Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Buxhetit të Kosovës i mungojnë 400 milionë euro

    Buxhetit të Kosovës i mungojnë 400 milionë euro
    Publikuar: , më 27 shkurt 2011

    http://koha.net/repository/images/27buxheti4.jpg

    Kusari-Lila: Qeveri e pastër “si loti”

    http://koha.net/repository/images/27kusari43.jpg

    Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë
    Publikuar: , më 27 shkurt 2011


    http://koha.net/repository/images/milioner4.jpg

    Sa janë të pasur ministrat e Kosovës
    Publikuar: , më 27 shkurt 2011


    http://koha.net/repository/images/qeve4.jpg




    Britania do të ndërpresë ndihmat Kosovës dhe 15 vendeve

    http://koha.net/repository/images/27-ndihma4.jpg

    Pacolli gjurmëve të Sejdiut
    Publikuar: Sot, më 28 shkurt 2011

    http://koha.net/repository/images/kushtetuta4.jpg







    PSHDK-ja ndihet e tradhtuar nga Thaçi
    Publikuar: Sot, më 28 shkurt 2011

    http://koha.net/repository/images/28pshdk4.jpg


    Me gjitha keto probleme te mberendesheme dhe shum te tjera, si ka me bisedua me serbin kjo qeveri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 28-02-2011 më 06:23
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Me vie mir qe Britania e madhe do ti nderpres vitrat per Kosoven.
    S'eshte normale qe nje shtet mik te ndihmon, dhe kete ndihme ta ndajn mes antareve te partis !

    Me e ndershme do te ishte sikur te mos perfitonim as edhe 1 cent nga miqte tan n-kombtar. Kjo i ka dembelizuar pamas politikanet shqiptar !

    Te mesohen tani ta gatuajn vet buken pa ndihmen e askujt, se "shtet" po i thot vetes !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Me vie mir qe Britania e madhe do ti nderpres vitrat per Kosoven.
    S'eshte normale qe nje shtet mik te ndihmon, dhe kete ndihme ta ndajn mes antareve te partis !

    Me e ndershme do te ishte sikur te mos perfitonim as edhe 1 cent nga miqte tan n-kombtar. Kjo i ka dembelizuar pamas politikanet shqiptar !

    Te mesohen tani ta gatuajn vet buken pa ndihmen e askujt, se "shtet" po i thot vetes !
    Ty te lumt o i nerumi Ilirian, po atehre ku do vjedhin, kan me rjep popullin e shkrete. Kusarja don te an bined se jan me duar te pastra !!!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Po ku shoku cfare thete?! Kur tiu futen ketyne puneve me biseda me shkie, a thau jan pregadite quvurrutaret ton?! o Pacolli vertete ju hyn ne pune hajnave me duar te pastra!
    Per ndryshi nuk ia kishen dhene hyq..., qeveri nga halli, ka nis me i dal harami !

    Kosova po bisedon me Serbinë, e Serbia...?
    Publikuar: Sot, më 28 shkurt 2011

    http://koha.net/repository/images/bisedimet4.jpg

    Prishtinë, 28 shkurt – Një ditë pas deklarimit të shefit të delegacionit serb, Borko Stefanoviq, se dialogu me Kosovën nuk do të jetë vetëm i karakterit teknik, por do të prekë edhe në çështjen “e pazgjidhur të statusit”, analistët në Prishtinë i bëjnë thirrje për kujdes palës kosovare.
    Analisti politik, Azem Vllasi, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se pala kosovare para fillimit të dialogut duhet të kërkojë garanci nga Brukseli që Serbia në një të ardhme të afërt do ta heqë nga Kushtetuta e saj “Kosovën si krahinë autonome”.
    “Nëse në Kushtetutën e Serbisë figuron Kosova si pjesë e Serbisë, çfarëdo marrëveshjeje, çfarëdo bisedash me Serbinë në pikë të fundit nuk ia vlejnë asgjë për ne”, ka thënë ai.
    Kurse Shkëlzen Gashi, duke përmendur se dialogu është parakusht drejt afrimit me BE-në, konsideron se kosovarët patjetër duhet të jenë të përgatitur, pasi që fundi i dialogut do të mund të prodhojë një “status special” për serbët e veriut të Kosovës.
    Bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit tashmë janë çështje javësh. Nën trysni edhe të BE-së, të dyja palët janë duke i bërë përgatitjet. Serbia, së fundi edhe Kosova kanë emëruar nga një udhëheqës delegacionesh, ndonëse jo të njëjtë për nga pesha politike.
    Vllasi vlerëson se bisedat me Serbinë duhet të jenë për çështje praktike që i përkasin rregullimit të raporteve mes dy shteteve, e të cilat do ta kenë edhe dimensionin e vet politik, por jo për çështjen e statusit të Kosovës.
    Sipas tij, qysh para fillimit të dialogut duhet të definohen pozicionet e secilës palë se “kush me kë po bisedon”.
    “Pala kosovare e ka të qartë se po bisedon me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë. Ndërsa pala serbe, përderisa thotë se po bisedon me përfaqësuesit e shqiptarëve ose me përfaqësuesit e Prishtinës, kjo është absolutisht e papranueshme. Pala jonë nuk i përfaqëson shqiptarët apo Prishtinën, po e përfaqëson shtetin e Kosovës”, konsideron ai.
    “Në fillim delegacionit serb përmes ndërmjetësuesve t’i ofrohet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, në të cilën të dyja palët, që do të thotë dy shtetet, deklarojnë se e pranojnë dhe e konsiderojnë të pacenueshme tërësinë territoriale të njërit dhe tjetrit shtet dhe deklarojnë se e respektojnë paprekshmërinë e kufijve të dyja shteteve”, ka theksuar Vllasi, duke vlerësuar se një veprim i tillë do t’i relaksonte bisedat.
    Sipas tij, nëse pala serbe nuk do ta pranojë një propozim të tillë, atëherë ajo e bën me dije se bisedimet me Kosovën i përdor për ta bindur Brukselin se është duke bërë hapa drejt anëtarësimit të vet në Unionin Evropian dhe jo që ka qëllime serioze të rregullimit të marrëdhënieve me Kosovën.
    Kurse për cilësimin se bisedimet e ardhshme “do të prekin çështjen e pazgjidhur të statusit”, që po u bën pala serbe, Vllasi mendon se ky cilësim është vetëm për konsum të brendshëm të serbëve.
    Avokati Vllasi ka theksuar më tutje se pala kosovare ka përparësi absolute në këto biseda, natyrisht nëse di ta shfrytëzojë këtë përparësi.
    “Para së gjithash, vlerësimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtarë dhe fakti se qarqet relevante të komunitetit ndërkombëtar, që duan edhe të ndërmjetësojnë në këto biseda, deklarojnë se çështja e statusit është e kryer, kjo është përparësia”.
    Në anën tjetër Vllasi ka konsideruar se institucionet e Kosovës me emërimin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri në postin e shefet së delegacionit, vetë u kanë dhënë dimension politik bisedimeve.
    Ai thotë se Tahiri është e zonja për këtë punë, por “nuk është dashur që pala jonë t’i japë formalisht nivel më të lartë sesa pala serbe, sepse kjo është porosi jo vetëm te serbët, që menjëherë e kanë vërejtur këtë punë, por edhe për qarqet ndërkombëtare që ne e kemi ndërmend të pranojmë edhe biseda më të rënda përtej çështjeve praktike e teknike”.
    Në anën tjetër, analisti Shkëlzen Gashi, pasi tregon se bisedimet duhet të ndodhin si parakushte drejt afrimit me BE-në për të dyja palët, thotë se pala serbe do t’i shfrytëzojë këto bisedime për ta fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova nga to mund të arrijë në nivelin që e ka tani Serbia, natyrisht duke plotësuar një sërë kushtesh të tjera.
    Gashi vlerëson se përfundimisht nga ky dialog pala serbe do të mund të fitojë një “status special” për serbët e veriut.
    “Dialogu mund t’i ndihmojë të dyja palët për të lëvizur drejt BE-së. Mirëpo Serbia është disa hapa përpara Kosovës drejt integrimit në BE. Dialogu për çështje ‘të vogla’ – kadastrën, të zhdukurit, kryesimin e CEFTA-s, regjistrimin e popullsisë, targat e automjeteve, e me radhë – mund të jetë dobiprurës për të dyja palët”, ka thënë Gashi, duke shtuar se kjo është e mundur vetëm nëse palët janë konstruktive, “sepse, ta zëmë, dialogu për të zhdukurit ka tashmë shtatë vjet që zhvillohet me pak sukses”.
    Sipas Gashit, Kosova duhet të angazhohet maksimalisht që t’i sigurojë kushtet e tjera të BE-së, në mënyrë që mbarimin me sukses të dialogut për çështje “të vogla” (faza e parë) t’ia kushtëzojë me nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim-asociim dhe të asaj për liberalizimin e vizave.
    Pa dyshim, ka theksuar Gashi, se dialogu për çështje “të mëdha” (faza e dytë) do të ketë për temë veriun e Kosovës, “me gjithë premtimin elektoral të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, se do të insistojë që veriu i Kosovës të mos bëhet subjekt i bisedimeve Serbi-Kosovë. Në këtë kuadër mund të diskutohet për gjashtë pikat e Ban Ki-moonit, për dogana, gjyqësi, transport, polici, kufij e trashëgimi kulturore”.
    Fundi i fazës së dytë, siç e quan ai, duket se do të prodhojë një “status special” për serbët.
    “Kjo, me fjalët e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, është ‘...një zgjidhje baraspeshë mes ruajtjes së shtetit të Kosovës dhe krijimit të hapësirës për serbët e veriut që të jetojnë siç zgjedhin vetë’”, ka thënë me tutje ai.
    Sipas tij, nuk duhet harruar që Kosova udhëhiqet nga liderë, që për të mbetur në pushtet e të pasuruar paligjshëm, do të bëjnë koncesione të dhimbshme për Kosovën.
    “Prandaj, mbetet të shihet se si ndërmjetësuesi kryesor i BE-së, diplomati britanik, Robert Cooper, autori i librit ‘The Breaking of Nations’ (Çarja e kombeve) do ta çajë Kosovën”.
    Ndërsa, Klubi për Politikë të Jashtme vetëm një ditë më parë ka konsideruar se platforma e bisedimeve me Serbinë duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës.
    “Mënyra sesi Qeveria po i qaset këtij procesi ngre shqetësime serioze për ecurinë e tij, por mbi të gjitha për pasojat që do të mund të prodhoheshin në raport me interesat shtetërore. KPJ-ja vlerëson se i tërë procesi i bisedimeve duhet të jetë konsensual dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar drejtori i KPJ-së, Ylli Hoxha.
    Ndryshe, ndërmjetësi në bisedime, Robert Cooper, ka qëndruar të premten në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, e cila është emëruar si udhëheqëse e palës kosovare në bisedime. Takimi i Cooperit me krerët e Qeverisë së Kosovës është mbajtur larg syve të mediave, ndërsa ndërmjetësi ka udhëtuar edhe në Beograd për t’u takuar me krerët e shtetit atje.
    Ndaj veprimeve të Qeverisë për të hyrë në bisedime pa u njoftuar Kuvendi i Kosovës kanë reaguar edhe partitë opozitare ditë më parë.
    Gazeta ka provuar gjatë ditës të flasë me të emëruarën si udhëheqëse të bisedimeve të palës kosovare, Edita Tahiri, por ka qenë i pamundur kontakti me të. Ajo është emëruar të enjten si udhëheqëse e ekipit nga kryeministri Hashim Thaçi, por nuk janë dhënë detaje të tjera për ekipin dhe për platformën e bisedimeve.
    Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur kohën se kur do të nisë dialogu, megjithëse është zhvilluar takimi i parë me ndërmjetësin Cooper, ndërsa në një komunikatë për media të lëshuar të enjten është bërë e ditur se dialogu do të jetë ndërshtetëror.
    Duke vlerësuar se deri në këtë kohë autoritetet kosovare nuk kanë marrë hapa konkretë për kthimin e Fondit pensional nga Serbia, Partia e Pensionisteve të Kosovës ka kërkuar që gjatë këtyre bisedimeve t’i bëhet presion Serbisë që t'i kthejë kontributet e tyre.
    “Vlerësojmë se tani janë pjekur parakushtet për zhvillimin e bisedimeve teknike në mes këtyre dy shteteve, mes të tjerash edhe për kthimin e fondeve pensionale të grabitura nga Serbia”, thuhet në një komunikatë për shtyp të PPK-së (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Presidentit nuk i kujtohet nëse ka votuar
    Publikuar: Sot, më 28 shkurt 2011

    http://koha.net/repository/images/28paca4.jpg

    Prishtinë, 28 shkurt - Presidenti Behgjet Pacolli nuk e di nëse ka votuar për Qeverinë Thaçi të martën e kaluar. Ai shprehet se në ato momente ka qenë jashtëzakonisht i lodhur dhe plotësisht i injoruar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Në një intervistë për “Express”, Pacolli fajëson edhe Protokollin e Kuvendit për çdo shkelje të mundshme të ligjit apo Kushtetutës ditën kur u votua si president i Kosovës.
    Presidenti i sapozgjedhur Bengjet Pacolli nuk është i sigurt se a ka votuar për zgjedhjen e Qeverisë në seancën e 22 shkurtit.

    Ai madje thotë se nuk i kujtohet momenti i votimit të Qeverisë, për shkak të lodhjes që kishte, pas tre raundesh dërrmuese për zgjedhjen e tij.

    Megjithëkëtë, Presidenti Pacolli, në një intervistë për gazetën “Express”, thotë se është i hapur dhe do ta mirëpriste çdo verdikt të Gjykatës Kushtetuese.

    “Unë jam i gatshëm që t’i përgjigjem çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë nuk kisha dashur më shumë të komentoj. Nuk dua të influencojë një vendim eventual të gjykatësve të Kushtetueses. Unë nuk di ta përshkruaj atë moment, sepse kam qenë tepër i lodhur. Në afekt unë kam mundur t’i ngre të dy duart edhe kokën, por realisht nuk e di sepse kam qenë tepër i lodhur”, ka thënë Presidenti Pacolli.

    Për të gjitha “gabimet” që Presidenti mund t’i ketë bërë menjëherë pas betimit të tij në foltoren e Parlamentit, fajëson Protokollin, i cili sipas tij, atë ditë nuk ishte fare funksional dhe e la atë të kthehej e të ulej sërish në ulësen e deputetit.

    “Unë nuk di sinqerisht se si ta shpjegoj këtë sepse nuk jam kompetent. T’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë për këtë dhe të konstatojë se a është bërë shkelje a jo. Por, një e di se në momentin kur jam votuar nga pjesa më e madhe të deputetëve prezent në Kuvendin e Kosovës, unë iu kam drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe unë nuk kam marrë asnjë udhëzim elementar: as ku të ulem, as kah t’ia mbajë. Dhe kam shkuar e jam ulur në vendin e deputetit dhe asgjë tjetër”, ka treguar Pacolli.
    ------------------------------------------------------------------------------
    Mer Bexhet ruju,kujdes, se aty je me detyre per ti pastru duaret "pastra si loti"! nuk di si ke em i pastru , ato si kan duaret te lyeme me boj Bexheto jo, Gjaku nuk pastrohet lete! Kujdes bexhet
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •