Close
Faqja 13 prej 40 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 391
  1. #121
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Dokumenti që fsheh Ina
    Denoncimi i Policisë Gjyqësore, ja si mashtron kryeprokurorja
    Mban datën 7 shkurt 2011, një nga raportet e Policisë Gjyqësore që i është dorëzuar Kryeprokurores për organizatorët dhe skemën e dhunës së përdorur në tentativën e dështuar të Grushtit të Shtetit me 21 janar. Paturpësisht, në prani edhe të Ambasadorit amerikan, Ina deklaroi se nuk ka asnjë raport nga Policia Gjyqësore mbi organizatorët e dhunës. E kundërta provohet nga dokumenti që është në zyrën e institucionit të Akuzës, të cilit po i referohemi.
    21 janari 2011 sipas një raporti të detajuar në Policisë Gjyqësore përmban elementët e thyerjes së rendit kushtetues dhe përmbysjes me dhunë të pushtetit. Raporti, përmban fakte e prova të pakundërshtueshme mbi sulmin e dhunshëm kundër Kryeministrisë, me organizatorë e sponsorizues drejtues të lartë të Partisë Socialiste. Por, megjithëse ky raport zyrtar i Policisë Gjyqësore prej një viti qëndron në zyrën e Kryeprokurores, kjo e fundit mohon që të ketë një raport të tillë. Dy ditë më parë, kryeprokurorja Ina Rama mohoi e mashtroi publikisht, që nga organet e Policisë Gjyqësore të ketë patur informacion të detajuar mbi ngjarjet e 21 janarit, fakte apo prova që zbardhin se kush kanë qenë organizatorët dhe sponsorizuesit e demonstratës. Por, raporti zyrtar i Policisë Gjyqësore nxjerr zbuluar kryeprokuroren Ina Rama, pasi në të, jo vetëm që dokumentohet me detaje të gjitha orët e zgjatjes së protestës, por jepen të dhëna të sakta mbi të gjithë skenarin e nisjes dhe shndërrimit të saj në një sulm të dhunshëm, të cilësuar si "kryengritje". Pasi parashtron, të dokumentuara të gjitha deklaratat nxitëse të drejtuesve më të lartë të Partisë Socialiste para protestës së 21 janarit, ku bëhet thirrje për demonstratë popullore të dhunshme. Raporti, detajon po ashtu nisjen e protestës, ku përshkruan se menjëherë, pasi protestuesit kanë mbërritur përpara selisë së Kryeministrisë, kanë filluar të godasin me shkopinj, sende të forta, gurë ndaj punonjësve të policisë. Nga pjesë të zbardhura të raportit, citohet se, më pas sulmi kundër forcave të rendit nuk ishte vetëm me gurë dhe me hunj, por u hodhën edhe bomba molotov, si dhe me mjete të tjera që shkaktonin zjarr. Policia Gjyqësore ka arritur të dokumentojë se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që u vendosën në pjesën Veriore dhe Lindore të Kryeministrisë, u përballën me një sulm shumë të dhunshëm të grupit të demonstruesve, me mjete të forta, gurë, pllaka trotuari, shishe me lëndë djegëse. "Sulmi me këto mjete bëhej edhe në drejtim të Kryeministrisë, duke thyer xhamat e dritareve, goditur derën dhe xhamat e derës së jashtme, duke përfituar nga flakët e zjarrit, shtëllungat e tymit, të makinave, pemëve që po digjeshin, (të cilat ishin brenda rrethimit të Kryeministrisë), bombat molotov, duke goditur me mjete të forta gurë, pllaka trotuari personelin e Gardës së Republikës", citohet në një nga pjesët e raportit. Madje nga informacioni i Policisë Gjyqësore dërguar Prokurorisë së Përgjithshme konstatohet dhe faktohet përmes fotove se në drejtim të godinës së Kryeministrisë është gjuajtur me armë zjarri. Pas renditjes së të gjitha të dhënave, rezulton se ndryshe nga sa pretendon organi i akuzës, Policia Gjyqësore i ka dërguar informacion të hollësishëm për veprën penale të organizimit të sulmit të dhunshëm, që faktojnë implikimin e disa deputetëve të PS në ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
    Kryeprokurorja: S'ka raport për organizatorët dhe nxitësit e dhunës
    "Në kuadër të këtij procedimi penal, nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur, nëse personat që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, identifikimi i tyre. Për këtë pistë hetimore, hetimi i është ngarkuar shërbimeve të Policisë Gjyqësore, Policisë të Shtetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Këta të fundit, në përfundim të hetimeve të kryera për këtë vepër penale, kanë përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme", parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore, por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21.01.2011" është shprehur kryeprokurorja Ina Rama. (rd)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #122
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Unë kur diskutoj me Ty mendoj se e njeh ligjin.

    Po ta shpjegoj shkurt:

    Garda e Republikës vepron brënda rrethimit të institucionit të cilin ruan, jashtë rrethimit janë Policia e Shtetit që vepron.

    Edhe brënda rrethimit garda nuk mund të ekzekutojë drejtëpërdrejt.

    1- Bëhet thirje për të ndalur (nëse kjo nuk funksionon)
    2- Hapet zjarr paralajmërues në ajër (nëse prapë nuk funksionon)
    3- Qëllohet me plumb nga këmbët për ta neutralizuar
    .........................dhe me radhë deri tek asgjesimi.

    Të gjitha këto kur personi o personat paraqesin rrezikshmëri (janë të armatosur)

    Tani më thuaj cilin prej të vrarëve e vranë brënda rrethimit të institucionit??
    Cili prej tyre ishte i armatosur??
    Cili prej tyre po rrezikonte institucionin??
    Shume dakort. Ishte e padrejte vrasja e atyre njerezve. Mund te kete qene tejkalim te kopetencave prej presionit te madh psikologjik nga situata e krijuar, sepse nuk besoj qe garda ka qejf te vrase njerez te pafajshem. Cilaqofte arsyeja, ata njerez nuk duhet te ishin vrare.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #123
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    21 janari, shpirti dhe truri i Edi Ramës

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/44629rama.jpg




    21 janari, shpirti dhe truri i Edi Ramës
    25-01-2012 / Gazeta 55

    Kryetari i PS gjeti tek sulmi ndaj institucioneve zgjidhjen për dështimin politik në zgjedhje. Ai përdori për dhunën trashëgiminë e strukturave bolshevike, si dhe nomenklaturën e krijuar tek bashkia. Me tru, ai planifikoi përfitimin politik nga dhuna kundër shtetit, kurse me shpirt, ndërkohë që shpresoi të merrte kuptim funeralisti, antifamiljari, anarkisti dhe pinjolli i Bllokut që gjallon tek ai

    Pak ditë pas një vjetorit të 21 janarit 2011 është konfirmuar se Edi Rama ishte shpirti dhe truri i atij sulmi mbi Kryeministrinë.
    Janë arsyet dhe “asetet” që e provojnë “klasifikimin” e Edi Ramës në krye të 21 janarit 2011, si shpirti dhe truri i asaj ngjarje.
    Arsyet lidhen me pamundësinë e tij për të fituar zgjedhjet në një garë të ndershme elektorale.
    Ngjarjet e 21 janarit erdhën shumë kohë, pasi Edi Rama i kishte konsumuar të gjitha mundësitë demokratike dhe jodemokratike të protestave, në emër të pretekstit të “vjedhjes së zgjedhjeve të vitit 2009”. Gjithë periudha kohore para 21 janarit 2011, është e mbushur me protesta, të çdo lloji e natyre, nga ato normalet, sikurse protestat në rrugë e sheshe fshatrash e qytetesh, deri te bllokimi nëpërmjet shtrirjes në rrugë, deri edhe e deputeteve Arta dade apo Fidel Ylli..., apo..., apo..., edhe kampingu i me nder grevës së urisë në pjesën e bulevardit para godinës së Kryeministrisë..., mes erës së shurrës e qofteve që konsumonin “të ngujuarit”.
    E gjithë kjo periudhë protestash, përveçse prodhonte tension artificial, nuk mbahet mend që Edi Rama të prodhonte ndonjë alternativë... Në fakt, ai alternativë nuk kishte prodhuar as para zgjedhjeve të vitit 2009.
    Në këto kushte e rrethana, kur zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 po afronin dhe ai e kishte paralexuar, jo vetëm humbjen e bashkisë së Tiranës prej atij vetë, por edhe gjithë humbjen anë e kënd vendit, Edi Ramës i duhej një “aksion i fortë politik” për të mundësuar atë që nuk mund ta arrinte me votë. Për këtë, pasi dështoi politikisht me zgjedhjet..., kur edhe dështimi i radhës ishte në prag, planifikoi 21 janarin.
    Për sa i përket “asteteve”, ato i kishte gati, vetëm i duhej ti rivinte në punë.
    Në këtë pjesë i erdhi në ndihmë përdorimi i trashëgimisë së strukturave bolshevike.
    Dhe jo vetëm kaq. Por edhe nomenklatura e krijuar te bashkia, ishte një pjesëz e konsiderueshme e këtij “aseti”.
    Por përpos këtyre, Edi Rama “i kishte varur shpresat” te keqpërdorimi i aradhes së re të krimit ekonomik, që kërkonte ombrellë tek opozita. Kjo nuk ishte një pjesës e vogël e cila duhej shpërfillur. Sigurisht, kjo pjesëz e këtij “aseti”, as nuk përfaqësohet nga protestuesit ordinerë. Kjo pjesëz, e cila duhet pranuar se ishte më potentja dhe më aktivja, përfaqësohej nga deputetë që komunikonin në 21 janar, me elementë të veçantë të turmës, qoftë drejtë për drejtë, apo edhe qoftë SMS-ve të celularit.
    Dhe mbi të gjithë këta ordinerë e deputetë të PS-së në 21 janar, qëndronte Edi Rama, e cili me tru planifikoi përfitimin politik nga dhuna kundër shtetit.
    Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur erdhi puna te 21 janari 2011, ngjarjet e të cilës datë u vunë në zbatim me shpirt nga Edi Rama, pasi shpirti i funeralistit, shpirti i një jofamiljari, shpirti i një anarkisti, shpirti i një pinjolli Blloku, gjen zbatim veç te revolucioni bolshevik, me shpresën se do ti fshijë të kaluarën e dështuar
    *****



    Hetimi parlamentar për dhunën nis të premten, megjithë barrikadën e Ruçit
    25-01-2012 / Gazeta 55

    Debate në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, pas përpjekjes së deputetëve të Ramës, për të shtyrë sa të jetë e mundur hetimin për sulmin e armatosur mbi kryeministrinë. Topalli i kujton ministrit të Ramiz Alisë se në kërkesën për heqjen e imunitetit duhet të ishte i pari emri i tij

    Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet nisi dje shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit për tre deputetët socialistë, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj.
    Pas një viti hetimesh organi i akuzës, vetëm dy ditë më parë arriti të konstatojë se këta tre deputetë kanë pasur një rol aktiv në protestën e dhunshme të 21 janarit, teksa kryeprokurorja Ina Rama e konsideroi të nevojshme kryerjen e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët për shkak të këtij roli aktiv, të incidenteve dhe të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Prandaj për Tom Doshin,Taulant Ballën e Besnik Baren iu kërkua Kuvendit të Shqipërisë dhënia e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve.
    Debati për shqyrtimin e kësaj kërkese të Prokurorisë, u zhvillua dje mes debateve, nga deputetët anëtarë të Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet .
    Në fillim të mbledhjes kryetarja e Kuvendit bëri me dije anëtarët e këshillit për kërkesën e organit të akuzës për heqjen e imunitetit të tre deputetëve, ndërsa shtoi se kjo kërkesë vjen një vit pas ngjarjeve të 21 janarit.
    “Ka kaluar një vit që nga 21 janari dhe Kuvendi ka qenë në pritje për një kërkesë të prokurorisë për të hetuar planifikimin dhe organizimin e sulmit ndaj Kryeministrisë”, nënvizoi Topalli.
    Gjithashtu kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar Këshillit që të përcaktojë relatorët dhe nesër të fillojë thirrja e deputetëve për të cilët kërkohet heqja e imunitetit që të japin shpjegimet e tyre në përputhje kjo me rregulloren.
    Ndërsa Topalli kërkoi nisjen pa vonesë të procedurave për heqjen e imunitetit, duke filluar nga dita e nesërme, Ruçi deklaroi se afati prej 24 orësh për leximin e dosjeve është i pamjaftueshëm.
    Në debatin mes tyre nuk munguan dhe replikat me sfond politik.
    Kreu i deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi, njëherësh anëtar i Këshillit të Imuniteteve, kërkoi kohë për njohjen me dosjen. Për Topallin ky është një justifikim për zvarritjen e procedurës.
    Disa herë Ruçi tentoi të tërhiqte debatin jashtë procedurës së kësaj mbledhjeje, duke vijuar debatin me kryetaren e Këshillit, Jozefina Topalli.
    “Në fakt duhet të vinte dhe ndonjë emër tjetër për heqje imuniteti, ti Gramoz”, ju drejtua Topalli Ruçit, duke ju referuar listës me tre deputetët e tjerë ët PS-së.
    Në përfundim të debateve, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vendosi dje, që më 27 janar të nisë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetëve socialistë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit.
    Këshilli vendosi që seanca e parë dëgjimore të zhvillohet me deputetin Doshi, i cili do të japë shpjegime rreth kërkesës së organit të akuzës.
    Sipas rregullores parlamentare (neni 118) kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm.
    Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin. Ky i fundit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.
    Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
    Dy ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë për të bërë të mundur sqarimin plotësisht të pozicioneve të tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
    “Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21. 01. 2011, për veprën penale të ‘organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme’, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim të 3 deputetëve socialistë”, deklaroi dy ditë më parë kryeprokurorja Ina Rama.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #124
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Partneriteti i “puçit institucional”, Edi Ramën s’e përfshin në hetimet e 21 janarit

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/6814...r2011-rreg.jpg






    Partneriteti i “puçit institucional”, Edi Ramën s’e përfshin në hetimet e 21 janarit
    25-01-2012 / Gazeta 55

    Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit për tre deputetëve socialistë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj. Pas një viti hetimesh me hapin e breshkës ku mbizotëronte tentativa për fshehjen e provave të organizatorëve të protestës së dhunshme, më në fund organi i akuzës pranoi publikisht se atentati i 21 janarit të kaluar, për pushtetimin e Kryeministrisë, jo vetëm kishte prapavijë politike, por edhe nxitej nga drejtues të Partisë Socialiste. Edhe pse në krye të axhendës së hetimeve nuk është lidershipi i opozitës, Edi Rama, ai që dy ditë para protestës së 21 janarit të kaluar, paralajmëroi gjakderdhje dhe kufoma njerëzish në bulevard, prokuroria duket se e ka kompensuar me heqjen e imunitetit të 3 deputetëve të grupit parlamentar të PS. “E konsiderojmë të nevojshme kryerjen e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët për shkak të këtij roli aktiv, të incidenteve dhe të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Për Tom Doshin, Taulant Ballën e Besnik Baren i kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve”- deklaroi dy ditë më parë kryeprokuyrorja Ina Rama, në një deklaratë për shtyp së bashku me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Por pse nuk është pjesë e hetimeve Edi Rama? Duke mos qenë anëtar i parlamentit, kryesocialisti s’ka imunitet. Çfarë e pengon prokurorinë në këtë drejtim? Padyshim që reaksioni i protestës niste nga deklaratat shokuese të Ramës në “Top Story” se Sali Berisha do ecë mbi kufomat e protestuesve, e vijonte me organizimin e kontigjentit kriminal të më shumë se 300 ish të burgosurve, persona në kërkim nga drejtësia dhe me precedentë penalë për vjedhje, plagosje apo dhe tentativë vrasje. Prokuroria u tregua e kursyer në kërkesën për procedimin penal të organizatorëve të dhunës. Dhe si e tillë, hetimet e kërkuara nga organi i akuzës mbeten gjysmake, përsa kohë nuk do kryhet asnjë hetim ndaj telallit të protestave; dhunuesit të institucioneve; vrasësit të 4 protestuesve; organizatorit të grushtit të shtetit. Sikleti i Ina Ramës është i kuptueshëm. Asaj vërtetë i djeg diku, pasi sic thotë populli “gjuha vete ku dhemb dhëmbi”. U tregua e kujdesshme në deklaratën e dy ditëve më parë dhe sigurisht në asnjë paragraf të kërkesës drejtuar Kuvendit nuk flet për ‘organizim masiv’, por për përgjegjësi individuale të 3 deputetëve në fjalë. Çka do të thotë se partneriteti mes Ina R. dhe Edi R. është funksional dhe mbizotëron në shtrembërimin e drejtësisë gjatë devijimit të hetimeve dhe shmangien me çdo kusht nga akuzat e organizatorëve të “grushtit të shtetit”. Kësisoj, Edi Rama s’rrezikon të vihet ndonjëherë përballë drejtësisë përsa kohë titullarja e organit të akuzës ka menduar në detaje për pafajësinë e tij dhe sigurisht ka konsumuar fshirjen e provave. Organizatori kryesor i demonstratës së një viti më parë ia hodhi ‘paq’ pasi homologimi institucional sipas hierarkisë së zbuluar që pasditen e së premtes së 21 janarit, jo vetëm shkëmbejnë raportime konfidenciale për avancim të kontrolluar në fshehjen e provave, por edhe me të njëjtin intensitet vazhdojnë “puçin institucional”.

    ***************





    http://www.gazeta55.al/fotolajm/91813BobHand.jpg





    Bob Hand: Edi Rama të mos sillet si prokuror – ka përgjegjësi për 21 janarin
    25-01-2012 / Gazeta 55

    Flet Bob Hand, këshilltar politik i Komisionit amerikan të Helsinkit

    Një prej ekspertëve të politikave të Ballkanit, që i ka ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri, Bob Hand, këshilltar në Komisionin amerikan të Helsinkit, flet për hetimin e ngjarjes së 21 janarit, duke e cilësuar këtë një proces të rëndësishëm, por po aq të rëndësishëm vlerëson edhe paanshmërinë e hetimeve të organit të akuzës. Sipas tij, hetimet e 21 janarit duhet të çohen deri në fund. Këshilltari Bob Hand kritikon retorikën e përdorur nga lidershipi i opozitës Edi Rama, i cili me sulmet ndaj Prokurorisë, po tenton të devijojë hetimet. Për Hand, Rama duhet të heqë dorë nga roli i prokurorit, pasi ai ka përgjegjësi për 21 janarin

    Zëri i Amerikës: Zoti Hand, në dritën e zhvillimeve të fundit në Shqipëri, do të doja të dëgjoja reagimin tuaj lidhur me raportin e Prokurorisë për ngjarjen e 21 janarit 2011.

    Bob Hand: Së pari, jam shumë i kënaqur që shikoj se është bërë përparim që po çon në arrestimin e shpresoj edhe në gjykimin e personave që mund të kenë qenë përgjegjës për vrasjet e një viti më parë. U desh një kohë e gjatë për ta bërë dhe jam i sigurt se shumë njerëz në Shqipëri presin me padurim, duke e përdorur këtë zgjatje në kohë për të kritikuar tërë procesin. Por kjo është një çështje shumë serioze dhe fakti që FBI-ja u përfshi në hetim nënkupton se hetimi është i besueshëm dhe serioz. Ne nuk mund të paragjykojmë fajin sepse të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa të provohet faji. Por le të shpresojmë se i gjithë ky proces do të çojë në një besim më të madh te sistemi gjyqësor në Shqipëri. Prandaj mendoj se njoftimi i prokurores, dhe fakti që ambasadori amerikan u ndodh pranë saj kur u bë njoftimi, ishte një shenjë shumë e mirë.

    Zëri i Amerikës: Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu mbështeti prokurorinë për një proces të pavarur dhe të çliruar nga ndikimet partiake. Të njëjtin qëndrim shprehu edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Kryeministri Berisha nga ana e tij, e kritikoi prokurorinë. Si i shikoni ju këto zhvillime nga pikëpamja e vëzhguesit të një vendi, ku ndarja e pushteteve dhe procesi i rregullt ligjor janë në rrënjë të demokracisë?

    Bob Hand: Duhet të them se mërzitem mjaft kur vazhdoj të dëgjoj retorikë me tone të larta që sulmon individë të caktuar, qoftë Prokuroren e Përgjithshme, Presidentin apo udhëheqësin e opozitës, ndërkohë që institucionet bëjnë punën e tyre. Është e natyrshme që të ketë fërkime mes këtyre institucioneve të ndryshme, sepse ky është edhe thelbi i kontrolleve dhe balancave. Sigurisht, individë të ndryshëm mund dhe duhet të përpiqen të luajnë një rol kur drejtojnë një institucion, por në një vështrim praktik, janë institucionet që bëjnë punën dhe jo individët që sulmojnë njëri-tjetrin. Por, të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, kjo sigurisht nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë dhe kjo do të ishte për të ardhur keq. Pra, mendoj se në politikën shqiptare ka nevojë për shumë më pak personalizim të këtyre gjërave dhe duhet një kuptim më i mirë se këto institucione, megjithëse nuk janë të përsosura, përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe duhen lejuar të bëjnë punën. Natyrisht, unë e pranoj edhe rolin që ka qeveria për të bërë punën e saj dhe kjo duhet të respektohet. Qeveria është në pozitën e autoritetit dhe autoriteti duhet të respektohet. Por në një demokraci është e natyrshme të ekzistojnë fërkime mes institucioneve. Prandaj janë edhe kontrollet dhe balancat dhe ndarja e pushteteve. Unë e përdor shpesh këtë terminologji amerikane por mendoj se ajo universale në një sistem demokratik, për të garantuar që vullneti i shumicës të pasqyrohet në qeverisje, por që edhe të drejtat e pakicës – qoftë ajo politike apo etnike – të mbrohen. Në mes të tyre qëndron sistemi juridik, i cili ka për detyrë të peshojë diferencat. Këta janë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, të cilët kanë të gjithë rolin e tyre dhe ky rol është e nevojshme të respektohet.

    Zëri i Amerikës: Kryetari socialist, Edi Rama, megjithëse e mirëpriti rezultatin e hetimeve dhe masat e menjëhershme të shpallura nga prokuroria, kërkoi që në procesin hetimor të përfshihen edhe kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i brendshëm, Lulzim Basha, si ata që sipas zotit Rama, dhanë urdhër për të hapur zjarr më 21 janar 2011. Cili është komenti juaj?

    Bob Hand: Mendoj se përfshirja e FBI-së duhet t’i japë krejt hetimit një besueshmëri më të madhe dhe duhet të bëjë që dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike në fuqi dhe Partia Socialiste e opozitës të mbajnë një qëndrim më respektues ndaj krejt procesit se sa të angazhohen në retorikë. Përsa u përket komenteve të Edi Ramës, ai nuk është prokurori i çështjes. Ai ka të drejtë të shprehë pikëpamjen e tij por mendoj se ai duhet gjithashtu të kuptojë se të jesh në opozitë do të thotë të kesh edhe disa përgjegjësi. Ai është ende një udhëheqës politik, drejton një krah të caktuar në politikën shqiptare që ka përfaqësim në popullatën e vendit. Bashkë me këtë vjen edhe nevoja për një sjellje të përgjegjshme. Jam i kënaqur që ai e mirëpriti vendimin e prokurorisë. Do të shpresoja që veprimet e tij të njohin edhe shkallën në të cilën qeveria po bashkëpunon me këtë hetim, sepse në fakt personat në fjalë u shkarkuan nga detyra që kishin dhe u vunë nën “arrest shtëpie”. Nëse ka diçka konkrete që ai dëshiron të kritikojë, për shembull që hetimi nuk është aq i thellë sa duhet, kjo i takon atij ta bëjë. Por ai nuk duhet të angazhohet në retorikë e të bëjë akuza që mund të të çojnë në përfundimin se, nëse hetimet nuk shkojnë në drejtimin që dëshiron ai, atëherë diçka është gabim. Kjo, mendoj se çon në fund të fundit në përjetësimin e gjendjes së tensionuar që është krijuar përsa i përket procesit gjyqësor në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Zoti Hand, Shqipëria ka vuajtur në të kaluarën dhe vazhdon të vuajë mjaft nga korrupsioni i madh në të gjitha nivelet. Si mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje, cilat do të ishin masat e domosdoshme për të dalë prej saj?

    Bob Hand: Nëse do t’i përgjigjesha dot kësaj pyetjeje, do të meritoja çmimin Nobel të paqes, sepse kjo është një pyetje e vështirë. Shqipëria ka bërë një farë përparimi në luftën kundër korrupsionit, por është mjaft larg asaj që duhet të arrijë. Veçanërisht kur shikon korrupsionin në nivelet më të larta, shumë njerëz dyshojnë se ai është i thellë dhe i paprekshëm. Kur vërehet korrupsion në nivelet e ulëta dhe të mesme, edhe merren masa, por ato nuk e kalojnë këtë tavan, pra nuk përfshijnë nivelet më të larta. Duhet bërë diçka për të garantuar se askush nuk do të përjashtohet nga procesi ligjor, edhe kur kemi të bëjmë me imunitetin parlamentar. Ky proces mund të jetë i ndërlikuar nga ana ligjore, por ai duhet zbatuar në nivelet më të larta dhe nuk e kam fjalën vetëm për nivelet e larta qeveritare. Ne patëm një seancë dëgjimore javën e kaluar në Komisionin e Helsinkit lidhur me perspektivat e zgjerimit të NATO-s me vende të Ballkanit Perëndimor. Në seancë u diskutua edhe për Shqipërinë, lidhur me zhvillimet e atjeshme që kur ajo u bë anëtare e aleancës. Ishte mendimi i përgjithshëm në njërën anë se, nëse Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, zhvillimet e vitit të kaluar do të ishin përkeqësuar edhe më tepër, por ekziston edhe shqetësimi se që prej anëtarësimit në NATO, Shqipëria nuk i ka vazhduar reformat ashtu siç duhej, ashtu siç kanë vepruar shumë vende të tjera. Në skenarin më të mirë, Shqipëria ka bërë në vend numëro madje në disa raste ka ecur prapa. Udhëheqësit shqiptarë duhet ta kuptojnë rëndësinë reale të ecjes përpara. Zhgënjimi që unë ndjej dhe ajo që e bën më të vështirë përgjigjen e pyetjes tënde është fakti se komuniteti ndërkombëtar ia ka dërguar shumë herë këtë mesazh Shqipërisë. Mendoj gjithashtu se edhe populli shqiptar duhet të ketë një zë më të fuqishëm nëpërmjet shoqërisë civile për t’ua bërë të qartë udhëheqësve të vet se veprimet e tyre nuk janë të mjaftueshme. Në seancën e Komisionit të Helsinkit u përmend gjithashtu se Shqipëria përjetoi njërin prej sistemeve komuniste më shtypëse, por krahasimi nuk mund të bëhet gjithnjë me atë kohë dhe nëse kjo përdoret si justifikim, atëherë vendi nuk do të bëjë përparimin e duhur. Nuk duhet të ketë justifikime dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të pranojë justifikime ashtu si edhe populli shqiptar nuk duhet të pranojë justifikime. Prandaj shpresoj që nëpërmjet shoqërisë civile dhe procesit politik, ndoshta më shumë njerëz që janë ngopur me mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, do të hynin në jetën politike të vendit ose në partitë politike ekzistuese, ose duke krijuar një parti të re. E gjithë dinamika e politikës shqiptare duhet të ndryshojë për të shmangur retorikën, që mund të kthehet me lehtësi në dhunë fizike, dhe të gjitha energjitë të përqendrohen në betejat e shkëmbimit të ideve në mënyrë që demokracia të ecë përpara.

    Zëri i Amerikës: A dëshironi të shtoni diçka tjetër?

    Bob Hand: Dua t’i uroj Shqipërisë ‘Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë’. I kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se 20 vjetësh, që është një pjesë e konsiderueshme e historisë së saj. Do të vazhdoj të punoj për një Shqipëri më të mirë dhe shpresoj që 2012-a të jetë një vit arritjesh domethënëse që të mos shikojmë më nga e kaluara dhe të mos ecim prapa.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #125
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Punonjësi i Gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, si dhe në rastet kur sulmohen:

    personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja;

    rojet dhe objektet në ruajtje.

    Para përdorimit të armëve të zjarrit, personat, ndaj të cilëve ato do të përdoren, duhet të paralajmërohen me zë të lartë e të qartë.
    Kur personi nuk i bindet urdhrit, por përpiqet të largohet ose të reagojë qëllohet pa paralajmërim duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.
    Kur rrethanat nuk lejojnë në asnjë mënyrë zbatimin e rregullave të mësipërme, armët e zjarrit përdoren pa paralajmërim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-01-2012 më 03:47
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Topi i kerkoi diplomateve te huaj, rrezimin e qeverise

    INTERVISTA/ Kryeministri rrefen per here te pare detaje nga kulisat e grushtit te shtetit qe ai thote se u zhvillua janarin e kaluar. Pohon se z.Topi u kerkoi ambasadoreve te shpallen zgjedhje te parakohshme. Ne intervisten dhene gazetarit Cim Peka ne UTV, siguron se do te zbardhet "21 Janari", thekson se hetimi po behet nga personi qe duhet te hetohet per ate ngjarje te rende

    Ne krah te Ambasadorit amerikan, kryeprokurorja pas nje viti nga ngjarja e 21 janarit eshte detyruar, ne nje fare forme edhe ka pranuar me portretin e saj, se po ben nje kerkese te sforcuar per heqjen e imuniteteve te tre deputeteve te PS-se, per protesten e dhunshme te 21 janarit. Eshte komentuar kjo dalje e kryeprokurores nga opozita dhe eshte lene te kuptohet se nje gje e tille eshte bere nen presionin e kryeministrit ndaj Ambasadorit amerikan. Z. Kryeminister a eshte e vertet qe i keni kerkuar ambasadorit Amerikan ne takimin qe keni pasur para disa ditesh, imunitetin e deputeteve te PS-se?

    Eshte e vertete qe ceshtja e 21 janarit, qe nga data 22 janar e deri me sot, ka qene nje nga ceshtjet e diskutuara gjeresisht me komunitetin nderkombetar. Pse kjo? Me 21 janar une kryeministri i vendit u gjenda i rrethuar per 5 ore rresht, ndersa kryeja detyren time. Ndertesa u sulmua me hunj, me gure, me shishe molotov. Nje proteste, e cila u parapri nga montimi i nje video ku implikohej kryeministri i vendit, pra duhej nje pretekst per te sjelle njerezit tek kryeministria. Nje proteste, ne te cilen kryeministrit te vendit iu dhane nje seri ultimatumesh ne parlament dhe jashte tij nga kryetari i opozites, se do te kalosh mbi kufomat, se do ta kesh ne prag te deres, nga zevendeskryetari i tij dhe me radhe. Nje proteste, e cila ne baze te dhjetera per te mos thene me shume informacioneve, njerezit e sjelle u paguan me euro, sepse do te rrezojme Sali Berishen. U mblodhen nga jashte dhe brenda me qellimin do te rrezojme Sali Berishen. Kjo eshte e verteta, te cilen jane te pakte shqiptaret qe nuk e dine. Skenari i kesaj proteste ishte shume i studiuar, i bashkerenduar me Kryetarin e Shtetit. Shqiptaret duhet te dine nje gje, qe Edi Rama pavaresisht nga i gjithe kompartimenti i tij psikologjik, kurre, nuk do te guxonte te ndermerrte ate qe mori pa mbeshtetjen e plote te Bamir Topit, te Ina Rames dhe te shefit te Sherbimeve (SHISH-Sherbimi Informativ Shteteror, shenim i redaksise) dhe te ndonje tjetri. Pra, ne kete rast ate, qe ata nuk kalkuluan dhe e llogariten gabim, ishte se une e kisha dite pune dhe se nga zyra nuk do te largohesha. Ata menduan shume variante, por per fat te keq hesapet i bene me veten e tyre dhe pikerisht se i bene hesapet me veten e tyre ato nuk u dolen. Cfare ndodhi? Gjithcka u zhvillua para kamerave, gjithcka u zhvillua ne driten e diellit, pati te vrare, pati te plagosur, pati shume kaos, zhvillime nga me dramatiket dhe tragjiket. Pasi dola dhe i njoftova shqiptaret se u rrethova per 5 ore, se nuk kisha ndermend te largohesha, akti i pare ishte se dhashe ato njoftime qe me erdhen nga Spitali Ushtarak, sa ishin te sakta te pasakta, ne ate moment, flitej per 2-3 viktima, kerkova hetim te plote. Ne cdo vend demokratik dhe te lire cdo viktime hetohet, kudo qe te ndodhe dhe ne cdo rrethane qe te ndodhe, pastaj eshte drejtesia qe e vlereson ate, cdo i plagosur hetohet, cdo dem material hetohet dhe une bera thirrje. Thirrja ime gjeti ne nje hark te shkurter kohor brenda disa oreve, mandat-arrestet e te gjithe zinxhirit te Komandes se Gardes, ne nje kohe kur Edi Rama deklaronte, se neser do te merrej me horrat e Gardes dhe vertet te nesermen zonja u mor me "horrat" e Gardes, qe jane heronjte e Gardes, se ata mbrojten shtetin, mbrojten dinjitetin.

    Pas ekspertizes se FBI i konsideroni heronj?

    Ajo ishte nje mbrojtje heroike e institucioneve, ne pati tejkalime te ligjeve?! Jam une i pari qe thirra institucionet te hetojne nese pati apo jo tejkalim ligji. Por nje gje eshte e sigurt. Institucionet e nje vendi te lire kurre nuk pushtohen. Institucionet e nje vendi te lire jane pushtimi i Kushtetutes, nese i pushton, ato jane te garantuara me ligjet kushtetuese te vendit. Ata mbrojten ne nje rrebesh te pafund guresh, shishe molotov, kallep dinamiti qe u hodhen drejt tyre dhe e verteta eshte se mbrojten integritetin e nderteses se Keshillit te Ministrave. Te qendrosh ne ato kushte sic qendruan ata eshte akt heroik, te besh gabime, apo faje ose pergjegjesi, ato nxirren te gjitha mbi baze ligjore, por te nesermen sic njoftoi z.Rama, zonja Ina Rama ne oren 5 te mengjesit kerkoi arrestimin e te gjithe zinxhirit te komandes. Ketu kishte dhe nje person qe duhej te arrestohej patjeter. Kush ishte ky person, oficeri pergjegjes per evakuimin e kryeministrit nga kryeministria, i cili nuk kishte qene ne fushe-beteje, i cili ka nje detyre, ka rrugen e vet per te nxjerre kryeministrin jashte rrezikut. Nderkohe qe, natyrisht, ai ishte projekti i tyre, se i imi ishte tjeter, ata jane te detyruar te bejne projekte sic bejne per Presidentin e Republikes, per kryetaren e Parlamentit, per Kryeministrin sic bejne ne te gjithe boten.

    Pergjegjesi qe ka per detyre te evakuoje kryeministrin?

    U leshua urdher-arresti, i cili nuk kishte qene me 21 janar ketu, ka qene ne zyren e tij, maksimumi qe mund te kete qene, ka qene ne linjen, nga ata kishin planin e tyre per te evakuuar kryeministrin dhe ai u fut ne zinxhirin e atyre, qe duhej arrestuar pa asnje prove. Kjo zonje bisedon me Ministrin e Brendshem dhe ai i thote: Si ka mundesi kjo, se me ke do te mbrojme neser institucionet, sepse ky ka deklaruar se neser do te merremi me horrat e Gardes. Ne ate kohe nuk u kuptua se horrat e Gardes do merreshin me Ina Ramen, kjo i thote gjera pa kuptim, jo po te vijne se une nuk i arrestoj dhe po te vijne do t'i mbaj, me nje fjale del qarte skenari. Vjen dhe me thote ministri. I them se, ky eshte nje skenar, kjo eshte faza B, sepse deshtuan dje, mendojne se do te fitojne sot, sot do te humbasin me keq. Deshtuan gjerat kaq. Thote se sot po shkoj tek Presidenti. I them jo, - mos shko fare tek Presidenti, sepse Presidenti nuk eshte autor i arrestimit te tyre. Kjo kete nuk e merr kurre. Nje prokuror pa qene i cmendur nuk leshon dot nje urdher te tille po nuk qe pjese e ketij skenari dhe pjese e ketij skenari, prokurori, nuk mund te jete kurre pa Presidentin, shume e thjeshte kjo. Presidenti, ne nje akt te tille kur e shikon kur po shkelen normat, akti i pare e shkarkon, mbledh parlamentin, ka mekanizmat e vet. Shkon Ministri i Brendshem dhe cfare i thote Shkelqesia e tij Presidenti i Republikes: - Kujdes ato letrat e tua. Te miat i thote ministri?! Mos ki merak per letrat e mia. Vjen dhe me thote mua se kishe pasur te drejte. Takoj perfaqesuesit e trupit diplomatik, u them se kjo eshte e gjithe situata. Ky eshte nje organizim i ketij zoterise dhe i them nuk kam marre asnje informacion nga Sherbimi Informativ Shteteror, ne nje kohe kur sherbimet e huaja me kishin njoftuar dhe une dija gjithcka. Keta zoterinj shkojne dhe takojne zotin Topi dhe zoti Topi u kerkon, se kriza zgjidhet vetem me zgjedhje te parakohshme. Kjo eshte e verteta dhe u nxjerr pikerisht ato teza qe kishte organizuar dhe qe u deshtuan. Zoti Rama do te vinte te mbante fjalim tek zyra ime dhe natyrisht qeveria behej e paqene, dhe pastaj une po te kisha shpetuar prej tyre, do te thirresha te beja nje marreveshje mbi dhunen dhe forcen, ose dikush tjeter do te perfaqesonte PD-ne. Ishte nje skenar shume i studiuar.

    Per te qene pak i qarte. Z. Topi i ka thene faktorit nderkombetar se kjo situate zgjidhet vetem me zgjedhje te parakohshme?

    Absolutisht po, dhe faktori nderkombetar ka dale nga zyra duke thene se ai zoteria ka te drejte. Njeri prej tyre te pakten.

    Ai njeri prej tyre a eshte ai qe shqiptaret mendojne se eshte aleati kryesor?

    Shiko, kurre nuk me ke degjuar mua qe une te dekonspiroj, eshte ne natyren time, nuk bej publike gjera qe nuk duhen bere.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une se kuptoj qe gjith kjo pune po behet per te hequr qafe Sali Berishen nga skena politike, dhe ketu na i thone sikur kane gjetur eureken.
    Sali Berisha eshte bere seriozisht per shqiptaret dhe per te huajt nje Toto Rina qe po pengon Shqiperine te ece perpara duke e lene ate republike te mafias.
    Berisha e ke mbushur kupen me kohe dhe cdo gje behet qe ti thone ik se ka mbaruar koha jote. Ai si Toto Rina dikur kercenon me force duke u mbeshtetur ne banden e tij kriminale.
    Dhe ne Shiperi kane dale skenaret qe bota po ben per ta eliminuar poltikisht por Berisha ngul kembe ne sekenarin e dhunes.
    Ta shofin ku do dale kjo pune po askush nuk kerkon gjak vec Saliut ku ikja nga karrikja perkthehet ne burg me gjithe banden e tij.
    Albania Uber Alles

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Station ti nuk ke atributet per te folur ne emer te gjithe shqiptareve. Fol per veten tende me mire.
    Une mendoj se Kryeministria eshte ne perdorim te Kryeministrit te rradhes, dhe nuk mund te jete tjeter vecse Kryeministria e Shtetit Shqiptar. Qeverite duam apo sduam ne do te nderohen me rrotacionin e votes, por Institucioni do mbetet aty.
    Ne jemi te nderuar dhe te detyruar ti mbrojme institucionet, pasi kjo na ngre vlerat si qytetare .
    Nese garda nuk arrin dot te mbroje keto institucione, atehere me thuaj ti mua : - Perse tjeter sherben ajo????
    Per te vrare njerez , me urdher personal , si vrases me pagese , ne kundershtim me ligjin !

    Apo e kam gabim ? A nuk u perdor keshtu ? Edhe Dritan Dajti , nje nga vrasesit me pagese , mundet te quhet shume mire "Gardist" , "Gardist blu" ose "Gardist i kuq" , sipas preferences qe ka vete i zoti ! Madje mundet te kembengule se ka qene "ne kryerje te detyres qe i kane ngarkuar"!

    Kur shkelet ligji dhe vriten persona , pra kur vriten shtetas ne kundershtim me ligjin , ku e gjen ti institucionin ? Une shikoj vetem nje bande kriminale !

    Mundet dhe ta kem gabim ore ! Cfare nuk ndodh sot ne Shqiperi ....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 26-01-2012 më 07:31

  9. #129
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Per te vrare njerez , me urdher personal , si vrases me pagese , ne kundershtim me ligjin !

    Apo e kam gabim ? A nuk u perdor keshtu ? Edhe Dritan Dajti , nje nga vrasesit me pagese , mundet te quhet shume mire "Gardist" , "Gardist blu" ose "Gardist i kuq" , sipas preferences qe ka vete i zoti ! Madje mundet te kembengule se ka qene "ne kryerje te detyres qe i kane ngarkuar"!

    Kur shkelet ligji dhe vriten persona , pra kur vriten shtetas ne kundershtim me ligjin , ku e gjen ti institucionin ? Une shikoj vetem nje bande kriminale !

    Mundet dhe ta kem gabim ore ! Cfare nuk ndodh sot ne Shqiperi ....!
    Ju flisni per ligjin por harroni se ligji me themelor eshte respektimi i rendit Kushtetues , respekti i institucioneve. Cili ligj te lejon ty te besh dhune, apo vish nga rrethet me nje qellim te caktuar duke shkaterruar qytetin ?

    Bande kriminale jane ata qe organizojne dhunen. Kur sulmohen institucionet , forcat e rendit, Garden, makina policie, makina private, ata quhen banda kriminale.
    4 viktimat erdhen nga shkaku i dhunes. Dhuna sjell pasojen. Fajtor per situaten e krijuar qe solli dhe pasojen e 4 viktimave eshte PS me kryetarin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 26-01-2012 më 08:23
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #130
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Une se kuptoj qe gjith kjo pune po behet per te hequr qafe Sali Berishen nga skena politike, dhe ketu na i thone sikur kane gjetur eureken.
    Sali Berisha eshte bere seriozisht per shqiptaret dhe per te huajt nje Toto Rina qe po pengon Shqiperine te ece perpara duke e lene ate republike te mafias.
    Berisha e ke mbushur kupen me kohe dhe cdo gje behet qe ti thone ik se ka mbaruar koha jote. Ai si Toto Rina dikur kercenon me force duke u mbeshtetur ne banden e tij kriminale.
    Dhe ne Shiperi kane dale skenaret qe bota po ben per ta eliminuar poltikisht por Berisha ngul kembe ne sekenarin e dhunes.
    Ta shofin ku do dale kjo pune po askush nuk kerkon gjak vec Saliut ku ikja nga karrikja perkthehet ne burg me gjithe banden e tij.

    juanito02, duket qarte se ti ke interes politik....... dhe nuk esht mekat.

    Por, ktu ke mundsin me fol drejt!!!

    Un jam i mendimit, qe sot Sala esht ne vendin dhe momentin e duhur.
    Esht i aft o shoku, dhe jo llafe....
    Mori nje mekanizem te ndryshkur, dhe po e shnderron ne nje Ferrari....

    Sa per korrupsion ka akoma, por duhet t'besh krahasime ne kohe per t'nxjerr konkluzione, dhe jo t'spekullosh....



    Nejse, mund t'jem edhe un gabim...
    Por per nje gje jam i sigurt, qe Sala i do t'miren shqiptarve, por ben aq sa ka takatin.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 13 prej 40 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •