...dhe Saliu vazhdon tall lesht me popullin shqiptar.
...dhe Saliu vazhdon tall lesht me popullin shqiptar.
Ne momentin kur qelloi, kishte njeri brenda territorit te objektit?
Problemi eshte nese ka qene i justifikuar apo jo perdorimi i armes. Nese jo, atehere edhe pa dashje te jete vrasja, perseri perben krim.
P.S. Sigurisht qe gjykohet nese e ka kryer nje veper me dashje apo pa dashje pasi dhe vete vendimi per kete gje ishte se thote "nuk është provuar që dy të pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje"
Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 07-02-2013 më 12:31
S'ke as nevoje as arsye te futesh llugave per te provuar te arsyetosh dhe legjitimosh dicka qe sipas gjitha gjasave nuk mund te arsyetohet dhe legjitimohet me ligje dhe moral te asnje shteti te drejte dhe demokratik...
Mjafton plotesisht reagimi zyrtar i SHBA-ve per te kuptuar se per cfare behet fjale.
"Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhet në deklaratën e ambasadës. "
Ja edhe reagimi origjinal:
U.S. Embassy Statement on January 21st Verdicts (February 6, 2013)
We are dismayed by the decision of the Tirana District Court to acquit the two defendants who stood trial on charges related to the deaths of three civilian protestors on January 21, 2011. Shortly after January 21, 2011, the United States, as a friend and supporter of the Albanian people, responded to an urgent request by the Government of Albania and the Office of the Prosecutor General for assistance in investigating the killings. The United States provided extensive assistance, including expertise from the world-class Federal Bureau of Investigation Crime Lab. Throughout the adjudication of this case, the United States has repeatedly and consistently called for a thorough, comprehensive and objective investigation and judicial process. Regrettably, today’s verdict has undermined confidence in the ability and willingness of the Albanian judicial system to deliver justice in an impartial, transparent manner.
http://tirana.usembassy.gov/press-re...ebruary-6-2013
pse kur ka funksionu gjygjsori shqiptar qe do funksionote sot?
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Cilat jane ato ligjet konkrete ne te cilat po thirresh?
Ja cka thote ligji PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT:
Neni 1
Arma e zjarrit përdoret si mjet ekstrem për të frenuar ose paralizuar veprimet e kundërligjshme të personit ose personave të përcaktuar në këtë ligj, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezultat ose kur duket qartë se përdorimi i tyre nuk do të ketë sukses.
Neni 2
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, policitë e tjera të armatosura të krijuara me ligj, të cilat nuk janë në përbërje të Forcave të Armatosura, si dhe rojat civilë të armatosur, kanë të drejtë të përdorin armët e zjarrit për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit (në kushtet e mbrojtjes së nevojshme), si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur (në kushtet e nevojës ekstreme).
Forcat e Armatosura dhe ato që nuk bëjnë pjesë në to, por në bazë të ligjeve janë të pajisura organikisht me armë zjarri për kryerjen e detyrave të tyre, i përdorin armët e zjarrit sidomos në këto rrethana:
1. Nga forcat e policisë së Ministrisë së Brendshme:
...
b) Ato të policisë së ruajtjes së rendit
...
Neni 5
Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren:
a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq;
b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve.
Armët e zjarrit në këto raste mund të përdoren vetëm kundër personave të veçantë që kryejnë vepra të dukshme dhune kundër personit ose pasurisë, që në vetvete përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.
Neni 6
Me ndërprerjen, pushimin, përfundimin e sulmit ose dorëzimin e sulmuesit, duhet të ndërpritet edhe përdorimi i armëve të zjarrit.
Neni 7
Para përdorimit të armëve të zjarrit, personat, ndaj të cilëve ato do të përdoren, duhet të paralajmërohen me zë të lartë e të qartë.
Kur personi nuk i bindet urdhrit, por përpiqet të largohet ose të reagojë qëllohet pa paralajmërim duke synuar në pjesët e poshtme të trupit
Kur rrethanat nuk lejojnë në asnjë mënyrë zbatimin e rregullave të mësipërme, armët e zjarrit përdoren pa paralajmërim.
Neni 8
Forcat e Armatosura, ato të policive të tjera jo në përbërje të Forcave të Armatosura dhe rojat civilë të armatosur, kur përdorin armët e zjarrit në kundërshtim me rregullat e përcaktuar në këtë ligj, përgjigjen sipas Kodit Penal.
http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=do...24-02-1998.htm
Ligji per garden e Republikes:
Neni 19
Punonjësit e Gardës i nënshtrohen juridiksionit penal të zakonshëm.
Neni 25
Punonjësi i Gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, si dhe në rastet kur sulmohen: personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja; rojet dhe objektet në ruajtje.
http://www.garda.gov.al/html/index/a...rtID/66/gj/gj1
Me "plumba rikoshete" mund te arsyetosh pothuajse cdo viktime te sulmit te pakontrolluar me arme ndaj nje turme ne hapesire publike.
Te rendesishme jane vetem provat, faktet dhe argumentet qe do ta justifikonin vete hapjen pa kontroll te zjarrit ne drejtim te turmes ne hapesiren publike. Pra, ata qe kane qelluar me arme ne ate drejtim duhet te provojne se kane vepruar "ne kushte te mbrojtjes se nevojshme" sipas ligjit per perdorimin e armeve.
Kush saktesisht i ka sulmuar ne ato caste ne ate menyre qe ata te detyroheshin te qellonin pa kontroll ne ate drejtim?
Si mund te ndodhe qe jo vetem 1, por 2, 3 ose 4 persona te vrare te jene viktima te "plumbave rikoshete" edhe pse nuk jane vrare ne te njeten kohe dhe vend?
etj...
Nuk eshte me rendesi primare a i kane zgjedhur apo jo viktimat.
Me rendesi eshte te dihet nese kishin arsye te pakontestueshme per ta hapur zjarrin ne ate drejtim apo ne ato drejtime dhe ashtu sic e kane bere.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-02-2013 më 14:15
Nuk dua te komentoj vendimin e gjykates . Ne gjykate ka dy pale, njera pale do ngelet e pakenaqur, s'mund te kenaqe te dyja palet. Te gjithe ne duhet te jemi gjakftohte dhe te mos nisemi nga tifozlleku partiak.
Se pari : Garda ka detyre te mbroje institucionet , nuk ka shkuar aty me lule ne dore dhe per te dhene puthje protestuesve. Ne rrethana te tilla e ben garden te reagoje per te mbrojtur institucionet dhe qe per fat te keq mund vriten disa njerez. Garda nuk ka qellim te vrase njerez sepse nese do ta bente do diskreditonte veten. Cfar do kishte ndodhur nese garda nuk do ishte pergjigjur. Ne qoftese garda nuk do kishte reaguar protestuesit e majte do hynin dhe do pushtonin kryeministrine. Fill pas kesaj , kaosi do mbizoteronte ne vend ngaqe militantet e pales tjeter qe kane votuar per te djathten nuk do te pranonin kurrsesi kete dhe mund te kishte konfrontime te dhunshme me pasoja fatale me 100 apo 1000 viktima . Mund te kthehej nje 97 e dyte dhe gjithcka do ishte kaos. Atehere ke do akuzonim ne ? Perseri Garden e Republikes se Shqiperise qe nuk garantoi rendin publik. Eshte kollaj te behen gjykime por nuk eshte e lehte te menaxhohet turma te eksituara per dhune qe komandohen si leva nga organizotari kryesor .
Se dyti : Fakti qe gardistet gjykohen dhe nuk gjykohen organizatoret e kompromenton drejtesine sepse eshte kryekeput hetim i njeanshem dhe kjo per faj te prokurorise. Prokuroria formuloi akuzat per garden qe u detyrua te reagoje nga dhuna dhe nuk ngriti asnje akuze te vetme per organizaroret. Ngjarja duke qene qe ishte shkak - pasoje duhet te kishte filluar te hetoje nga shkaku pastaj te pasoja , keshtu do behej hetim i plote dhe i paanshem.
Se treti: Nese ka njeri qe eshte fajtor per te gjithe kete rremuje eshte organizatori kryesor i 21 janarit. Po te ishte nje proteste paqesore nuk do kishte arritur situata deri ketu.
Noellag
Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 07-02-2013 më 14:05
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
o re ti noellag,ne cdo shtet behen protesta e demostrata,ke pare ndonjehere ti te qellohet kush me arme nga foracat e rendit?te tjerat qe thua jane kot fare pa asnje fare logjike,pervec asaj partiake,ju rroft pd dhe sala edhe pse populli vuan per buk,edhe pse vritet,ska rendesi,me randesi per disa si puna jote ka partia,sa turp.
Bledo, une kam pare protesta dhe demostrata ne rruge ne cdo shtet por nuk kam pare protesta e demostrata qe te sulmohet kryeministria ne ate menyre. Nese keni nje rast te tille qe ne bote eshte sulmuar kryeministria dhe gjykata e atij vendi ka denuar policet atehere keni te drejte. Une jam dakort per cdo vrasje duhet hetuar dhe denuar por kjo duhet bere me nje hetim te plote duke perfshire organizatoret e dhunes .
Sa per militantizem, secili ka mendimin e tij.
Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 07-02-2013 më 14:24
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Kush jane organizatoret e dhunes?
Krijoni Kontakt