Nė kohėn e sundimit tė Leonit III (717-741), Perandoria Bizantine u pėrfshi nga njė konflikt i ashpėr i brendshėm fetar. Nė thelb tė tij qėndronte interpretimi i ndryshėm qė i bėhej rolit qė kishin imazhet e shenjta (ikonat) kishin nė besimin e krishterė. Duke filluar nga koha e Justinianit kulti i ikonave tė shenjtorėve (ikonolatria) njohu njė pėrhapje aq tė gjerė nė kishėn bizantine, saqė u kthye nė njė nga format kryesore tė shprehjes sė ndjenjės fetare. Kishat e manastiret u mbushėn aso kohe me ikona shenjtorėsh tė ēmuara e tė kushtueshme, duke u bėrė njėherėsh tregues i luksit dhe i pasurisė nė tė cilin notonin kleri dhe institucionet fetare. Njė gjė e tillė ushqente pakėnaqėsi nė njė masė tė gjerė njerėzish tė ēdo niveli shoqėror, tė cilėt mendonin se kisha duhej tė ishte si nė kohėn e apostujve, e varfėr dhe e virtytshme. Nga ana tjetėr, nuk mungonin edhe nė vetė gjirin e kishės prirje kundėr kultit tė ikonave, sipas tė cilave njė kult i tillė skishte asgjė tė pėrbashkėt me krishterimin, si fe krejtėsisht shpirtėrore. Kėto prirje ishin mė tė forta nė provincat lindore tė Bizantit, tokė gjithnjė pjellore pėr lėvizje fetare, ku vazhdonin tė mbijetonin mbeturina tė monofizizmit dhe ku atė kohė po forcohej dhe po shtrihej sekti i pavlikanėve, qė luftonte kundėr ēdo forme kulti fetar.
Mė nė fund, lufta kundėr kultit tė ikonave ishte rezultat i ndikimit qė ushtronin mbi krishterimin bizantin feja islame dhe ajo hebraike, me tė cilat Bizanti ishte nė kontakt tė vazhdueshėm. Tė dyja kėto fe janė prerazi kundėr ēdo forme tė riprodhimit nė figurė tė shenjtorėve tė vet. Nė kėtė mėnyrė, lufta kundėr kultit tė ikonave (ikonoklastia) kishte rrėnjė tė thella fetare, kulturore e shoqėrore.
Perandor Leoni III, duke ndėrmarrė hapur betejėn kundėr kultit tė ikonave, synonte nė radhė tė parė tė afirmonte fuqinė e pushtetit qendror mbi pushtetin e pakufizuar tė institucioneve fetare si dhe mbi provincat, veēanėrisht ato periferike, qė jo rastėsisht u rreshtuan nė krahun e adhuruesve tė ikonave. Ikonoklastia ndeshi nė kundėrshtim tė ashpėr nė provincat bizantine tė Italisė e tė Ilirikut, qė ishin nėn juridiksionin kishtar tė Papės sė Romės. Megjithatė edhe kėtu ikonoklastia nuk mungoi tė bėjė pėr vete pėrkrahėsit e vet. Kėshtu, nga dy letra qė teologu i njohur bizantin, Teodor Studiti, i dėrgoi nė vitet 820, kryepeshkopit tė Durrėsit, Antonit, dhe njė murgu tjetėr po nga Durrėsi, Dionisit, mėsohet se ikonoklastia ishte pėrqafuar nė atė dioqezė edhe nga pėrfaqėsues tė klerit rregullar (murgjit), tė cilėt pėrgjithėsisht qenė kundėrshtarėt mė tė rreptė tė saj.
1
"Nuk do tė bėni idhuj, nuk do tė ngrini figura tė gdhendura ose ndonjė kolonė dhe nuk do tė vendosni nė vendin tuaj asnjė gur tė stolisur me figura, me qėllim qė tė pėruleni para tij; sepse unė jam Zoti, Perėndia juaj.
Eshte e rendeishme me i shiko kto dy video per te pare dy intepretime te ndryshmne te ikonave krishtere:
Krijoni Kontakt