-
Universiteti Hakmarrės
(Njė apel drejtuar tarafit mė tė ndėrgjegjėsuar tė kuadrit akademik tė Universitetit tė Prishtinės)
Pėrjashtimi i fundit nga UP e dy studentėve: Rron Gjinovci dhe Durim Jashari, pėr shkak se ata mė 13 shkurt, nė solemnitetin e kremtimit tė 41 vjetorit tė themelimit tė kėtij Universiteti, nė shenjė proteste pėr gjendjen e pėrgjithshme nė kėtė institucion tė lartė arsimor, skuqėn me ngjyrė rektorin, Mujė Rugova, padyshim ėshtė njė akt mė papresedant, mė amoral dhe mė i paligjshėm, i cili, qė nga paslufta e deri mė sot, ndėrmerret si masė mė e ashpėr ndėshkuese ndaj studentėve nė UP, nga ana e njė strukture organizative pedagogjike mbase servile ndaj njė rektori politik nė pushtet..
Edhe pse kėtė akt tė pahijshėm me ngjyrė tė kėtyre dy studentėve ndaj rektorit, opinioni ynė i gjerė publik, me plotė arsye fillimisht e dėnoi njėzėri, pas tė gjitha asaj qė ndodhi mė vonė, u tregua se motivi qė i ka nxitur kėta dy studentė tė reagojnė edhe pėrmes kėsaj forme tė palejueshme protestuese, ka qenė i madh. Kuptohet, me kėtė rast, desha edhe njė herė ta potencoj faktin se, kėtė mėnyrė tė vrazhdė tė shprehjes sė njė indinjate, assesi nuk e arsyetoj as unė. Por, deshėm ne tė pranojmė apo jo, sado qė, nė njėrėn anė, gjesti i tyre shkaktoi indinjatė tė arsyeshme qytetare, nga ana tjetėr, arriti si paralajmėrim, tė ngritė nė fokus tė aktualitetit, mjaftė padrejtėsi, parregullsi, nepotizėm, mos zbatim sa duhet tė reformave bashkėkohore pedagogjike, joprofesionalizėm, mediokritet kadrovik, korrupsion, falje tė diplomave, organizim tė dobėt institucional dhe shumė e shumė fenomeneve tjera negative tė cilat ndodhnin ashiqare para syve tanė, mu nė kėtė Universitet. Pėr tė gjitha kėto parregullsi evidente nė UP, pėrveē atyre dėshmive si opinione nė media tė shkruara dhe kontaktit tė drejtpėrdrejtė me ēdo student, nė formė tė kallėzimeve edhe mė ekstreme, mund ti lexojmė reagimet nėpėr faqet e shumta shqiptare tė internetit. Fundja, shkelja mė e madhe ligjore, nė rend tė parė, qėndron tek vetė shembulli konkret i statusit tė rektorit, Mujė Rugova, i cili, ligjėrisht, tanimė kaherė e ka mbushur moshėn kritike (ligjore) tė pensionimit.
Pas kėsaj maskarade mediale me kėta dy studentė, e cila si ngjarje nė opinion bėri bujė tė madhe, nė vend se strukturat pėrgjegjėse organizative tė UP, seriozisht tė merreshin me vetė motivin e porosisė paralajmėruese tė protestės, ata si mbrojtje mė tė mirė, zgjodhėn sulmin dhe ndėshkimin e aktorėve tė tyre. Metodė kjo e njohur qė nga kohėrat e perėnduara tė mendėsisė famėkeqe komuniste tė masave tė dhunshme nė kėtė Universitet. Andaj, unė jam mė se i bindur se vendimin mbi pėrjashtimin e kėtyre dy studentėve nga UP, kurrsesi nuk ėshtė marrė nga ana e atyre profesorėve tė shumtė, tė cilėt, pėr shkak tė bindjeve tė tyre parimore, profesionale dhe politike, dikur edhe vetė kanė qenė viktimė e kėso far ndėshkimeve me prapavijė politike, por, ajo si njė shenjė hakmarrje, sigurisht ka ardhur nga njė rreth i ngushtė i kuadrit shėrbyes servil tė rektorit. Mu pėr kėtė shkak, kėtė herė sinqerisht besoj nė arsyen e shėndosh tė kėtij tarafi tė kuadrit tė ndėrgjegjshėm por tė heshtur pedagogjik tė UP, i cili, mu tashti duhet tė reagoj ashpėr kundėr kėtij vendimi tė paligjshėm dhe autokratik tė disa kolegėve tė tyre.
Kundėr vendimit tė Fakultetit tė Shkencave Matematiko Natyrore pėr tė pėrjashtuar pėrgjithmonė nga Universiteti i Prishtinės studentin Rron Gjinoci dhe kundėr paralajmėrimit pėr pėrjashtim tė studentit Durim Jashari, me tė drejtė ka ngritė zėrin e vetė edhe KMDLNJ ja , e cila, nė njė reagim publik, ka ngrit shqetėsimin e bazuar se njė vendim i tillė ėshtė kundėr tė drejtės sė garantuar me ligj pėr edukim. Ėshtė kundėr Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut tė OKB-sė. Mė tej nė kėtė reagim thuhet: Njė vendim i tillė mbetet shumė i paqartė pėr faktin qė nė Kosovė ėshtė e garantuar e drejta e protestimit dhe shprehjes sė tė pakėnaqėsisė. Nė po kėtė reagim, KMDLNJ po ashtu tėrheq vėrejtjen pėr deklarimet e Rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, pėrmes sė cilave ai etiketon studentėt Rron Gjinoci dhe Durim Jashari, duke shkuar deri nė ofendime familjare, morale dhe racore e qė janė tė papranueshme dhe tė dėnueshme. Kėto deklarime qė rektori i bėri njė ditė pas ngjarjes janė plotėsisht tė kundėrta qė i kishte bėrė menjėherė gjatė ngjarjes. KMDLNJ i bėnė thirrje Universiteti tė Prishtinės, fakulteteve pėrkatėse qė tė tėrheqin vendimin pėr pėrjashtimin e studenteve tė pėrfshirė nė kėtė ngjarje. Njė vendim i tillė pėr pėrjashtim tė pėrjetshėm ėshtė shkelje e sė drejtės pėr edukim, protestim dhe shprehje publike. Njė vendim i tillė mė shumė i ngjanė vendimeve tė sistemeve dhe regjimeve tė kaluara.
Edhe pėrpos se ky ndėshkim me pėrjashtim tė pėrjetshėm nga UP i kėtyre dy studentėve, nga shumica qytetare dhe intelektuale e Kosovės, shkaktoi njė qėndrim tė arsyeshėm gjykues, fatkeqėsisht, pėrveē KMDLNJ-sė dhe reagimit tė pritur tė kolegėve tė Ronit dhe Durimit nga VETĖVENDOSJE!, asnjė asociacion tjetėr politik, akademik dhe joqeveritar, nuk e ngriti zėrin e ndėrgjegjes.
Sė fundi, ndoshta si shpresė pėr mundėsinė e njė ndėrmjetėsimi kompetent institucional, apo tė vullnetit tė mirė, ndaj kėtij vendimi tė pabazė, unė e shoh tek emėrimi i z. Ramė Buja, nė postin e MASHT-it. Duke u mbėshtetur nė bindjet e mija personale mbi vlerat e larta morale, atdhetare dhe profesionale tė ministrit tė porsaemėruar, shumė shpresoj se nė kėtė rast ai do ta pėrdor autoritetin e vet tė ndikimit tek strukturat udhėheqėse nė UP, pėr ta iniciuar edhe njė herė rishqyrtimin e kėtij vendim tė paligjshėm mbi pėrjashtimin e kėtyre 2 studentėve. Po ashtu, mendoj se, edhe jashtė dobisė sė rivendosjes sė natyrshme tė njė tė drejte tė shkelur nė vend, njė veprim i tillė revidues, do ta kishte edhe simbolikėn madhėshtore mbresėlėnėse, e posaēėrisht tani nė vigjilje tė shėnimit tė 30 vjetorit tė demonstratave studentore tė vitit 1981.
Adnan Abrashi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt