-
Tensionet e fjetura bullgaro-serbe
Tensionet e fjetura bullgaro-serbe
21/02/2011 - 13:11
Nga Shaban MURATI
Gjeneroziteti i Antantės nė fillim tė shekullit tė kaluar pėr tė kėnaqur orekset e Serbisė me territoret e fqinjėve tė saj, vazhdon tė shkaktojė edhe nė ditėt tona hapjen dhe ndezjen e tensioneve dhe tė problemeve, tė cilat nė pamjen e parė duken sikur tashmė i takojnė vetėm historisė ballkanike. Njė rizgjim i tensionit tė fjetur mes Bullgarisė dhe Serbisė ndodhi mė 18 shkurt, kur ministria e Jashtme e Bullgarisė i dėrgoi njė notė proteste ministrisė sė Jashtme tė Serbisė, pėr ndalimin e hyrjes sė qytetarėve bullgarė pėr nė qytetin e Boshilegradit, i cili ndodhet nė territorin e Serbisė. MPJ-ja e Bullgarisė thirri ambasadorin serb nė Sofje pėr t'i dorėzuar notėn e protestės, ndėrsa ministri i Jashtėm bullgar, Nikolla Mlladenov, deklaroi nė parlament se Bullgaria do tė njoftojė autoritetet e Bashkimit Europian pėr kėtė ngjarje.
Konflikti diplomatik lindi pėr shkak tė ndalimit, qė Serbia u bėri grupeve tė qytetarėve bullgarė, tė cilėt dėshironin tė shkonin nė qytetin e Boshilegradit pėr tė pėrkujtuar 138-vjetorin e heroit bullgar tė luftės kundėr pushtimit osman, Vasil Levksi, (1837-1873), bir i kėtij qyteti, i cili pikėrisht mė 18 shkurt kishte ditėn e ekzekutimit tė tij. Serbia bllokoi kufirin me Bullgarinė me njėsitė policore tė armatosura rėndė dhe rreth 50 forca policore bllokuan pikėn e kalimit kufitar, nė tė cilėn zakonisht qėndrojnė vetėm dy policė. Sikurse deklaroi kryetari i Bashkisė sė qytetit bullgar tė Kystendilit, Petar Paunov, tė cilin policia serbe nuk e lejoi tė hynte, ishte njė situatė "si njė gjendje e jashtėzakonshme ushtarake".
Shtetasit bullgarė e kishin dokumentacionin nė rregull, dhe Bullgaria dhe Serbia kanė njė regjim tė kalimit tė lirė pa viza me njėri-tjetrin. Tensioni dypalėsh arriti njė pikė tė lartė, kur disa shtetas bullgarė, tė zėmėruar nga ndalimi, tentuan tė prishin pengesat e ngritura nga policia serbe dhe tė kalojnė me forcė.
Tė dy palėt manifestuan njė sensibilitet tė lartė diplomatik dhe shtetėror pėr ngjarjen dhe pėr datėn. Thelbi i pėrplasjes pėrmblidhet nė faktin, qė siē shkruante gazeta bullgare "Novinite" mė 18 shkurt "Serbia Lindore, qė kufizohet me Bullgarinė, ka njė popullsi tė madhe etnike bullgare". Minoriteti bullgar nė Serbi jeton nė komunėn e Boshilegadit dhe tė Dimitrovgradit, (Caribrodi), por edhe nė Nish, nė Leskovac dhe nė Vranjė. Ekzistenca e atij komuniteti nė trevat, tė cilat historianėt bullgarė i emėrtojnė "territoret perėndimore", i kujton Serbisė se ato territore iu dhanė asaj nė fillim tė shekullit tė kaluar, dhe pikėrisht pėr kėtė ajo pėrpiqet qė ta kufizojė dhe tė minimizojė tė drejtat e minoritetit bullgar ne Serbi. Situata e minoritetit bullgar, sipas pėrfaqėsuesve tė atij minoriteti, ėshtė e padurueshme. Bashkimi Demokratik i Bullgarėve nė Boshilegrad, mė 30 janar 2011, i dėrgoi njė letėr tė hapur gjitha mediave, duke shprehur shqetėsimin pėr presionet e qeverisė sė Serbisė mbi zyrtarėt dhe personat me origjinė bullgare, tė cilėt ngrenė zėrin pėr tė drejtat e tyre tė mohuara. Vitin e kaluar pėrfaqėsuesit e minoritetit bullgar nė Serbi i dorėzuan edhe njė dosje me dokumente komisionerit tė Bashkimit Europian pėr zgjerimin, Stefan Fyle, ku i shprehnin protestėn kundėr diskriminimit etnik dhe kėrkonin ndėrhyrjen e BE-sė, pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre pėr tė drejtat e minoriteteve, qė u takojnė sipas normave dhe standarteve tė njohura tė konventave ndėrkombėtare, tė cilat janė pranuar dhe firmosur edhe nga Serbia, por qė qeveria serbe nuk i zbaton nė territorin e saj. Diskriminimi i tyre ėshtė i shtrirė nė tė gjitha fushat dhe sidomos nė fushėn e arsimit dhe tė gjuhės kombėtare kufizimet janė mė tė mėdha. Nė vitin 2010, ministri serb i arsimit nuk dha lejen pėr hapjen e klasave nė gjuhėn bullgare pėr fėmijėt e minoritetit bullgar nė komunat, ku jeton ai minoritet. Ēėshtja e komunitetit bullgar nė Serbi ėshtė pjesė e dosjes sė problemeve tė marrėdhėnieve mes dy shteteve. Serbia ėshtė pėrpjekur qė t'i reduktojė tė drejtat dhe ekzistencėn e kėtij komuniteti me metoda restriktive dhe me njė politikė tė shkeljes sė tė drejtave, siē ka ndjekur edhe ndaj minoriteteve tė tjera si ato shqiptare, boshnjake, hungareze, kroate, maqedonase, vllahe etj. Karakteristikė e kursit tė Serbisė ndaj minoriteteve ėshtė politizimi i qėllimshėm dhe satanizimi i minoriteteve dhe i kėrkesave tė tyre "si burim konfliktesh dhe trazirash". Ministria e Brendshme e Serbisė ndaloi ceremoninė pėrkujtimore, qė popullsia bullgare e Boshilegradit kėrkoi tė organizonte nė nderim tė figurės sė luftėtarit tė madh pėr liri, Vasil Levski, me justifikimin se "mund tė cenojė rendin publik dhe sigurinė e qytetarėve". Ėshtė njė akuzė dhe pretekst klasik, qė ministria e Brendshme e Serbisė e pėrdor ndaj ēdo pėrpjekje tė minoriteteve pėr tė pėrkujtuar figura tė historisė sė tyre amtare, tė cilėt kanė lindur nė trojet, qė sot ndodhen brenda kufijve tė Serbisė. Ėshtė pėr t'u theksuar se patrioti bullgar Vasil Levski nuk ka luftuar kundėr serbėve, por kundėr njė pushtuesi, qė nė shekullin 19 ishte i pėrbashkėt edhe pėr serbėt, edhe pėr bullgarėt, qė do tė thotė se nė sensin historik kontributi i Vasil Levskit ka qenė edhe pėr ēlirimin e popullit serb. Por Ministria e Brendshme e Serbisė e klasifikoi pėrkujtimin e figurės sė tij si njė rrezik pėr cenimin e rendit publik.
Konfliktin e ri diplomatik mes Bullgarisė dhe Serbisė e bėn edhe mė interesant fakti se Serbia ėshtė shteti, i cili ka aplikuar pėr statusin e shtetit kandidat tė BE-sė, dhe i cili pretendon qė ta marrė aforfe kėtė status, meqė nė radhėt e shteteve anėtare tė BE-sė ka disa lobistė tė Serbisė, tė cilėt shprehin njė entuziazėm tė papėrligjur pėr t'i falur Serbisė shumė defekte dhe mosrealizime nė zbatimin e reformave dhe standarteve europiane, dhe t'ia japin sa mė parė statusin e shtetit kandidat. Nė dritėn e kėtij tensioni tė ri nė kufirin bullgaro-serb, nė parlamentin e Bullgarisė u ngrit shqetėsimi se si mund tė gėzojė dhe t'i akordohet statusi i shtetit mė tė favorizuar ballkanik Serbisė, kur ajo bllokon me polici dhe me forca tė armatosura lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė njė shteti anėtar tė BE-sė si Bullgaria. BE-ja i liberalizoi vizat Serbisė dy vjet mė parė, pas vlerėsimit se ajo i kishte realizuar standardet dhe kushtet, qė kėrkon sistemi i liberalizimit tė vizave. Bullgaria ishte njė nga shtetet, qė dha pėlqimin pėr kėtė liberalizim vizash tė BE me Serbinė. Nėse Sofja do tė kishte gjykuar se Serbia nuk plotėson kushtet dhe klimėn e pėrshtatshme, mund tė kishte vėnė veton dhe tė mos kishte dhėnė konsensusin e saj. Por Sofja veproi drejt dhe e dha pėlqimin pėr heqjen e vizave me Serbinė. Siē deklaroi ministri i Jashtėm bullgar, Nikolla Mlladenov, mė 18 shkurt nė parlament, Bullgaria nuk bėn provokime dhe pret tė njėjtėn gjė nga fqinjėt e saj. Duket se nė Beograd kanė parametra tė tjera lidhur me qėndrimet pėr marrėdhėniet me fqinjėt, dhe me minoritetet brenda shtetit serb, parametra qė janė tė ndryshėm nga ato tė BE-sė.
Ēka e bėn mė intriguese situatėn e konfliktit diplomatik mes Bullgarisė dhe Serbisė ėshtė edhe fakti se kryeministri i Serbisė, Mirko Cvetkoviē, pritet tė zhvillojė njė vizitė zyrtare dyditėshe nė Sofje mė datėn 21 shkurt. Ėshtė jashtė ēdo logjike diplomatike qė njė shtet, i cili do tė dėrgojė pėr vizitė zyrtare kryeministrin nė shtetin fqinj, tė provokojė marrėdhėniet me njė skandal diplomatik, dy ditė para vizitės sė kryeministrit. Ky hap mund tė shpjegohet nė disa mėnyra. Sė pari, qė Serbia nuk i vlerėson marrėdhėniet me Bullgarinė me rėndėsinė, qė u takojnė. Sė dyti, qė Serbia kėrkon tė bėjė presion mbi Bullgarinė, qė tė mos ngrejė ēėshtjen e tė drejtave dhe tė kėrkesave tė minoritetit bullgar nė Serbi. Sė treti, qė Beogradi planifikon tė ndjekė njė politikė edhe mė restriktive ndaj minoriteteve nė Serbi, dhe tė japė sinjalin e njė qėndrimi mė tė ashpėr ndaj shteteve tė Ballkanit, qė kanė pjesė tė popullsisė sė tyre nė Serbi.
Nuk ėshtė e qartė se si kryeministri i Serbisė do ta justifikojė apo emėrtojė konfliktin diplomatik tė shkaktuar nga qeveria e tij me Bullgarinė, por ajo qė mund tė thuhet me siguri ėshtė se kjo re e tensionit tė ri do ta shoqėrojė atė gjatė vizitės. Tensionet e fjetura ndėrballkanike nuk zgjidhen as me neglizhime, por as me presione nacionaliste nga shtetet, tė cilat i ka darovitur historia me tokat e tė tjerėve. Ndryshe, tensionet e fjetura zgjohen si vullkanet e fjetura, siē pamė kėto ditė nė kufirin dhe nė marrėdhėniet mes Bullgarisė dhe Serbisė.
Gazeta Shqiptare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt