Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Pirgos, 25 Shkurt 2011 NOA – Një vajzë e mitur shqiptare është rrembyer sot pasdreke nga një person që synonte ta përdhunonte, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

    Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës së Kasta Katokulu dhe rrezikoi të shndërrohej në një tragjedi, siç pohon edhe policia vendore.

    Vajza 15 vjeçare nga Shqipëria e cila jeton familjarisht në Greqi prej disa vitesh, rreth orës 14.30 të ditës së sotme ishte duke u kthyer nga shkolla, për në shtëpi.

    Vetëm pasi kishte përshkuar një copë rrugë, kur një autoveturë i ndaloi para këmbëve duke i prerë rrugën.

    Një djalë i ri që gjendej në timon, nisi t’i fliste rrjedhshëm greqisht disa fjalë duke tentuar ta bindë që të futej brenda në makinë.

    Duke parë se vajza po vazhdonte të ecte pa iu bindur, agresori i është vërsulur vajzës së mitur dhe me dhunë, e mori dhe e futi në makinën e tij, një Skoda Octavia.

    Me shpejtësi makina ka lëvizur nga rruga qytetëse “Katokulu” duke dalë në një rrugë fshati dhe atje ka nisur tentativa për ta përdhunuar të voglën.

    Në ecje e sipër, vajza ka arritur të hapë derën e makinës dhe është hedhur që andej duke klithur me qëllim që të afronte kalimtarë për ndihmë.

    Në këto momente, agresori ka shtuar gazin dhe është larguar me shpejtësi duke dashur të zhdukë gjurmët. Kurse vajza e mitur ka thyer këmbën.

    Në pak minuta ajo është dërguar në spitalin lokal ku po mjekohet. Kurse policia ka dërguar një psikologe për ti dhënë mbështetje psikologjike.

    Policia tha se vajza kishte identifikuar vetëm llojin e makinës por jo targën e mjetit qe e rrembeu. Kjo ka vënë në vështirësi policinë që tha se deri tani nuk ka arritur të kapë autorin që sipas të gjitha gjasave ishte një shtetas grek në moshë rreth 25 deri 30 vjecar.

    n.s/e.t/NOA

    http://www.noa.al/2011/02/nje-grek-r...tur-shqiptare/
    E nga po e dini ju se dhunuesi ishte grek!!!

  2. #12
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ee pedofilizmi ska fund...pse merr njerezit jane kaq pedofila? a eshte kjo semundje pse nuk gjejne ndoi vajze per moshen e tyre...ncnc

    Fatkeqsisht ligjet jane shume te buta ne kete drejtim.
    jo ska ligje perderisa jemi ne "demokraci" sepse lloj lloj gjanash lejohen pa ndoi diktator qe i ve ne hell te "semuret seksual","perbindshat" e "perverset" ska zgjidhje.

  3. #13
    Si eshte e mundur qe te kapi dikush me zor ne mes te rruges e te fusi ne makine?? Edhe mua me duket cudi ashtu sic ka shkruar dhe Malsori.....
    Cdo dite po degjohen histori te tilla, kane shkalluar nga trute e kokes njerezit!

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •