Close
Faqja 18 prej 40 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 391
  1. #171
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Berisha-Starmer: Bashkepunim ne luften kunder krimit te organizuar

    http://infoalbania.org/images/storie...ha-starmer.jpg

    Berisha-Starmer: Bashkepunim ne luften kunder krimit te organizuar
    E MARTE, 31 JANAR 2012 14:47

    TIRANE - Kryeministri Berisha ka pritur dje Drejtorin i Prokurorise Publike ne Angli dhe Wells, zotin Keir Starmer QC, i cili shoqerohej nga ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar, znj Fiona McIlwham, si dhe bashkepunetore te tij.

    Zoti Starmer e falenderoi Kryeministrin Berisha per takimin dhe shprehu mirenjohjen per bashkepunimin shume te mire midis te dy vendeve ne luften kunder krimit te organizuar.

    Ai vleresoi vullnetin politik te kryeministrit dhe qeverise se tij ne mbeshtetjen e dhene ndaj organeve ligj zbatuese ne kete bashkepunim.

    Zoti Starmer theksoi efikasitetin e luftes se perbashket ndaj krimeve te renda, krimit te organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vleresoi dhe dha mbeshtetje per punen qe behet ne Shqiperi ne kete drejtim.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Starner per ndihmen, mbeshtetjen dhe bashkepunimin ne prioritetin e qeverise shqiptare ne luften kunder krimit te organizuar.

    Ai theksoi angazhimin e qeverise shqiptare per te forcuar bashkepunimin ne kete drejtim. Ne kete kuader, kryeministri tregoi gatishmerine e plote te qeverise shqiptare per nenshkrimin e cdo marreveshje dhe krijimin e kornizes se nevojshme qe do te rriste efikasitetin ne luften e perbashket ndaj krimit te organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive te tjera te paligjshme.

    Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare jep mbeshtetjen e plote per te gjitha institucionet e zbatimit te ligjit qe perballen me krimin e organizuar. (B.L/Infoalbania)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #172
    Perjashtuar Maska e Dystopia
    Anëtarësuar
    29-01-2012
    Vendndodhja
    Kepler-22b
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Dakord me qendrimin, balancat, ligj, shtet e procedure te krye-pokurores.

    Ende nuk eshte e qarte perse ajo nuk arrin te vleresoje rolin e "prokurorit" apo te eksperteve te FBI. Tentativa eshte e qarte: ne mungese se shprehjes qarte, perdoret si alibi prokurori apo agjente te FBI.

    Kujtese: eshte tjeter te marresh ekspertize nga nje institucion apo kompani private, per te cilen paguan ekspertizen, dhe tjeter gje eshte te marresh ekspertize shteterore apo qeveritare.

    Tjeter: çdo kanal shteteror (i çfardo mase) amerikan ne Shqiperi kalon nepermjet ambasades, ndaj do te perdoret ne perputhje me interesat amerikane - perndryshe kthehet mbrapsht.
    Cfare doni te insinuoni ju me kete ? Kjo pyetje ju drejtua disa here nga Fevziu. Siduket qeveria Shqiptare e ka tmerr futjen e te huajve ne kete pune. Ceshtja eshte se sic e tha dhe vete kryeprokurorja ne nuk kemi eksperte te asnje fushe, dhe do duhej shtuar jo vetem ne Ministri, por nuk kemi eksperte te cfaredolloj gjeje askund, dhe sidomos ne hallkat ligjore qeveritare. Kaq i neveritshem u be Fevziu me ato komentet tipike dallkauke talebane "ku jeni takuar ne kafe?", saqe ne nje shtet normal, ky kryeprokurorin e sheh me dylbi, te guxoje te flisje me ate soj arrogance e kishe te vulosur karrieren profesionale, por jo ne rastin e Fevziut.

    FBI dhe kushdo do futet, pasi pa nderhyrjen e huaj, ai vend degjeneron ne nje kaos te paimagjinueshem. Ne jemi ende te paafte te bejme shtet, nuk ka pune interesash Amerikane apo Europiane.

  3. #173
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nuk thuhet se kur eshte instaluar sistemi i kamerave ne Kryeministri,viti data.
    Kush,cila kompani ne Shqiperi ka bere instalimet.
    Kush e ka blere DVR dhe kamerat,i ka blere kryeministria apo i ka sjelle kompania e instalimit.
    Modeli i DVR-se???Ky model eshte ne treg ne Shqiperi apo eshte porositur dhe derguar me poste nga Italia/Greqia/Amerika?
    Nqs eshte blere ne tregun shqiptar emri i dyqanit dhe kur eshte shitur.
    Kush ka qene nga kryeministria qe ka kontrolluar produktin ne dyqan,ka folur me shitesin dhe bere blerjen.
    Thuhej ne nje post qe u arrestua shefi i It-se se kryeministrise,Kasaj.
    Kjo te len te kuptosh qe Kasaj ka pasur teknike IT nen vartesine e tij,pra behet
    fjale per nje grup personash qe merren me konfigurime,me probleme rrjeti,konfigurime software,riparime etj.Kurthuhet shef IT atehere shefi nuk punon vetem por ka nje grup nen urdhera.Pra Kasaj nuk eshte i vetmi person
    qe eshte kompetent ne njohjen e kompjuterave de pajisjeve hardwere por edhe ciraket qe jane nen urdherat e tij.
    Instalimi jashte ndertese i kamerave tregon qe edhe brenda kryeministrise jane instaluar kamera dhe padyshim ka pasur kamera te instaluar brenda kryeministrise te
    salloni brenda perballe deres kryesore dhe diku aty mund te jete edhe tavolina e personit qe pyet dhe i jep drejtim ku te shkojne vizitoret,mund te jete polic ose punonjes i kryeministrise qe merret me kontrollin dhe lejimin vetem te personave
    qe i pret dikush brenda,kane takim te caktuar me nje x funksionar etj.
    Thuhet qe eshte fshire video e kameres qe ka qene mbi kokat e gardisteve ne pjesen ballore te kryeministrise.
    Po video e kamerave te brendshme ne kryeministri a jane fshire apo ekzistojne?
    Videot e kameravete brendshme,korridoreve nqs jane mund te tregojne qarte
    se kush ka hyre ne kryeministri ne 21 janar mbasdite dhe ne darke,ne cfare ore ka hyre cdo person,ku eshte futur ne cilen zyre dhe kur ka dale,cfare ore.
    prej studimit te videos mund te nxirren emrat e punonjesve,zyrtareve,pastrusve dhe ndonje vizitori.Kjo ka shume rendesi te njihet per te drejtuar hetimet.
    Te zyra e Kasajt ka qene serveri dhe pajisja e DVR-it.Te zyra e tij,kasaj ka pasur vetem nje tavoline dhe nje karrike,qe cdo dite pune ai punonte vetem,apo
    ka pas disa karrike,punonin edhe te tjere aty.Sa celsa ekzistojne per ate zyre.
    Nje celes e ka Kasaj,po tjeter kush ka celes kopje,pastrusi/pastrusja(ka mundesi qe pastrusi ka celes kopje) si dhe mund te kete kopje celesi edhe shefi i policave qe ruajne ndertesen brenda jashte.Kjo do tethote qe ne ate zyre ka patur akses jo vetem nga kasaj por sipas rastit te detyrushem,kur e kerkon puna edhe nga persona te tjere.Meqenese Kasaj ka punuar me vartes,teknike te tjere,kjo nenkupton qe teknke te tjere te kryeministrise i jane futur atij ne zyre shpesh dhe ka shume mundesi te jene te familjarizuar me DVR-in,kamerat,si funksionon,konfigurimet etj
    dhe ka te ngjare qe ne raste te vecanta kur Kasaj eshte larguar,mund te kete lene
    ndonje nga tekniket e tij per te bere monitorizim dhe pare videot realtime ne pune nga kamerat.Pra nuk eshte vetem Kasaj qe e njeh mire DVR-in dhe programin e tij por edhe tekniket e tjere.Nqs ai dvr eshte blere ne dyqan ne Tirane atehere jane shitur edhe dvr si ky te klientete tjere si Universitete,shkolla,firma supermarket,magazina etj.Per pasoje programi dhe konfigurimi i DVr-it njihet mire edhe nga persona te tjere ne tirane.
    DVR ne zyren e kasajt ka qene i ekspozuar apo brenda ne ndonje dollap anash tavolines.
    Nqs DVR-i ka qene i ekspozuar,atehere gabim shume i madh pasi eshte ekspozuar modeli i DVR eshte ekspozuar siguria e tij.Dikush qe ka hyre ne zyre nga te brendshmit aty"i autorizuar" ka lexuar emrin dhe modelin e DVR-it,pasi i duhet me vone ky fakt,perte gjetur manualin e atij modeli dhe lexuar se si behet formatimi,per te futur duart ne fshehtesi dhe bere fshirjen/formatimin.
    Kur eshte blere dvr dhe instaluar,Kasaj a ka thirrur ne telefon ndonje ekspert te jashte kryeministrise per te ardhur dhe ndihmuar Kasajn per konfigurim dhe perdorim?
    E gjithe kjo le shteg per nderhyrje ne DVR ose nga ndonje teknik vartes i tij,ose nga ndonje expert jashte kryeministrise qe ka hyre ne 21 ne kryeministri si vizitor dhe i eshte futur ne zyre ne 12 te nates dhe bere formatimet.
    Si eshte arritur te futet te dera e kycur?ose ka perdorur celes kopil,ose eshte vjedhur celesi dhe bere kopje.er kete mund te kete lidhje me punonjes te paguar brenda kryeministrise,me nje fjale eshte bere me bashkepunim.
    Si eshte arritur te futet x person ne DVR kur DVR ka qene i mbrojtur me password.
    ka disa forma dhe menyra,psh i eshte bere hard reset DVR-it.ose i eshte bere telefon
    kompanise prodhuse dhe jane marre instruksione per ta kaluar konfigurimin ne gjendje default dhe anashkaluar passwordin e administratorit.
    Nje version tjeter i fshirjes formatimit te hard drajvit mundte kete qene ai i fshirjes ne largesi,nqs ky dvr ka qene i lidhur edhe me kompjuter.
    Ne kete rast ose Kasaj nga shtepia e tij ne largesi ka formatuar hard drajvin
    ose ndonje specialist haker,person qe ka bere instalime/konfigurime nga ndonje kompani,i paguar nga ndonje parti ne Shqiperi ka bere nderhyrjen ne largesi dhe bere formatimin.shte instaluar modul remote klient ne kompjuterin e kasajt ne pune,kjo mund te jete bere ne bashkepunim me ndonje nga tekniket e Kasajt
    dhe specialisti ne largesi ka instaluar ne kompjuterin e vet modulin server.
    eshte futur ne kompjuterin e kasajt dhe prej andej ka bere formatimin e hard drajvit ne largesi.Kasaj mund te thote qe ne 12.01 te nates ne 22 janar nuk kam qene ne kryeministri,dmth nuk kam bere formatim,por nuk perjashtohet mundesia qe ai te kete bere formatim ne largesi nga shtepia e tij.ose ai mund te mos e kete bere,por dikush tjeter e ka bere,person tjeter nga shtepia e tij ne Tirane.
    Duhet kontrolluar me cilin server te jashtem lidhen kompjuterat ne kryeministri,eshte Albtelekomi server?nqs eshte Albtelekomi duhen pare logsat e lidhjeve te albtelekomit
    me kryeministrine,cilat IP numra jane lidhur me kompjuterat e kryeministrise dhe perj numrave IP te identifikohet cili person i ka bere akses DVR-it nga shtepia e tij.
    prej ketej zbulohet autori i krimit ,ti shkohet atij te shtepia,ti konfiskohet kompjuteri dhe ka te ngjare te gjendet kopje e videove qe jane fshire.
    Sipas dateve dhe oreve si me poshte te shikohen videot brenda ne kryeministri se kush ka hyre dhe kur dhe kur ka dale.
    Nderhyrjet-Formatime te hard drajvit
    29 prill 2010 ora 15:57
    30 prill 2010 ora 13:33
    24 maj 2010 ora 10:59
    20 janar 2011 ora 18:54
    21 janar 2011 ora 12:14
    22 janar 2011 ora 00:51:52
    28 janar 2011 ora 12:10
    ---
    Kopjime te dhenash
    21 janar 2011 ora 19:24
    21 janar 2011 ora 19:25
    21 janar 2011 ora 19:26
    21 janar 2011 ora 19:28
    21 janar 2011 ora 19:29
    21 janar 2011 ora 19:45
    21 janar 2011 ora 20:48
    21 janar 2011 ora 21:34
    28 janar 2011 ora 17:25
    28 janar 2011 ora 17:26
    28 janar 2011 ora 18:15
    Nqs video ka regjistruar gjithmone ne rezolucion te larte,atehere materialika zene sasi te madhe hapesire ne gig dhe ka shume te ngjare qe ky material voluminoz ne gb te jete kopjuar ne nje hard drajv tjeter te jashtem me kapacitet te madh,dhe
    nuk eshte kopjuar ne flash disk edhe sikur ky flash disk te kete pasur madhesi 64gb
    flash disku nuk do te mund ti mbante te gjitha videot e kopjuara qe mund te jene mbi 80Gigs.Materiali eshte kopjuar ne hard drajv tjeter.Nuk eshte kopjuar ne disqe
    CD-DVD pasi ato kane kapacitet te vogel dhe kopjimi i volumeve video mbi 80 gigs do kerkonte nje numer mbi 20 DVD,procesi ne kete rast do ishte shume i ngadalte,do perfshinte djegje dhe nuk eshte praktik.Me cfare lexova,nuk thuhet si arriti te konkludonte FBI-ja qe Kasaj ishte fajtor,cili eshte fakti,prova qe verteton qe Kasaj e ka bere ate pisllik dhe meriton arrestimin.
    Sipas prokurores shqiptare thuhet qe Kasaj dhe 3 deputete iu hoq imuniteti pasi dyshohet.......
    Ketu eshte gabim shume i madh,nuk ke te drejte te arrestosh persona mbeshtetur mbi dyshime,eshte gabim,amatorizem,jo profesionale.
    Arrestimet behen pas investigimeve dhe vertetohet me fakte qe eshte kryer nje krim.
    vetem atehere behen arrestime dhe jo mbi bazen e paragjykimeve dhe dyshime.
    Si e verteton qe Kasaj eshte fajtor.Ate pisllik mund ta kete kryer nje i brendshem ne kryeministri,teknik,person tjeter ne kryeministri qe ka marre instruksione cfare te beje dhe ka pas akses ne zyre ka pas celes kopje etj.Ate pisllik mund ta kete kryer edhe nje qytetar shqiptar qe mund te jete,punonjes IT ne nje firme qe punon me kete DVR,mund te jete nje student IT ne universitet,mund tejete nje teknik firmeqe ben instalime DVR dhe kamerash etj.Mund te jete edhe ndonje ekspert kompjuterash shume i njohur publikisht ne Tirane qe eshte paguar nga ndonje parti dhe ka bere pisllikun.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #174

  5. #175
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TEMA ONLINE, 1 Shkurt, 2012

    Sikleti i Lulëzim Bashës në Uashington
    Nga Mero Baze

    Lulëzim Basha zbuloi atë që e kuptuam pa folur një ditë më parë. Pas takimit të tij me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Philip Reeker, ai iu referua vetëm profilit të tij si bashkiak, ndërsa zoti Reeker iu referua vetëm faktit që zoti Basha ishte aty dhe ai e kishte takuar. Por gjatë intervistës tek Zëri i Amerikës Lulëzim Basha zbulon jo dhe aq padashje të vërtetën e hidhur. Paskëshin folur për peshën që 21 Janari ka në të ardhmen perëndimore të Shqipërisë dhe sidomos në plotësimin e 12 kritereve të Bashkimit Evropian!!! Gjuha e spërdredhur e Bashës dhe përpjekja për të quajtur viktima të pafajshme katër qytetarët e vrarë më 21 janar, në diferencë nga vlerësimi si “kokëpalarë” që u ka bërë Berisha dhe Meta, shpjegon qartë atë çfarë Lulëzim Basha ka dëgjuar në Uashington për të ardhmen e qeverisë shqiptare.

    Por a ka fuqinë e lajmësit ky njeri?

    Jo, dhe jo tërësisht për faj të tij. Nga natyra e tij servile dhe gënjeshtare, ai natyrisht që nuk e transmeton lajmin në gjithë ngjyrat që e merr në Uashington dhe as ndikon dot tek Berisha për ta kthyer në axhendë pune. Por më shumë se sa tek veset e tij, problemi qëndron tek veset e Berishës. Berisha është aq i stërvitur me Uashingtonin, sa problemin më të madh që ka është se nuk do të dëgjojë mesazhe sy më sy, pasi ka aftësinë që t’i lexojë ato dhe pa i dëgjuar. Një nga arsyet përse ai i mbylli derën në vitin 1996 Ndihmës/sekretarit Amerikan të Shtetit, Timothy Worth, ishte pikërisht pasi e dinte çfarë do t’i thoshte. Kjo situatë e rëndon atë psikologjikisht dhe në të tilla raste ai bën gjithçka që lajmësi të mos mbërrijë kurrë në zyrën e tij.

    Dhe për t’ia bërë më të lehtë Bashës mospërcjelljen e porosisë në zyrën e tij, ai doli dje përmes zëdhënëses së vet për të çuar në ekstrem qëndrimin ndaj kryeprokurores, ekspertizës së FBI, dhe opozitës. Ai shpalli armiqësore ekspertizën që konsideron se vrasjet janë bërë me dashje dhe akuzoi Ina Ramën se për intervistën televizive ishte konsultuar me Edi Ramën. Kjo bëhej pak orë më parë, pasi Arvizu do të merrte realisht përsipër se ishte konsultuar ai me kryeprokuroren dhe Fevziun për intervistën, dhe është ai që mbron ekspertizën e SHBA për 21 janarin. Duke e ditur fare qartë këtë situatë, Berisha doli publikisht për të bërë bashkë jo Edi Ramën me Ina Ramën, por Arvizunë me opozitën shqiptare, dhe për të delegjitimuar ekspertizën e FBI dhe rekomandimet politike të Uashingtonit.

    Nxitimi i tij për të nxjerrë zëdhënësen pikërisht për të kundërtën e atyre që ai pret t’i sjellë Lulëzim Basha nga Uashingtoni dhe ambasadori i SHBA nga Tirana, është mënyra se si Berisha i mbyll derën problemit, është mënyra se si ai nuk ballafaqohet me të, por me pasojat e çuarjes në ekstrem të krizës.

    Kolegu im, Mustafa Nano, mendon se Basha ka ndryshuar gjuhën nga presioni i Uashingtonit, të tjerë dyshojnë se ai bën lojë. Në fakt ai thjesht nuk di ç’të bëjë. Nuk është duke bërë as lojë dhe as ndonjë punë për Berishën. Si një njeri që nga Berisha ka përfituar vetëm privilegje, para dhe pushtet, ai është tani në udhëkryqin e tij të parë, pasi duhet të zgjedhë mes asaj që ai shikon në Uashington dhe asaj që ka prodhuar pushteti i tij dhe Berishës në Tiranë. Nuk duhet të kemi iluzione se kemi të bëjmë me dikë që po mendohet si të tradhtojë Berishën, por kemi të bëjmë me një kanakar që nuk ka provuar të menaxhojë krizat e Berishës, por vetëm të vjelë pushtetin e tij.

    Është torturë e madhe t’i kërkosh sot Lulëzim Bashës se pse flet ashtu si foli dhe akoma më torturë e madhe ta pyesësh se çfarë duhet të bësh në këtë rast. Ai është në hallin e tij të parë të madh, pasi nuk di kujt t’ia thotë ato që ka dëgjuar. Në fillim vendosi të mos ia thotë askujt, pastaj u detyrua t’i thotë me gjysëm zëri tek Zëri i Amerikës… Por më tej mos prisni. Për të mos ia hapur fare atë bisedë, Berisha i tregoi nga Tirana se si duhet të flasë në këto raste. “Ndrea Prendi është një hero që ka hedhur në Lanë ëndrrën e Edi Ramës për karrige”, “ata që thonë se gardistët janë vrasës (e ka thënë FBI) janë njerëz të Edi Ramës”.

    Natyrisht Lulëzim Basha kishte folur ndërkohë që Berisha i tregoi si duhet folur. Edhe ambasadori Arvizu e kishte paranjoftuar që do mbronte kryeprokuroren. Ndaj Berisha thjesht dëshiron të lërë larg derës së tij këto zëra. Ai nuk do të dëgjojë asgjë që nuk dëshiron. Mesazhet e Uashingtonit, përcjellë në zarf me dyllë përmes Bashës, kanë për të mbetur në duart e Lulëzim Bashës. Nëse guxon të bisedojë me Berishën për këtë çështje, do të prishet me të dhe ai këtë nuk e bën kurrë. Edhe kaq ka rrezikuar shumë. Ka dëgjuar që Atë nuk e duan. Po të mendosh se rrotull tij ka shumë njerëz që nuk duan të dëgjojnë asgjë të keqe për të, ose të tjerë si Topalli që dhe kur dëgjon “ua përplas në fytyrë”, duhet të mendojmë se Lulëzim Bashës do t’i duhet shumë punë të rikuperojë gabimin që ka dëgjuar fjalë të pahijshme për Atë. Aq servil dhe i përulur sa është, besoj se do t’ia arrijë.

  6. #176
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.abcnews.al/images/abc-news-logo.png

    Seanca parlamentare, Kuvendi heq imunitetin e Ballës, Doshit dhe Bares
    21 janari, ligjvënësit socialistë: Do të vepronim po njësoj dhe sot
    02 shkurt 2012 15:39

    Kuvendi ka votuar në unanimitet pro heqjes së imunitetit për deputetët, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Bare. Pas fjalimeve përkatëse, ku secili nga deputetët dhanë shpjegimet përkatëse për pretendimin e Prokurorisë si organizatorë të protestës së 21 janarit, ligjvënësit kaluan në votim të fshehtë këtë kërkesë. Me 118 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit për Taulant Balla. Ndërsa me 116 vota pro, 9 kundër dhe një votë abstenim, parlamenti vendosi t’i heqë imunitetin Tom Doshit. Për Besnik Bare ishin 107 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim. Në këtë mënyrë, Kuvendi i hapë rrugë organit të Prokurorisë që të vijojë hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit.
    Deklaratat
    Deputeti Taulant Balla shprehu bidndjen e tij se imuniteti për të nuk përbën asnjë vlerë përballë zbardhjes së vërtetë të ngjarjeve të 21 janarit. “Sot dhe mot do kem krenarinë morale dhe qytetare që unë isha në bulevard ballë zyrës së Kryeministrit në përmbushje të detyrës së politikanit për të dëshmuar korrupsionin e qeverisjes”, vlerësoi Balla. Ndërkohë në mënyrë ironike, deputeti Balla në fund të fjalës hodhi një çadër në drejtim drejt podiumit ku qëndrojnë ministrat.
    Në fjalën e tij sqaruese përpara deputetëve, deputeti i PS-së Tom Doshi pranoi se “më 21 janar isha i pranishëm në bulevard, ashtu sikurse kam qenë aktiv si organizator i 21 janarit, si dhe kam organizuar protestues nga Shkodra”. Njëkohësisht Doshi evidentoi faktin se ndërhyri në momentin kur protestuesit u konfrontuan me forcat policore.
    Ndërkohë që socialisti, Besnik Bare nga foltorja e Kuvendit shprehu në fjalën e tij se “në 21 janar isha në bulevard për të qetësuar turmën”. Sipas tij në këtë datë ishin mbi 20 mijë njerëz në rrugë.
    “21 janari ishte një ngjarje tragjike dhe unë vihem përpara hetimit të Prokurorisë”, deklaroi Bare.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #177
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.abcnews.al/images/abc-news-logo.png

    Projektet e Bashës, mbështetje nga kongresmenët amerikanë
    Kryebashkiaku i Tiranës takim me Alcee Hasting, Eliot Engel dhe Jean Schmid
    02 shkurt 2012 15:41

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Uashington zhvilloi një takim me kongresmenët, Alcee Hasting, Eliot Engel dhe Jean Schmid. Gjatë këtij takimi, kryebashkiaku Basha i ka njohur kongresmenët me projektet e zhvillimit të Tiranës. Sipas tij, tre janë projektet kryesore të tij në krye të bashkisë: zhvillimi ekonomik, cilësia e jetës dhe punësimi. Zoti Basha tha se një nga angazhimet e tij është ta bëjë Tiranën një qytet miqësor për biznesin dhe atraktiv për investime. Po kështu, Basha prezantoi edhe projektet e tij strategjike për Tiranën si zgjerimi i bulevardit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të tramit si dhe ndërtimi i terminalit të pasagjerëve. Po kështu kreu i Bashkisë së Tiarnës bëri me dije se ekspertë të njohur të urbanistikës po punojnë për Planin e ri Urbanistik. Ndërkohë që gjatë kësaj bisede, kryebashkiaku ritheksoi faktin se punësimi mbetet prioritet absolut I tij. Kreu i Bashkisë tha se iu ofrua nga kryetari i Bashkisë së Uashingtonit eksperienca dhe ndihma për hapjen e zyrës së punësimit, e cila do të bëjë lidhjen mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Në funksion të nxitjes së punësimit zoti Basha u bëri të ditur nismën për heqjen e taksave për katër vjet atyre që punësonjë mbi 50 punonjës.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi mbështetjen nga anëtaret e Kongresit dhe veçanërisht të Engel dhe Schmid si bashkëdrejtues të Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, pranë institucioneve financiare amerikane për të mundësuar mbështetjen me kredi të buta për financimin e tramit, po edhe për programe të tjera si skema punësimi, stazhe për të rinjtë, mbështetje për nënat kryefamiljare etj. Kongresmenët kanë vlerësuar vizionin e zotit Basha për zhvillimin e Tiranës, adresimin e drejtë të prioriteteve e veçanërisht përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje siç ishte dhe diskutim për buxhetin. Engel dhe Schmid u shprehën të gatshëm për të përdorur influencën e tyre për të siguruar kredi të buta për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #178
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.abcnews.al/images/abc-news-logo.png

    Arvizu: Hetimi për 21 janarin të jetë i plotë, gjithëpërfshirës dhe i paanshëm
    Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu intervistë ekskluzive për ABC NEWS
    01 shkurt 2012 22:42

    “Vrasjet e 21 janarit mund të parandaloheshin”. Kështu deklaroi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu në një intervistë eksluzive në ABC News përballë gazetares Sonila Meço. Ai nënvizoi se gjatë gjithë ketij viti ka munguar një ndjesë nga ana e Partisë Socialiste për rrjedhën që morën ngjarjet atë ditë. Arvizu citoi deputetin socialist Ben Blushi sipas të cilit nëse do të kishte më shumë deputetë në krye të protestës se 21 janarit, siç ndodhi ne demostrimet e ditëve të mëvonshme, në të njëjtin bulervard, ndoshta nuk do të kishte patur 4 të vrarë në atë demonstratë.
    “Ka shume pyetje që njerëzit kanë kur i kthehemi asaj dite të tmerrshme. Demonstrata e 21 janari ka qenë e skicuar që nga fillimi, që nuk do të ishte një demonstratë e rregullt, pasi ishte menduar për të qenë e dhunshme. Jam i zhgënjyer nga sjellja e PS-së për 21 janarin. Do të doja të kishte pasur një keqardhje nga PS-ja për rolin e saj në situatën e 21 janarit të 2011, pasi siç e tha edhe deputeti Blushi disa ditë pas asaj proteste, nëse do të kishte me shumë deputetë në krye të demonstratës, ata 4 protestues nuk do të ishin vrarë”- nënvizoi Arvizu.
    Diplomati amerikan u ndal gjatë tek ngjarjet e 21 janarit dhe tek hetimet që po kryen Prokuroria për këtë çështje. Zoti Arvizu tha se 21 janari i një viti më parë ishte një ngjarje e dhimbshme dhe që kërkon një hetim të plotë, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës nga prokuroria.
    “Ina Rama ka bërë heqjen e imuniteve të deputetëvë socialistë, gjë që mund të lehtësojë hetimet, të cilat duhet të vazhdojnë në mënyrë teknike dhe ligjore. Paanësia e hetimit është plotësisht në zyrën e prokurores së Përgjithshme. Ne kemi qenë të qartë për këtë. Duke parë traumën që kanë përjetuar shqiptarët më 21 janar, e vetmja mënyrë që drejtësia të shërbejë është që e vërteta të zbardhet dhe hetimi të jetë i plotë, gjithëpërfshirës dhe i paanshëm, pasi kjo do të ndihmonte në besueshmërinë e hetimit. Zyra e prokurores së përgjithshme është e aftë që të funksionojë dhe ne të kontribuojmë në mënyrë pozitive, duke ndjekur provat” –tha ai.
    Arvizu sqaroi edhe një herë pozicionin e FBI-së në hetimet e 21 janarit, duke thënë se, ajo ka mbështetur prokurorinë në hetimet që ka ndërmarrë ndërsa kërkoi prej organit te akuzës që të tregohet i paanshëm në punën e tij.
    “Kam besim të plotë tek ekspertiza e FBI-së, pasi laboratori i saj është më i miri në botë”-vijoji Arvizu
    Lidhur me performancën e Prokurores së përgjithshme ambasadori amerikan theksoi se Ina Rama ia ka dalë shumë mirë duke parë edhe vështirësitë me të cilat përballet një prokuror.
    “Unë dhe Ina Rama kemi zhvilluar shumë biseda të gjata dhe kemi patur mendime të ndryshme, por ajo që është shqetësuese për mua është mundësia e rrjedhjes së infromacionit nga Prokuroria, pasi mund të dëmtojë hetimet, Ina Rama më ka thënë se ka marrë masa për t’i trajtuar ato. Zyra e prokurorit të Përgjithshëm është e përgjegjshme dhe jep llogari për performancën e saj”-tha ai
    Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Republikes, ambasadori Arvizu u shpreh se për këtë duhet të ketë konsultime me të gjitha palët e interesuara.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #179
    Hetimet për 21 janarin, u hiqen imunitetet tre deputetëve të PS-së

    02/02/2012

    Ashtu sikurse pritej Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit tre deputetëve socialistë Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj

    Fillimisht ishte deputeti i PD-së, Viktor Gumi, i cili lexoi raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.Heqja e imunitetit për këta deputetë, u kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme, për të hetuar mbi organizimin e demonstratës së 21 janarit të vitit të kaluar.

    Deputeti socialist Taulant Balla theksoi se me 21 janar ka qenë në bulevard përballë zyrës së Kryeministrit, në përmbushje të detyrës së politikanit dhe qytetarit.

    "Po, unë isha në bulevard për të denoncuar qeverisjen tribale, korruptuar në rrënje e degë. Qeveria i bën vrasësit heronj, por maskarenjtë nuk harrohen", tha Balla, duke akuzuar direkt kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi në vrasjen e katër veteve në 21 janar. Balla kërkoi që edhe kryeministri Berisha të dorëzojë imunitetin dhe të dalë para Prokurorisë për të pranuar fajësinë për vrasjen e katër protestuesve.

    Deputeti Balla la si dhuratë simbolike për kryeministrin një çadër në foltoren e Kuvendit.

    Pas tij ishte deputeti tjetër Tom Doshi deklaroi se është një ndër organizatorët e protestuesve të qarkut të Shkodrës në protestën e 21 janarit.

    "Kur nisi dhuna në bulevard i bëra thirrje protestuesve për qetësi. Turma po shpërndahej kur u qëllua me plumba nga Kryeministria", tha Doshi.

    Deputeti Tom Doshi theksoi se qëllimi protestës nuk ishte për të sulmuar Kryeministrinë, ndersa shprehu bindjen se do të jetë përsëri pranë tubuesve, për të hequr nga pushteti Sali Berishën.

    Deputeti i tretë socialist Besnik Baraj u shpreh është në nderin dhe detyrën e tij që të vihej, në dispozicion të drejtësisë për t'u hetuar në shërbim të zbardhjes së 21 janarit.

    "Në asnjë vend protestuesit nuk qëllohen sepse policia ruan qytetarët", tha Baraj.

    top-channel

  10. #180
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë, lë në arrest shtëpie Ndrea Prendin

    TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi sot rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për rivlerësimin e masës së arrestit ndaj ish- komandantit te Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për ngjarjet e 21janarit.

    Krahas kërkesës së bërë në Gjykatën e Apelit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për ish komandatin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, Prokuroria i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg.

    Prokurorët Marjeta Zaimi dhe Genti Canaj i kërkuan gjykatës ndryshimin e masës së arrestit për kryekomandantin Ndrea Prendi, pasi sipas tyre ksihte prova të reja që fajësonin të akuzuarin për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Prokurorët në pretendimin e tyre nënvizuan, se pas ekspertimeve të kryera në laboratorët shqiptar dhe të FBI-së ka prova të pakontestueshme që vërtetojnë se Prendi ka qëlluar dhe arma e tij ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj.

    Vetë Prendi nuk ishte i pranishëm në ketë seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Nga ana e tij avokati mbojtës, kundërshtoi kërkesën, duke këmbëngulur në mos ndryshimin e masës duke e argumentuar me faktin se procesi është paralel edhe në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve vendosi të rrëzoi kërkesën e organit të akuzës.

    Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet të jetë qëlluar gjatë demonstratës dhe njëri prej plumbave të qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, dhe Armando Kasa, specialist i IT-së në kryeministri, akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
    (el.me/BalkanWeb)

Faqja 18 prej 40 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •