Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Angry Shqiptarët përdhunojnë 13-vjeçaren dhe e shesin te një grek

    Athinë, 19 Shkurt 2011 NOA – Është sa e frikshme aq dhe e neveritshme, ajo që kanë bërë dy shqiptarë dhe një grek, në dëm të një vajze të mitur greke. Disa e kanë përdhunuar në grup dhe më tej e kanë shitur te një tjetër i cili “e punoi” rrugëve të Athinës duke e detyruar të bëjë seks me pagesë me klientë të përzgjedhur që preferojnë mosha të vogla.

    Zbulimi i ngjarjes rrënqethëse ka bërë bujë në kryeqytetin grek, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

    Burime zyrtare nga Policia e Athinës, thanë sot se protagonistë sipas hetimit nga Zyra e krimit kundër Fëmijëve dhe Krimeve Seksuale, janë dy djem shqiptarë, 28 dhe 26 vjeç, prej kohësh emigrantë në Greqi. Ata akuzohen se kanë përdhunuar në bashkëpunim, një vajzë 13 vjeçare greke.

    Më pas e kanë shitur të miturën për 1600 euro te një trafikant grek. Abuzuesi grek më tej e ka nxjerrë në klube nate seksi, si dhe në dy shtëpi publike, duke e përdorur si prostitutë vajzën 13 vjeçare greke.

    E vogla është detyruar të bëjë seks me pagesë për katër net rresht, duke u dhënë fizikisht tek plot 80 klientë të zgjedhur greke të cilët preferojnë mosha të vogla.

    Vuajtje e të miturës mori fund, kur policia e gjeti në një bordello.

    ***

    Korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime zyrtare policore, raporton se historia tronditëse filloi vitin e kaluar. 13 vjeçarja, fëmijë me prindër të divorcuar, ka jetuar herë me nënën e saj dhe herë me gjyshin e saj. Gjatë verës, ajo u takua me një 28 vjeçar shqiptar i cili në atë kohë ishte liruar me kusht.

    Fillimisht i riu, pas të cilit 13 vjeçarja u afeksionua, i kërkonte para xhepi dhe ajo gjente e ia jepte.

    Më tej, oreksi i të riut shqiptar u zgjerua. Ai nisi ta dhunojë duke e rrahur rregullisht dhe përdhunuar njëkohësisht.

    Pak kohë më vonë, e detyroi të voglën që të përdhunohet edhe nga një shok i tij, 26 vjeçar, gjithashtu emigrant shqiptar.

    Pasi që të dy kishin mbaruar “punë”, u lidhën me një trafikant grek, i njohur në botën e seksit në Athinë, sidomos në zonën e bordellove dhe klubeve të natës.

    Ky, u pagoi dy shqiptarëve, 1600 euro duke u blerë vajzën 13 vjeçare greke.

    Menjëherë më pas, duke e detyruar me dhunë, e ka nxjerrë vajzën për shitje trupi, duke e përdorur për plot 80 klientë, në dy shtëpi publike në periferi të Athinës si dhe në dy klube seksi aty pranë.

    Gjetja e 13 vjeçares erdhi pas kërkimeve që nisën bazuar në denoncimin e nënës së të voglës për zhdukjen e saj. Tashmë e vogla ndodhet në një qendër për rehabilitimin e viktimave të torturës dhe abuzimit seksual.

    Nga hetimet, policia thotë se ka arritur të arrestojë dy të rinjtë shqiptarë, akuzuar për përdhunim në bashkëpunim të së miturës dhe trafikim të qenieve njerëzore me qëllim përfitimi. Për këtë akuzë të fundit, përballet me drejtësinë edhe trafikanti grek.

    Sakaq, edhe katër femra janë arrestuar pasi dyshohen për moskallëzim krimi, në pozicionin e tyre si “menaxhere” në klubet e seksit dhe bordellot.

    n.s/e.t/NOA

    http://www.noa.al/2011/02/shqiptaret...n-te-nje-grek/
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Uroj me gjithe zemer qe denimi te jete me i keqi i mundshem Shqiptar me bisht
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Keta jan njerz pa shpirt ,veq ne litar ti varish.....

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ore dreq administrator cjane keto budallalleqe dhe pallavra.
    Me duket se i nxjerrin gazetat greke per te poshteruar shqipetaret.
    Te mjeret ne, me cfare lloj njerezish jemi te detyruar ta ndajme kombesine!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tr0p0jan
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    ATJe Ku S`Ke Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    101
    brooklyn2007
    Po Ti mer s`kishe gje tjeter per tbere Copy se kto budalliqet qe shkruajne ato ropshat greket.Ne rradhe te pare eshte turp per ty se je SHQIPTAR,dhe nuk len ndonje shije te mire.
    ŧã®ĸФШЭÐ

  6. #6
    Une kam postuar nje shkrim qe kam gjetur ne nje agjensi tashme te njohur shqiptare te dhenies se lajmeve. Kam postuar dhe linkun se ku e kam marre lajmin. Une dhe shume prej nesh nuk jemi ne gjendje te konfirmojme personalisht mbi 95% te lajmeve qe sillen ketu per vete faktin se te gjithe ne perdorim burime informacioni qe kane kryesisht gazetat dhe agjensite e lajmeve shqiptare online. Persa i perket lajmit ne fjale, sado i rende qe eshte nuk do me habiste aspak sikur te ishte i vertete (gjithmone duke u pozicionuar tashme sikur nuk e dime sa i vertete eshte lajmi). Pse e them kete? Sepse u be shume kohe qe degjojme lajme nga me makabret qe behen nga shqiptare si brenda, ashtu dhe jashte Shqiperise. Madje ka pasur me shume se nje rast te tille te ngjashem me lajmin e mesiperm. Keshtu qe ti biem shkurt ketij muhabeti, une nuk mbaj pergjegjesi per vertetesine e ketij lajmi aq me teper qe e kam marre ashtu sic eshte publikuar nga nje agjensi shqiptare lajmesh.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shqipetaret ne greqi jane duke u trajtuare sikur arabet ne evrope dhe amerike.

    Ujku u thote qengjit ,mos ma trumbullo ujin .
    PROPAGANDA TE KULLUARA.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Te vjen turp te thuash jam shqiptar kur degjon kto gjera.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    kafsh te tille jan fatkeqsi te marrin frym ne kete bote
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Turp dhe duhet denuar maksimum

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •