Martesa e Pacollit me Thaçin shpreh lumturi për këta të dy por për popullin e Kosovës kjo martesë e simbolizon kurorëzimin e hajnisë. Thaçi e Pacolli janë çift ideal për të negociuar me Serbinë.
Ndërkohë që ishte i martuar me Sejdiun, Thaçi e kishte filluar këtë lidhje të fshehtë me Pacollin. Sa herë që iu desh ndihmë, Pacolli nuk hezitoi ta ndihmonte sepse Thaçi këtë të mirë ia ktheu me tenderë. Pra, kjo lidhje dikur e fshehtë tani është bërë publike dhe këtë e ka ndihmuar në forma të ndryshme, qoftë edhe me sms ambasadori Dell i cili nuk ka lënë çështje pa i futur hundët.
Ne jemi kundër kësaj martese për shkak të programit që këta politikan paraqesin dhe për shkak të asaj që ata thonë se do ta bëjnë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër negociatave me Serbinë dhe rrjedhimisht është edhe kundër koalicionit PDK-AKR kur dihet që ky koalicion do t’i rifilloj këto negociata të cilat janë të padrejta dhe shumë të dëmshme për Kosovën.
Këto negociata që po përgatiten tani, janë negociata që do të përpiqen ta përfundojnë procesin e ndarjes së brendshme të Kosovës, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisaarit që ne e patëm kundërshtuar edhe atëherë ndërsa të dyja këto parti e patën votuar në Kuvendin e Kosovës.
Arsye tjetër pse në jemi kundër kësaj martese është se ky koalicion do ta vazhdoj procesin e privatizimit edhe të këtyre ndërmarrjeve publike që kanë mbetur. Pra, do t’i shesin ndërmarrjet tona shpejt dhe lirë, dhe pa hartuar kurrfarë plani zhvillimor.
Ne angazhohemi që t’i ndalim negociatat me Serbinë dhe privatizimin e ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha projektet e dëmshme që tenton t´ia bëjë kjo qeveri popullit të Kosovës. Këtë do ta bëjmë edhe përmes institucioneve edhe përmes aksioneve të tilla simbolike e demonstratave gjithë-popullore.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ja linku i fotos
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2775&author=0
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
une Do Ti Lutesha Administratoret Ta Mbyllin Ket Tem Se Intervista Esht E Manipulime Dhe Nuk I Sherben Askujt Perveq Njolloses Se Figures Se Nje Personi Nga Anal-fabetet E Mahallave Te Prishtines .
Me heret edhe ne TV ke nuk eshte qe e kan shpik,te njejten e shfaqi edhe ne KohaVision intervisten qe e ka jap per Swisinfofatkeqesisht eshte e vertet , edhe per me teper e tregoi qe neser do te ket vizite ne Mitrovic qe te takohet me serbet qe ndodhen ne at pjes ncnc :S
Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerëzishem
Dua që bashkëkombësit e mi të harrojnë të kaluarën dhe urrejtjen kundër serbëve dhe të pranojnë multietnicitetin.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe, degjojeni dhe .... ta gezojme se bashku Kosoven e Re!
Paqe!
Selimi: Nëse Thaçi vazhdon kështu, me të do të merret drejtësia
Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 21:28
Të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës në vitet e fundit, fajtor është Hashim Thaçi deklaron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për emisionin “IN pol” në “NEWSTV”, duke shtuar se nëse kryeministri vazhdon të punojë në mënyrë të tillë, me të do të merren organet e drejtësisë.
Kurse, duke folur për bisedimet e ardhme Kosovë-Serbi, deputeti Selimi ka deklaruar se do të vazhdojnë të jenë të vendosur kundër këtyre bisedimeve dhe që këto bisedime të mos ndodhin fare. Ai ka pohuar se nuk bëhet fjalë për bisedime teknike, por ato janë plotësisht politike, ngase sipas tij nuk mund të konsiderohen bisedime teknike derisa vlerësimi reciprok nuk është i tillë, por është politik.
BE-ja sipas Selimit kërkon bisedime për integrimin e Serbisë, e jo për Kosovën dhe ky skenar i bisedimeve është kundër Kosovës, kundër sovranitetit të Kosovës dhe është vetëm në të mirë të Serbisë.
Selimi ka vlerësuar se është edhe më shqetësuese fshehja e skenarëve të bisedimeve, sepse sipas tij deri më tani askush nuk ka shpjeguar asgjë për agjendën e bisedimeve.
Sipas Rexhep Selimit, këmbëngulja e qeverisë për të filluar negociatat me Serbinë është shumë shqetësuese, sepse paraqet një pazar të vjetër për një të ardhme të dëmshme për Kosovën.
Ndërkaq, i pyetur për seancën e Kuvendit, ku është zgjedhur presidenti dhe qeveria e re e vendit, Selimi ka deklaruar se ka qenë një gjellë e gatuar në dëm të vendit dhe interes i dy personave. Ai e ka quajtur presidentin Pacolli president të sms-ve, ndërsa qeverinë, qeveri e pakicës dhe ka theksuar se këto institucione të dala në mënyrë të dhunshme, kanë prapaskena mafioze.
Selimi po ashtu ka deklaruar se kryeparlamentari Krasniqi, gjatë seancës së Kuvendit, nuk ka arritur t’i bëjë ballë presionit të Hashim Thaçit për të manipuluar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë.
Ndër të tjera, ai ka deklaruar se do të jenë këmbëngulës që të ndryshojnë Kushtetutën.
Ai ka pohuar se duhet të kthehen simbolet kombëtare në institucionet e Kosovës, sepse këto simbole të Kosovës nuk janë tonat dhe nuk i njohim si të tilla.
Ndërsa, si zgjedhje të problemeve, Selimi nuk e përjashton mundësinë që të organizohen protesta, duke pohuar se “njëra nga rrugët e zgjidhjes, është vetë rruga”.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
multikultura ka deshtuar ne angli, gjermani, france ku ka me shume se 40$ te huaj
ajo nuk ka si te realizohet ne kosove me 90$ shqiptare.
Krijoni Kontakt