Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 92
  1. #41
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga landi45 Lexo Postimin
    pavarsia erdhi nga gjaku i deshmoreve,,,,

    dhe jo nga callmat,,,temjanete,,,mjekrat kryqe,,,gjysem henat e tjere,,,
    Ke te drejte, keto kleriket ne vend qe te thrasin ne unitet dhe vllazrim ne mes shqiptareve dhe te kendojne ndonje pershpirtje per ata qe nuk kurrsyen asgje per lirine e Kosoves,Ia kane nis te merren me spekullime, trillime dhe perēarje ne mes shqiptareve....Keso klerikesh nuk i duhen shqiptareve ,zoti qafen ia theft atje ku jane...,kurr drite e rahmet mos paēin...

  2. #42
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Hala jeni tu debatu per Don Qenefin a?
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  3. #43
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Hala jeni tu debatu per Don Qenefin a?
    Njė pasyrė e mirė e jotja!!


    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #44
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Njė pasyrė e mirė e jotja!!


    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Shpirtin ma ke kputė
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  5. #45
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Shpirtin ma ke kputė
    Shpirt ka edhe qeni dhe me qenef ne gojė rrin, bile nuk i "kputet" fare!!!
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #46
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Hala jeni tu debatu per Don Qenefin a?
    Selam Alejkum Guimche,

    Me kete fjalor, nuk je duke bere mir.
    Nuk te ka urdheruar keshtu Allahu svt te besh dawet.
    Mbaje veten.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Islamizimi i Shqiptarėve gjatė shekujve

    Autor: Mexhid Yvejsi


    "Islamizimi i Shqiptarėve gjatė shekujve". Ky ėshtė titulli i librit shkruar nga dr. Don Shan Zefi.
    Botues:"Drita", Prizren, 2000.
    Nė shenjė tė 2000 vjetorit tė krishtėrimit: Klerit katolik dhe martirėve shqiptarė qė kanė kontribuar ta mbajnė nė jetė krishterimin, gjuhėn, traditėn .... (Autori)

    Ky libėr, i cili ka 316 faqe, ėshtė njė studim historiko-juridik. Mbi 100 janė faksimile tė relacioneve dhe disa harta, qė nga vendbanimet e fiseve ilire deri te harta e Shqipėrisė gjatė Krizės Lindore (1878-1881).
    Libri fillon me shkurtimet, burimet e pabotuara dhe botimet e botuara, vazhdon me bibliografinė shumė tė pasur, e cila ka shtatė faqe. Ndėrsa pėrmbajtja e librit ndahet nė katėr pjesė themelore, tė cilat janė:
    Pjesa e parė: Krishterimi te shqiptarėt
    Pjesa e dytė: Islamizimi i shqiptarėve (Nga shekulli XV-XX)
    1.Pėrhapja kohore dhe teritoriale e islamizimit
    2.Arsyet e islamizimit...
    Pjesa e tretė: Laramanizmi i shqiptarėve gjatė shekujve (islamizimi fiktiv nga shekulli XV e deri nė ditėt tona)...
    Pjesa e katėrt: Fenomeni i laramanizmit dhe i islamizimit nė dritėn e dokumenteve kishtare.
    1.Qėndrimi i Kishės Katolike ndaj tė laramanizuarve (islamizuarve)
    2. Disa vrojtime

    Kėto ishin katėr pjesėt themelore tė librit tė dr.Don Shan Zefit me titull: "Islamizimi i shqiptarėve gjatė shekujve" i cili pėrfundon me njė: Pėrfundim...
    Dr. Don Shan Zefi librin e vet e fillon me njė hyrje, ku ndėr tė tjera shkruan: "...Ata tė cilėt do tė gjejnė pasaktėsi, gabime e papėrsosshmėri, janė tė lutur t'i bėjnė tė pranishme, qė tė mund me sugjerimet e tyre tė pėrplotėsohet edhe mė tej ky studim qė ėshtė shtjelluar ekskluzivisht nga burimet qė i kemi pasur nė shqyrtim, sepse historiografia shqiptare meriton edhe mė shumė tė prehet nė shtratin e saj tė natyrshėm tė sė vėrtetės".
    Nė librin e dr. Don Shan Zefit jo vetėm qė ka pasaktėsi, gabime e papėrsosshmėri, por ka gėnjeshtra, trillime, errėsirė, mashtrime dhe mbi tė gjitha njė urrejtje e tėrbuar mesjetare ndaj Fesė Islame dhe shqiptarėve tė islamizuar...
    Shqiptarėt e islamizuar e pranuan me bindje fenė islame, prandaj, ashtu qysh janė, janė tė lumtur nė besimin e tyre… Ju, dr. Shan Zefi, para se tė turreni pas diēkaje qė ka ndodhur para pesė shekujsh e kėtej, vėzhgoni me kujdes se sa tė lumtur e tė bindur jemi ndaj Zotit, qė ėshtė Njė!
    Detyra e parė e njė historiani, sipas Frud-it, ėshtė tė ruhet nga simpatitė subjektive.
    Ndėrsa ju bėni tė kundėrtėn, kur shkruani nė faqen 51: “Pra qe kristianizmi ai i cili e mbajti tė mbijetojė Shqipėrinė si komb autonom”
    Kurse antipatitė i shprehni nė faqen 62: “Populli shqiptar do tė mbetet nėn dominimin turk, hiē mė pak se plot 5 shekuj…
    Kėshtu, pra vetė pushtimi qė solli nė fillim nė shkatėrrim tė pamėshirshėm dhe rėnien e moralit…, ky qe motivi i parė i islamizimit ose shenja paralajmėruse e islamizimit tė egėr te shqiptarėt.”
    Me gjithė shkatėrrimet e pamėshirshme, rėnien e moralit, qė solli pushtimi turk, nė tokat shqiptare, islamizmi i egėr i shqiptarėve, siē shkruan dr. Shan Zefi, u shtri, u rrit shpejt.
    Pse ndodhi kjo? Cilat ishin arsyet?
    Nė faqen 88, dr. Shan Zefi shkruan: “Arsyet e shtrirjes ose rritjes relative tė shpejtė tė islamizimit… nė tokat shqiptare nuk ishin drejtėpėrdrejt tė natyrės religjioze, por mė tepėr tė natyrės juridike dhe ekonomike.”
    A ishin arsyet e natyrės juridike dhe ekonomike ato qė shpejtuan tė islamizuarit e shqiptarėve? Jo, shkruan dr. Shan Zefi: “S’ka dyshim se mungesa e klerit, madje papėrgatitja adekuate e njė pjese tė klerit kontribuoi nė tė islamizuarit e besimtarėve tė tyre …” (faqe:112)
    Po nė tė njėjtėn faqe shkruan: “Nuk mund tė befasohemi nėse niveli kulturor religjioz i njė pjese tė klerit katolik kishte qenė nė dekadencė…”
    Mos u befasoni as ju kur shtrohet pyetja: Me njė kler nė dekadencė kulturore e religjioze, si e mbrojti kristianizmi Shqipėrinė? A ėshtė kjo shkencė, kulturė, besim?
    Kardinali Faulhaber thoshte:”Kultura e shpirtit duhet tė jetė shpirti i kulturės”.
    Cili ėshtė problemi kėtu?
    Problemi kėtu qėndron, siē do tė thoshte, prof. Richard Schwarz, jo nė zgjedhjen midis shkencės dhe besimit, por nė zgjedhjen e mėnyrės sė besimit”.
    Shqiptarėt e zgjodhėn mėnyrėn e besimit, e zgjodhėn Fenė Islame, e cila i mbrojti edhe kombėtarisht, i mbrojti nga sllavizimi, greqizimi e latinizimi romak…!
    Shqiptarėt, jo 2/3 por nėntėdhjetė pėrqind u islamizuan e shpėtuan, mbijetuan! Me gjithė kėtė, nė librin “Islamizimi i Shqiptarėve gjatė shekujve” tė dr. Don Shan Zefit, shqiptarėt e islamizuar, me identitet tė ri fetar e kombėtar, nė libėr quhen tė pafe, turq!
    Burimet e librit dr. Shan Zefi i ka marrė nga Roma ose nga ata qė i shėrbyen Romės. "Nga liria lindi Roma", tha Pushkini, "por u shkatėrrua nga skllavėria".
    Nėn skllavėrinė e Perandorisė Romake, Perėndimore dhe Lindore, ilirėt, arbėreshėt, shqiptarėt, nė saje tė Zotit, mbijetuan pa shkrim e lexim nė gjuhėn shqipe, qoftė edhe pėr nevoja fetare, pėr rreth 1500 vjet…!
    Nuk mjafton tė flasėsh ose tė shkruash pėr kulturėn 2000 vjeēare te shqiptarėt qė mungon, por duhet thėnė gjithnjė e vėrteta, qoftė edhe kundėr vetvetes. Vetėm e vėrteta na bėn tė lirė, thoshte Krishti (Hazreti Isai, a.s.).
    Besimi ynė i madh ndaj sė kaluarės, pėr gjėrat rreth tė cilave dimė pak, ėshtė vetėmashtrim.
    Dhe, pėrderisa ne dijmė pak pėr veten, siē do tė thoshte Erik Hoferi, ne jemi gati tė besojmė gjithēka qė thuhet pėr ne. Ju lutemi, tė largohemi prej fuqisė misterioze si tė mburrjes, krenarisė, ashtu dhe tė shpifjes.
    Mburrja, krenaria dhe shpifjet janė mėkate. Mėkatet janė pengesė e fisnikėrimit shpirtėror. "Tė tjerėve falju gabimet, por vetes kurrė, thoshte Seneka”.
    Shqiptarėt e pėrqafuan Fenė Islame me dėshirė, me vullnet, si njė dhuratė nga Zoti, nė njė kohė qė kishte zbrazėti, zbrazėti fetare e kulturore. Kėtė e pranon edhe dr. Don Shan Zefi, por ai kurrsesi nuk i pranon shqiptarėt e islamizuar. Jo vetėm qė nuk i pranon, por i fyen, i gjykon!
    Shqiptarėt e islamizuar i gjykon – pse u bėnė myslimanė! E fjala mysliman ka kuptimin: ai qė i nėnshtrohet Vullnetit tė Zotit. Epikteri thoshte: ”Sė pari mėsoni kuptimin e asaj qė do tė flisni, pastaj flisni".
    ”Pėr ata qė e kryejnė Vullnetin e Zotit, Jezusi tha: ”Ja, nėna ime e vėllazėrit e mi! Sepse kushdo e kryen vullnetin e Hyut, ai ėshtė vėllai im, motra ime e nėna!” ( Besėlidhja e Re, Marku, 3: 34-35).
    Atėherė, pse na gjykoni? Kur ne jemi besimtarė, ne ende jemi vėllezėr, pėrderisa i nėnshtrohemi vullnetit, fjalės sė Hyut!
    Papa Pali VI, me 5 janar 1971, e shpalli “Porosinė Apostolike”, ku, ndėr tė tjera , thuhet: “Nuk jemi ne ata qė e gjykojmė Fjalėn e Hyut, por ajo na gjykon ne”.
    Papa Pali i VI i ka dhėnė jetės sė Kishės Katolike njė dimenzion tė ri, njė stil tė ri, duke hapur dialogun me tė gjithė. Nė Enciklikėn “Ecclesian suam” fton besimtarėt e ēdo feje, qė tė bashkojnė orvatjet e tyre pėr tė nxitur dhe pėr tė mbrojtur njė ideal tė pėrbashkėt tė lirisė fetare, tė vėllėzėrisė njerėzore, tė kulturės sė shėndoshė, tė drejtėsisė shoqėrore dhe tė punės.
    Ndėrsa, Koncili i Dytė i Vatikanit, me 25 tetor 1965, ka pėrcaktuar qėndrimin e Kishės Katolike ndaj Fesė Islame, ndaj myslimanėve, ku thuhet: “Myslimanėt adhurojnė si ne njė Zot tė vetėm, tė Mėshirshėm, qė do tė gjykojė njerėzimin nė ditėn e fundit”.
    “Habent sua fata libelli“, thonin latinėt: Ēdo libėr ka fatin e vet. Meqė libri yt bjen ndesh me “Porosinė Apostolike” tė Papės Pali VI, me vendimet e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, atėherė, cili do tė jetė fati i kėtij libri?
    Kur jemi te libri, Kardinali Flaulhaber thotė: “Qėllimin e mirė e shkruan parathėnia e librit, por pasthėnien duhet ta diktojė gjakftohtėsia. Jo libri ta mbizotėrojė lexuesin, por lexuesi librin .”
    Mua, si lexues, libri mė bėri tė qesh! Sigurisht, edhe Zotin e keni bėrė tė qeshė! Por, si mund tė qeshė Zoti? Vudi Alleni e shpjegon kėshtu:
    ”Kur i tregoni Atij planet tuaja pėr tė ardhmen!”
    Planet tua pėr tė ardhmen, qė shqiptarėt “myslimanė, laramanė, kriptokristianė, bektashianė” t’i kthehen edhe njėherė identitetit dhe dinjitetit tė tyre fetar e kulturor” duken tallje …!
    Kurrė mos u tall me gjėrat serioze, thoshte Xh.Uashingtoni.
    Sikur e pranoni se ka njė Zot, duhet tė pranoni se ne, shqiptarėt, kemi dy fe. Ne, shqiptarėt, siē ju tha Fishta dikur diplomatėve evropianė: “Jemi popull me dy fe. Por nuk jemi popull me Shėn Bartolome”.
    Nuk jemi popull me Shėn Bartolome falė tolerancės sė fesė Islame, tė cilės i pėrkasin shumica e shqiptarėve.
    Tė mos e njohėsh Fenė Islame, kur nuk ke patur mundėsi, nuk ėshtė turp. Por, turp ėshtė tė ngulėsh kėmbė me kryeneēėsi nė injorancėn tėnde tash e tutje…!
    Ēka, pra, tė themi tjetėr lidhur me kėtė?
    “Nėse Hyu na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh?” (Besėlidhja e Re , Romakėve , 8: 31)
    “Merre vesh ēka dua tė tė them. Patjetėr, vetė Zoti do tė japė mundėsinė t’i kuptosh tė gjitha kėto”. (Besėlidhja e Re, 2 Timoteut, 2;7)
    Numri i shqiptarėve myslimanė po rritet kudo nė trojet shqiptare. Po rritet edhe numri i myslimanėve nė botė, veēanėrisht nė Evropėn e krishterė…Kurse numri i krishterėve nė Evropė po zvoglohet, sidomos numri i katolikėve!
    Gazeta zyrtare e Vatikanit, ”L’Osseervatore Romano”, me 28.4.1985, nė faqen 4, shkruan: ”Nė Evropėn e krishterė numri i katolikėve ėshtė zvogėluar prej 39% nė 33,3%.”
    Nė Kur’an shkruan: “Besimtarėt janė vėllezėr.”
    Zvogėlimi i numrit tė katolikėve besimtarė duhet tė na brengosė, sepse po pakėsohemi si vėllezėr! Zvogėlimi i numrit tė katolikėve, i tė krishterėve nė pėrgjithėsi, ėshtė rrjedhojė e shoqėrisė materialiste perėndimore. Selia e shenjtė e ka trajtuar kėtė shoqėri materialiste si: “Derė pėr tė hyrė nė fundin e botės, ku do tė zhdukemi tė gjithė.”
    Kurse Papa Gjon Pali i Dytė shoqėrinė perėdimore e quan: “Shoqėri materialiste, egoiste, shoqėri e abortit, e pornografisė, e krimit, mashtrimit…”
    Kosovėn e pasluftės, Shqipėrinė mė pėrpara, po e pėrcjellin shėmti tė ndryshme, tė cilat as qė i ka pėrmendur kush: krimet, prostitucioni, droga, kontrabandė gjithėfarėsh, grabitje, plaēkitje, akulturim-deri ne vetėshkatėrrim!
    Ne, si shqiptarė e besimtarė, duhet qė t’i bashkojmė pėrpjekjet pėr t’i luftuar kėto shėmti, tė cilat po na shkatėrrojnė fetarisht e kombėtarisht, tė pėrpiqemi pėr tė nxitur dhe pėr tė mbrojtur idealin e pėbashkėt: Tė gjithė shqiptarėt me Fe nė njė Atdhe…!

    Dr. Don Shan Zefi, me kaq, mbetshi shėndosh!
    Po pėrfundoj me atė qė thotė shkrimi shenjt:
    “Adhuro Zotin, Hyun tėnd
    dhe shėrbeji vetėm Atij ! “
    Amen! Amin!
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    "We don't make appeals to anyone to convert. People call us," Don Shan Zefi, a leader in Kosovo Roman Catholic diocese told Reuters. "We are not talking about individuals any more. There are inhabitants from dozens of villages who have contacted us."
    Genjeshter tjeter , thirrjet jan te panderprera, Shan Zefi leshon genjeshtra per te kaluaren historike, dhe ofendon muslimanet. KAM FAKTE.

    Para 2 viteve Shan Zefi ka then :

    Vatikani ka dhėnė indikacione tė mjaftueshme pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės pėrderisa akti i njohjes formale ėshtė ēėshtje kohėsh.

    Dom Lush Gjergji e Don Shan Zefi thonė se Serbia nuk mund ta parandalojė njohjen nga Vatikani.

    Eh , kaluan dy vite dhe ska asgje nga njohja (ceshtje kohesh , vertet ceshtje kohesh , ndoshta pas 100 viteve).
    Pasi qe akoma Vatikani se njohu Kosoven po na del se Serbia e parandaloi njohjen. Vazhdoni ju mirruni me genjeshtra per historin e Islamizimit te shqiptarve.

    Sa me qeshet kur e kujtoj ate thenien e famshme te Shan Zefit : " Pa katoliket - Kosova kurre sdo ta merrte pavarsine".

    Tani qe u pa se nuk e sollet ju pavarsin , a ka mundesi se paku ta bindni Vatikanin , ta njohe pavarsin (jo te na sjelle).

    Shan Zefi , esht koha te mireni me gjera reale , te zbrisni ne tok , te flisni pak me shum per fe dhe pak me pak per histori dhe Islam.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Deklaratė pėr shtyp: PREDIKIMI PĖRĒARĖS I SHAN ZEFIT

    Forumi Musliman i Kosovės e ka ndjekur me shqetėsim tė madh predikimin e fundit tė don Shan Zefit, kancelar i Ipeshkvisė katolike tė Kosovės nė Kravasari tė Malishevės tė mbajtur me datėn 20 Janar 2008 icili nė rastin mė flagrant ėshtė pėrjashtuese, urrejtėnxitėse dhe pėrēarėse karshi shumicės sė shqiptarėve tė besimit musliman nė Kosovė dhe shqiptarėve nėpėrgjithėsi . Pohimet e tilla sipas tė cilėve vihet nė bankėn e tradhtarit dhe tė moskontribuesit pėr bėrjen e shtetėsisė sė Kosovės shqiptari musliman i Kosovės janė tentimi mė i keq qė nė Kosovė nė kėto momente vendimtare historike tė krijohen insinuata dashakeqe drejt prishjes sė tolerancės fetare dhe harmonisė sė bashkėjetesės sė shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme.Shqiptarėt muslimanė tė Kosovės duke pėrbėrė 98% tė popullatės sė kėtij nėn qielli edhe kėsaj here do tė tėrhiqen fort pas vlerave tolerante dhe etike qė ua mėson Islami duke shpresuar dhe besuar se qėndrimet e kancelarit nuk e pėrfaqėsojnė qėndrimin zyrtar tė Ipeshkvisė sė Kosovės dhe pjesės pakicė katolike tė Kosovės. Shqiptarėt e Kosovės e kanė tė freskėt pėrpjekjen mbarėkombėtare pėr liri, pavarėsi dhe shtet qė nga kohėrat e ish Jugosllavive e deri nė ditėt e sotme ku kanė marrė pjesė bashkė me popullatėn e gjerė muslimane edhe prijėsit e tyre si hoxhallarė, imam,myderrizė e udhėheqės shpirtėrorė tė myslimanėve tė Kosovės. Pakica katolike shqiptare nė Kosovė e ka pėrkrahur dhe i ka ndihmuar aspiratat e popullatės shumicė myslimane nė Kosovė duke e potencuar tolerancėn, bashkėjetesėn dhe pėrpjekjen pėr arritjen e aspiratave mbarėkombėtare dhe mbarėshqiptare. Tentimet tė cilat bėhen nė vazhdimėsi nga disa krerė tė Kishės Katolike nė Kosovė pėr tė neglizhuar, poshtėruar dhe konvertuar shqiptarin musliman, jo vetėm qė nuk i shkojnė nė favor bėrjes sė shtetit tė Kosovės por e dėmtojnė atė, e prishin imazhin e shqiptarit tolerant dhe e rrėnojnė bashkėjetesėn e cila ėshtė themelore dhe e shtresuar mirė midis popullatės sė gjerė. Vetė vendi nga i cili kancelari Shan Zefi bėn thirrje tė tilla ėshtė ofenduese dhe tendencioze. Kisha e Kravasarisė e ndėrtuar midis popullatės muslimane e tregon shembullin mė tė keq tė predikimit tė fesė sė krishtere duke u shndėrruar nė kishė politike dhe dezintegruese pėr kompaktėsinė shqiptare.Muslimanėt shqiptarė pėr hir tė tolerancės dhe proceseve nėpėr tė cilat po kalojmė i ka neglizhuar cytjet e tilla tė fushatave konvertuese qė vijnė nga Ipeshkėvia e Kosovės nėpėrmjet ndėrtimit tė kishave politikė midis popullatės muslimanė, mirėpo Forumi Musliman i Kosovės nuk do tė lejojė qė kancelari i Ipeshkvisė sė Kosovės don Shan Zefi e askush tjetėr t’ua pėrdhosė gjakun qė kanė derdhur shqiptarėt musliman me vite dhe dekada pėr lirinė dhe pavarėsinė e shtetit tė Kosovės.Forumi Musliman i Kosovės i bėn thirrje shqiptarėve muslimanė dhe katolikė qė tė neglizhojnė fjalime te tilla pėrēarėse dhe tė pėrpiqen si edhe nė tė kaluarėn pėr zhvillimin dhe pėrparimin e shtetit tė Kosovės ku tė gjithė qytetarėt e saj do tė jetojnė nė prosperitet dhe liri dhe ku askush nuk do tė ketė tė drejtėn e ofendimit apo mohimit fetar apo kombėtar ndaj askujt tjetėr nė Kosovė.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anėtarėsuar
    11-02-2011
    Postime
    245


    Ky e ka pru pavaresine,gjeja me e pare qe beri pasi ka dale nga kopshti zoologjik.

    Dikush po mundohet edhe shume per t'ja fale dreqit 'pavaresine'. A i puguan Serbi, Arabet apo te dy, s'dihet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Opake Opinga : 04-03-2011 mė 19:47
    Talaq, Talaq, Talaq.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •