Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Serbia duhet t’i dënojë vrasësit e shqiptarëve



    Serbia duhet t’i dënojë vrasësit e shqiptarëve

    Organizata e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), i ka bërë thirrje Serbisë të dënojë të gjithë ata që janë përfshirë në krime në Kosovë gjatë kohës së luftës, e cila mori jetën e mijëra shqiptarëve të pafajshëm.


    “Amensty International i bën thirrje Serbisë që të dyfishojë përpjekjet për të garantuar se të gjithë oficerët dhe të dyshuarit për vrasjen e shqiptarëve dhe përfshirjen në operacionet e fshehjes së krimeve të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar Nicola Duckworth, drejtoresh e kësaj organizate për Evropën dhe Azinë Qendrore.

    Amnesty International ka kërkuar nga policia serbe që të bashkëpunojë ngushtë me prokurorinë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimeve kundër shqiptarëve. “Të afërmit e viktimave, një pjesë e të cilëve tashmë janë të zhdukur, meritojnë drejtësi dhe duhet tu thuhet fati i vendndodhjes së familjarëve të tyre”, ka thënë tha Duckworth.

    Të paktën edhe 1800 veta, shumica e tyre shqiptarë, konsiderohen të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë, e cila mori jetën e mijëra shqiptarëve që kërkonin të drejtën e tyre për liri dhe pavarësi nga okupimi njëshekullor. Shumë nga shqiptarët e vrarë gjatë luftës, shumica civilë, ishin transportuar dhe varrosur nëpër varreza masive në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    mjafet kemi i. kelmendin qe don pajtimin me serrbin!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •