Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Arrow Një grek rrëmben për ta përdhunuar vajzën e mitur shqiptare

    Pirgos, 25 Shkurt 2011 NOA – Një vajzë e mitur shqiptare është rrembyer sot pasdreke nga një person që synonte ta përdhunonte, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

    Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës së Kasta Katokulu dhe rrezikoi të shndërrohej në një tragjedi, siç pohon edhe policia vendore.

    Vajza 15 vjeçare nga Shqipëria e cila jeton familjarisht në Greqi prej disa vitesh, rreth orës 14.30 të ditës së sotme ishte duke u kthyer nga shkolla, për në shtëpi.

    Vetëm pasi kishte përshkuar një copë rrugë, kur një autoveturë i ndaloi para këmbëve duke i prerë rrugën.

    Një djalë i ri që gjendej në timon, nisi t’i fliste rrjedhshëm greqisht disa fjalë duke tentuar ta bindë që të futej brenda në makinë.

    Duke parë se vajza po vazhdonte të ecte pa iu bindur, agresori i është vërsulur vajzës së mitur dhe me dhunë, e mori dhe e futi në makinën e tij, një Skoda Octavia.

    Me shpejtësi makina ka lëvizur nga rruga qytetëse “Katokulu” duke dalë në një rrugë fshati dhe atje ka nisur tentativa për ta përdhunuar të voglën.

    Në ecje e sipër, vajza ka arritur të hapë derën e makinës dhe është hedhur që andej duke klithur me qëllim që të afronte kalimtarë për ndihmë.

    Në këto momente, agresori ka shtuar gazin dhe është larguar me shpejtësi duke dashur të zhdukë gjurmët. Kurse vajza e mitur ka thyer këmbën.

    Në pak minuta ajo është dërguar në spitalin lokal ku po mjekohet. Kurse policia ka dërguar një psikologe për ti dhënë mbështetje psikologjike.

    Policia tha se vajza kishte identifikuar vetëm llojin e makinës por jo targën e mjetit qe e rrembeu. Kjo ka vënë në vështirësi policinë që tha se deri tani nuk ka arritur të kapë autorin që sipas të gjitha gjasave ishte një shtetas grek në moshë rreth 25 deri 30 vjecar.

    n.s/e.t/NOA

    http://www.noa.al/2011/02/nje-grek-r...tur-shqiptare/
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Uroj me gjithe zemer qe denimi te jete me i keqi i mundshem. Grek me bisht
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    shqipet rembejne greke ,pastaj greket shqipe, dhe kshu me rradhe .......

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    motren a vajzen grekut ku ta ket
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Fatkeqsisht ligjet jane shume te buta ne kete drejtim.
    Keta njerez duhet ti izolsh ne burg ekstra, ku le te zhfryjne imagjinatat seksuale me njeri-tjetrin.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  6. #6
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    per perdhunuesit do perdorja denim me vdekje...
    qenje te shpifura. nuk meritojne te jetojne.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #7
    Te jesh a mos te jesh.... Maska e elira89
    Anëtarësuar
    29-10-2010
    Vendndodhja
    piemonte itali
    Postime
    5
    nuk arrij te kuptoj meshkujt ne kohet e sotme ....quhet mashkull nje person qe perdor dhune ndaj nje femre? nuk mendoj , dhuna duhet te zhduket ne kete bote ne vecanteri dhuna ndaj femijeve edhe femrave ... edhe kjo ngjarje ka si personazh nje femije te me falni por sipas mendimit tim nje person 15 vjec eshte femije edhe sduhet qe jeta ta godasi qe ne kete moshe ...sipas mendimit tim neqoftese do kapet aji person duhet te kete si denim ....te njejten dhune seksuale qe donte te bente asaj vajzes ...keshtu kupton cfare shkaterrimi psikologjik jep perdhunimi

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Pirgos, 25 Shkurt 2011 NOA – Një vajzë
    e mitur
    shqiptare është rrembyer sot pasdreke nga një person që synonte ta përdhunonte, raporton korrespondenti i agjencisë NOA
    hera e pare qe degjoj qe nje 15 vjeqare quhet e mitur..e re ne moshe po por e mitur nuk e besoj...

    Një grek
    rrëmben për ta përdhunuar vajzën e mitur shqiptare

    --------------------------------------------------------------------------------
    Një djalë i ri që gjendej në timon,
    nisi t’i fliste rrjedhshëm greqisht

    nga e nxoren perfundimin qe ishte grek..apo per faktin se fliste rrjedhshem greqisht..a pak emigrante ka qe mund ta flasin greqishte shume me rrjedhshem se greket..shyqyr qe nuk ja paskan ngjite ndonje shqiptari..qe edhe mund te kete qene pasi ke mjaft shqiptare qe e flasin greqishten me mire se grek..na paskan kursyer ne kete rast pasi cdo gje te keqe qe behet ne greqi greket jua ngjeshin shqipetareve..

    agresori i është vërsulur vajzës së mitur dhe me dhunë, e mori dhe e futi në makinën e tij
    vajza ka arritur të hapë derën e makinës dhe është hedhur që andej
    duke
    klithur
    me qëllim që të afronte kalimtarë për ndihmë
    .

    besohet se mund te te fuse nje njeri me zor ne makine dhe ti te mos besh asnje perpjekje ..shume me te lehte e kishte vajza te hidhej nga makina ne shpejtesi e siper se sa te kundershtonte futjen ne makine..dhe me e quditshmja eshte kujtuar te klithte per ndihme vetem pasi eshte hedhe nga makina..si nuk i ra ndermend vajzes te klithte atje ku e futi perdhunisht ne makine por i ra ndermend atje ne rruget e fshatit..ne qytet besoj do kishte shume me teper njerez qe do ta degjonin thirrjen e saj dhe do ta ndihmonin..rrugeve te shkreta te fshatit asnje nuk mund te ndodhej..

    skup gazetaresk me duket..te rrembesh nje vajze ne mes te qytetit e te te mos te shohe kush valla shume e quditshme me duket..ka shume gjasa qe vajzes i ka pelqyer fillimisht hypja ne makine e pastaj i ka dale dardhesh bishti prapa..plus asaj qe sikur shtohen viktimat e perdhunimeve si puna e kerpurdhave pas shiut..edhe pse shkon e ben qejf me dashnoret neper motele apo kodrave te fshatit kur zgjohesh na del e perdhunuar..dhe policia gjithmone i beson femres..

    gjithsesi gjeja me e shpifur qe mund te beje nje mashkull eshte perdhunimi i nje femre..nuk ka se si e ul veten me poshte
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 26-02-2011 më 08:54
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    sikur shtohen viktimat e perdhunimeve si puna e kerpurdhave pas shiut..edhe pse shkon e ben qejf me dashnoret neper motele apo kodrave te fshatit kur zgjohesh na del e perdhunuar..dhe policia gjithmone i beson femres..

    gjithsesi gjeja me e shpifur qe mund te beje nje mashkull eshte perdhunimi i nje femre..nuk ka se si e ul veten me poshte
    ketu te jap krejtesisht te drejt...

    sa per rastin ne fjale, jemi te detyruar te besojme ate qe shkruajne gazetat.
    skup apo jo, ne nuk dime gje.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #10
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Me sa lexova sot, agresori ishte shqiptar..........

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •