Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 30 prej 111 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 1106
  1. #291
    Keq kjo.
    Jam kunder veprimeve te tilla.
    Paqë

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ka folur ministri hoxhaj dhe respekt per popullin qe ka nderuar ushtaret amerikan e ka denuar kriminelin anti shqiptar ..

  3. #293
    DESTINY Maska e freiheit
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    … krejt jasht teme tani …

    A ben te me tregoje ndokush rolin e piloteve ushtarak amerikan ne gjermani ?
    pjese e bazeva te shumta ushtarake amerikane ne gjermani. baza e Ramstein eshte baza me e madhe ne gjermani. Prej andej sterviten dhe behen gati per te bombarduar talebanet e gjithe botes se erret islamike.
    Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre

  4. #294
    Citim Postuar më parë nga freiheit Lexo Postimin
    pjese e bazeva te shumta ushtarake amerikane ne gjermani. baza e Ramstein eshte baza me e madhe ne gjermani. Prej andej sterviten dhe behen gati per te bombarduar talebanet e gjithe botes se erret islamike.
    Dmth,.. paskan qen vrasës edhe keta ?
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  5. #295
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    03 Mars 2011 - 11:14 | Kosova

    Vrasja e 2 ushtarëve nga kosovari, dyshohet 'prapavija islamiste'

    BERLIN-Prokurorët federalë në Gjermani që kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.

    Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist. "Kryeprokurori federal po drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker. Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".

    Dojce Vele thekson sot se sulmi ndaj një autobusi me ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani është e mundur të ketë pasur prapavijë islamiste, shkruan revista gjermane Spiegel në versionin e saj online.
    Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
    Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
    SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.

    Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
    Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.

    Murat Uka, i cili e identifikoi veten si ati i sulmuesit, tha se e vetmja gjë që dinte për djalin e tij ishte se nuk kishte shkuar në punë dje.

    Aeroporti i Frankfurtit refuzoi të komentojë nëse i dyshuari punonte aty. Ky është aeroporti i dytë më i madh në Evropë pas atij të Parisit, i cili përdoret në mënyrë rutinore nga ushtarë amerikanë të vendosur në Gjermani, për ardhje dhe shkuarje.
    Televizioni amerikan ABC News raportoi se sulmuesi me rastin e hapjes së zjarrit kishte thirrur “Allahu Ekber”. Ai thuhet se ka shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia.
    Zëdhënësi i policisë së qytetit, Manfred Füllhardt, tha se në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli. Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, disa kilometra në jugperëndim të Aeroportit të Frankfurtit.

    Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.

    Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik. Vrasja u denua nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barak Obama si dhe nga personalitetet kosovare.

    (d.b/BalkanWeb)

    shpresoj qe ky lajm te hedhe drite mbi personin qe beri kete sulm nese ishte nje i degjeneruar apo nje i indoktrinuar. sido qe te jete, edhe pse eshte akt i nje individi, pasojat bien mbi gjithe shqiptaret, eshte koha tani qe tu vihet fre ekstremistave fetare ne Kosove, Shqiperi apo kudo ku ka shqiptare
    Deri tash nga ate cka kam lexuar ne mediumet gjermane nuk mesohet nje anetaresi e keti djalit ne ndonje grupp terrorist. Te shpresojm se kjo ka qene nje veper individuale, dhe nje "amok" i nje individi me motive urrejtje ndaj amerikaneve. Organizata te tilla (te tipit al kaida e gjetiu) ne vendin tone jo qe nuk kan hapesire, por edhe nuk ekzistojn. Thjesht, sepse nuk kemi ne kohe te miremi me interesat e arabve, ne kemi interesat shqiptare.

    Une jam i bindur, se ata qe e vleresojn kete ndodhi, jane te tille, qe nuk i tollovitin punet. Faje nuk ka aspak populli shqiptare per veprat e individeve. Ata gjithsesi nuk mund te kontrollohen, pra "amoke" te ketij lloji, por edhe me motive tjera, mund te kete ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Eshte thjesht "rastesi", qe ki djaloshi na qenka shqiptare.

    tung
    albanish by nature

  6. #296
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Kurse sipas agjensise gjermane DAPD paskan cituar fjalimin e ministrit mbrojtes gjerman qe sulmi nuk ka qene akt terrorist.

    Na kane bere lemsh.

    ------------------------------------------
    'The German news agency DAPD quoted Rhein, the security minister who rushed to the scene of the shooting, as saying there were no indications of a terrorist attack'

    http://news.yahoo.com/s/ap/20110302/...rport_shooting
    Kqyrja facebookin edhe e merr vesh se per qfar motive ka qen sulmi.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  7. #297
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Kurse sipas agjensise gjermane DAPD paskan cituar fjalimin e ministrit mbrojtes gjerman qe sulmi nuk ka qene akt terrorist.

    Na kane bere lemsh.

    ------------------------------------------
    'The German news agency DAPD quoted Rhein, the security minister who rushed to the scene of the shooting, as saying there were no indications of a terrorist attack'

    http://news.yahoo.com/s/ap/20110302/...rport_shooting

    ....te shpresojm se nuk ka qen antare ne ndonje grup terrorist, nese jo, ateher ka qen thjesht nje "amok"....por sidoqoft, te jete shembull ky djali per tjeret qe kane urrejtje te tille ndaj njerezve, per cfaredo motivi....une mendoj, se organizatat fetare, me "programme" antidemokratike dhe antiamerikane jane siashtu ashtu ne shenjester te sherbimeve policore). Kurse "mendja" e individave nuk mund te kontrollohet, dhe se raste te ketij lloji mund te ndodhin edhe me tutje, te shpresojm qe rinia shqiptare, e cila perben pjesen dermuese te shqiptareve ne mergim, te mesoj nga ky akt makaber, e te distancohet ne te ardhmen nga kjo dukuri e shemtuar. Une shoh ketu nje nevoje me se te madhe per rinine tone te ju ofrohen institute perkatese ku mund te kycen dhe te njoftohen me kulturen shqiptare, me interesat shqiptare. Une vetvetiu e di, se ne frankfurt sidomos nuk ka shum shqiptare, qe le te mendoj se ki djaloshi nuk ka patur kontakt me shqiptaret shume....jame i bindur se do te ish sillur ndryshe. E ka humb jeten e vet akoma pa mos e fillue.....tragjedi ne cdo aspekt....

    tung
    albanish by nature

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    E qysh mos me votu tani Sami Lushtakun? Ai ua ka pre rrenjet nkomune tvet qesaj kaste qe vetes i thone myslimane e sjane hic te tille. Se nuk jane njerez me spari.
    Marrja e zotit.

  9. #299
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-03-2011
    Postime
    13
    Gjithsecilit i paska dal rend te beje vleresime se kush eshte e kush jo mysliman.

  10. #300
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    http://www.faz.net/s/Rub594835B67271...~Scontent.html

    Qe NUHI gazeta me objektive gjermane eshte FAZ frankfurter algemeine zeitung dhe shkruan se gjykata federale e ka fut ne shkallen e nje sulmi Terorist Islamik
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 03-03-2011 më 07:41

Faqja 30 prej 111 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •