Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Teme IDIOTESH!!!!
    MARGUS, mbasi të duket temë idiotësh, përse ti ke ndërhyrë në këtë temë?

    Për ta kuptuar se kujt i takon dashuria më tepër, ti të duket idiotësi?

    Ku është problemi yt? A mos vallë të djegu nji pyetje e thjeshtë?

    Në këtë pyetje tregohet shumë qartë se ku e keni nivelin e dijes!

    Një njeri që nuk e ka kuptuar se dashurinë duhet me ja kushtuar së pari Atij Krijuesit të Gjithësisë, që i ka dhënë jetën dhe çfardo që ka pasur nevojë njeriu, ja përshtati jetesën në mënyre perfekte; dhe ky njeri që është një krijesë e dobët na vjen e na thotë se: e dua më tepër familjen, apo kombin, apo njerëzit që na rrethojnë që në rast hallesh të rrinë pranë, apo njerëzit që të rrinë pranë në çdo moment të jetës, apo, apo,.....!

    Unë u them këtyre njerëzve që mendojnë kështu, le ta faktojnë këtë që thuajnë ata, se ja kanë qëlluar?

    A mos vallë kur ju vjen ndonji katastrofë ju nga kush kërkoni ndihmë???

    Apo kur ju ndjeheni keq ose jeni në prak të vdekjes, kujt i kërkoni ndihmë?

    Ose, kur do t'ju vjen Meleku i Vdekjes, kujt do ti drejtoheni për shpëtim?

    A mos vallë do kërkoni ndihmë nga të dashurit e juaj ( familjarëve, shokëve, njerëzve që ju kanë ndejtë afër në çdo rast, ose, ose...)?

    Jo, e keni shumë gabim!

    Se në atë moment asgjë nuk ju ndihmon; O ju të ngratë; Se nuk ka ndihmës për ju përveçse ndihma e Krijuesit të Gjithësisë ( All-llahut s.v.t. ), dhe përveç Tij nuk ka ndihmës tjetër!

    Për këtë mendo mirë o vobegët, o i dobët, o i paditur,; se dituria është tek ai që e ka kuptuar të vërtetën, dhe kjo gjë nuk arrihet ndryshe, vetëm se me kuptimin e fjalës Dashuria ndaj Krijuesit!

    Një njeri që nuk e don Zotin e Madhëruar, Krijuesin e Gjithësisë dhe don tjetër kënd para Tij, ai është në një dashuri të gabuar dhe të devijuar!

    Ai që e don Krijuesin, ai do ti dojë edhe ata që meritojnë dashurinë!

    All-llahu na e shtoftë dijen e hajrit dhe na bëftë prej tyre që ta duam Atë më tepër se vehten tonë!

    Kjo temë nuk duhet të quhet temë idiotësh, sepse nuk ka qenë qëllimi i keq MARGUS, por qëllimi ishte se të kuptohet realiteti dhe e vërteta! ti për vehten tënde merre si të duash, por ishte mirë që të mos e shprehje këtu atë fjalë " idiotësh ", se këtu nuk jemi në komunitetin e idiotëve, por jemi në nji komunitet musliman që muslimanët e mësojnë fenë e tyre: Fenë E Shpëtimit.

    All-llahu s.v.t., thotë:

    " ... mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"! ( 2-132 )

    " O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! " ( 3-102 )

    " Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë! " ( 12-101 )

    " Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë." ( 15-2 )

    " Kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve? " ( 41-33 )

    " A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? " ( 68-35 )

    Ja këto ishin disa argumente, se pse ne duhet të jemi muslimanë dhe për të qenë prej të shpëtuarve: nuk ka mënyrë tjetër, vetëm se me e dashtë All-llahun ma tepër se çdokënd.

    Me mirëkuptim nag Ramazani.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Unë mendoj se njeriu duhet t'a doj Atë,i cili e do njeriun më shumë dhe bën për të më shumë...ALLAHUN s.w.t. e të dërguarin e TIJ s.w.t. Muhammedin s.a.w.s.,pastaj veten e tij,nënën,babain e kështu me radh hehe!!

  3. #13
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Koken tende fillimisht, familjen, pastaj shoqerine, kombin, njerezine, kafshet.

    Gjeja me e shtrenjte eshte Familja! Lum kush e ka dhe di ta vleresoje. Ngrohtesine familjare eshte veshtire ta gjesh diku tjeter.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Koken tende fillimisht, familjen, pastaj shoqerine, kombin, njerezine, kafshet.

    Gjeja me e shtrenjte eshte Familja! Lum kush e ka dhe di ta vleresoje. Ngrohtesine familjare eshte veshtire ta gjesh diku tjeter.
    Më fal s0ni, që po të ndërhyj në mendimin tënd personal, por desha të sqaroj diçka që mundet të jetë më e dashur se koka tënde dhe se familja tënde.

    Ajo dashuri është të duash Atë që është vëzhguesi tënd, kudo që të jesh!
    Ai që të ndihmon, kur ti je në vështirësi!
    Ai që krijoi çdo gjë për të mirën tënde!
    Ai që të jep frymëmarrjen!
    Ai që të jep jetë dhe vdekje!
    Ai që gjykon me drejtësi dhe nuk bën padrejtësi askujt!
    Ai që ti kur je sëmurë të shëron!
    Ai që të dha shikimin që të shikosh se çka ka pregatitur për ty!
    Ai që të dha ndigjimin që të ndëgjosh të tjerët kur të këshillojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja.
    Ai që e krijoi dritën që ti të shohësh dhe kur ajo të mungon Ai përsëri të sheh!
    Ai që është i mëshirshëm për krijesat e Tij më shumë se edhe vetja tuaj dhe familja tuaj.
    Ai që nuk është i krijuar dhe nuk vdes asnjëherë!
    Ai që ..........nuk ka as fillim dhe as mbarim!


    A mos vallë i takon dikuj tjetër dashuria përveç All-llahut?

    A mos ti jep dikush tjetër ato që i pëmendëm më sipër?

    Jini të sinqertë dhe përgjigjuni me një sinqeritet që e meriton!
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ...si per shembull kur i dergon semundje te pasherueshme e deri sa vdes?? Apo kur lind me te meta fizike apo mendore??
    Asnje ne bote nuk te don me shume se nena jote, asnje....!!!!!
    Po ashtu do të ishte sipas teje jarigas por jo sipas realitetit!

    Çka mendon për atë nënë që e hudh fëmijën e posalindur?
    Çka mendon për atë nënë që e fut në furrë fëmijën?
    Çka mendon për atë nënë që e pret në copë-copë fëmijën e vet dhe e hudh atë?
    Çka mendon për atë nënë që e hudh nga kati i tretë fëmijën e pafajshëm?
    Çka mendon për atë nënë që e mbështjell fëmijën e saj dhe e hudh në mbeturina?
    Çka mendon për atë nënë që e hudh fëmijën e saj në ujë?

    Dhe ka shumë e shumë raste që ju jeni të vetëdijshëm dhe i keni dëgjuar dhe parë kësi raste!!! Sidomos në Itali.

    Mesiguri do të jepni një përgjigje: Se ajo nënë është psihopate!!!

    Po mirë, atëherë asaj nëne nuk i takon që të jetë më e dashur se Atij ( All-llahut ) që kemi përmendur kontributet e Tij më sipër. A ka diçka që e kundërshtojë këtë, përveçse mohuesve?

    Jo, prapë them se jo, këtë nuk e mohon kush përveçse atyre të humburve!

    Pra, mos u bëni prej atyre që e humbin vehten dhe të tjerët, por shihni realitetin që ai është i vetmi realitet që nuk mohoet. Dhe ai është i vërtetë se Atij ( All-llahut ) i takon dashuria supreme dhe nuk ka më të dashur se Ai që ju ushqen dhe ju mbykqyr në çdo moment!

    Dhe të lutem mos shkruaj me mllef, por sjell fakte për atë që thue, në rastëse ke, përndryeshe do të ishte më mirë për ti me heshtë.

    Përshëndetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 12-03-2011 më 13:22
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #16
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Më fal s0ni, që po të ndërhyj në mendimin tënd personal, por desha të sqaroj diçka që mundet të jetë më e dashur se koka tënde dhe se familja tënde.

    A mos vallë i takon dikuj tjetër dashuria përveç All-llahut?

    A mos ti jep dikush tjetër ato që i pëmendëm më sipër?

    Jini të sinqertë dhe përgjigjuni me një sinqeritet që e meriton!
    Sinqerisht qendroj tek pergjigja e pare qe te dhashe.
    Te gjitha ato arsyetimet qe solle i kam degjuar nga krishteret qe te trokasin ne dere per te konvertuar. Tani e mesova, se nuk e dija, qe dhe myslimanet perdorin te njejtat arsye. Per tu cuditur. Pergjigjet e pyetjeve qe shtrove jane; shpirti im ose familja.

    Si mund te tregosh me se shumti dashurine ndaj Zotit? lol....Duke dashur veten tende, familjen, shoqerine, etj me rradhe.
    Nese je me fat dhe ke familje te mire beji ato primare

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Sinqerisht qendroj tek pergjigja e pare qe te dhashe.
    Te gjitha ato arsyetimet qe solle i kam degjuar nga krishteret qe te trokasin ne dere per te konvertuar. Tani e mesova, se nuk e dija, qe dhe myslimanet perdorin te njejtat arsye. Per tu cuditur. Pergjigjet e pyetjeve qe shtrove jane; shpirti im ose familja.

    Si mund te tregosh me se shumti dashurine ndaj Zotit? lol....Duke dashur veten tende, familjen, shoqerine, etj me rradhe.
    Nese je me fat dhe ke familje te mire beji ato primare
    Mendimi është një çështje personale dhe atë nuk ja mohon askush kërkujt.

    Mbasi ju e keni atë mendim dhe unë e kam mendimin tjetër, kjo nuk dmth se ne si muslimanë jemi njëjtë me të krishterët, siç ceke më sipër dhe këtë duhet të jesh e bindur se nuk jemi njëjtë.

    Ne nga ata të krishterëve, na dan një çështje shumë e rëndësishme pikërisht në besim ( akide ) dhe kjo për ne si muslimanë është me rëndësi.

    Kurse sipas asaj që ti ke pyetur se si mundem ta tregoj se dashuria më e madhe duhet me e pasë për Zotin?

    Prej kësaj pyetje shihet qartë se tek ju s0ni nuk keni kuptuar asgjë nga argumentet e mësipërta që kam sjellë, se pse i takon Atij ( Zotit ) dashuria në fillim. Të porosis që ti lexosh me vëmendje, se ndoshta e kupton. por kam frikë për ty se të mos të verbojnë mendimet e tua të shpejta ( të pamenduara mirë ) në definimin e asaj që ke nxjerë. Siç thashë edhe më parë ajo është e drejta tënde se kë e don ti më tepër dhe askush nuk ta imponon të mendosh si ne muslimanët, por mos harro se ka edhe prej tyre që nuk e duan as vehten e tyre para shejtanit të mallkuar dhe askush s'mundet t'ja kthen mendimin e tyre, pasi ata e kanë marrë atë bindje.

    Nuk kam pasur mendimin që të ofendoj askënd, vetëm jam përpiqur që të sqaroj të vërtetën me argument ( them për mua se ky është nji argument bindës ) dhe asgjë më tepër. Në rastëse kam prekur dikë, i kërkoj falje dhe i përshëndes të gjithë ata që e lexojnë dhe marrin pjesë në këtë temë shumë të rëndësishme ( sipas mendimi tim ) dhe dashtë All-llahu s.v.t., që të kemi dobi dhe të përfitojmë diçka të hajrit nga kjo.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Vetem para Prindit,Zotit dhe te dashueres/it mund te pergjunjesh thone indianet.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2011
    Postime
    4
    Cdo gje qe ja vlene ta duam, cdo gje qe na bene me te lumtur

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    370

    Smile

    At qe na ban te ndihemi mire.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •