Paskan gjet Saimir Tahirin duke permbysur shtetin me megafon.
Llaka llaka kepuce me taka dumbabistet.
Paskan gjet Saimir Tahirin duke permbysur shtetin me megafon.
Llaka llaka kepuce me taka dumbabistet.
Albania Uber Alles
Po at Mesila doden a si dreqin e ka. C'ishte ajo monster ashu amon. Dhe c'eshte ky blendi fejziu qe fton neper emisionet e tij vetem ekstremiste te djathte ,militante te verbuar, la kokrren e namit mrom injorantja. Po a kane llogjike kto njerez mer amon.
Sa per temen do thoja vetem dicka.
Sot eshte dita dyte nga urdhri per arrest me burg i kryekomandantit te gardes dhe nuk pashe asnje politikan te mazhorances te distancohet nga kjo c'eshtje dhe te lere te lire prokurorine te hetoje. Perkundrazi te gjithe solidarizohen me nje kriminel qe kishte bere 11 qitje ne turme me pistolete dhe ishte munduar me pas te prishe dhe provat duke demtuar gjilperen e armes. Po si s'kane turp mer. Si jetojne kto njerez ,me ca paftyrsie dalin ne opinion dhe deklarojne brockulla te tipit stilolapsa helm e cadra pistolete. Bobobo me ca monstrash kemi t'bejme.
Edhe ato filmimet e serverit ne kryeministri nuk i fshiu vete ai specialisti i IT ,ska mundesi te kete aq autoritet sa te ndermarre nje hap te tille. Atij i eshte dhene urdher nga dikush , dhe ne ate kryeministri urdhrat si jep as komandanti gardes as zv.kryeministri ,por dora vete, SALI BERISHA. Ky eshte i pari qe duhet te ndiqet penalisht ,pastaj kto plehrat e tjera qe kujtun se duke nderru tytat e armeve do ja dilnin pa u lag.
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Ej e keni kthyer forumin ne gazeten RD dhe Panorama !
Pash nderin , shtypin e lexojme vete , mos ngarkoni kot forumin ! sillni mendimet dhe argumentat tuaja , se si mbeshtesni mendimet dhe logjiken tuaj per sa ka ndodhur dhe po ndodh , boll me copy -paste !
P.sh. Cili eshte mendimi juaj per dhenien e drejtesise per 21 janarin 2011 ! Cfare veprash penale ka dhe kush jane autoret e tyre ! cilat jane argumentet qe mbeshtesni mendimet tuaja!
Gazetat dhe TV , kane si e fitojne lekun e tyre ! I paguan Lala ato dhe nuk kane nevoje per neve dhe leket tona te qelbura ! Kane kanalet e droges dhe te vjedhjes se buxhetit ato , nuk kane qindarkat e xhepit tone !
Komandanti i Gardës: Kam qëlluar në ajër, jo drejt
Klodiana Lala
Po, kam qëlluar gjatë demonstratës së 21 janarit 2011. Kam qëlluar në ajër sikurse parashikohet në ligj, në rastet kur cenohet siguria e institucionit. Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform ligjit”. Ndrea Prendi, tashmë ish-komandant i Gardës së Republikës, i vënë nën akuzë për vrasjen e Faik Myrtajt gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit e ka pritur me qetësi vendimin e gjykatës për dërgimin në arrest shtëpiak. Nga zyra e tij, komandanti i Gardës është shoqëruar për në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku pritej nga grupi i prokurorëve të çështjes. Në përballjen e parë më hetuesit, Ndrea Prendi nuk ka pranuar të japë shpjegime të gjata lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për vrasjen e demonstruesit Myrtaj, por përmes një komunikimi tejet të shkurtër është shprehur se ka vepruar konform ligjit. Avokati i tij, Genci Gjokutaj i kontaktuar nga “GSH” tha se kemi rezervuar të drejtën për të dhënë shpjegime të hollësishme, pasi të njihemi me materialet e dosjes, mbi të cilat prokuroria është mbështetur për të vërtetuar akuzën. “Ende nuk na është vënë në dispozicion akti i ekspertimit, për të cilin prokuroria na tha se do na japë gjatë ditës së nesërme (sot). Pasi të njihemi me këtë akt do të japim dhe në shpjegimet tona”, - tha avokati Gjokutaj. Pas qëndrimit të shkurtër në ambientet e organit të akuzës ish-komandanti i Gardës është shoqëruar për në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Gjykata e Tiranës ka urdhëruar që policia të sigurojë ruajtjen e detyrueshme e të pandërprerë, të banesës së Ndrea Prendi, përgjatë gjithë kohës që masa të jetë në fuqi. Me hetuesit janë përballur dhe dy të dyshuarit e tjerë, Margarit Kume, shoferi i komandantit të Gardës, si dhe specialisti i IT-së në kryeministri, Armando Kasaj. Ndërkohë, policia ka “bastisur” zyrën dhe shtëpinë e Prendit dhe nuk ka gjetur asgjë të kundraligjshme.
Urdhër-arrestet
Firmosja e tre urdhër-arresteve ndaj komandantit të Gardës, shoferit të tij dhe specialistit të IT në kryeministri, natyrisht që ka sjellë jo pak tension në organin e akuzës në Tiranës. Grupi i prokurorëve të dosjes “21 janari” ka qenë mjaft i kujdesshëm në të gjitha veprimet e ndërmarra, për të shmangur precedentin e një viti me parë ku u përplas ashpër me policinë e shtetit, kur refuzoi të ekzekutonte urdhër-ndalimet për gjashtë gardistët e dyshuar. Me vendimin e gjykatës në duar që kyçte në arrest shtëpie tre të dyshuarit, oficerët e policisë gjyqësore, dje rreth orës 13:00 janë nisur drejt Gardës dhe Kryeministrisë për tu komunikuar akuzat dhe urdhrin tre të dyshuarve. Arrestimet erdhën pak ditë pas mbërritjes në Tiranë të ekspertizës së Byrosë Federale të hetimeve. Burime nga prokuroria thanë se Ndrea Prendi, me detyrë komandant i gardës ka ekzekutuar demonstruesin Faik Myrtaj, e më pas duke shfrytëzuar postin ka ndërruar qytën e pistoletës së tij me shoferin Margarit Kume si dhe ka dëmtuar gjilpërën e pistoletës. Ndërsa shefi i IT-se në Kryeministri Armando Kasaj, ka manipuluar serverit e Kryeministrisë, duke prishur provat dhe në këtë mënyrë duke penguar dhe hetimin.
Gazeta Shqiptare
Jo te gjithe ata qe marin pjese ne kete forum jetojne ne Shqiperi apo ndjekin televizionet e shtypin shqiptar. Temat ne forum kane si qellim qe te informojne publikun ne lajmin me te fundit mbi ate qe po ngjet me nje ceshtje. Dhe vetem pasi je informuar nga burime te ndryshme per ate qe po ngjet, mund te japesh mendimin tend si anetar i forumit. Njerezit qe vetem komentojne nga nje rresht e nuk lexojne lajmet, jane duke folur ne ajer.Pash nderin , shtypin e lexojme vete , mos ngarkoni kot forumin ! sillni mendimet dhe argumentat tuaja , se si mbeshtesni mendimet dhe logjiken tuaj per sa ka ndodhur dhe po ndodh , boll me copy -paste !
Kryeministri i vendit e ka pezulluar dhe zevendesuar kreun e Gardes, qe nga momenti qe kryeprokuroria ka prere flete arrestin. Ai po mbahet ne arrest shtepie derisa te vazhdoje gjykimi i ceshtjes ne gjykate. Keto gjera i meson po te lexosh e degjosh, e jo vetem te shkruash kot me kot ne faqet e forumit.Sot eshte dita dyte nga urdhri per arrest me burg i kryekomandantit te gardes dhe nuk pashe asnje politikan te mazhorances te distancohet nga kjo c'eshtje dhe te lere te lire prokurorine te hetoje. Perkundrazi te gjithe solidarizohen me nje kriminel qe kishte bere 11 qitje ne turme me pistolete dhe ishte munduar me pas te prishe dhe provat duke demtuar gjilperen e armes. Po si s'kane turp mer. Si jetojne kto njerez ,me ca paftyrsie dalin ne opinion dhe deklarojne brockulla te tipit stilolapsa helm e cadra pistolete. Bobobo me ca monstrash kemi t'bejme.
Kush e ka penguar Kryeprokurorine e vendit per te hetuar e zbardhur ceshtjen ne fjale? Ka kaluar plot 1 vit dhe kryeprokuroria nuk ka zbardhur ngjarjet e te beje detyren e saj. Nuk i ka munguar as mbeshtetja e ambasadoreve te vendeve me te medhenj ne Tirane, dhe as ekspertiza e ketyre vendeve.
E kam thene shpesh ne kete forum, pavaresisht nga retorika politike e kraheve politike ne Shqiperi kundrejt prokurorise, nje gje eshte e sigurt: Prokuroria shqiptare eshte e paafte te beje detyrat e veta kushtetuese qe te zbardhi ngjarjet e bujshme te ndodhura ne vend ne vitet e fundit. Gerdeci po mbush 4 vjet pa u zbardhur dhe hetimet kane deshtuar totalisht. 21 janari mbushi 1 vit dhe akoma nuk eshte zbardhur e gjykuar. Fakti qe prokuroria kerkon ndihmen e te huajve, eshte ne vetvete nje deshtim profesional i saj. Po te kishim te benim me njerez profesioniste e me integritet ne kete institucion, do te kishin dhene doreheqjen me kohe pasi nuk ishin ne gjendje qe te benin detyren, te hetonin e zbardhnin ngjarjet.
Berisha e Rama mund ta sulmojne kreret e institucionit verbalisht, por askush nuk e pengon Kryeprokuroren qe te beje detyren, te perdori forcen e ligjit dhe te dali para mediave e te beje transparencen me qytetaret e vendit mbi hetimet.
Albo
Arrest shtëpie, Prendi do të ruhet 24 orë me policë
Gazeta Shqiptare” zbardh të plotë vendimin e gjykatës së Tiranës për lënien në arrest shtëpie të komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Sipas kësaj gjykate, nuk është provuar katërcipërisht që arma që vrau Faik Myrtajn i përket Prendit. Ndaj, ai u la në arrest shtëpie.
Vendimi i plotë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.01.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.285, të vitit 2011 që bën fjalë për ngjarjet e ndodhura në këtë datë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, pranë godinës së Kryeministrisë.
Në këtë procedim janë kryer veprimet hetimore, ku është provuar se: Më datë 21.01.2011, në intervalin kohor midis orës 13.30’ deri në orën 17.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, pikërisht pranë ndërtesës së Kryeministrisë, ishte njoftuar zhvillimi i një demonstrimi. Gjatë këtij grumbullimi masiv njerëzish, persona të ndryshëm kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave që përgjigjen për ruajtjen dhe sigurinë publike, si dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Pas përshkallëzimit të dhunës, thyerjes së rrethimit të forcave të policisë së rendit, në trotuar ngjitur me murin rrethues, si dhe hapjes së portës së gardhit rrethues të godinës së Kryeministrisë, nga efektivat që kishin marrë nën mbikëqyrje këtë objekt është paralajmëruar me megafon dhe më pas janë përdorur armët e zjarrit.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, është provuar se kanë gjetur vdekjen shtetasit: Ziver Veizaj, Hekuran Dede, si dhe Faik Myrto. Kurse shtetasi Aleks Nika ka vdekur pas disa ditësh, si pasojë e goditjes me armë zjarri. Po ashtu, kanë pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri 6 shtetas. Gjithashtu rezultojnë të jenë dëmtuar me mjete të ndryshme edhe 36 punonjës policie, si dhe 25 pjesëmarrës në demonstrim. Janë dëmtuar me mjete të forta mbrojtëse, duke pasur dëmtime serioze, dhe një numër i madh i efektivave të Gardës së Republikës.
Më datë 21.01.2011 është bërë këqyrja e viktimave, ku gjatë këqyrjes janë gjetur në trupin e shtetasit Ziver Veizaj dhe Faik Myrto, respektivisht nga një predhë metalike e kalibrit 9 mm, të cilat janë marrë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjithashtu janë këqyrur dhe marrë me cilësinë e provave materiale edhe rrobat e viktimave dhe të të tre të dëmtuarve me armë luftarake.
Janë bërë vendimet për ekspertimin mjeko-ligjor mbi ekzaminimin e kufomave, si dhe vendimet për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore për të dëmtuarit, me qëllim përcaktimin e kategorisë së dëmtimit dhe mjetin që i ka shkaktuar.
Janë bërë edhe vendimet për kryerjen e ekspertimit kimiko-ligjor për rrobat e sekuestruara të viktimave dhe të të dëmtuarve me armë zjarri, për të përcaktuar në to praninë e faktorëve plotësues të qitjes.
Po më datë 21.01.2011, ora 18.00, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, brenda oborrit të ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe pikërisht nga pjesa veriore e tij, janë gjetur një sasi gëzhojash, prej të cilave 131 gëzhoja të kalibrit 9 mm, si dhe gëzhoja kalibër 7.62 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt, të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Për të përcaktuar llojin e fishekëve dhe të armëve, nga të cilat janë qitur gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, janë bërë vendimet për kryerjen e ekspertimeve teknike dhe balistike. Për këtë qëllim janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale armë të efektivave të Gardës së Republikës, të cilat sipas planit të masave dhe instruktazhit të datës 21.01.2011, si dhe urdhri nr. 28/1 i datës 19.01.2011 (edhe këto të marra me cilësinë e provës materiale mbi bazën e vendimit të prokurorit më datë 21.01.2011) kanë qenë të dislokuara ditën e ngjarjes në objektin e Këshillit të Ministrave.
Prokurori, konform nenit 244 të K.Pr.Penale ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim Ndrea Prendi, duke pretenduar se ka kryer veprat penale të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 79 gërmat “dh”, “ë”, e 25 të Kodit Penal, si dhe atë të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në gjykimin për caktimin e masës së sigurimit, gjykata, në kuptim të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale, duhet të evidentojë domosdoshmërisht tre elemente, që ligjërojnë caktimin e një mase sigurimi. Konkretisht, gjykata duhet të administrojë akte procedurale që provojnë: 1- Ekzistencën e veprës penale. 2- Ekzistencën e kushteve të dënueshmërisë së kësaj vepre, sipas të drejtës penale dhe 3- Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, që personi ndaj të cilit kërkohet masa, mund ta ketë kryer këtë vepër penale.
Në dallim nga kushti i tretë, kushti i parë dhe i dytë, në këtë gjykim duhet të jetë plotësisht i provuar para gjykatës, me prova të plota, në mënyrë që të kemi ekzistencën e veprës penale, sipas përcaktimeve të dispozitave konkrete të Kodit Penal. Që prokurori të kërkojë një masë sigurimi, para së gjithash duhet të provojë qartësisht ekzistencën e veprës penale, për të cilën ai dyshon që e ka kryer një person nën hetim. Pra, ekzistenca e veprës penale dhe cilësimi i saj nuk mund të jenë në nivelin e dyshimeve apo të diskutueshme se për cilën figurë krimi kemi të bëjmë (aq më tepër kur kemi një periudhë një-vjeçare që kryhen hetime).
Në rastin konkret, Prokurori pretendon se personi nën hetim, Ndrea Prendi, ka konsumuar elementët e veprave penale të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 79 gërmat “dh”, “ë”, e 25 të Kodit Penal, si dhe atë të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata, si administroi aktet hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të kësaj çështjeje, konstaton se: Në datën 21.01.2011 nga ana e subjektit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, është njoftuar zhvillimi i një demonstrate në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 14:00, duke u marrë dhe leja përkatëse pranë organeve kompetente. Ky subjekt më parë kishte njoftuar për kalimin e stadit të “tubimit” nga “protestë” në “demonstratë”. Rezulton e provuar, se gjatë zhvillimit të tubimit është ushtruar dhunë nga shumë pjesëmarrës, me mjete të forta rrethanore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e forcave të policisë së shtetit si dhe atyre të Gardës së Republikës, gjatë veprimeve që këto të fundit kryenin për ruajtjen e godinës së Kryeministrisë. Po kështu, pas përfundimit të demonstratës ka rezultuar se kanë mbetur të vrarë tre demonstrues e pikërisht shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa disa ditë më vonë ka vdekur në spital (në Turqi) shtetasi Aleks Nika.
Si nga provat e administruara gjatë hetimit, edhe nga transmetimet direkte që kanë bërë stacionet e ndryshme televizive (transmetime të cilat janë sekuestruar nga organi i Prokurorisë), është provuar qartësisht dhe pa asnjë ekuivok se nga ana e demonstruesve fillimisht është ushtruar dhune intensive me mjete të forta si shkopinj prej druri apo gurë, ndaj forcave të policisë së shtetit. Në këtë kohë forcat e Gardës së Republikës kane qenë brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë, dhe për sa kohë që demonstruesit nuk janë futur brenda rrethimit, nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer asnjë veprim. Demonstruesit, pasi kanë arritur që të thyejnë dhe të mposhtin rreshtat e forcave të policisë së shtetit, kanë tentuar që të hyjnë forcërisht brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë. Nga ana e forcave të Gardës së Republikës është paralajmëruar me megafon, por demonstruesit kanë filluar që të qëllojnë në mënyrë intensive me gurë, duke u futur pjesërisht në territorin brenda gardhit të Kryeministrisë. Sulmet e demonstruesve me gurë ndaj forcave të gardës, kanë zgjatur për një kohë jo të shkurtër. Kjo provohet edhe nga procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku brenda rrethimit janë gjetur një sasi tepër e konsiderueshme e sendeve të forta të përdorura kundër forcave të Gardës së Republikës. Me përshkallëzimin e dhunës nga ana e demonstruesve, të cilët kanë arritur dhe të futen brenda rrethimit të neutralizojnë për pak çaste forcat e Gardës, duke kontrolluar një pjesë të terrenit apo duke ngritur flamuj të bardhë e veprime te tjera. Si kanë tentuar të avancojnë (demonstruesit) në drejtim të hyrjes së Kryeministrisë, nga ana e forcave të Gardës, pas paralajmërimeve me megafon, është filluar që të qëllohet në ajër. Vazhdimisht nga disa demonstrues është qëlluar me gurë dhe mjete të forta ndaj forcave të Gardës, duke u shkaktuar atyre dëmtime jo të vogla, përfshi dhe Komandantin e Gardës, personin nën hetim Ndrea Prendi, i cili është dëmtuar me mjete të forta me intensitet goditjeje të madh, në sy. Gjithashtu, nga ana e demonstruesve është sulmuar me anë të një autoveture, e cila ka marrë vrull në drejtim të forcave të Gardës, por ajo është penguar vetëm nga aktivizimi i urës metalike që ndodhej në oborrin e Kryeministrisë.
Forcat e Gardës, përfshi edhe personin nën hetim Ndrea Prendi, i cili ka qenë Komandanti i Gardës, janë efektivë ushtarakë që kanë si detyrë të vetme ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore, të objekteve e rezidencave shtetërore, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës”, si dhe aktet normative e rregulloreve përkatëse.
Sipas provave të administruara në dosjen hetimore, rezulton se për datën 21.01.2011 është bërë planizimi i masave si dhe i shërbimeve që do të kryheshin,nga forcat e Gardës në objektin e rëndësisë së veçantë, godina e Kryeministrisë. Për këtë është kryer dhe instruktazhi përkatës, para se të fillonte shërbimi në këtë objekt. Si rezultat i përshkallëzimit të situatës, siç u përshkrua më lart, nga përdorimi i armëve nga forcat e gardës, kanë mbetur të vdekur dy shtetasit Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Ky fakt është provuar me anë të ekspertimeve balistike. Ndërsa për viktimat Hekuran Deda dhe Aleks Nika, deri në këtë fazë hetimi, nuk është provuar se nga cila armë është qëlluar në drejtim të tyre.
Në këto kushte, personat efektivë të Gardës, që mund të konkludohet se kanë përgjegjësi penale, janë subjekt i posaçëm i së drejtës penale, pasi ata janë ushtarakë që kanë qenë në kryerjen e detyrës. Përgjegjësia e tyre penale duhet të hetohet në raport me zbatimin që ata i kanë bërë rregulloreve përkatëse, për ruajtjen e objektit të Kryeministrisë. Prokuroria duhet të hetojë nëse vdekja e shtetasve Ziver Veizi dhe Faik Murtaj ka ardhur si rezultat i moszbatimit të rregulloreve përcaktuese dhe akteve ligjore në lidhje me veprimet e punonjësve të gardës në rastin konkret.
Ndaj, për asnjë punonjës të Gardës që ka qenë në ruajtje të godinës së Kryeministrisë, nuk mund të kemi një vepër penale: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 79, gërmat “dh”, “ë”, e 25 të Kodit Penal, për sa kohë ai ka qenë në ushtrimin e detyrës ushtarake dhe pasoja mund të ketë ardhur në kapërcim ose në moszbatim të saktë të rregullave për ruajtjen e këtij objekti nga ana e Gardës së Republikës.
Edhe Prokurori pranon faktin se pasoja, në rastin konkret, ka ardhur nga mosrespektimi i saktë i rregulloreve dhe akteve ligjore, në lidhje me përdorimin e armëve gjatë ruajtjes së objekteve të rëndësisë së veçantë. Prokurori, në kërkesën për gjykim, arsyeton, “Përdorimi i armëve është kryer në kundërshtim edhe me ligjin Nr.8290 datë 24.02.1998 “Për armët e zjarrit”, Neni 2 i këtij ligji. Ky rregull është sanksionuar edhe në ligjin Nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës”. Neni 25 i këtij ligji tregon se për të përdorur armë zjarri luftarake efektivi i Gardës duhet të respektojë ligjin për armët dhe rregullat e përdorimit të saj.”
Pra, edhe Prokuroria gjatë hetimeve ka konkluduar se kemi një pasojë të ardhur si rezultat i mospërdorimit të armës në përputhje me ligjin, gjatë kryerjes së një shërbimi konkret prej forcave të gardës. Neni 25 i ligjit Nr.8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës” përcakton se “Punonjësi i Gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin nr. 8290 datë 24.02.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit,” si dhe në rastet kur sulmohen rojet dhe objektet në ruajtje”.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin me nr. 258 Akti, datë 10.02.2011, ka caktuar masë sigurimi ndaj personit nën hetim Agim Llupo. Në këtë vendim, Gjykata ka trajtuar pozitën e të dyshuarit Agim Llupo, si një subjekt i posaçëm, në lidhje me pasojën e ardhur nga predha e qëlluar prej tij, vdekja e shtetasit Ziver Veizi.
Nga të gjitha provat e administruara, në lidhje me ngjarjen e datës 21.01.2011, për sa i përket përgjegjësisë së efektivave ushtarakë të Gardës së Republikës, kemi si vepër të kryer prej tyre, veprën penale të: “Shkelje e rregullave të shërbimit të rojës në objekte të rëndësishme, kur kanë ardhur pasoja të renda” e parashikuar si krim nga neni 42 paragrafi i dytë i Kodit Penal Ushtarak.
Në këto kushte, gjykata duhet të operojë me kërkesën për caktimin e një mase sigurimi në lidhje me veprën reale që është kryer, e cila provohet qartësisht nga provat e administruara në hetimin e kësaj çështjeje, pasi ndodhemi para veprës penale të parashikuar si krim nga neni 42 paragrafi i dytë i Kodit Penal Ushtarak.
Në lidhje me elementin e tretë të kritereve të përcaktuara në nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, pra për ekzistencën e një “Dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova”, që personi ndaj të cilit kërkohet masa, mund ta ketë kryer këtë vepër penale, prokurori pretendon se arma nga e cila ka dalë predha që ka sjellë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, është arma që ka disponuar personi nën hetim Ndrea Prendi.
Rezulton se janë kryer ekspertime të ndryshme balistike, dhe është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z. Ky konkluzion është nxjerrë nga “Raport Ekzaminimi” nr.163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky akt përbën provë të plotë për sa u përket konkluzioneve të nxjerra, pasi është në formën e kërkuar nga Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Prokuroria e ka marrë këtë provë konform të gjitha rregullave procedurale ligjore, duke dërguar “Letër-Porosi për jashtë shtetit”, sipas përcaktimeve procedurale të nenit 509 të Kodit të Procedurës Penale. Ndaj, konkluzionet e këtij akti mund të përdoren nga organi i Prokurorisë, pasi është një provë që është marrë prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal.
Sipas “Raport-Ekzaminimit” nr.163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër P52796Z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të vjaskave të tytës së pistoletës me numër P52778Z, duke shtruar edhe versionin se mund të jenë shkëmbyer tytat e këtyre pistoletave, ajo me nr. P52791Z me atë me nr. P52778Z. Prokurori pretendon se pistoleta me nr. P52796Z është pistoleta që ka përdorur personi nën hetim Ndrea Prendi. Por, nga aktet e administruara nga prokuroria deri në ete fazë hetimi, nuk ka një provë të plotë që të provojë saktësisht se kjo pistoletë është përdorur më datë 21.01.2011, nga personi nën hetim. Në “Regjistrin model 34”, ku pasqyrohet pajisja me armatim e efektivave të Gardës, personi nën hetim nuk ka firmosur tërheqjen e kësaj pistolete nga magazina e armatimit (faqe 9 e këtij regjistri).
Pistoleta është armatim personal, të cilën një ushtarak e mban me vete deri në ditën që ai lirohet nga ajo detyrë. Për rrjedhoje, nëse do të ishte armatim personal i personit nën hetim Ndrea Prendi, siç pretendon pa iu referuar ndonjë prove konkrete prokurori, atëherë kjo provë materiale do të merrej duke iu sekuestruar këtij shtetasi që e kishte në ngarkim dhe përgjigjej për ruajtjen e saj. Organi i prokurorisë nuk ia ka sekuestruar këtë pistoletë personit nën hetim Ndrea Prendi. Në dosjen hetimore është “Proces-Verbal Për Sekuestrimin e Sendit” i datës 23 Mars 2011, i përpiluar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore E.Sh dhe i firmosur dhe nga shtetasi Mark Ndoj, me cilësinë e ‘shefit të armatimit’. Sipas këtij proces-verbali janë sekuestruar 8 (tetë) pistoleta, duke u shënuar numrat përkatës, përfshi dhe pistoletën me numër P52796Z, por pa e përcaktuar se kujt personi i përket kjo pistoletë. Ky fakt ka një rëndësi shumë të madhe në identifikimin e përgjegjësisë penale në lidhje me personin që ka përdoruar armën nga e cila ka dalë predha që ka goditur viktimën Faik Myrtaj.
Organi i prokurorisë, me marrjen e konkluzioneve shkencore të “Raport-Ekzaminimit” nr. 163G-SP-215 datë 05 Janar 2012, të Laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), duhej të përqendronte hetimin në përcaktimin e poseduesit të pistoletës me nr. P52796Z. Këtë përcaktim prokurori duhet ta bëjë me prova ligjore të marra në një nga burimet që parashikon Kodi i Procedurës Penale dhe jo duke arritur në këtë konkluzion me anë të indicieve që nuk plotësojnë një ‘dyshim të arsyeshëm e të bazuar në prova’ në lidhje me këtë fakt, që të ligjërojë caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas nenit 238 të K.Pr.Penale. Në këto kushte, gjykata çmon se aktet e deritanishme, nuk formojnë një dyshim të bazuar në prova ligjore e të marra sipas përcaktimeve të Kodit të procedurës Penale, për faktin që personi nën hetim Ndrea Prendi më datë 21.01.2011, ka përdorur pistoletën nr. P52796Z. Gjykata, nisur nga rëndësia e faktit, çmon se për një hetim të plotë të kësaj çështjeje, nevojitet që të caktohet masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Ndrea Prendi.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata bazuar në nenin 245 të K.Pr.Penale
V E N D O S I:
1- Caktimin e masës së sigurimit ”Arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Ndrea Prendi, biri i Pjetrit dhe i Dilës, i dtl.01.08.1959, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, Njësia Bashkiake nr.5, Rruga “Lidhja e Prizrenit”, pall.4, sh.1, ap.7, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë.
2- Ngarkohet Policia Gjyqësore në zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ruajtjen e detyrueshme e të pandërprerë, të banesës së personit nën hetim Ndrea Prendi, gjatë gjithë kohës që kjo masë do jetë në fuqi.
- Kundër vendimit, lejohet ankim në gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve nga dita e njoftimit ose dita e zbatimit.
- U shpall në Tiranë më 22.01.2012.
GJYQTAR
Shkëlqim MUSTAFA
Gazeta Shqiptare
Pse per c'fare shkuan protestuesit atje , per papunesi, per munges uji drite , munges buke ??
Ajo u be zbrit o Sale nga karrigia dhe hyp Edi Rama lol
Fatkeqesisht e paguan ata 4 te shkretrit .
Ne cilin ministri ne bote ( me sa info nga postimet jeton jashtatdheut) te lejohet ty si protestues te shetites neper korridoret e ministris ?
Ta thy koken polici lol
Ndryshuar për herë të fundit nga Izadora : 24-01-2012 më 14:34
Jeto sot se neser nuk i dihet
Krijoni Kontakt