Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Fara11 Lexo Postimin
    Kuvendi miraton rezolutën për bisedimet me Serbinë

    (E plotësuar) Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi projekt-rezolutën e paraqitur nga PDK-ja, e cila i jep dritën e gjelbër bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë.

    Partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja nuk e kanë mbështetur rezolutën, me arsyetimin se propozimet e tyre nuk janë përfshirë.

    Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, si propozuese e rezolutës, deputeti Adem Grabovci tha se dy takime me opozitën kanë dështuar që të rezultojnë me harmonizimin e tekstit të saj, andaj u kërkua nga Kuvendi që të votohet versioni i propozuar nga PDK-ja.

    Më herët, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën. Po ashtu, edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes u pozicionua kundër bisedimeve.

    Kurse grupi më i madh opozitar, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi që në tekstin e saj nuk janë përfshi propozimet e kësaj partie politike.

    Rezoluta u tha se do t'i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

    Rezoluta përcakton “vijat e kuqe” për çka nuk duhet të bisedohet me Serbinë, dhe që Qeveria do të duhet t’i raportojë Kuvendit për rezultatet e bisedimeve, ose marrëveshjet eventuale.

    Projekt-rezoluta kaloi me 63 vota për, 48 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.
    Per Rezolute Votuan Deputet Serb - me 10 vende te falura nga Pakoja e Ahtisarit - plus atyre qe moren pjese ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010. Per Rezolute Votuan ata qe nuk i paten as 3-4 % ( AKR ) ne zgjedhejt e kaluara - Paten vetem 7-8 % me ca parti qe ben koalicion. Dhe per kete rezulote Votoi ajo parti ( PDK-ja ) qe ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit beri manipulimet dhe vjedhjet me te medha te votave te qytetarve ( me ndihmen e Peter Feithit dhe Dellit ) mu per kete arsye qe tani kane bere pra Miratimin e Rezolutes per negociatat apo bisedimet me Shtetin Serb.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    qy qy qa po menoika i ngrati
    po normal qeveria i ka votat e popullit dhe votoin
    po a mendove qe albin-kurva me ldk-ne sllavo-titiste po mun e pengoin a haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?

    Rezoluta e miratuar është propozuar nga Grupi parlamentar i PDK-së por nuk është përkrahur nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe AAK-ja

    (I plotësuar) Kuvendi i Republikës së Kosovës miraoti Rezolutën për bisedime me Serbinë. Kjo rezolutë u propozua nga Grupi parlamentar i PDK-së dhe u mbështet nga deputetët e pozitës por u kundërshtua nga ata të opozitës.

    Teksti i rezolutës ka këtë përmbajtje:

    REZOLUTË

    Për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë

    • Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet dialogun midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, për çështje praktike, në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.

    • Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon parimin që dialogu midis dy palëve të lehtësohet nga BE dhe SHBA-të.

    • Dialogu i Kosovës dhe Serbisë do të jetë i përgatitur mirë, me agjendë të qartë dhe të përcaktuar paraprakisht, në marrëveshje ndërmjet palëve dialoguese, duke përfshirë edhe lehtësuesit e dialogut.

    • Agjenda e dialogut do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.

    • Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që t’ia paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës dokumentin themelor të dialogut brenda afatit ligjor.

    • I/e emëruari nga Kryeministri udhëheqës i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun me Republikën e Serbisë do të informojë në baza të rregullta Komisionin për Politikë të Jashtme dhe komisionet tjera përkatëse të Kuvendit të Kosovës dhe do të raportojë, edhe në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

    • Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të vendosur marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, në të mirë të dy vendeve tona, popujve tanë, të integrimeve evropiane dhe të stabilitetit e prosperitetit të përgjithshëm të rajonit.

    • Kuvendi i Republikës së Kosovës riafirmon qëndrimin se bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu janë kontribut për paqen e stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve tona dhe të rajonit në përgjithësi si dhe për përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

    • Kuvendi i Republikës së Kosovës e rikonfirmon të drejtën kushtetuese për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që i nënshkruan Qeveria e Republikës së Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    arinai_tb

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Per Rezolute Votuan Deputet Serb - me 10 vende te falura nga Pakoja e Ahtisarit - plus atyre qe moren pjese ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010. Per Rezolute Votuan ata qe nuk i paten as 3-4 % ( AKR ) ne zgjedhejt e kaluara - Paten vetem 7-8 % me ca parti qe ben koalicion. Dhe per kete rezulote Votoi ajo parti ( PDK-ja ) qe ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit beri manipulimet dhe vjedhjet me te medha te votave te qytetarve ( me ndihmen e Peter Feithit dhe Dellit ) mu per kete arsye qe tani kane bere pra Miratimin e Rezolutes per negociatat apo bisedimet me Shtetin Serb.
    vallaqko mos fol mashum se kto qe ju i keni shkruar jan te sakta kosoven gjdoher e kan udhhequr pakicat me ndihmene e disa shqipfolsve siq jan thaqi dhe disa hajna tjer tash po zbulehet se po kta lider kishin biseda te fshehura me politikan serb nga serbia

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kjo qeveri esht si ajo e GADAFIT NE LIBI per pushtet esht ne gjendje te vret popullin e vet kurse per shtet esht ne gjendje te VJEDH KREJT PASURIN E KOSOVES

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    sot disa mediume europiane dhe disa diplomat veq filluan te tregojn shenja te para se si mund te rjedhin bisedimet serbi kosove disa diplomat nuk hezitojn te deklarojen se mund te flitet edhe per nje dialog politik ku mund te shtrohen qeshtjet teritori dhe status per pakicen serbe brenda kosoves fjala ishte per veriun e mittrovices kurse bisedimet serbi kosove mund te zgjasin me vitte

  7. #17
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Qeveria e Kosoves ,eshte Qeveri e instaluare nga amerika, Ahtisari dhe BE, Qeveri cjapash amerikane e evropiane. Populli shqipetare shume afer do te jete ne te njejten situate si populli Libise .

    Ne Kosove nuk perfillet vullneti i popullit shumice , pore eshte vullneti e cjapave amerikane dhe BE.

    Njekohesishte ne Maqedoni nuk respektohet populli shqipetare me shumice , pore respektohet nje Kushtetute e shkijeve sllave (mbeturina sllave ) Shqipetaret politikane sillen ne maqedoni si cjapa per arsye se po ja prishin qefin amerikes .

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    tetovaMAS

    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Qeveria e Kosoves ,eshte Qeveri e instaluare nga amerika, Ahtisari dhe BE, Qeveri cjapash amerikane e evropiane. Populli shqipetare shume afer do te jete ne te njejten situate si populli Libise .

    Ne Kosove nuk perfillet vullneti i popullit shumice , pore eshte vullneti e cjapave amerikane dhe BE.

    Njekohesishte ne Maqedoni nuk respektohet populli shqipetare me shumice , pore respektohet nje Kushtetute e shkijeve sllave (mbeturina sllave ) Shqipetaret politikane sillen ne maqedoni si cjapa per arsye se po ja prishin qefin amerikes .
    zotri , gjdo qeveri qe esht e akuzuar per krime ose korrupsion ajo smund te punoj per popull rasti i kosoves tregon se kryeministri i kosoves ka te kaluar te dyshimt dhe edhe i detyruar te veproj kunder vullnetit te popullit shumic shqiptar e njejta esht ne ILIRIDE edhe atje politikanet shiptar kan probleme me te kaluaren tash europa i ka ne dor ose keshtu ose dote perfundoni ne burg

  9. #19
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #20
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    zotri , gjdo qeveri qe esht e akuzuar per krime ose korrupsion ajo smund te punoj per popull rasti i kosoves tregon se kryeministri i kosoves ka te kaluar te dyshimt dhe edhe i detyruar te veproj kunder vullnetit te popullit shumic shqiptar e njejta esht ne ILIRIDE edhe atje politikanet shiptar kan probleme me te kaluaren tash europa i ka ne dor ose keshtu ose dote perfundoni ne burg

    Shqipetaret ne pergjithesi jane alergjik ne politike ne qofte se dikush e kundershton instalimin e krimineleve qeveritare te istaluare nga amerika dhe BE.ne Kosove ,Iliride dhe Shqiperi. Ne te ardhemen kjo politik propaganduese e amerikes dhe BE, do te ju kushtoje shqipetareve ,sa qe shqipetaret ate dite kurre do ta ngrene zerrin per drejtesi ,eshte e mundur qe amerika dhe BE ti shpalle shqipetaret si kriminel dhe terroriste islamik .

    Akuzat vetem kane filluare.sepse ne Qeverite shqipetare kemi kukulla te klonuara dhe tru shperlare.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •