Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    O Moj Shqypni

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitė me krye n'hi?
    Ti ke pas kenė njė zojė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrshin nanė.
    Ke pasė shumė t'mira e begati,
    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
    Gja e vend shumė, ara e bashtina,
    Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
    Me burra trima, me gra tė dlira;
    Ti ndėr gjith shoqet ke kenė ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
    Ka kenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
    E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
    Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnisė,
    I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė;
    Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
    Me faqe t'bardhė gjithmonė asht da.


    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
    Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
    E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
    Si mal me borė, si fushė me lule
    Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
    E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
    Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė.
    Shqyptar', me vllazėn jeni tuj u vra,
    Ndėr nji qind ceta jeni shpėrnda;
    Ca thone kam fč ca thonė kam din;
    Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
    Do thonė: "Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
    Por jemi vllazėn t'gjith more t'mjerė!
    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
    Pėr me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
    Me ju turpnue me grue e motėr,
    E pėr sa pare qi do t'fitoni,
    Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhėn dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
    Qani ju trima bashkė me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    E s'i ka mbetun as bukė as mish,
    As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
    As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
    Por asht rrėxue e bamun trokė!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
    Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
    Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
    Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
    Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!
    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
    Kėt farė trimneshe, qi sot asht mekė?
    Kėtė nanė tė dashtun a do ta lamė,
    Qi njeri i huej ta shklasė me kambė?
    Nuk, nuk! Kėtė marrč askush s'e do
    Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
    Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
    Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!
    Coniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezė,
    Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
    Kush mos na e preki, se desim t'tanė
    Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
    Edhe mos marrohna pėrpara zotit.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    po pse ndodh,ne se presupzohet reale kjo pune? mase nji poezi e Fishtes qe perfundon...,,t a marr vesh bota mar.........,,,e jep pergjigjen mase mo t mir se pse kur kalben disa vlera e vepra o veprime del nji poezi si ajo ma nalt e nese e gjen e e vendos poezin e Fishtes mo poshte ,e me germa te mdha at her mundna me i kuptu do gjana disi ma mir.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •