Tentativa për “grusht shteti”, në përgjegjësinë e Edi Ramës edhe humbja e jetës së 4 demonstruesve
07-02-2011 / Gazeta 55
Gjatë ceremonisë mortore, Edi Rama goditet me shami në kokë nga të afërm të të ndjerit, Nikaj. Familjarët e viktimave të 21 janarit, akuzojnë Edi Ramën si përgjegjësin e vdekjes së tyre
UPDATE- Përfaqësues të ashtuquajturës “Opozita e Bashkuar”, organizatorët e skenarit të “grushtit të shtetit” në 21 janar, kanë rënë pré e zemërimit të familjarëve të viktimave të asaj demonstrate të dhunshme. Kësisoj, pasi njëri nga familjarët e një prej viktimave e quajti Preç Zogajn dhe eprorin e tij, si përgjegjësit kryesorë të flijimit të të afërmit të tyre, dje Edi Rama është goditur me shami në kokë, gjatë ceremonisë së varrimit të demonstruesit të 4-ët të “grushtit të shtetit”, Aleks Nikaj. Mësohet se goditja është bërë nga familjarë të të ndjerit Nikaj, të cilët mësohet se i janë drejtuar kreut të PS-së, Edi Rama, të mbajë përgjegjësi për vrasjen e familjarit Aleks Nikaj.
Nga pamjet e transmetuara nga “Tv Klan” vihet re qartë një shami që godet kryetarin e opozitës. Por ky fakt është censuruar në materialin e shpërndarë nga Partia Socialiste për mediat, të cilët janë justifikuar në rrugë informale se familjarët kanë tentuar të godasin deputetin e zonës Gjovalin Kadeli. Por, sipas pamjeve të servirura nga Tv Klan, shamia e hedhur shkon drejt Edi Ramës. Po ashtu mësohet se kreu i PS-së ka polemizuar me familjarë të afërm të viktimës, të cilët i kanë kërkuar atij, të mbajë përgjegjësi, pasi logjikisht, ata nuk shkuan në protestë me idenë që ajo të kthehej në grusht shteti dhe të shkonin si “mish për top” të interesave të Ramës dhe klanit të tij mafioz, të cilët dirigjuan nga kullat e Fidelit, demonstratën e dhunshme të 21 janarit.
http://www.gazeta55.al/index.php?kat...rtikulli=18178
Krijoni Kontakt