Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dr. Shefqet Krasniqi - Kongresi i Myslimanëve të Zvicrës

    Kongresi i Myslimanëve të Zvicrës

    Për të sqaruar gjithë opinionin publik po bëj me dije se mora pjesë në Kongresin e Myslimanëve të Zvicrës, me ç'rast i përfaqësova shqiptarët. Ani pse pati spekulime në disa medie të caktuara, se autoritetet zvicerane nuk do të më lejonin të hyja në Zvicër, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ndodhi e kundërta. Më pritën shumë mirë më respektuan shumë. Sa ishin të vërteta ato spekulime u pa. Pse gjithëherë bëhën spekulime rreth Islamit dhe personaliteteve islame në Kosovë? Në dobi të kujt shkon tërë kjo fushatë antiislame dhe antikombëtare?!
    S'jam duke kërkuar të më mbrojë askush sepse asgjë nuk kam gabuar, por kërkoj mos të spekulojnë, mos të shpifin, mos të bëjnë dizinformata. Këto nuk i shkojnë në dobi askujt, pos armiqve të kombit dhe të fesë. Përpjekjet e tyre tërësisht janë kundër fesë, kundër kombit dhe kundër proceseve në të cilat po kalojmë. Ata me sjelljet e tyre tregojnë qartë se sa e duan këtë shtet dhe këtë popull, tregojnë armiqësinë që kanë ndaj islamit, duke harruar se vetë janë bijtë e myslimanëve. Ju kujtojmë se islami nuk është i së sotmes, por është fe e cila është futur thellë në gjakun e shqiptarëve dhe se për çdo ditë ai po forcohet e po shtohet.

    (Sqarim për opinion)

    Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

    Në javën e kaluar në Zvicër më saktësisht në qytetin Biel Bienne, në kantonin e Bernit u mbajt një kongres gjithëpërfshirës i myslimanëve të Zvicrës, i cili u cilësua më i madhi i mbajtur ndonjëherë në Zvicër. Ky kongres u organizua nga vetë myslimanët e zviceranë të konvertuar në islam, e që numri i tyre për çdo ditë vjen duke u rritur. Mysafirë kishte nga vende të ndryshme të botës, në mesin e tyre isha edhe unë si përfaqësues i shqiptarëve, pasi shumica dërrmuese e shikuesve pritej të ishin nga komuniteti shqiptar, për faktin se shqiptarët për nga numri janë komuniteti më i madh i të huajve që jetojnë në Zvicër. Tema rreth së cilës debatohej ishte "Identiteti dhe modernizimi". Me përhapjen e lajmit për organizimin e këtij kongresi dhe konfirmimin e pjesëmarrjes sime, disa individë që janë kundër integrimit të huajve në Evropë, në veçanti kundër myslimanëve kanë çuar pluhur duke shënuar nëpër disa gazeta atje në Zvicër kundër meje "kinse po na vjen një radikal, një njeri i cili e ka fyer Terezën, një njeri i cili nuk njihet për tolerancë etj." Bile ka pasur zëra që kanë kërkuar ndalimin e hyrjes sime në Zvicër nga organet qeveritare. E njëjta gjë është përsëritur dy ditë para se të mbahej kongresi, ku sërish disa medie zvicerane kanë qenë kundër mbajtjes së atij kongresi në përgjithësi dhe kundër prezentimit tim në veçanti. Me të dëgjuar mediet tona këtë lajm, mezi nuk kanë pritur të ngritën kundër meje dhe në faqet e para të shkruajnë se "Shefqet Krasniqit i ndalohet hyrja në Zvicër". Në anën tjetër unë as që kisha ide se çfarë ishte duke ndodhur dhe isha i bindur se ato janë të gjitha spekulime dhe kanë për qëllim njellosjen e islamit dhe të hoxhollarëve, sepse shumë kujt ketu te ne i pengojnë islami dhe përparimi i tij, ashtu siç i pengojnë dikujt në Evropë. Ashtu siç isha i bindur se shteti zviceran merret me spekulime të tilla të djathtistëve apo të majtistëve dhe nuk do të ma ndalojnë hyrjen në Zvicër, ngase ai është i ndërtuar mbi bazat e respektimit të drejtave të njeriut, i mbështetur në Allahun e Madhëruar u nisa për në Zvicër dhe, elhamdulilah, pa asnjë problem shkova dhe erdha. Mora pjesë në atë kongres, në të cilin pritej të marrin pjesë rreth një mijë veta, e aty erdhën rreth tre mijë veta. Me të dëgjuar shqiptarët për pjesëmarrjen time kishin ardhur thuajse nga e tërë Evropa, Suedia, Gjermania, Austria, Anglia dhe vende të tjera. Gjatë ligjerimit fola për identitetin dhe modernizimin, duke u munduar ta sqaroj secilën veç e veç, më pas bashkimin e tyre, apo moskundërshtimin mes njërës dhe tjetrës. Falënderova shtetin zviceran për mikpritjen që na ka bërë, për mirësjelljen që ka ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve të tjerë, pastaj i këshillova myslimanët ta ruajnë shtetin në të cilin jetojnë dhe punojnë, ngase e kanë obligim fetar. Të jenë shembull i një kulture dhe civilizimi siç e meritojnë. Të mundohen ta gërshetojnë identitetin e tyre fetar me të arriturat e asaj bote perendimore, duke u dhënë atyre diç dhe duke marrë nga ta diç, në mënyrë që të ngritën sa më shumë, të jenë sa më të plotësuar, sa më të dobishëm për veten e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi.
    Këtu me këtë rast dua t'a përmend një çështje: Gjithkund njerëzit i mbrojnë të vetit, qoftë nga përkatësia fetare, ajo kombëtare apo ajo partiake etj. E ne nuk po kërkojmë të na mbrojë askush, sepse asgjë nuk kemi gabuar, por kërkojmë që mos të spekulojnë, mos të shpifin, mos të bëjnë dizinformata sepse një gjë e tillë nuk i shkon në dobi askujt, pos armiqve të kombit dhe të fesë, pos atyre të cilët janë të interesuar ta destabilizojnë gjendjen shumë të mirë fetare në Kosovë, ta pezullojnë këtë tolerancë fetare në të cilën gjithë kemi thirrur dhe e kemi ruajtur. Edhe këtë herë, sikur edhe më herët, disa medie, në veçanti ato të shkruara, u munduan të më dëmtojnë, a në realitet qëllimi i tyre është ta paraqesin islamin të dëmshëm dhe të papërshtatshëm për këtë shoqëri. T'i paraqesin hoxhollarët si njerëz të cilët nxisin ekstremizmin, më vonë edhe urrejtjen fetare, njerëz të cilët nuk e kanë vendin në Evropë. Përpjekjet e tyre tërësisht janë kundër fesë dhe kundër kombit, kundër proceseve të cilat po i kalojmë. Ata me sjelljet e tyre tregojnë qartë se sa e duan këtë shtet dhe këtë popull. Ata tregojnë armiqësinë që kanë ndaj islamit, duke harruar se vetë janë bijtë e myslimanëve. Ju kujtojmë se islami nuk është i së sotmes, por është fe e cila është futur thellë në gjakun e shqiptarëve dhe se për çdo ditë ai po forcohet e po shtohet. Ata harrojnë se islami tashmë është fe e pranuar në botën demokratike dhe të civilizuar, është pjesë e kulturës dhe qytetërimit të tyre, duke filluar nga Amerika e Anglia, që janë shembuj të shkëlqyeshëm të tolerancës fetare deri të shtetet skandinave dhe gati se në tërë Evropën. Me këto sjellje antikombëtare dhe antifetare ato medie na kujtojnë kohën komuniste se vetëm ata duhet të flasin, ndërsa ne të tjerët të heshtim. Ato medie i kanë tejkaluar të gjitha liritë gazetareske duke shpifur dhe spekuluar jo vetëm kundër meje, por kundër islamit në përgjithësi. Andaj lë t'i bien vetes pas e le t'i paraqesin gjërat ashtu siç i ka hije një gazetari dhe gazete, duke mos i shtuar e as pakuar gjërat, por duke qenë real ndaj çdo shkrimi që e shkruajnë apo botojnë. Shpresoj shumë që nëse jo ato gazeta, bile qytetarët mos të bien viktimë e atyre spekulimeve boshe dhe të pabaza, ngase qytetarët e dubë fort mirë, në veçanti ata që më dëgjojnë apo i përcjellin ligjeratat e mia, se kush jam unë dhe për çfarë unë thërras, sa ia duam të mirën qytetarëve të Kosovës dhe të Evropës, sa u jemi falënderues të tjerëve për ndihmën që na kanë dhënë dhe po na japin etj.
    Allahu marrtë hak dhe na ruajt nga intrigat e njerëzve keqdashës dhe antifetarë e antikombëtarë! Amin! Deri javën e ardhshme selam alejkum!

    Epoka e Re - e Premte, 25 Shkut 2011
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga gimche;Për të sqaruar gjithë opinionin publik po bëj me dije se mora pjesë në Kongresin e Myslimanëve të Zvicrës, [QUOTE
    me ç'rast i përfaqësova shqiptarët
    .
    Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

    Në javën e kaluar në Zvicër më saktësisht në qytetin Biel Bienne, në kantonin e Bernit u mbajt një kongres gjithëpërfshirës i myslimanëve të Zvicrës, i cili u cilësua më i madhi i mbajtur ndonjëherë në Zvicër. Ky kongres u organizua nga vetë myslimanët e zviceranë të konvertuar në islam, e që numri i tyre për çdo ditë vjen duke u rritur. Mysafirë kishte nga vende të ndryshme të botës,
    në mesin e tyre isha edhe unë si përfaqësues i shqiptareve
    Epoka e Re - e Premte, 25 Shkut 2011
    [/QUOTE]

    gimce shko e thuaji ketij jarani mos te zgjohet ne mengjes me andrra..nuk ka perfaqesuar shqiptaret por as muslimanet shqiptare..ky ka perfaqesuar veten e vet..shqiptaret jane te pakten besimtar ne 4 besime..ndoshta do ti kishte pelqyer te perfaqesonte shqiptaret muslimane por as ato nuk mundet ti perfaqesoje..te pakten muslimanet ne shqiperi i perfaqeson nje tjeter njeri e jo ky mjeker cjapi..por edhe te kosoves me duket se i perfaqeson tjeter kush..ky eshte bishti i kandarit...mos te na shese perralla se nuk ja blen kush..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Malsor,

    Të kam thënë po e ripërsëris shkuarja e tij në Zvicër ka qenë në koordinim të plotë me Bashkësin Islame të Republikës së Kosovës (BIRK), Komuniteti Mysliman të Shqipërisë (KMSH) dhe Bashkësinë Fetare Islame (BFI).
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    kush te tha ty qe e paska autorizu bashkesia islame e kosoves , komuniteti musliman i shqiperise dhe bashkesia fetare islame kete njeri te perfaqesoje shqiptaret..ne kosove edhe mund ta njohin per komentet e tij kontraverse por qe besa ne shqiperi se njeh kush..le ma ti jape autorizim perfaqesimi..pash zotin a mendon ti qe perfaqesimi i shqiptareve ka mbete ne dore te shefqetit a..nuk besoj..si besoni ne perralla te shefqetit o gimqe...qofshi ju..

    une jam shqiptar musliman gimqe..te pakten mua si shqiptar musliman ky njeri nuk me ka perfaqesuar..si mua edhe qindra te tjere nuk i ka perfaqesuar..te mos themi per bektashinjt shqiptare , katoliket shqiptar , ortodokset shqiptar..
    ky ka perfaqesuar kopene e mjekercjepeve qe e ndjekin pas aty te xhamia e tij..asnje hap me larg nuk e ka autorizimin ai njeri..cdo komunitet ka perfaqesuesin e vet..

    u be buje e madhe per kete kongresin e zvicrres..une kam kujtu qe eshte nje kongres panevropjan..ky paska qene thjesht nje kongres i muslimaneve te zvicrres..nje vrime ne uje..dhe i dhat popullaritet a thua se ishte konference boterore..

    edhe dicka tjeter gimce..tubime te tilla nuk quhen kongrese..konferenca po..

    mos na lodhni me te..bejini temena aty te xhamia por jo ne forumin shqiptar..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    Bona llaf se na knaqe.
    Ky u kanë i ftum si njëri ndër hoxhollarët më me popullaritet tek shqiptarët, njëherit figura që paraqet "shqiptarët e integruar" siç pohonte gazeta zvicerane. Madje edhe tubimi në Zvicër ka mbledh shumicen shqiptare në atë Kongres.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Bona llaf se na knaqe.
    Ky u kanë i ftum si njëri ndër hoxhollarët më me popullaritet tek shqiptarët, njëherit figura që paraqet "shqiptarët e integruar" siç pohonte gazeta zvicerane. Madje edhe tubimi në Zvicër ka mbledh shumicen shqiptare në atë Kongres.
    o gimche ske kujna mi kallxu malsori jo qe sedi por eshte i pririrur te urrrej dhe te mos e pranoj te verteten andaj sado qe te mundohesh ta bindesh e ke te kot
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    hahahahaha

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Bona llaf se na knaqe.
    Ky u kanë i ftum si njëri ndër hoxhollarët më me popullaritet tek shqiptarët
    , njëherit figura që paraqet "
    shqiptarët e integruar
    "
    siç pohonte gazeta zvicerane
    . Madje edhe tubimi në Zvicër ka mbledh shumicen shqiptare në atë Kongres.
    e nderrove tash gimce..nuk keni faj..tash qenka thirre ne zvicerr si nje hoxhe me popullaritet..a mo gimce me duket se po e kqeperdorni ju shefqetin e shqfqeti ju..po cfare ndikimi ka tek shqiptaret ky more..90 % e shqiptareve muslimane as nuk ja kan idene kush eshte ky njeri e as qe ja kan pare ndonjehere dyert xhamise..deshet te na e shisni si perfaqesues te shqiptareve por jo nuk mundet..kur e pate se dolet huq nderruat kahje..tash na e paskan thirre zvicerrianet..nje here keshtu e nje here ashtu..shkenca e njeh si mungese personaliteti..shfrytezim i te gjitha menyrave per te popullarizu veten..

    mbajeni afer se mos ju ftohet o gimce..dhe mbeshtilleni me ndonje rrjete qe mos ti humbin titujt shkencor qe ka..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    e nderrove tash gimce..nuk keni faj..tash qenka thirre ne zvicerr si nje hoxhe me popullaritet..a mo gimce me duket se po e kqeperdorni ju shefqetin e shqfqeti ju..po cfare ndikimi ka tek shqiptaret ky more..90 % e shqiptareve muslimane as nuk ja kan idene kush eshte ky njeri e as qe ja kan pare ndonjehere dyert xhamise..deshet te na e shisni si perfaqesues te shqiptareve por jo nuk mundet..kur e pate se dolet huq nderruat kahje..tash na e paskan thirre zvicerrianet..nje here keshtu e nje here ashtu..shkenca e njeh si mungese personaliteti..shfrytezim i te gjitha menyrave per te popullarizu veten..

    mbajeni afer se mos ju ftohet o gimce..dhe mbeshtilleni me ndonje rrjete qe mos ti humbin titujt shkencor qe ka..
    Njejte po te them apet, bona llaf se na knaqe, shkrimin nalt pe sheh po! sqarimin e ka jep per qa u shku tek u shku kon e ka perfaqsu, me leje te kujt e qysh e tek e din, qit petlla ne uj ti nashta te bahen.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #9
    Perfaqsues me i denjett se Dr. Shefqet Krasniqi per komunitetin musliman ska ne trojet e shqiptariseee
    \ \ \ I LOVE FOREVER / / /

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2010
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga ArlindaBudakova Lexo Postimin
    Perfaqsues me i denjett se Dr. Shefqet Krasniqi per komunitetin musliman ska ne trojet e shqiptariseee
    t'lumte goja

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •