Nis në Norvegji Botërori i Skive me 600 sportistë nga 60 vende
Ceremonia zyrtare e fillimit të kampionatit botëror të skive ka ngjallur një entuziazëm masiv në Oslo të Norvegjisë.
Kjo veprimtari do të zhvilliohet në Homenkolen, krahina e njohur ndryshe si “Meka e Skive”, vendi më ideal që për zhvilluar këtë sport, që pas ndërtimit të ski-pistës në vitin 1982.
Organizatorët presin që një numër rekord prej 300 mijë spektaktorësh, të cilët do të ndjekin garat e botërorit, që do të zhvillohen për herë të katër në Norvegji, pas edicioneve të vitit 1966, 1982 dhe 1997. 600 atletë nga 60 vende të ndryshe marrin pjesë në këtë eveniment.
Rusia me 24 skiatorë është skuadra me më shumë përfaqësues.
Klan
Krijoni Kontakt