Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Vëllai e goditi me çekiç, babai me plumba



    Vëllai e goditi me çekiç, babai me plumba

    Murtez Likaj (30) ka fshati Krajkë e Prizrenit, dyshohet se është vrarë të premten pasdite, nga vëllai dhe babai i tij, pas një zënke familjare.


    Siç shkruan gazeta Express, vëllai Enveri (24) e kishte goditu me çekiç, ndërsa babai Destani e kishte shkrepur plumba në të nga kallashi.

    30-vjeçari ishte vrarë në sy të gruas dhe fëmijëve, në shtëpinë e tij.

    Pas kësaj vrasje, janë arrestuar Destan dhe Enver Likaj, ndërsa viktima është varrosur dje në fshatin Krajkë.

    Ngjarja i ka tronditur të afërmit e Likajve. Por, ata nuk dinë edhe shumë për motive e kësaj vrasje të rëndë, vetëm se mallkojnë vrasësit. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Krimi familjar

    Vëllai e goditi me çekiç, ndërsa babai me plumba. Ata ia morën jetën Murteza Likajt, nga fshati Krajkë i Prizrenit. 30 vjeçari u vra në sy të gruas dhe fëmijëve, në shtëpinë e tij. Destan dhe Enver Likaj janë arrestuar nga policia, ndërkaq viktima u varros në vendlindje. Askush nuk i tregon arsyet e krimit të rëndë.


    Dardan Likajt do t’i mbetet gjatë në kujtesë ditëlindja e tij e gjashtë. Të premten, derisa po priste që ta festonte përvjetorin e lindjes, ai mbeti pa baba. E vrasjen e të atit e pa me sytë e vet. Për më tepër, ata që e lanë pa baba janë gjyshi dhe xhaxhai i tij.
    Murteza Likaj u vra pasditen e së premtes nga babai Destani dhe vëllai i tij më i ri, Enveri, 24 vjeçar. Siç kanë rrëfyer familjarët e Murtezait, ai është goditur së pari nga Enveri me çekiç, e më pas është gjuajtur me kalashnikov nga Destani. Murtezai ka mbetur i vdekur në vend.

    Destani dhe Enveri janë arrestuar nga policia e Prizrenit, ndërsa Murtezai është varrosur të shtunën.

    Ngjarje i ka tronditur të afërmit e Likajve. Por, ata nuk dinë edhe shumë për motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, vetëm se mallkojnë vrasësit.
    Rrustem Temaj është nip i Destanit. Ai mallkon dajën me të birin që mizorisht ia morën jetën Murtezait, babait të tre fëmijëve. “Ata meritojnë të dënohen me vdekje”, thotë ai, teksa nuk mund të përmbahet nga vaji. “Atyre nuk mund t’u thuash tjetër, përveçse të çmendur”.

    Të afërmit e viktimës nuk janë në gjendje të flasin. Për ngjarjen rrëfejnë kushërinjtë. Por, tregojnë pak. Krejt çka ata mund të thonë është ajo çfarë kanë dëgjuar nga familjarët, që ishin të pranishëm kur u vra Murtezai. Ai u vra në sy të gruas, fëmijëve dhe anëtarëve tjerë të familjes. Një burrë i Likajve thotë se Murtezai kishte shkuar në treg në Rogovë të Hasit, së bashku me një xhaxha të tij. Porsa ishte kthyer në shtëpi dhe kishte hyrë brenda shtëpisë, në kuzhinë, vëllai e kishte goditur në kokë me çekiç, ndërsa i ati kishte gjuajtur me armë mbi trupin e rrëzuar të të birit. Krejt kjo skenë është parë nga gruaja dhe fëmijët e viktimës.

    Arsyet pse ka ndodhur ky krim nuk di t’i thotë askush. Derisa njëri nga kushërinjtë që prisnin njerëzit që shkonin për ngushëllime, tregon se motivet mund të jenë problemet e mëhershme familjare, një tjetër thotë se arsyet i dinë vetëm vrasësit. Ndërsa një tjetër, i cili e ka shtëpinë afër me familjen e viktimës, tregon se Destani ka qenë njeri i dhunshëm. “Ai i ka rreh krejt. Gruan e tij e ka rreh derisa ka vdekur”.
    Të afërmit e Likajve nuk duan të flasin me emra, pasi që rasti është i ndjeshëm. Rrustem Temaj beson se ata dy që e kanë bërë këtë vepër makabër do ta marrin dënimin e merituar. Por, edhe betohet se nëse ndonjëri nga ta lirohet nga policia, vetë do ta marrë hakun e Murtezait.

    “Ka qenë djalë i mirë, punëtor. Askujt s’i ka ba keq, por ata të poshtrit ia morën jetën”, thotë Rrustemi.

    Murteza Likaj kishte punuar si punëtor sezonal në vende të ndryshme. Së fundi në Bosnjë dhe para dy javësh kishte ardhur në Kosovë. Tashmë familja Likaj ka mbetur pa djalin e madh, me Destanin dhe Enverin në burg dhe me fëmijë jetimë. Murtezai ka edhe një vëlla tjetër më të ri në shtëpi.

    Rastin e vrasjes e ka konfirmuar edhe polica në Prizren. Hazir Berisha, zëdhënës, tha për Express se në fshatin Krajkë një person 30 vjeçar ka vdekur nga plagët e marra nga arma A47. “Dyshohet se në të është gjuajtur nga babai dhe vëllai i viktimës”, theksoi ai.
    Të dyshuarit, sipas zëdhënësit, po mbahen në paraburgim, ndërkaq në vendin e ngjarjes është konfiskuar automatiku A47. Policia thotë se motivet që çuan në vrasjen e rëndë janë duke u hetuar. Burime nga policia e Prizrenit bëjnë të ditur se motivet e vrasjes besohet të jenë problemet familjare dhe mosmarrëveshje për pronë, ndonëse të afërmit nuk e pohojnë një gjë të tillë. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Vej bast qe jane vra per noi gardh t'shtremet. Eshte tipike shqiptare.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Krimi familjar

    Vëllai e goditi me çekiç, ndërsa babai me plumba. Ata ia morën jetën Murteza Likajt, nga fshati Krajkë i Prizrenit. 30 vjeçari u vra në sy të gruas dhe fëmijëve, në shtëpinë e tij. Destan dhe Enver Likaj janë arrestuar nga policia, ndërkaq viktima u varros në vendlindje. Askush nuk i tregon arsyet e krimit të rëndë.


    Dardan Likajt do t’i mbetet gjatë në kujtesë ditëlindja e tij e gjashtë. Të premten, derisa po priste që ta festonte përvjetorin e lindjes, ai mbeti pa baba. E vrasjen e të atit e pa me sytë e vet. Për më tepër, ata që e lanë pa baba janë gjyshi dhe xhaxhai i tij.
    . /express/

    oj tokë mana!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Paqë

  5. #5
    E tmerrshme!!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Po si e vret more vellau vellane e babai te birin, aman o zot cfare numk mban kjo toke. Si nuk na leshon e te fundosemi te gjithe me gjithe kete smire qe kemi ndaj njeri tjetrit! Aman more si vritet ne sy te gruas dhe femijeve te mitur...po si vritet more njeriu...Po kush jemi ne te ia marrim jeten dikujt aman o perendi.....
    Jo denim me burg, por varje ne qender te Prizrenit qe te marin mesim te gjithe ata qe ne koke kan plehera te tilla ne vend te trurit...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Dreqi ta haje ho, tjera here tregoni ne fillim qe eshte lajmi nga gazeta expres se u lodha kot duke lexu dhe ne fund e pash qe eshte gazeta expres !!!

    Kush dreq le t'i besoj nqs don une per veti jo.
    Ç'do lajm nga kjo gazet eshte e pa vertet !!!

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Fatkeqsisht lajmi është i vërtetë ngase ka disa ditë që qarkullon në Prishtinë ky lajm.

    Ma e keqja është se ky ka punu në gurbet, ka ardh nga gurbeti për t'ju furnizuar me ushqim dhe para familjarët (vrasësit) ka shkuar në treg ka ble mall ushqimor për shtepi është kthyer dhe është vrarë, nga ajo që po qarkollun ketyre ditëve nëpër qytet thuhet se i ndjeri kishte qenë furnizuesi kryesor i mjeteve materiale për këtë familje që ishte skamnore, imagjinoni personi i cili përkujdeset për atin dhe vëllanë mbytet pikërisht nga keta dy, pos kësaj keta të dy lere se ja kanë nderprerë bukën vetit, por edhe atyre fëmijëve plotësisht të pafajshëm duke shtuar kështu varfërinë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •