Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Pasuria e "Thaēi 2"

    Sipas tė dhėnave qė i kanė raportuar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ), nė fund tė nėntorit tė vitit 2010, ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani ka raportuar tė ardhura mė tė mėdha se tė gjithė ministrat e tjerė. Pas tij tė ardhura tė majme ka edhe Besim Beqaj, ministėr i Ekonomisė.

    RTV21 ka publikuar tė dielėn pasuritė e ministrave tė sapozgjedhur, ku kryeministrit Hashim Thaēi ka deklaruar 17 318 euro pagė vjetore si kryeministėr, rreth 180 mijė euro kursime bankare nė NLB Prishtina, 150 mijė euro - tokė pėr ndėrtimin e shtėpisė, 203 mijė euro - shtėpi nė ndėrtim e sipėr, 180 mijė euro tokė tė trashėguar nga familja, 80 mijė euro shtėpi nga familja dhe 100 mijė euro kredi bankare nė NLB.

    Hajredin Kuēi, zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Drejtėsisė - 15 mijė euro rrogė vjetore, si zėvendėskryeministėr, gjashtė mijė euro pagė si profesor nė Universitetin e Prishtinės, 12 mijė euro pagė si deputet i Kuvendit tė Kosovės, gjashtė mijė euro para tė gatshme, 15 mijė euro kredi bankare nė NLB Prishtina, 200 mijė euro shtėpi nė Prishtinė, 200 mijė euro tokė dhe pasuri familjare nė Pejė, veturė me vlerė prej 10 mijė eurosh.

    Edita Tahiri, zėvendėskryeministre e Kosovės - 22 mijė euro rrogė si deputete dhe ministre e Qeverisė sė Kosovės, 300 mijė euro shtėpi nė Prizren, 200 mijė euro tokė nė Prizren, 500 mijė euro truall nė Prevallė, veturė nė vlerė prej 16 mijė eurosh.

    Mimoza Kusari-Lila, zėvendėskryeministre dhe ministre e Tregtisė dhe e Industrisė - 18 mijė euro si konsulente, mbi shtatė mijė euro para nė bankė, 200 mijė euro vlera e banesės nė Prishtinė, 70 mijė euro shtėpi nė Gjakovė, 30 mijė euro kredi nė bankė.

    Besim Beqaj, ministėr i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijė euro rrogė vjetore si ministėr, nga Oda Ekonomike e Kosovės, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjėrues, 232 mijė euro shtėpi nė Prishtinė, 30 mijė euro tokė nė Ēagllavicė, 500 mijė euro shtėpi nė Pejė, 500 mijė euro shtėpi dhe truall, njė milion euro tokė dhe objekte afariste nė Pejė 50 mijė euro, veturė 12 mijė euro veturė, 120 mijė euro kredi nė Raiffeisen Bank.

    Vlora Ēitaku, ministre e Integrimeve Evropiane - mbi 17 mijė euro pagė si deputete e Kuvendit tė Kosovės, mbi gjashtė mijė euro rrogė si zėvendėsministre e Punėve tė Jashtme, mbi 10 mijė euro kredi nė Raiffeisen Bank.

    Enver Hoxhaj, ministėr i Punėve tė Jashtme - 15 240 euro rrogė si ministėr i Arsimit, 17 mijė e 856 euro rrogė si deputet i Kuvendit tė Kosovės, 4 500 euro rrogė si profesor universitar, para tė gatshme 37 mijė euro, katėr banesa nė Prishtinė nė vlerė prej 230 mijė eurosh.

    Bajram Rexhepi, ministėr i Punėve tė Brendshme - 14 mijė euro rrogė nga Qeveria e Kosovės, 150 mijė euro vlera e shtėpisė nė Suhadol tė Mitrovicės, 80 mijė euro banesė nė Prishtinė, 30 mijė euro veturė, dy mijė euro para tė gatshme nė bankė.

    Ramė Buja, ministėr i Arsimit - 24 mijė euro rrogė vjetore si shef i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, 18 mijė euro pagė si profesor nė Universitetin AAB-Riinvest, 130 mijė euro vlera e banesės nė Prishtinė, 100 mijė euro shtėpi nė Lipjan, njė veturė me vlerė 21 mijė euro dhe dy tė tjera nė vlerė prej tre mijė eurosh.

    Memli Krasniqi, ministėr i Kulturės,Rinisė e Sporteve - 6 750 euro si kėshilltar i kryeministrit tė Kosovės, 14 400 euro si anėtar i Kryesisė sė PDK-sė, 2 250 euro rrogė nga Kolegji “Iliria”, para tė gatshme 1500 euro, para nė llogari tė tjera bankare mbi 7 200 euro, banesė nė vlerė prej 72 mijė eurosh, veturė nė vlerė prej 5 500 eurosh.

    Fehmi Mujota, ministėr i Infrastrukturės - 15 mijė euro si ministėr i FSK-sė, para tė gatshme 1500 euro, 250 mijė euro vlera e tokės bujqėsore nė Shtime.

    Blerand Stavileci, ministėr i Bujqėsisė - 7 750 euro rrogė si ministėr i Bujqėsisė, 2 500 euro rrogė si kėshilltar nė Ministrinė e Transportit, rreth 2 500 euro rrogė si ligjėrues nė Kolegjin “Iliria”, para tė gatshme 10 mijė euro, para tė tjera nė llogaritė bankare mbi 4 500 euro, 100 mijė euro vlera e banesės nė Prishtinė, 48 mijė euro lokal nė Prishtinė, dy vetura - njė nė vlerė 15 mijė euro dhe njė tjetėr nė vlerė prej 18 mijė eurosh.

    Bedri Hamza, ministėr i Financave - 14 mijė euro rrogė si zėvendėsministėr i Ekonomisė dhe Financave, mbi shtatė mijė euro para nė dy banka, dy banesa nė Mitrovicė - njėra nė vlerė 30 mijė euro e tjera nė vlerė 46 mijė euro, 100 mijė euro tokė tė punueshme, 13 mijė euro vlera e veturės.

    Ferid Agani, ministėr i Shėndetėsisė - 50 mijė euro pagė nga ordinanca specialistike neuropsikiatrike “Studio Agani”, katėr mijė euro tė gatshme, mbi 500 mijė euro nė banka nė Kosovė, 10 mijė euro vlera e lokalit nė Prishtinė, 150 mijė euro banesė nė Prishtinė, 65 mijė euro banesė tjetėr nė Prishtinė, veturė nė vlerė prej 15 mijė eurosh, 42 mijė euro kredi nė bankė.

    Agim Ēeku, ministėr i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės - 11 mijė euro rrogė si ish-kryeministėr i Kosovės, 13 mijė euro pension ushtarak nga Kroacia, rreth pesė mijė euro para nėpėr banka nė Kosovė e Kroaci, 200 mijė euro vlera e shtėpisė nė Ēagllavicė, 100 mijė euro shtėpi nė Pejė, 90 mijė euro banesė nė Kroaci, 60 mijė euro shtėpi pushimi nė Kroaci.

    Bujar Bukoshi, zėvendėskryeministėr i Kosovės - 19 800 euro rrogė nga Kuvendi i Kosovės, 2 200 euro qera nga ambulancat, 4 800 euro nga Kuvendi dhe Ministria e Shėndetėsisė, para tė gatshme katėr mijė euro, 600 mijė euro shtėpi.

    Slobodan Petrovic, zėvendėskryeministėr i Kosovės - 20 mijė euro nga Kuvendi i Kosovės, 24 mijė nga PTK-ja, 10 mijė euro nga Bordi i Privatizimit, 30 mijė euro para tė gatshme, 120 mijė euro vlera e shtėpisė, kredi prej 30 mijė eurosh nė dy banka.

    Nenad Rasic, ministėr i Punės dhe i Mirėqenies Sociale - 13 300 euro rrogė si ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale, 1 400 euro nga njė kompani nė Beograd, tetė mijė euro si aksionar i njė kompanie private nė Dobratin, 200 mijė euro vlera e shtėpisė nė Dobratin, 35 mijė euro banesė nė Kralevė, 12 mijė euro para tė gatshme, 27 mijė euro para nė disa banka.

    Sasa Rasic, ministėr pėr Kthim dhe Komunitete - 14 mijė euro si ministėr i Kthimit, para tė gatshme 19 mijė euro, mbi 32 mijė euro nė banka nė Kosovė, 75 mijė euro banesė.

    Mahir Jagcilar, ministėr i Pushtetit Lokal - 21 600 euro rrogė si deputet i Kuvendit tė Kosovės, 6 800 euro si ministėr, pesė mijė euro para tė gatshme, mbi 56 mijė euro nė llogaritė bankare nė Prizren, dy banesa nė Prizren, vlera e sė cilave nuk ėshtė deklaruar.

    Ndėrsa pėr ministrin e Ambientit dhe tė Planifikimit Hapėsinor, Dardan Gashi, qė vjen nga Lista “Dr. Ibrahim Rugova”nuk ka tė dhėna, pasi ai nuk ka deklaruar ende pasurinė e tij.

    Kryetari i Agjencisė Kundėr Korrupsionit, Hasan Preteni ka deklaruar se tė gjithė zyrtarėt qeveritarė do tė duhet tė deklarojnė pasurinė e tyre deri mė 31 mars tė kėtij viti.

  2. #2
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=133390
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •