Shqiptaret po rrisin monstra njerez. 21 vjecar, ne Gjermani, vret dy ushtare amerikane duke kryer nje akt terrorist te motivuar me urrejtje fetare. Eshte fare e thjeshte te denosh aktin. Eshte fare e thjeshte te vesh emra si "terrorist" e "taliban" 21 vjecarit qe kreu aktin. Por ai 21 vjecari nuk rra nga qielli, e ka nje nene e nje baba, e ka nje familje, ka shkuar ne shkolle, ka shkruar ne xhami, ka degjuar imame e hoxhallare te predikojne ate gjuhen e urrejtjes, qe e shtyri te kryeje ate akt. Asnje 21 vjecar ne bote, nuk zgjohet nje dite dhe vendos te beje nje akt te tille. Ai eshte vetem dora, por pas tij fshihen njerez qe e kane levizur ate dore per te kryer kete akt kriminal. Dhe hetimet kane per te nxjerre ne drite shume te verteta, ashtu si sherbimet sekrete te te gjithave vendeve te botes, perfshi ate shqiptar, do tu survejojne me nga afer e me imtesisht fenomenin. Ky nuk eshte as rasti i pari e nuk do te jete as i fundit, dhe eshte e frikshme te mendosh, qe te rinjte shqiptare jane infektuar nga virusi e propaganda e terrorizmit islamik.
Mjafton nje akt i tille per te prishur imazhin e mire te krijuar nga mijera shqiptare qe jetojne ne Gjermani prej vitesh. Mjafton nje akt i tille, i nje shqiptari te vetem, per te na kthyer te gjithe ne shqiptaret qe jetojme ne bote, ne njerez te dyshimte, njerez te pabese, njerez bukeshkale, njerez mosmirenjohes.
Problemi yne: po rrisim 21 vjecare monstra e jo njerez.
Albo
Krijoni Kontakt