Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1

    Islami: Edi Rama është duke përgatitur alibinë e humbjes së bashkisë së Tiranës

    Islami: Edi Rama është duke përgatitur alibinë e humbjes së bashkisë së Tiranës

    UPDATE- Deputeti socialist thotë se dështimi i pritshëm në zgjedhjet e 8 majit, i ngarkon përgjegjësi të veçanta kryetarit në detyrë të bashkisë, Edi Rama, sepse humbja vjen si rrjedhojë e mos mbajtjes së premtimeve në harkun kohor 2007-2011

    “Edi Rama e di se bashkinë e Tiranës e ka të humbur ndaj dhe heziton në shpalljen ose jo të kandidaturës për zgjedhjet e 8 majit”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, gjatë një deklarate të tij për mediat. Sipas Islamit, dyzimi i Edi Ramës për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës krijon përshtypjen se PS do ta humbasë Tiranën dhe Rama po përgatit në çdo opsion alibitë e humbjes dhe bashkë-ndarjen e fajësisë e mundësisht pafajësinë e tij. Në një reagim për mediat, Islami komentoi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama, në një emision televiziv, ku pranoi për herë të parë se edhe mund të mos ri-kandidojë për mandatin e katërt në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. “Rama duket sikur ka bërë një tërheqje taktike nga qëndrimi i tij i mëparshëm, duke shfaqur në këtë rast një dyzim të madh dhe pasiguri ekstremale. Ai do të donte të vazhdonte për kryetar bashkie, nëse fitimi i bashkisë do të ishte një ngjarje e sigurt, por mesa duket nuk është kështu”- u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami.
    Ndërkohë që pasiguria, sipas Islamit, duket se është faktori kryesor që shpjegon dyzimin e Ramës, por këtu duhet shtuar edhe përgjegjësia për humbjen eventuale. “Po ashtu, Rama ishte përgatitur që të ishte i vetmi kandidat, duke synuar ose të fitonte ose të ‘shkatërronte’ zgjedhjet, pra ose fitore ose prishje e zgjedhjeve. Por për opsionin e ‘prishjes së zgjedhjeve’, mesa duket mesazhi ka qenë i qartë nga partnerët ndërkombëtarë që monitorojnë sjelljen politike të opozitës prej më shumë se 20 muajve”- vijoi analizën e tij deputeti socialist. Islami theksoi se në këtë dyzim, Rama llogarit edhe përgjegjësinë maksimale mbi supet e tij, nëse e humb Tiranën duke kandiduar vetë, ndërkohë që po të mos kandidonte gjykon se përgjegjësia e tij është më e ulët. “Nëse nga testimi rezulton se Tirana është e humbur nga kandidati i majtë, atëherë janë të shumta gjasat që Rama apo kandidati zëvendësues të jenë humbës me siguri të lartë”- deklaroi Islami. Por, sipas tij, përgjegjësia e Ramës për humbjen nuk mund të reduktohet, sepse Rama mban përgjegjësi si ish-Kryetar i bashkisë për mbajtjen e premtimeve në mandatin 2007-2011. Islami theksoi gjithashtu se Rama do mbajë përgjegjësi për humbjen edhe nga pozitat e Kryetarit të PS-së, që me veprimet radikale e lodhi PS-në dhe nuk përgatiti në kohë kandidatin zëvendësues dhe po ashtu, nuk mundi të sigurojë një fushatë fituese për kandidatin e majtë. “Nëse kandidati i majtë humbet Tiranën, nuk ka asnjë shans që Rama të deklarojë pas zgjedhjeve se ‘po të ishte ai kandidat atëherë do të rezultonte fitues’, me synimin për të goditur të gjithë ata që i kishin sugjeruar mos kandidimin”- tha Islami. Megjithatë, sipas Islamit, gjasat më të mëdha janë që Rama të rikandidojë, duke deklaruar se “ai nuk dëshiron, por iu lutën shokët e partisë”. “Ky do të ishte një opsion që do të bënte për të qeshur të gjithë ata që nuk janë naivë”- tha Islami. Në reagimin e tij, Islami komentoi edhe qëndrimin e kreut të PS-së, Edi Rama, për të vijuar protestat në vend. Islami kërkoi që PS t’i kthehet në mënyrë urgjente veprimit institucional dhe të mos shpenzojë energjitë në veprime jashtëparlamentare dhe anti-parlamentare, sepse një gjë e tillë, sipas tij, “ul shanset e suksesit të saj elektoral dhe për më tepër përbën një precedent të rrezikshëm”. “Protestat dhe demonstrimet paqësore janë mjete demokratike, kryesisht të organizatave jo qeveritare dhe të grupeve të interesit, sepse partitë politike e kryejnë aktivitetin e tyre politik e institucional kryesisht në parlament”- tha Islami. Nëse një parti politike opozitare, në rastin konkret opozita e majtë, që ka mbi 46 për qind të vendeve në Kuvend, përqëndron kryesisht veprimet e saj politike jashtë Kuvendit, sipas Islamit, "atëherë ajo ka shumë gjasa të kthehet në një forcë politike jo efikase, që vepron më shumë jashtë sistemit dhe jo rrallë kundër sistemit”. “Partia Socialiste duhet urgjentisht t’i kthehet veprimit institucional brenda sistemit e të paraqitet si një forcë alternative që jep zgjidhje e shpresë”- vijoi deputeti socialist.

    55
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Edi Rama kerkoi me shume sec i mbante kurrizi. Kryetar partie , tendenc per kryeminister dhe kryetar Bashkie .

    Po gropat ne mes te tiranes , do i mbylli perpara zgjedhjeve ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hhhhaaaaaaa po e humi u prish gjiza se sheh,,,,

    muuuuuut ky muuuut ai qe vje

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    vetem te iki SALDAFI DHE XHUZUFAJNA po te vij kush te doje
    un per vete jam shum dakort qe te vihet nje kryeminister tjeter nga PD dhe te mos kete zgjedhje te parakohshme
    OKETA, MUSTAFAJ dhe plot te tjere
    sbesoj qe ka ngel PD vetem me keta qe jane ne qeveri apo jo
    ka PD njerez te tjere apo jo???

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    RAPTILOID, Sali Berisha i ka fituar zgjedhjet dhe aty do ta keni kembekryq deri ne fund te mandatit dhe jo vetem kaq, por do te fitoje edhe mandatin e ardhshem dhe kjo eshte me se e sigurte.
    Ju jeni te verberit qe rreshtoheni symbyllur prapa Edvin Rames dhe beni cka te ju urdheroje ai. Po ndodhi qe ai te ju urdheroje qe te ja pastroni kembet dhe mepastaj te pini ujin, ate do te beni sepse jeni instrumente ne duart e tij.
    Edvin shizofreni do te ju keqperdor deri ne piken e fundit.
    Jeni katandisur aq keq ore te mjere sa qe keni rene viktima te nje shizofreni plotesisht te coroditur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rrapi..

    e pse mustafen bethnik e jo halimin ose lulin ose strazimirin..

    ?

    hmmm..

    besnikun e kini tuajin si duket..


    topin gjithashtu..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Un permenda njerez me nivel
    Jo zara luli ka shum mbi shpatulla
    Vjedhje , vrasje etje

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    RAPTILOID, Sali Berisha i ka fituar zgjedhjet dhe aty do ta keni kembekryq deri ne fund te mandatit dhe jo vetem kaq, por do te fitoje edhe mandatin e ardhshem dhe kjo eshte me se e sigurte.
    Ju jeni te verberit qe rreshtoheni symbyllur prapa Edvin Rames dhe beni cka te ju urdheroje ai. Po ndodhi qe ai te ju urdheroje qe te ja pastroni kembet dhe mepastaj te pini ujin, ate do te beni sepse jeni instrumente ne duart e tij.
    Edvin shizofreni do te ju keqperdor deri ne piken e fundit.
    Jeni katandisur aq keq ore te mjere sa qe keni rene viktima te nje shizofreni plotesisht te coroditur.
    Edhe un o realist ta kam dhene zgjidhjen meqense saldafi nuk iken vete
    Plumin Ballit dhe çëfësht
    Saldafit sja ka Lon kryeministrine me tapi as Rama( baba vet) e as sheqerja ( e joma kjo)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Saliut qeverine ja ka besuar populli me voten e tij.
    E sigurt qe ti nuk ja ke dhene voten, por kjo nuk i prish pune as Sales , as neve dhe as ty vete
    Une uroj dhe shpresoj qe opozita te vazhdoje betejat e saj per pushtet , duke dale ne rruge.
    Kjo eshte nje garanci e sigurt se PS do jete gjate ne opozite.
    Nuk e kuptoni o mjerane se me Edin mbetet fukarenj?
    Se me Edin s`keni per te qene kurre ne pozite?
    Aq me keq per ju e me mire per Shqiperine.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Kastriot Islami eshte nje nga deputetet te pakte qe ka mbajtur distance kunder Edi cmenduria . Ai eshte nje nga ata deputetet qe mbron vlerat njerezore dhe partiake. Islami thote qe Edi Rama ka humbur dhe kerkon alibine e humbjes e radhes , sepse nuk ka vlere si politikan dhe nuk e njeh vleren e votes.

    Duke mos pranuan humbjen per te vazhduar ne krye te partise, Edi cmenduria tregoi prirje diktatoriale duke mos respektuar statusin e partise te tij , kur humb jep doreheqjen. Edi lepurushi tregoi prirje diktatoriale edhe per dhunen e 21 janarit , te marre pushtet me dhune duke u fshehur si lepur brenda kullave binjake . Jo vetem kaq por Edi diktatura ka vendosur kto dite te fundit te censuroje mendiat ne fushatat elektorale me dorezimin e kasetet te pergatitur nga vete ai, duke penguar tranparencen qofte kritika te drejta qe mund te marre gjate fushates.
    Nese Edi Rama do ishte ne pushtet , ai do ishte Enveri ne Shqiperine demokratike, por qe ne sistemin demokratik do manipulonte me veprimet dikatoriale te mos preken interesat e tij ,si nje diktator me prirje komuniste
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 27-02-2011 më 05:21
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •