Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës

    “Pravda”: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës








    28-02-2011 19:55 CET
    Gazeta ruse “Pravda”, në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar”, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

    “Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

    Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.

    “Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.

    Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

    “Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

    Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas.

    “Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare”, shkruan “Pravda”.

    Më tej në artikull theksohet fakti që politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Sipas gazetës në fjalë, kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë.

    “Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/4/2...e-dhe-kosoves/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prishtina.C : 28-02-2011 më 15:58

  2. #2
    Shpresojme qe me ne funde Dardanis Vilajetit te Kosoves e kosoves sote ti kthehen teritoret e saja Dardane .

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Shpresojme qe me ne funde Dardanis Vilajetit te Kosoves e kosoves sote ti kthehen teritoret e saja Dardane .
    Ke kalu ne delir pas zgjedhjes se Pacollit dhe tash je bere dhe zedhenes i vijes ruse te ndezjes se konflikteve ne Ballkan.

    Le mos u merr me kesi marrinash!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ke kalu ne delir pas zgjedhjes se Pacollit dhe tash je bere dhe zedhenes i vijes ruse te ndezjes se konflikteve ne Ballkan.

    Le mos u merr me kesi marrinash!

    Jo ore bashkimi i shqiptarve nuk esht vije russe

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    as ka per tu ndar maqedonia por shife se me keto shkrime qe po shkruajne do ndajne kosoven. ky shkrim eshte thjesht per te nxitur zjarr.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shum thjesht po u duket kjo ndarje , por ne praktik esht e veshtir , vec nese arrihet ndonje ndarje ne favor te shqiptarve dhe pas asaj ndarje nese me Bullgaret mbahen raporte te mira fqinjsie.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Kush i shpik keto aman? Sidoqofte, tu japin referendum per pavaresi shqiptareve aty pa pjesa tjeter te beje cte doje.

  8. #8
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Maqedonia mund te egzistoje vetem nese behet rifomatimi i kushtetutes,e cila decidivishte shqiptaret do pranonte si pale te barabarte ne gjitha aspektet qe parasheh nje kushtetute ne aspektin ligjore! Qe do te thote te gjitha ato te drejta qe gezojne sllavet e maqedonise ne aspektin kushtetuse dhe juridiko-ligjore ,te njejtat te vlejne edhe per shqiptaret....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 01-03-2011 më 12:05

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    hasë tasi me bexhet brozin PO E COJN KOSOVEN DREJT HUMNERES!

    FYRM do te duhet të shëndrohet në një shtet në dy kantone : Lindor për bullgar dhe Perendimor për Shqiptarë, ndarja . lumi Vardar!

    Kjo duhet të jet pika e skalshme e Shqiptarëve për të vazhduar këte shtet artificial.
    ALternativa është që pjesa perendimore të ndahet dhe ti bashkohet trungut etnike Shqiptarë , që natyrish i përket!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2011
    Vendndodhja
    Shkup-Çamëri
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    hasë tasi me bexhet brozin PO E COJN KOSOVEN DREJT HUMNERES!

    FYRM do te duhet të shëndrohet në një shtet në dy kantone : Lindor për bullgar dhe Perendimor për Shqiptarë, ndarja . lumi Vardar!

    Kjo duhet të jet pika e skalshme e Shqiptarëve për të vazhduar këte shtet artificial.
    ALternativa është që pjesa perendimore të ndahet dhe ti bashkohet trungut etnike Shqiptarë , që natyrish i përket!
    Ksaj radhe nuk pajtohem Kili , sepse , nese ndodh ashtu siq shkruan po i bje qe nepermes lumit Vardar te ndahet Shkupi dhe qyteti 75% ti ndahet Bullgaris qe edhe ashtu kane teritor mjaft te madhe Bullgaret , dhe qe deri 50 vitesh nuk kishte etni "Maqedonase" qe jetonin ne Shkup .. Mu aty ne ate pjese ishte e banuar me Shqiptar qe asnje nga Sllavet , sidomos nga gjenerata vjeter nuk ka te lindur Sllav ne Shkup por jane ardhacak , me shume nga Greqia qe i sjelli Tito , dhe , neve nuk duhet harruar ate por duhet luftuar deri ne fund , te mos pranojm asi ndarje qe tentuan njejte pas luftes por neve nuk e pranuam , ndersa Bullgaret ne qetesi ti arijne planet e tyre pansllaviste . JO .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •