Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Zyrtare: Bundesliga fiton vendin e katërt në Champions League



    Zyrtare: Bundesliga fiton vendin e katërt në LK

    Kampionati futbollistik gjerman (DFL) ka konfirmuar se Bundesliga do ta ketë vendin e katërt në Ligën e Kampionëve nga sezoni 2012/2013.


    Gjermania definitivisht e ka tejkaluar Italinë në ranglistën e koeficientëve pas rezultateve të kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, duke bërë kështu që Bundesliga ta ketë dhe ekipin e katërt në Ligën e Kampionëve nga sezoni i ardhshëm.

    “Pas 11 vitesh, Bundesliga e ka siguruar vendin e katërt në Ligën e Kampionëve, duke filluar përsëri nga sezoni 2012-2013. Pas rezultateve të javës së fundit në Evropë, me Bayernin e Munichut dhe Bayer Leverkusenin që fituan, duke përfshirë eliminimin e Napolit, Gjermania edhe më tej zgjeroi epërsinë ndaj Italisë në ranglistën e koeficientëve, duke siguruar vendin e tretë në këtë ranglistë prapa Anglisë dhe Spanjës”.

    “Klubet gjermane kanë akumuluar 68,103 pikë dhe kanë zgjeruar epërsinë me Serie A (59,981) për 8,122 pikë. Italia e ka të pa mundur që ta rifitojë vendin e tretë këtë sezon. Duke siguruar vendin e tretë në ranglistën e UEFA-s, Bundesliga tani e tutje do të ketë katër ekipe në Ligën e Kampionëve, me tri të parat që kualifikohen drejtpërdrejtë dhe një tjetër që do të luajë në play-off”, shkruan në komunikatën e DFL.

    Ky konfirmim vjen pas humbjes së Napolit ndaj Villarrealit në Europa League. Më të mirë nuk ishin as Interi, Milani dhe Roma, të cilët pësuan humbje në ndeshjet e para të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, me të tria ndeshjet që janë zhvilluar në Itali. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Sesi fitohen kto konficentet pa fitu as edhe i trofe i zot e merr vesh lol

    Trofeu fundit i bayernit 2001 me penallti vs Valencia.

    Italianet

    2003
    Milan-Juve (Fitues Milan)
    2005
    Milan- Liverpool (Veni dyte Milan)
    2007
    Milan- Liverpool (Fitues Milan)
    2010
    Inter- Bayern (Fitues Inter)

    Gjermoni me verte mund t'kete nga 3-4 ekipe qe shkojne deri ne cerekfinale ose gjysem finale ne europa league ,por trofete jane xero. Ndersa ne champions pervec nji bayern qe shkoi vjet me arbitra deri ne finale ,nga 2001 i vrime n'uje kane bo gjitha ekipet gjermane.

    Nejse ,italjonit i duhej kjo qe t'filloje me projekte te reja investimesh ne stadiume dhe ekipe.

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    FC Bayern dhe FC Schalke do të jenë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndërkaq Inter, Milan dhe Roma do të eliminohen në këtë raund.
    Tek Europa League nga Gjermania është Bayer Leverkusen, kurse nga Italia asnjë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    o gimche mos bej rolin e nostradamusit kot tashi

    Te shofim ,futbolli ka te papritura.

    Ps. n'fundit t'fundit askush nuk mbahet mend per cerekfinale dhe gjysemfinale ,por vetem ai qe fiton dicka.

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    o gimche mos bej rolin e nostradamusit kot tashi

    Te shofim ,futbolli ka te papritura.

    Ps. n'fundit t'fundit askush nuk mbahet mend per cerekfinale dhe gjysemfinale ,por vetem ai qe fiton dicka.
    Jojo asesi nuk e kemi ndërmend të paragjykojmë, thjeshtë bazohemi në rezultatin aktual.

    P.s Sigurisht se nuk mbahet mend për çerekfinale dhe gjysëmfinale, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk bën pikë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918


    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 26-02-2011 më 16:27
    Prektora

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Gimche, a din gjë nëse do të janë 20 ekipe në Bundesliga vitin tjetër apo jo?


    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Sesi fitohen kto konficentet pa fitu as edhe i trofe i zot e merr vesh lol
    As unë nuk e di si fitohen këto vende. Spanja me një ekip (Barcelonën) ka 4 vende në CHL e Premier League me Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester City, Fulham, Totteham ka po ashtu 4 vende...

    Champions League

    Viti--------------------Fituesi---------------vendi 2
    2008/2009 ------- FC Barcelona-------------Manchester United
    2007/2008 ------- Manchester United------- FC Chelsea
    2006/2007 ------- AC Mailand -------------- FC Liverpool
    2005/2006 ------- FC Barcelona--------------FC Arsenal
    2004/2005 ------- FC Liverpool---------------AC Mailand

    Reali qe 6 vite s'ka kalua as 1/8. Ndërsa Anglia ka se paku 1 ekip gjithmonë në gjysmëfinale (perveç vjet).
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 26-02-2011 më 16:17
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 26-02-2011 më 16:28
    Prektora

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e iliros
    Anëtarësuar
    25-10-2010
    Postime
    65
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Sesi fitohen kto konficentet pa fitu as edhe i trofe i zot e
    Nejse ,italjonit i duhej kjo qe t'filloje me projekte te reja investimesh ne stadiume dhe ekipe.
    Pajtohem me ty

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •