Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kujt i takon dashuria absolute


    Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

    “Thuaj (o i dërguar)! Në qoftë se baballarët tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk vë në rrugë të drejtë njerëzit e prishur."

    Ky ajet ka zbritur për ata të cilët nuk e bënë hixhretin prej Mekës në Medine, për shkak se dikush nuk mund ta linte familjen e tij e dikush pasurinë e tij e dikush të afërmit e tij.

    Imam Kurtubi ka thënë: “Ky ajet është argument i qartë për domosdoshmërinë e dashurisë ndaj Allahut, pejgamberit dhe nuk ka mospajtim në këtë tek umeti. Duhet që kjo dashuri t’i paraprijë çdo dashurie tjetër.”

    Transmeton Nesaiu, Ibn Hibani dhe Buhariu ne librin e tij “Terihul kebir” se Pejgamebri (alejhi selam) ka thënë:

    “Shejtani është përpjekur ta pengojë birin e Ademit në tri gjëra:
    - Është përpjekur ta pengojë në fe dhe i ka thënë: ‘Për çfarë po e lë fenë tënde dhe fenë e baballarëve të tu?’ Biri i Ademit e kundërshtoi shejtanin dhe e pranoi Islamin.
    - Pastaj është përpjekur ta ndalojë prej hixhretit për hir të Allahut duke i thënë: ‘A po e lë pasurinë tënde, familjen tënde dhe po bën hixhret?’ Biri i Ademit e kundërshtoi shejtanin dhe bëri hixhret.
    - Pastaj u përpoq që ta pendojë nga lufta në rrugën e Allahut duke i thënë: ‘Po lufton që të vritesh, pastaj familja jote do të martohen dhe pasuria do të ndahet.’ E kundërshtoi biri i Ademit shejtanin dhe luftoi, derisa e meritoi xehnetin e Allahut.”

    Imam Ahmedi ka thënë: “Na ka treguar Kutejbe bin Seid, e ky nga ibn Luheja, ai nga Zehreh bin Mabed, e ky nga gjyshi i tij, i cili ka thënë se ishin me Pejgamberin e ai kishte marrë për dore Umer ibën Hatabin. Atëherë i tha Umeri: ‘Uallahi, o i Dërguari i Allahut, ti je më i dashur te unë se çdo gjë, përveç vetes time.’ Pejgamberi i tha: ‘Nuk ka besuar askush derisa të jem më i dashur tek ai se vetja e tij.’ Atëherë Umeri i tha: ‘Ti tani je tek unë më i dashur se vetja ime.’ Pejgamberi i tha: ‘Tani o Umer, (tani është imani yt në rregull).”

    Gjithashtu, në hadithin e vërtetë Pejgamberi ka thënë: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka besuar askush, derisa te jem tek ai më i dashur se prindi i tij, fëmija i tij dhe njerëzit në përgjithësi.”

    Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi nga hadithi i Ibni Umerit, i cili thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin duke thënë: “Nëse bëni shitblerje me ine (lloj i shitblerjes që nënkuton kamatë në të), merreni me blegtori, kënaqeni me të mbjellurat tuaja, e lini luftën në rrugën e Allahut, Allahu do t’ua sjellë një nënçmim të cilin nuk do ta largojë nga ju, derisa të ktheheni në fenë e Allahut.”

    Sehl ibën Abdullah thënë ka: “Shenja e dashurisë së Allahut është ta duash Kur'anin. Shenja e dashurisë së Kur'anit është ta duash Pejgamberin. Shenja e dashurisë së Pejgameberit është ta duash Sunnetin e tij.

    Shenja e dashurisë së Allahut, shenja e dashurisë së Kur'anit, shenja e dashurisë së Pejgamberit, shenja e dashurisë së Sunnetit janë shenja të dashurisë së botës tjetër, shenja e dashurisë së botës tjetër është që ta dojë veten e tij, shenja e dashurisë së vetes së tij është që ta urresh dunjanë, shenja e urrejtjes së dunjasë është që mos të marrë prej saj përveç se atë që i nevojitet dhe i mjafton.

    Përgatiti: Shaban Murati
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #32
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Mbi te gjitha vetveten , famijlen dhe miqte e vertete.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •