Selam Alejkum
Me tregoni saktesisht se qfare eshte hipokrizia ne islam dy fytyresh a po diqka qe e ben te tjeret per me pa kishe po falet kishe po agjeron.Allahu Ju Shperbleft
Selam Alejkum
Me tregoni saktesisht se qfare eshte hipokrizia ne islam dy fytyresh a po diqka qe e ben te tjeret per me pa kishe po falet kishe po agjeron.Allahu Ju Shperbleft
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Kujdes nga kjo cilėsi e shėmtuar "Hipokrizia"
Shejhu i nderuar: Rabia bin Hadij el Medkhalij
Marrė nga: Mudhekiratul hadithi fil akideti uel itiba fq 62
Transmetohet nga Abdullah bin Amri se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Kush i ka kėto katėr cilėsi ėshtė hipokrit i thekur,ndėrsa kush ka njė cilėsi prej tyre ka nė vete njė pjesė nga hipokrizia derisa ta braktisė atė, (ato janė):kur i lihet dicka nė mirėbesim, ai e tradhton, kur flet gėnjen, kur bėn marrėveshje e thyen(e tradhton) atė, dhe kur ėshtė nė konflikt i tejkalon kufinjtė(e drejtėsisė). (Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ahmedi)
Hipokrizia ėshtė sėmundje e rėndė, rrezik madhor ndaj islamit dhe muslimanėve. Ky ves, ėshtė cilėsi e pėrcmuar e atyre njerėzve tė cilėt e shfaqėn islamin pėr mashtrim dhe intrigė, nė mėnyrė qė tė arrijnė interesa materiale dhe qė tė ruajnė vetet e tyre gjallė.
Allahu i ka mallkuar hipokritėt, i ka pėrcmuar ata dhe i ka kėrcėnuar me dėnim tė dhimbshėm nė shtresėn e fundit tė zjarrit tė xhehenemit. Cilėsitė e tyre tė pėrcmuara na i ka treguar Allahu nė sure tė shumta tė Kuranit, si psh nė suren Bekarah, Nisa, Teubeh, Muxhadileh, Hashr, Munafikun, e gjithė kjo qė besimtarėt t`i njohin hipokritėt dhe tė ruhen prej sherrit tė tyre, nga intrigat dhe poshtėrsitė e tyre.
Profeti salallahu alejhi ue selem nė kėtė hadith bėri tė qartė katėr cilėsi dhe shenja tė dukshme dhe lehtėsisht tė dallueshme.
Cilėsia e parė: Mashtrimi dhe tradhėtia e mirėbesimit. Sa ves i ulėt dhe sa e shėmtuar ėshtė qė dikush tė tė mirėbesojė nė lidhje me pasurinė, nderin, apo njė tė drejtė nga tė drejtat e tij, ndėrsa ti e tradhėton. Pėrkufizimi i amanetit ėshtė shumė i gjerė, duke pėrfshirė cdo gjė qė i lihet njeriut nė mirėbesim, saqė realisht pėrfshin tė gjithė aspektet e fesė. Cdo gjė qė profetėt pėrcollėn, nga besimi dhe dispozitat, janė amanet tek dijetarėt, ndaj nėse dijetarėt neglizhojnė nė komunikimin, pėrcjelljen dhe pėrhapjen e saj, do konsiderohet mashtrim qė meriton mallkimin e Allahut dhe zemėrimin e Tij. Allahu thotė: Ata qė fshehin faktet dhe udhėzimin qė Ne kemi zbritur, pasiqė ia kemi sqaruar atė njerėzve nė Libėr, kėta i mallkon Allahu dhe i mallkojnė mallkuesit (Bekarah 159)
Ndaj ata qė bartin diturinė e kanė detyrė ta pėrhapin diturinė qė solli vula e profetėve, duke qenė nga kulminacioni i amaneteve, ndėrsa fshehja apo neglizhimi nė kėtė drejtim ėshtė nga tradhtitė mė tė rėnda. Allahu thotė: O ju tė cilėt keni besuar mos e tradhtoni Allahun dhe tė Dėrguarin, duke tradhtuar amanetet tuaja, duke qenė tė vetėdijshėm (Enfal 27)
Cilėsia e dytė: Gėnjeshtra nė thėnie dhe bisedė. Ky ėshtė themeli i hipokrizisė dhe ėshtė nga veset mė tė ulėta. Tė gjithė popujt dhe fetė e respektojnė ciltėrsinė dhe vėrtetėsinė, si dhe e urrejnė gėnjeshtrėn, e pėrcmojnė gėjeshtarin. Ndaj kushtoji rėndėsi qė tė jesh nė rradhėt e tė ciltėrve nė thėnie dhe nė vepra. Largohu nga gėnjeshtra dhe gėnjeshtarėt sepse ky ves ėshtė cilėsi e njerėzve mė tė ulėt qė ekzistojnė, tė cilėt janė hipokritėt, sic tregon ky hadith. Analizoje gjendjen e tyre dhe do shohėsh se feja e tyre ėshtė e ndėrtuar mbi gėnjeshtrėn. Shih se si Allahu i ka demaskuar dhe i ka zbuluar tė fshehtat e tyre, thotė i Lartėsuari: (Pėrkujto) Kur tė erdhėn hipokritėt dhe thanė: Dėshmojmė se ti je i Dėrguari i Allahut. Allahu e di se ti je i Dėrguari i Tij, por Allahu dėshmon se hipokritėt janė gėnjeshtarė. Ata i pėrdorin betimet e tyre si mbrojtje, ndėrkohė qė pengonin nga rruga e Allahut. Sa e keqe ėshtė ajo qė veprojnė (Munafikun 1-2)
Cilėsia e tretė: Thyerja e premtimeve, shkelja e besės dhe e marrėveshjeve, mospėrmbajtja ndaj kontratave, tradhtia. Duke qenė nga veset mė tė ulėta dhe mė tė shėmtuara. Mjafton pėr tė kuptuar sherrin e kėtij vesi, fakti qė prej tij rrjedh sėmundja e hipokrizisė, thotė i Lartėsuari: Allahu i ndėshkoi me hipokrizi nė zemrat e tyre deri nė Ditėn kur do e takojnė Atė, kjo pėr shkak se e thyen premtimin dhe besėn qė i kishin dhėnė Allahut dhe pėr shkak se gėnjenin (Teubeh 77)
Ndaj ruaju qė tė mos biesh nė kėtė ves tė shėmtuar, kushtoji rėndėsi dhe pėrkushtim mbajtjes sė premtimit, respektimit tė marrėveshjes, ashtuqė tė jesh nga njerėzit e pjekur: Ata tė cilėt pėrmbushin besėn e Allahut dhe nuk e thyejnė marrėveshjen (Rad 20)
- Cilėsia e katėrt: Tejkalimi i kufinjve kur ndodhet nė konflikt, mos qėndrimi brenda kontureve tė sė drejtės dhe vėrtetės. Ky ėshtė njė mėkat i madh dhe gabim i rrezikshėm, qė e shtyn njeriun drejt pasojave tejet tė dėmshme, si psh cėnimi i nderit dhe i pasurisė, mohimi i tė drejtave tė tė tjerėve, akuzimi i njerėzve padrejtėsisht, armiqėsimi me thirrėsit e sė vėrtetės, pengimi i njerėzve nga udhėzimi, e vėrteta, orientimi i tyre nė shtigjet e humbjes dhe sjelljeve tė ulėta. Sa e sa ndere janė cėnuar, sa e sa gjakra janė derdhur dhe sa pasuri janė grabitur, pėr shkak tė tejkalimit tė kufinjve tė hipokritėve nė konflikte tė ndryshme?! Sa e sa njerėz qė kanė dashur tė ndjekin tė vėrtetėn dhe rrugėn e udhėzimit por janė shmangur pėr shkak tė hipokritėve?!
Nėse nuk do ishte tejkalimi i kufinjve nė konflikt,shumica e muslimanėve do i pėrmbaheshin sheriatit tė Allahut duke ndjekur rrugėn qė ndoqėn selefėt e mirė tė kėtij umeti.
Pėrktheu: Shuajb Rexha
www.AlbSelefet.Net
لا إله إلا الله
La ilahe ilaAllah
Askush nuk meriton me tė drejt tė adhurohet pos Allahut
Krijoni Kontakt