rrisim 21 vjecare monstra e jo njerez.

    Albo

  2. #732
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Dy viktimat e vrasjes në Frankfurt

    Frankfurt / Main - Pikëllim dhe horror pas sulmit të përgjakshëm në aeroportin e Frankfurtit. Shqiptari nga Kosova vrau dy anëtarë të ushtrisë amerikane me të shtëna në kokë, dy të tjerë janë plagosur rëndë.

    Viktimat e vrasjes kishin jetën përpara tyre, familjet e tyre nuk mund ta kuptojnë realitetin.

    Cathy Garner tregon foton në telefonin e saj. Kjo tregon një djalë të ri në uniformë, duart e tij pas shpine. Kjo foto është vetëm një imazh dixhital në një ekran të vogël, por ajo është kujtimi i një nënë për djalin e saj ...

    Nicholas J. Alden (25), i njohur si Nick ishte ulur në autobus, kur Arid Uka kishte hapur zjarr pa paralajmërim. Alden ka punuar për policinë ushtarake amerikane dhe ishte i trajnuar për detyrat e sigurisë.

    Sipas dëshmitarëve okularë, ai duhet të ketë dalë në rrugë agresorit dhe kështu u ka shpëtuar jetën shokëve të tjerë. Ai lë pas gruan e tij dhe dy fëmijë.

    Zachary Ryan Cuddeback (21) që nga viti 2009 është përdorur në forcën ajrore amerikane. Ai ishte ulur në autobus, kur ai ishte goditur nga një e shtënë kokë.

    Në një nekrologji prindërit e tij shkruajnë: "Zac kishte lënë një buzëqeshje për të gjithë, por askush nuk ishte më afër se Tim vëllai i tij. Ai do të mbahet mend si një i apasionuar pas makinave dhe lojtar i pasionuar hokejit. "

    Kristoffer Shnajder (25) Anëtari i Forcave Ajrore para autobusit e pyet vrasësin për një cigare. Atëherë Aridi nxer armën e tij dhe e qëllon në kokë.

    Të martën e shkuar Kristoffer kishte thirë prindërit dhe kishte bisedu për planet e tij. "Ai i tha se sa kohë do të qëndrojnë në Gjermani dhe kur ai do të shkonte në Afganistan," tha babai i Bruce.

    Të mërkurën, bjen telefoni përsëri të familja schnajders dhe marrin lajmin se djali i tyre është plagosur rëndë, la pas një shok: "Ata thanë gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por ai duhet të kishte operacion."

    Paula Schneider: "Ai u godit në ballë mbi syrin e djathtë. Për fat të mirë, plumbi u largua në qafa, truri i tij nuk ishte i dëmtuar. "

    Nëna Kristoffer ka shtuar: "Unë jam mirënjohëse që ai është i gjallë. Mendimet e mia janë me ata që kanë humbur djemtë e tyre."

    Vetëm rastësisht është se nuk ka pasur viktima më shumë!

    Aridi pasi kishte qëlluar tetë herë pat pengesa në revole. Atëherë u arrestua nga një ushtarë amerikanë dhe zyrtarëve të Policisë Federale.

  3. #733
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Evropa eshte e mbushur plote me shqipetare , sa here qe sherbimit sekret gjermane ti duhet nje shqipetare per akuza terroriste, munde ta marre nje shqipetare nga rruga tu pi kaffe dhe ta akuzojne per terrorizem islamik.

    Duhet te jemi te kujdes'shem se disa propaganda jane duke u pregaditur kunder shqipetareve ne evrope. C'jane keto propaganda ndegjojme me vone .
    Po pse shkon ti ne evrop,kur ke mjaftushem raste edhe ne kosove por edhe ne maqedoni,pse vlla i bjen ne qaf evropes e amerikes,po kush na i pruni neve ketu ne kosove vehabistet,mos do te thuash evropa,jo zotri ne jemi rac e flliqur qe per pak para shitemi,une e di qe ne nje koh njerzit jan torturua vetem qe ti shkollojm femrat shqiptare,tua hjeku feregjet e shamijat kurse sot ne vitin 2011 behte luft qe keto te na kethehen prap,ti me siguri ke shqipetar ne maqedoni qe per fe eshte ne gjendje te bej edhe harakiri,keshtu kemi edhe ne kosove bile ne mitrovic as shurren prej tyre nuk ek ku e ben.
    Mos te mundohemi ta hedhim fajin diku tjeter faji eshte tek ne,ne jemi popull qe edhe sot festojm pervjetora te sulltanave,ne jemi popull qe edhe sot festojm pervjetor te diktatorit enver,ne jemi te pacivilizuar fatekeqsisht,ne nuk kemi identitet,njeri thot jam turk tjetri thot grek nje tjeter serb po shqiptar a ka gje kundi.
    Une fajsoi shtetin,sepse keto rryma fetare qe kan indoktrinu rinin ka vepru dhe veproin hapur,keto gjamia qe kan mbir si kepurdhat pas shiut,askush nuk jep llogari se kush i ndertoi,prej nga donatoret,ne cilat rrug erdhen parat,a kan leje ndertimi,a paguajn taksa shtetit a paguajn rrymen ujin e tj.
    Une jam i bindur qe serbia ka investu ne keto gjera te pista dhe heret a von do perballohemi me to.
    Vlla im i dashur askush nga jasht me shume se ne nuk jemi duke e demtua vetvehten me apo pa vetdije pak rendesi ka

  4. #734
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Cathy Garner tregon foton në telefonin e saj. Kjo tregon një djalë të ri në uniformë, duart e tij pas shpine.

    Kristoffer Shnajder me gruan e tij dhe dy fëmijë

    Kristoffer Shnajder (25)
    Aridi nxer armën e tij dhe e qëllon në kokë pasi i kishte kerkuar nje cigare

  5. #735
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Evropa eshte e mbushur plote me shqipetare , sa here qe sherbimit sekret gjermane ti duhet nje shqipetare per akuza terroriste, munde ta marre nje shqipetare nga rruga tu pi kaffe dhe ta akuzojne per terrorizem islamik.

    Duhet te jemi te kujdes'shem se disa propaganda jane duke u pregaditur kunder shqipetareve ne evrope. C'jane keto propaganda ndegjojme me vone .
    Po, eshte mbushur plot me shqiptare qe vishen, sillen e rrine me ekstremista fetare. Dhe policia e BE duhet inkurajuar qe keta njerez te kapen kudo qe jane, sepse neser mund te jene shqiptare te tjere qe punojne ndershmerisht ne BE qe vriten nga bombat e aktet terroriste qe keta "shqiptare" mjekercjepe vendosin.

  6. #736
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Albo!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqiptaret po rrisin monstra njerez. 21 vjecar, ne Gjermani, vret dy ushtare amerikane duke kryer nje akt terrorist te motivuar me urrejtje fetare. Eshte fare e thjeshte te denosh aktin. Eshte fare e thjeshte te vesh emra si "terrorist" e "taliban" 21 vjecarit qe kreu aktin. Por ai 21 vjecari nuk rra nga qielli, e ka nje nene e nje baba, e ka nje familje, ka shkuar ne shkolle, ka shkruar ne xhami, ka degjuar imame e hoxhallare te predikojne ate gjuhen e urrejtjes, qe e shtyri te kryeje ate akt. Asnje 21 vjecar ne bote, nuk zgjohet nje dite dhe vendos te beje nje akt te tille. Ai eshte vetem dora, por pas tij fshihen njerez qe e kane levizur ate dore per te kryer kete akt kriminal. Dhe hetimet kane per te nxjerre ne drite shume te verteta, ashtu si sherbimet sekrete te te gjithave vendeve te botes, perfshi ate shqiptar, do tu survejojne me nga afer e me imtesisht fenomenin. Ky nuk eshte as rasti i pari e nuk do te jete as i fundit, dhe eshte e frikshme te mendosh, qe te rinjte shqiptare jane infektuar nga virusi e propaganda e terrorizmit islamik.

    Mjafton nje akt i tille per te prishur imazhin e mire te krijuar nga mijera shqiptare qe jetojne ne Gjermani prej vitesh. Mjafton nje akt i tille, i nje shqiptari te vetem, per te na kthyer te gjithe ne shqiptaret qe jetojme ne bote, ne njerez te dyshimte, njerez te pabese, njerez bukeshkale, njerez mosmirenjohes.

    Problemi yne: po rrisim 21 vjecare monstra e jo njerez.

    Albo

    Albo!

    Pse behesh kryprokuror i nje ngjarje individuale?
    Pse i paragjykon ne kete menyre te gjithe shqiptaret?

    Ti si lider i fsh. nuk te takon te i pergjithsosh shqiptaret ne menyren qe i pergjithsove , se po rritin "monstra" !!! jam shume i habitur si arrite deri ketu qe nga nje veprim individual e ktheve ne veprim gjithekombtar!

    Une se dij Ti a ke femije, apo familje , dhe a rriten edhe ne familjen tende "monstra" , pse nuk e ndalon ne familjen tende nje rritje te till...nese i perfshive te gjithe shqiptaret...!?

    Me shume se 95% e kombit shqiptare nga e gjithe hapsira shqiptare e denoj kete akt c'njerzor qe ndodhi ne gjermani, dhe kete e kuptoj e gjithe bota se eshte rast individual dhe ska te beje me ndonje urrejtje, te popullit shqiptar ndaj popullit amerikan as gjerman!

    A te ka ndodhe te degjosh se fmije mund te rriten ne nje familje shqiptare shume te paster ne cdo aspekt si kulturore si kombetare, por ndonjeri nga ata femije nuk perputhet as nuk eshte bote psiqike e asaj famijle hiq fare!

    Çka deshiron te degjosh me teper nga nje familje se si eshte shprehur kryefamiljari i kesaj familje qe i ndodhi rasti, kur thot citoj :
    "Me mire te me vriste mua se sa qe ka vrare ushtaret amerikane"

    A do koment me shume me njerzor me te madh, qe tregon se sa mirenjohes jemi ndaj popullit Amerikan se sa ky i ketij familjari.

    Albo!
    A ka raste te tilla ne bote apo ndodhi e para kjo, qe sduhej ti ndodhte kurr nje shqiptari nga Kosova, a degjojme ne bote krime te llojllojshme, nga kriminel te te gjitha profileve!?

    Mendimin siq ti e solle dhe siq ti e pergjithesove familjen shqiptare, as nje fitim se kemi as ti as une, as si komb nese me te tilla deklarata anti fetare i kontribojm shoqerise sone. Populli jone ka dijt, din dhe do te dije gjithmone ta respektoje dhe te jete mirenjohes ndaj mikut, sepse eshte ne traditen dhe kulturen e Tij mirenjohja.

    Çaushi
    Dhuro shumë...e prit pak!

  7. #737
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin
    Cathy Garner tregon foton në telefonin e saj. Kjo tregon një djalë të ri në uniformë, duart e tij pas shpine.

    Kristoffer Shnajder me gruan e tij dhe dy fëmijë

    Kristoffer Shnajder (25)
    Aridi nxer armën e tij dhe e qëllon në kokë pasi i kishte kerkuar nje cigare
    Tmer , qysh more vritet njeriu vetem per nje cigare.

  8. #738
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    pse sja dorezojne amerikaneve kyt arifin ta dergojne ne guantanamo se atje i q... nana per se mbarit
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #739
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ky nuk eshte as rasti i pari e nuk do te jete as i fundit, dhe eshte e frikshme te mendosh, qe te rinjte shqiptare jane infektuar nga virusi e propaganda e terrorizmit islamik.
    Mendoj se frika është e ekzagjeruar për dy arsye kryesore: Aridi nuk është rritur në shoqërinë shqiptare që të pasqyrojë mentalitetin e rinisë shqiptare dhe së dyti rastet e shqiptarëve të radikalizuar përbëjnë fenomene të izoluara - vetë shqiptarët përbëjnë një nga komunitetet më të mirëintegruara në shoqëritë perëndimore. Nuk është e drejtë të përgjithsohet çështja dhe të merren indirekt përsipër aktet e një të sëmuri mendor, siç qe reagimi i kosovarëve dhe i vetë kryetarëve të këtij shteti. Këto janë komplekse të qarta inferioriteti të shfaqura nga një shoqëri që akoma vuan tranzicionin e thellë dhe e ka tepër të vështirë transformimin. Por problemi nuk qëndron me këta elementë të huaj në shoqëritë perëndimore ku ngjarje të tilla nuk janë risi por me vetë politikat e Perëndimit për sa i takon integrimit. Të qënit në demokraci nuk do të thotë të cënohet siguria e shumicës duke pranuar në gjirin e tyre individë të huaj dhe të paintegrushëm për hir të formaliteteve ligjore europiane. Dështimi i demokracisë fillon kur ajo konsiderohet e perceptueshme nga të gjithë; meqë propagandohet në media 24/7.

    Faji është i shtetit gjerman që lejon formimin e getove ku politikat sociale shtetërore dështojnë totalisht. Nëse një tumor lind dhe zhvillohet, përgjegjsia është e viktimës që neglizhon kulturën shëndetsore e cila do ta parandalonte atë në kohë.

    Para 3 vjetësh një i ri gjerman i konvertuar në islam dhe i indoktrinuar thellë tentoi dhe për pak pati sukses të hidhte në erë aeroportin e Frankfurtit. Çfarë sinjifikimi pati rasti në fjalë në impaktin tek shoqëritë perëndimore kur një perëndimor i nisur gjithashtu nga çmenduria e tij ishte gati të shkaktonte me mijëra viktima të pafajshme? Mos ndoshta e morën përsipër direkt-indirekt idiotësinë e tij?!
    relata refero

  10. #740
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Oh more Bindi ti po mendon se te shkon plani deri ne fund, ti je nje dinak apo i mencur vehabist. Mund te them se ti je njri prej atyre qe i programon te rinjet, ti je rrenja e vehabizmit.
    Bindi je shum dinak dhe i dyshimt. DINAKE
    "Po pra ,une jam koka e vehabizmit", ku, pa sa i mençur qe je,,i paske ra shenjit 100%i ik meso diçka me teper, dhe mos krijo peceptime te gabuara per njerzit qe aspak nuk i njeh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 05-03-2011 më 06:28

Faqja 74 prej 111 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •