Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 70
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Rezistenca jonë, paralelisht në rrugë, Parlament, por dhe në zgjedhje
    2011-02-26
    Website gazeta shqip


    Elbasan

    Kreu i PS-së nis një tur paraelektoral për të mbajtur elektoratin në gatishmëri

    Opozita socialiste do të vijojë protestat në mbarë Shqipërinë. Ajo ka nisur që dje një tur në rrethe me devizën “Fajin e ka Saliu”, përmes së cilës, kryetari i saj, Edi Rama, ka apeluar për angazhim qytetar në rrëzimin e qeverisë aktuale, të drejtuar nga Sali Berisha. “Jemi dhe do të jemi të patundur në bindjen tonë, të gjithë të vijnë me ne, do të vazhdojmë demonstratat për të larguar këtë pushtet. Saliu sheh ëndërr se do t’i bojkotojmë zgjedhjet që ata të grabisin çdo gjë, këtë ëndërr ne nuk do t’ua bëjmë realitet. Realitetin tonë do ta bëjmë në fushën e betejës për ëndrrën e madhe të shqiptarëve. Beteja jonë do të vazhdojë kudo, në çdo hapësirë, paqësisht, vendosmërisht. Do t’i afrojmë këtij regjimi fundin e merituar”, theksoi Rama. Sikundër në turin pararendës, PS ka zgjedhur Elbasanin për të nisur një parafushatë elektorale, e cila në vetvete po parashtrohet si angazhim për të mobilizuar në protesta qytetarët. Edhe një herë Rama nënvizoi se bojkoti i zgjedhjeve lokale nuk do jetë në axhendën e Opozitës së Bashkuar, por ka sqaruar më tej se e drejta e saj për të protestuar është legjitime, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit. Rama është ndalur edhe në këtë datë, e cila përfaqëson pikën më kritike në marrëdhëniet politike mes palëve në Shqipëri, që prej zgjedhjeve të vitit 2009. “21 janari, moment tragjik i kësaj historie, ku ndahen qartë qytetarët nga pushtetarët. Më 21 janar ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Kjo qeveri ka kryer vepra të rënda kundër shqiptarëve. Ky regjim ka përfituar pa numër dhe pa tolerancë. Shqipëria nuk mund të rrijë dhe nën flamurin e NATO-s dhe nën flamurin e baltës së korrupsionit”, u shpreh kryesocialisti Rama. Në takim ka qenë e pranishme edhe deputetja e Qarkut të Elbasanit, Valentina Leskaj, e cila ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të mbledhur për këtë aktivitet.

    “Fajin e ka Saliu”, një devizë e gjetur për të instaluar në mendjen e çdo qytetari një fjali të thjeshtuar për ngjarjet shumë të rënda të 21 janarit, por edhe për situatën ekonomike ku gjendet vendi. Produkti i këtij angazhimi do të testohet në masivitetin e protestave, por edhe në ritmin e fushatës elektorale që praktikisht ka nisur.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fajin e ka saliu se.. fshataRI SHQIPTAR NUKU SHKON ME NE QYTET TE RRIJ SI ZORRAXHI PRAPA FURRIT TE BUKES E TI LUTET NDONJI PLAKE..O NONE.. MA BLE TE KEQEN I BUK GRUNI TJA COJ KALAMOJVE NE KATUND.. por.. bisedon per benx e vil 3-4 katshe.. per pariz e nju jorjk enderron shkollim bija katundarit..
    e sa faje ke o sali.. o i poshter o faqe zi.. qe na le pa varferi.. pa arrestime per nje llaf goje..pa internime grash me fmi foshnje tek barku ngoje.. pa plenume kok-ngrenese.. pa kanoce e tallona.. pa konserv-sardelizim neper otopuzo kamiona..
    ah mor sali ne te zencim..

    hmm..





    -----------


    AKTUALITET

    PD: Edi Rama, vrasës i vërtetë i viktimave të grushtit të shtetit të 21 janarit
    26-02-2011 / Gazeta 55


    UPDATE- Partia Demokratike reagon pas deklaratës së Edi Ramës, i cili hodhi akuza drejt qeverisë dhe mazhorancës për protestën e dhunshme të 21 janarit, rrethimin 5 orësh të Këshillit të Ministrave, në të cilën mbetën të vdekur 4 protestues dhe u plagosën qindra efektivë të Policisë së Shtetit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj tha se Edi Rama, kryetari i puçit të shtetit, lideri i bashibozukëve që iu vërsulën me bomba “Molotov” ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera në bulevardin qendror të kryeqytetit, vazhdon të derdhë lot krokodili për dështimin e grushtit të shtetit të 21 janarit, ditë në të cilën ai ishte investuar për kolltuk. “Sot kreu i grushtit të shtetit që rrethoi me bashibozukë e mercenarë Këshillin e Ministrave, për të marrë me dhunë karrigen e Kryeministrit, vazhdon të derdhë lotë krokodili për viktimat e puçit që bëri për kolltukun e tij. Sot Edvin Rama që më 20 janar do të lajmëronte shqiptarët për të vdekurit e viktimat e 21 janarit, në rast se nuk do t’i dorëzohej pushteti, duke faktuar veten si nip i denjë i dajës së tij, anëtarit të Byrosë së atëhershme politike, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Kolekës, kriminelit që do të deklaronte më 11 dhjetor të vitit 1990, se pushtetin e morëm me gjak dhe do ta mbajmë me gjak dhe bir i denjë i babait të vet Kristaq Rama, xhelatit të Havzi Nezës dhe disidentëve të tjerë shqiptarë, përpiqet të lajë duart si Pilati me krimin e tij të shëmtuar të përdorimit të njerëzve si mish për top për karrigen e tij. Sot Edvin Kristaq Rama që akuzoi babain e tij, pasardhësi i Ben Alive, Gedafëve, Mubarakëve të Shqipërisë që përmbysëm 20 vite më parë, njeriu që ka nxjerrë të zhveshur në plazhet publike, ka rrahur shtazërisht në publik gruan tjetër të radhës, ka rrahur dhe nxjerrë nga shtëpia nënë dhe gruan e radhës, ka guximin t’u drejtohet sot nënave e motrave shqiptare, ndërsa mban ende të flakur në fytyrë shaminë e lotëve të zisë që nëna e motra shqiptare ja përplasën si një vrasës i vërtetë i viktimave të grushtit të 21 janarit”- deklaroi zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj

  3. #13
    Per cilen beteje e ka fjalen ky? Betejen per çfare dhe ne emer te kujt?

    Ai per sa vjet qe eshte vene ne krye te PS deklaron se nuk eshte politikan, qe do te thote se ai eshte vetem nje i deleguar i dikujt ne PS.

    Qe sa vite qe vegjeton ne PS, ai vetem e ka shnderruar nje pjese te anetaresise se saj ne nje turme radikale qe nuk di as vete se çfare ekrkon.

    Ndersa shumica e anetaresise se saj vetem bejne sehir dhe po presin se çfare do te sjelle i deleguari i dikujt aty!

    Ka vite qe socialistet shqiptare (te pakten ata qe pretendojne se jane te tille) kane pranuar faktin se PS eshte kthyer ne nje lloj klubi ku vetem shkohet te pihet kafe, te behet zhurme, te behet nje dore thashetheme, te degjohet i deleguari, te lexojne emrat e atyre qe ikin dhe te atyre qe hyjne ne ndertesen e lene trashegim nga ish-Komiteti i PPSH-se se Tiranes.

    Te tjeret ose ata qe hyjne tek simpatizantet, vetem lexojne Shekullin, shohin News24
    dhe grijne sallate pa e ditur as vete se çfare thone e se çfare kerkojne.

    Ata qe qendrojne pas te deleguarit, numerojne ditet e qendrimit te tij ne krye te PS, ne pritje te kurorezimit te tij ne kryeqeveritar.

    Ata, pra deleguesit, kane kaq vite qe paguajne te deleguarin, por siç duket "investimi" i tyre politik po e perfundon karrieren e tij ne opozite.

    Edhe sa kohe do te zgjase "investimi" i deleguesve tek i deleguari i tyre ne PS?

    I deleguari po behet çdo dite e me agresiv, kjo eshte nje shenje treguese se deleguesit ja kane vene te dy kembet ne nje kepuce!

    Toma s'asht budall me i gjujt perdit paret n'lloç!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-02-2011 më 18:39

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Kur thote beteje midis te tjerash e ka llafin edhe per eleminimin politik dhe fizik te saldafit
    Edi Rama eshte edhe I deleguari Im perderisa e kam votuar si kryetar bashkie, eshte dhe I deleguari I shum socialisteve qe votuan ne 2009 si force politike( ps nuk mori pak vota Mori goxha)
    Dhe sa per mediat shekulli eshte me mire se 55 e RD
    SALDAFI nuk do jete dhe per shum gjate

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Kur thote beteje midis te tjerash e ka llafin edhe per eleminimin politik dhe fizik te saldafit
    Edi Rama eshte edhe I deleguari Im perderisa e kam votuar si kryetar bashkie, eshte dhe I deleguari I shum socialisteve qe votuan ne 2009 si force politike( ps nuk mori pak vota Mori goxha)
    Dhe sa per mediat shekulli eshte me mire se 55 e RD
    SALDAFI nuk do jete dhe per shum gjate
    Me siguri je nga ata qe ben komente tek Shekulli?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e tr0p0jan
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    ATJe Ku S`Ke Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    101
    Beteje t`madhe je duke bere,ço njerezit te vriten per postin tat.Ahh populli shkrete.
    ŧã®ĸФШЭÐ

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Me siguri je nga ata qe ben komente tek Shekulli?
    E lexoke dhe ti shekullin he???
    Un Komente te shekulli nuk boj po I lexoj me vemendje se shprehin ate qe ndjejn per saldafin

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rama: Rezistenca jonë, paralelisht në rrugë, Parlament, por dhe në zgjedhje
    2011-02-26
    Website gazeta shqip


    Elbasan

    Kreu i PS-së nis një tur paraelektoral për të mbajtur elektoratin në gatishmëri

    Opozita socialiste do të vijojë protestat në mbarë Shqipërinë. Ajo ka nisur që dje një tur në rrethe me devizën “Fajin e ka Saliu”, përmes së cilës, kryetari i saj, Edi .

    “Fajin e ka Saliu”, një devizë e gjetur për të instaluar në mendjen e çdo qytetari një fjali të thjeshtuar për ngjarjet shumë të rënda të 21 janarit, por edhe për situatën ekonomike ku gjendet vendi. Produkti i këtij angazhimi do të testohet në masivitetin e protestave, por edhe në ritmin e fushatës elektorale që praktikisht ka nisur.
    Fajin e ka Saliu”, një devizë e gjetur për të instaluar në mendjen e çdo qytetari një fjali të thjeshtuar për ngjarjet shumë të rënda të 21 janarit, por edhe për situatën ekonomike ku gjendet vendi.
    Per me teper Rama perdore kete devize , per tu tallur me emrin e tij musliman. Dhe Ngjela e ka permendur me shume se nje here se Saliu eshte i pa deshirueshem se eshte islamik dhe se ne jemi nje opozite e krishtere.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Daku nuk eshte forumi I fesë ky mos I ngatarro gjonat
    Mos e kanalizo muhabetin ne diskutime kot pa lidhje

  10. #20
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kujdes vampirat e vdekjesj, ishat e kanibalizmit komunist, mercenaret e tyne, ase maskat sju hyne ne pune. tashe jeni ne qiel te hapun, cdo kush ua shef fytyren e gerveshet prej kanibali.
    Kujdes.

    Kamerat mbikëqyrin rrugët e Tiranës

    http://www.koha.net/repository/images/27tirana4.jpg
    Tiranë, 27 shkurt - Rrugët e kryeqytetit do të survejohen nga dhjetëra kamera, të cilat prej ditës së hënë do të instalohen në vende jo të dukshme. "Për një Tiranë të sigurt europiane’ është projekti, për survejimin me kamera të hapësirave publike në Tiranë, që u prezantua sot nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

    Projekti ka për qëllim rritjen dhe menaxhimin e rendit dhe sigurisë publike, pasi përmes kamerave do të evidentohen personat që kryejnë vepra penale në rrugë, madje do të ketë shumë mundësi që të parandalohen krime të ndryshme.

    Ministri Basha tha se ky sistem do të mbulojë të gjitha hapësirat publike në Tiranë dhe do të mundësojë parandalimin dhe dokumentimin e veprave penale.

    Sipas përfaqësuesve të policisë së shtetit, me anë të kamerave do të dokumentohen dhe do të merret informacion mbi lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve për të parandaluar ngjarje dhe shkelje të ligjit.

    Sistemi i kamerave të vëzhgimit do të mbulojë rrugët, bulevardet, sheshet dhe hapësirat publike në Tiranë, duke u përqendruar më tepër tek institucionet shtetërore dhe ato të biznesit.
    Kamerat natyrisht që do të vendosen në vende jo të dukshme me qëllim që të mos pikasen nga qytetarët.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •