Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 129
  1. #91
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Taulant Balla me fjalor rruge në Kuvend, përjashtohet për 3 javë nga punimet e Parlamentit
    03-03-2011 / Gazeta 55

    http://www.gazeta55.al/fotolajm/5557...shqiperise.jpg

    - Ministri i Drejtësisë, Nishani: Modeli i PS-së, politika e rrugës- Edi Rama ka frikë nga ndëshkimi i qytetarëve në 8 maj

    - Arben Imami: Opozita dezinformon, SHBA ka mbështetur demontimin me një fond prej 10 milionë dollarë

    Kuvendi, debate për marrëveshjen e demontimit të armëve

    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përjashtuar për 3 javë nga punimet e Parlamentit deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla. Vendimi për përjashtimin e deputetit Balla erdhi pas fjalimit të mbajtur në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohej ligji për parandalimin e pastrimit të parave. Në fjalën e tij deputeti Balla ka akuzuar qeverinë se është kthyer në një lavanteri të pastrimit të parave. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetares së Kuvendit Topalli, e cila e ka akuzuar deputetin Balla për shpifje dhe ashtu siç e parashikon edhe rregullorja e re e ka përjashtuar atë për 3 javë nga punimet e Kuvendit. Ndërkohë që në këto momente, është mbledhur grupi parlamentar socialist për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbajë pas përjashtimit të deputetit Balla.

    Kuvendi, debate për marrëveshjen e demontimit të armëve

    Ministri i Drejtësisë, Nishani: Modeli i PS-së, politika e rrugës- Edi Rama ka frikë nga ndëshkimi i qytetarëve në 8 maj

    Nishani, Beqja: Akuzo kur të shprehet Gjykata Kushtetuese për mandatin tënd

    “Partinë Socialiste po e shoqëron modeli Balla, njeriu i akuzuar për trafik prostitucioni, fjalori dhe sjellja e të cilit i përshtatet një njeriu rruge dhe jo një deputeti. Kështu e ka konsideruar ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, shpifjet e deputetëve socialistë. Duke reaguar për sjelljen jo të denjë për një deputet, Nishani shprehu keqardhje për ndjekjen e kësaj politike, ndërsa e justifikoi këtë me frikën e PS-së për përgjigjen që qytetarët shqiptarë do t’i japin kësaj politike në zgjedhjet e 8 majit. “Natyrisht ju këtu përfaqësoni një model dhe mua më vjen keq, megjithëse kundërshtari juaj politik, më vjen keq që Partinë Socialiste e përfaqëson modeli i zotit Balla. Megjithëse kundërshtari juaj politik, më vjen keq që në emër të PS dhe vizioneve të saj e përfaqëson zhargoni i zotit Balla. Megjithëse kundërshtari juaj politik, më vjen jashtëzakonisht keq që modelin e PS-së dhe të atyre qytetarëve që mendojnë që kanë një model tek PS e përfaqëson fjalori dhe sjellja e zotit Balla. Të gjitha këto janë ato të cilat gjykohen dhe do t’i gjykojnë qytetarët. Përveç kësaj ju keni një problem shumë të madh, natyrisht iu ka zënë paniku i madh që qytetarët e Tiranës janë ngritur sot, janë ngritur më shumë se kurrë të përzënë atë, i cili mbas diktatorit Enver Hoxha po qëndron më gjatë në pushtet në këtë vend. Që ka 10 vjet që e ka vjelur dhe ka shkatërruar këtë qytet. Iu ka zënë paniku nga ky hall, por natyrisht që qytetarët janë ngritur, janë ngritur me një forcë shumë të madhe me vendimin dhe verdiktin e tyre në 8 maj nuk mundet askush prej nesh, pavarësisht akuzave, pavarësisht shpifjeve, ta ndalë”, u shpreh Nishani. Gjithashtu ministri i Drejtësisë u ndal në akuzat e shpifura sipas tij, në drejtim të drejtuesve të mazhorancës apo familjarëve të tyre. Nishani përmendi dy raste të cilat u dënuan gjerësisht nga opinioni publik, si ai i tentativës për të ngatërruar djalin e Kryeministrit me një person tjetër me të njëjtën emër dhe mbiemër, si dhe përfshirjen e Kryeministrit Berisha në një videokasetë të montuar. “Duhet të dyja palët t’i drejtohen qytetarëve ,të cilët na njohin edhe ne edhe ju për moralin, integritetin që kemi dhe ata që njohin zotin Balla për moralin, për integritetin që ka. Keni një vit e gjysmë këtu që drejtoni akuza dhe shpifje ndaj Kryeministrit. Adresuat dhe atë të pamenduarën fare. Shkuat dhe gjetët një njeri, i cili kishte vetëm një koiçidencë me të birin e Kryeministrit, emrin dhe mbiemrin. Por edhe ai tjetri një njeri i nderuar. Njeri me një aktivitet privat me djersën dhe punën e tij. Dhe vetëm për shkak të koiçidencës së emrit dhe mbiemrit patët kurajon të shpifnit dhe të akuzonit për veprimtarinë e tij të birin e Kryeministrit. Shpifja juaj arriti deri aty sa të inçizonit një video dhe të kishit kurajo të ndryshonit shiritin e videos me qëllim për të inkriminuar dhe akuzuar Kryeministrin”, u shpreh Nishani, ndërsa dënoi modelin e shpifjes së deputetëve të majtë. Sipas tij në asnjë vend të botës, në asnjë Parlament demokratik, në asnjë vend ku deputeti pretendon se përfaqëson modelin e qytetarëve të tij nuk mund të mendohet të aplikohet kjo metodë. Ministri Nishani iu përgjigj dhe akuzave të pabazuara të Ilir Beqës, i cili akuzoi të gjithë ministrat e qeverisë si të korruptuar. Ministri Nishani theksoi se deputeti Beqja është i vetmi rast kur Parlamenti ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese një çështje për shkelje të Kushtetutës. “Jeni i vetmi rast kur Parlamenti i është adresuar Gjykatës Kushtetuese për shkelje të rëndë kushtetuese. Ju flisni këtu për të varfër, flisni për martir etj., druaj se e keni shumë të vështirë t’i kuptoni të varfrit. Ju jeni një nga miliarderët e kësaj salle që si risi e politikës së re kanë ardhur për herë të parë në Parlament, jo për shkak të djersës, por të konkurrimeve dhe përfitimeve nga fonde publike. Prandaj zoti Beqja, para se të artikulosh akuza ndaj kabinetit qeverisës do të rekomandoja, jo si një kundërshtar politik, por si qytetar të prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas keni të gjitha të drejtat dhe moralin për të diskutuar çdo shqetësim që keni”, tha ndër të tjera Nishani.

    Demontimi i municioneve, ministri i Mbrojtjes garanton se procesi po ecën mirë

    Arben Imami: Opozita dezinformon, SHBA ka mbështetur demontimin me një fond prej 10 milionë dollarë

    Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, akuzoi dje opozitën se shpif dhe dezinformon opinionin publik lidhur me trafikun e armëve me vendet e tjera. Sipas kreut të Mbrojtjes, bëhet fjalë për një marrëveshje nga e cila pala shqiptare përfiton për demontimin e mjaft municioneve të mbetura. E diskutuar vetëm para pak ditësh në komisionin e sigurisë ku qeveria e Shteteve te Bashkuara akordoi një fond prej 10 milionë dollarësh mbi demontimin e municioneve të tepërta në Shqipëri, opozita e akuzon atë për marrëveshje kriminale. Duke e cilësuar si një marrëveshje të parregullt deputeti socialist Erjon Braçe tha se raporti i OKB-së dëshmon qartë se Shqipëria përveç marrëdhënieve tregtare për armët ka dhe marrëveshje për dërgimin e parave në zonat e nxehta, si Jemen e Libi. “Një serë dokumentesh dëshmojnë se si këto transaksione kanë për ndërmjetës vazhdimisht shtetas serb, malazez apo boshnjakë. Madje edhe nga ata që janë listuar në të zezë nga institucione partnere e ku destinacioni përfundimtar herë është Jemeni, herë është Libia”- tha deputeti socialist Braçe. Por një akuzë e tillë ka sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, i cili deklaroi se bëhet fjalë për një marrëveshje nga e cila pala shqiptare përfiton për demontimin e mjaft municioneve të mbetura. “Është një fond i posaçëm i dhënë nga departamenti i shtetit Amerikan 10 milion dollar i cili do bëhet i përdorshëm nga një fond mirëbesimi i krijuar nga NANCA. Zotërinj deputetë, raporti që keni shkarkuar është një raport i cili përgatitet nga autoriteti shqiptar AKSHE-ja dhe që botohet fjalë për fjalë dhe nga OKB-ja. Nuk ka asnjë lloj diskrapancie midis raportit të licensimit nga KSHE-ja dhe midis raportit të realizimit të një tregtie të caktuar brenda vitit 2009. Kështu që në fakt qeveria e Jemenit pavarësisht nga mendimi juaj është një qeveri që lufton kundra terrorizmit, është një qeveri e cila është aleate, sigurisht çështjet e demokracisë janë çështje që do zhvillohen edhe në Jemen sikurse kudo tjetër, por kjo nuk pengon që të kryhen tregti të ligjshme me këto vende. Më duhet t’ju them që në 2009-ën është lidhur një kontratë e cila nuk është realizuar dhe diskrapancia që i bëni dhe që ju e shihni si diçka të çuditshme është thjesht plani dhe realizimi i atij plani. Pa dyshim që të gjitha eksperiencat pozitive dhe negative të procesit të demontimit i cili është një proces i vështirë janë respektuar edhe në këtë marrëveshje, besoj që demontimi është një nga proceset që ecën më mirë në të gjithë fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Është detyrë e jona që me çdo mjet ta shkarkojmë këtë barrë të së kaluarës. Dhe unë e çmoj pozitive që dhe opozita në parim nuk është kundër”- tha ministri Imami. Projekti mbi demontimin e municioneve mes Shqipërisë dhe NATO-s do të jetë 4-vjeçar dhe nëpërmjet tij planifikohen të shkatërrohen 76 mijë ton rezerva municionesh.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Moooos se do perdornit Gazeten 55 edhe ne forum , nuk e kisha menduar !

    Gazeten 55 ne Tirane nuk e marrin as per te fshire b.y.....then ! Ketu e mbajne maje kokes !

    Mooos , une pata shprese se do te regjistrohesha ne nje forum shqiptar !

  3. #93
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Rapti dhe shoket e Raptit !!!


    Pse nuk na tregoni dicka rreth trafikut shteteror te droges, armeve dhe cigareve te viteve '70 - '80 ???
    Pse nuk na tregoni dicka rreth Viktor Bouteve shqiptare te atyre viteve ???
    Pse nuk rrefeni se me heroinen e trafikuar nga brigjet shqiptare helmohej rinia perendimore ???
    Pse nuk tregoni se me kallashnikovet e Policanit masakroheshin policet e prokuroret e pertej Adriatikut ???
    Pse nuk tregoni per armatimin e grupeve terroriste si Shtatori i Zi, pergjegjes per masakren e Mynih '72 ???
    Pse nuk rrefeni rreth projektit te automatikut P84 i cili do te shitej ne perendim si arme per banditet ???
    Pse nuk rrefeni per cfare perdoreshin keto para ???
    Pse nuk e thoni hapur qe ato para u perdoren si kapital per ngritjen e mjaft bizneseve te cilat jane sot nen pronesine direkte apo indirekte te ish bllokqeneve ???

    Ti si perhere dhe ne cdo teme qe shkru je komplet jasht teme
    Po na trego ti pra per gerdecin, perfshirjen e xen berishes ne te, po na trego ti I here per fazlliçin dhe lidhjet me familjen berisha
    Je shum I lodhur ne argumentat qe paraqet dhe perdor per te mrojt pushtetin

  4. #94
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Ti si perhere dhe ne cdo teme qe shkru je komplet jasht teme
    Po na trego ti pra per gerdecin, perfshirjen e xen berishes ne te, po na trego ti I here per fazlliçin dhe lidhjet me familjen berisha
    Je shum I lodhur ne argumentat qe paraqet dhe perdor per te mrojt pushtetin


    Ec pra na e thuj ti historine e Zenit !!! Pse nuk e plasi brenda prokurorja leshverdhe Zenin ??? Pse nuk e vazhdoi sulmin PS-ja jote kunder Zenit ??? Pse e permend vetem si "shashke" PS-ja Gerdecin ???

    Tregoi pra horlliqet ashtu sic jane. Tregoi pazaret e Delijorgjeve me Ramos-Ramovic.

    Sill kunderargumentat !!!

    Me krahason nje qen qe kuis si Fazllic me Cosa Nostra, Ndragheta e Camorra ?!? Krahasoje kupolen e zeze qe leviz fijet ne PS me keto tre organizata. Lepra si puna e Fazllic ka me kuintal ne bote.

    Pastaj ca di ti per Fazllic ??? Vetem propagande ZP, Shekulli e GSH.

    Me thua jam jasht teme, palé. Ik e "bohu" me shkrimet e Shekullit, se kur lexo gjera te tjera behesh esell ...


    Lexo ketu !!!

    Me mua s'ke shonce me te ec keto gomarlliqet qe kopjon e shkruan ne Forum. I njof shume mire "miqte" e tu langaraqe ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #95
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Si cdo postim I joti dhe ky I fundit eshte shum I lodhur dhe I varfer ne argumenta , fakte dhe grupfakte por I pasur ne Akuza kunderakuza dhe sharje
    Ke shkruar me nje stil saldafian qe perdoret cdo dite nga qeveria ose ndonje kone ne parlament
    Pra eshte nje stil konesh
    Frika ju ka hy deri ne palce
    Xenit dhe nai tjetri do ti tregohet vendi kur te vij koha
    Por do te jete shum I rende si denim
    Plumi mas koke si ne ato kohe
    Ti mos u merzit se po te hoqen nga puna ne administrate qeveria socialiste do te te lidhi asistence mujore
    Por per te shtuar kapitalin mund te fillosh biznesin e farave neper stacione autobuzi ose stadiume
    Je shum I tensionuar kur flet me mua
    Shikoj tek Ty nje tip inati qe ke ti ndaj cdo JOSALIBANI
    Nuk eshte mire kshu Jo
    Nqs te vjen keq per lulin xenin saldafin dhe xhuzufajnen marrshin nga ditet e tua
    Qaj skuthi qaj
    Vuj skuthi vuj

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Si cdo postim I joti dhe ky I fundit eshte shum I lodhur dhe I varfer ne argumenta , fakte dhe grupfakte por I pasur ne Akuza kunderakuza dhe sharje
    Ke shkruar me nje stil saldafian qe perdoret cdo dite nga qeveria ose ndonje kone ne parlament
    Pra eshte nje stil konesh
    Frika ju ka hy deri ne palce
    Xenit dhe nai tjetri do ti tregohet vendi kur te vij koha
    Por do te jete shum I rende si denim
    Plumi mas koke si ne ato kohe
    Ti mos u merzit se po te hoqen nga puna ne administrate qeveria socialiste do te te lidhi asistence mujore
    Por per te shtuar kapitalin mund te fillosh biznesin e farave neper stacione autobuzi ose stadiume
    Je shum I tensionuar kur flet me mua
    Shikoj tek Ty nje tip inati qe ke ti ndaj cdo JOSALIBANI
    Nuk eshte mire kshu Jo
    Nqs te vjen keq per lulin xenin saldafin dhe xhuzufajnen marrshin nga ditet e tua
    Qaj skuthi qaj
    Vuj skuthi vuj
    O Raptilo ,

    Skuthin e vockel mos ma shaj ! Shiko sa te lezetshme e ka bycen ! Edhe sikur fytyren e vet ta kete , nuk besoj se do ta kishte kaq te bukur !

    E ka hallall qe eshte i/e punesum/e !

    Pse ma nguc , pash neren !

  7. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga zend Lexo Postimin
    O Raptilo ,

    Skuthin e vockel mos ma shaj ! Shiko sa te lezetshme e ka bycen ! Edhe sikur fytyren e vet ta kete , nuk besoj se do ta kishte kaq te bukur !

    E ka hallall qe eshte i/e punesum/e !

    Pse ma nguc , pash neren !
    ka argumente teper te lodhura dhe diskuton pa fakte
    me shume shan sesa argumenton

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    ka argumente teper te lodhura dhe diskuton pa fakte
    me shume shan sesa argumenton
    Po mire dhe ti sa pa shpirt tregohesh ? Cfare mendimesh dhe argumentesh mund t'i kerkosh nje byce te bukur ?

    Falja per hater te bukurise ! Degjo mua ! Ne fund te fundit nje cope byce eshte ! Ku e di ti se nuk eshte vete Xeni ! Lere te grumbulloje lek se per ne popullin i ka ! Kur te vije koha ka me na i dhene me "qejf" te madh !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 05-03-2011 më 06:38

  9. #99
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga zend Lexo Postimin
    Po mire dhe ti sa pa shpirt tregohesh ? Cfare mendimesh dhe argumentesh mund t'i kerkosh nje byce te bukur ?

    Falja per hater te bukurise ! Degjo mua ! Ne fund te fundit nje cope byce eshte ! Ku e di ti se nuk eshte vete Xeni ! Lere te grumbulloje lek se per ne popullin i ka ! Kur te vije koha ka me na i dhene me "qejf" te madh !
    Hahahaha
    Hajt pra meqe qeka byç e bukur

  10. #100
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tirane, punishte e minave me celular ne Rrugën e Elbasanit

    Nga: SUELA GERA


    TIRANE- Një minipunishte ku prodhoheshin mina me telekomandë përmes aparateve celularë, është arritur të zbulohet nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Celulari”.

    Minipunishtja është zbuluar në një apartament në rrugën e Elbasanit, një nga rrugët kryesore të Tiranës.

    Operacioni i Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë Personit u realizua gjatë orëve të vona të së shtunës.

    Policia ka arritur të vërë në pranga dhe dy persona të cilët dyshohen se realizonin shpërthime në distancë përmes celularit.

    Ata janë Artan Hasani 38 vjec dhe Endri Hametaj, 28 vjec, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”. Policia dyshon se të dy të arrestuarit, lindur dhe banues në Tiranë, janë dhe autorë të disa ngjarjeve kriminale, por nuk jep detaje të tjera.

    "Gjatë ecurisë së zhvillimit të hetimit ndaj tyre, u konkludua se këto shtetas në bashkëpunim me njëri - tjerin, si dhe me persona të tjerë (për të cilët për arsye hetimi nuk mund të publikojmë gjeneralitet), dyshohen se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, të cilët përmes përdorimit dhe montimit të mekanizmit të lëndës eksplozive, nëpërmjet aparatit celular, realizonin shpërthimin në distancë me telekomandë."- informoi zëdhënësja e policisë Alma Katragjini gjatë konferencës për shtyp paraditen e sotme.

    Sipas policise nga dy të arrestuarit dyshohet se realizohej edhe përdorimi i minave dhe bombave në mënyrë artizanale dhe "se janë autor të disa atentateve të vendosjes së lëndës eksplozive me telekomandë, të ndodhura më parë në Tiranë".

    Apartamenti i përdorur si punishte e minave me celular, ishte banesa e 28 vjecarit Hametaj. Gjatë kontrollit
    janë sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozivi si dhe pajisje të tjera elektronike që shfrytëzoheshin për ndërtimin e minave me celular.
    JA CFARE U SEKUESTRUA- Pajisjet e sekuestruara janë dy armë zjarri pistoletë tip Berete, të prodhimeve të huaja, mbajtëse fishekësh me 14 copë fishekë të calibrit 9 mm. 35 copë fishekë të modeleve të ndryshme, dy krëhër pistolete, me caliber 9 mm, një Slincjator që përdoret për armët pistoleta, 20 copë kapsollë elektro-detonatore, 3 kg lëndë eksplozive, 8 copë bateri 1.5 voltëshe, 22 aparate celula së bashku me karta Sim, një sasi parash prej 5000 euro. pese ora dore te llojeve te ndryshme, një kompjuteri i markes IBM, 17 disqe CD me pamje filmike të ndryshme, një paisje e llojit AVI së bashku me një mekanizëm metalikë me lupë, pranga hekri, dhe tabele ndalim qarkullimi, karte sim të Kompanive telefonike Vodafon, AMC e Igell Mobile. 16 bateri të lidhura me fije teli të kapsollave detonatore, pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik etj, paisje elektronike në formë radio me antenë, pulte elektronike të komandimit në distancë. paisje elektronike për nderprerje valë telefonike, si dhe thika metalike.

    HETIMI -Policia informon se aktualisht, strukturat e hetimit për krimet e rënda në Policinë e Tiranës, po bashkëpunojnë intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me synim zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha ngjarjeve me lëndë shpërthyese e eksplozive të ndodhura më parë në Tiranë, apo qytete të tjera të Shqipërisë.

    Proçedimi penal në ngarkim të tyre do të fillojë për konsumim të veprave penale të ”Vrasjes me dashje”, “Trafikimit të armëve dhe municioneve, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara nga nenet 76-22, 278/2 e 3 si dhe 301 të Kodit Penal.

    Policia informoi gjithashtu se ndaj shtetasit Artan Hasani është marrë masa e arrestit "burg" sepse dyshohet se më datë 03 shkurt 2011 ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë bashkëpunëtorin e tij, shtetasin Endri Hametaj, ngjarje për të cilën po punohet për të sqaruar motivet dhe rrethanat.
    (s.g/BalkanWeb)

    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •