Për 20 vitë rresht në sistemin shëndetësor nuk është punuar seriozisht për të rregulluar dhe për të kaluar sistemin shëndetësor nga një sistem ekstensiv nëpërmjet parimit komunist ‘Mjeku –shërbëtor i popullit’ në një sistem dinamik shëndetësor ku kujdesi shëndetësor parandalues e mjekues ambulator dhe ai diagnostikues e mjekues spitalor të rimbursohet nëpërmjet krijimit të institucioneve përkatëse të cilat mungonin në kohën e Diktaturës.
Nëse në fillimet e demokracisë 92-96, ashtu si e kam përmëndur disa herë, reformat në shëndetësi patën një impakt pozitiv në të gjithë vendin dhe e afruan vendin tonë me vendet e komunitetit të atëhershëm evropian duke privatizuar farmacitë, stomatologjinë, duke krijuar për herë të parë ISKSH, duke ngritur në një nivel të ri profesional kujdesin infermjeror, duke lejuar lëvizjen e mjekëve, infermjerëve dhe personelit shëndetësor nga një vend në tjetrin në Shqipëri në zbatim të të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat së bashku më lëvizjet e popullatës brenda e jashtë vendit, krijuan një fizionomi të re për politikat shëndetësore që duhej të ndiqeshin në të ardhmen.
Të gjithë menduan se reformat serioze të atyre viteve do të pasoheshin me reforma të tjera të cilat do të konsolidonin një sistem shëndetësor në Shqipëri të ngjashëm me shumicën e vendeve europiano-perëndimore të cilat kishin një sistem shëndetësor më social se sa SHBA.
Në fakt pas 97 me gjithë dëshirën në dukje të politikës shqiptare u vu re në fakt një stanjacion në sistemin shëndetësor dhe një shmangie nga politikat që u ndoqën deri në 1996.
Pavarësisht konsolidimit administrativ të ISKSH dhe të degëve të saj, - kujdesi shëndetësor ndaj pacientit: qoftë ai ambulator, qoftë ai spitalor, po ashtu dhe ai i urgjëncës ngeli në vend numëro me mundësi të papërballueshme korruptimi.
Vetëm sot kalojnë nën dorë në QSUT rreth 50.000 euro nën dorë /javë përfshi të gjitha QSU-të.
Njerëzit ankoheshin dhe ankohen për disa probleme kardinale të cilat egzistojnë dhe sot pavarësisht propagandës së partive përkatëse politike të cilat drejtuan dhe drejtojnë Dikasterin:
- Cilësia e dobët e kujdesit shëndetësor nga Mjekët e përgjithshëm në Qëndrat Shëndetësore,
- Vështirësi në bërjen e analizave dhe egazaminimeve për shkak se shërbimi shëndetësor ështe publik kurse diagnostika ishte dhe është private,
- Shërbimi jo cilësor në spitale në drejtim të: hotelerisë, në drejtim të mjekimit sepse nuk kishte dhe nuk ka medikamente, në drejtim të mungesës së konsultave, në drejtim të vështirësisë në diagnostikim sepse shumë specialistë dërgonin pacientët në klinika private për diagnostikim, por dhe se një dorë e padukshme shkakton defekte në aparaturat spitalore,
- Mungesa e një strategjie të saktë për të ardhmen dhe mungesa në legjislacionin mjekësor legjislacion i cili ishte i mangët përfshi dhe Ligjin për Sigurimet Shëndetësore Nr. 7870 date 13.10.1994 i përmirsuar çdo 3-4 vjet sa herë që partitë e mëdha bëjnë rotacionin,
- Pavarësisht nga përpjekjet që sollën rezultat për të përmirsur pagat e infermjerëve e të punonjësve teknikë shëndetësorë, pavarësisht hapjes së shkollave të larta të Infermjerisë, pavarësisht daljes së këtyre infermjerëve jashtë shtetit, ngelën dy probleme të mëdha të pazgjidhura deri tani:
a.Kategorizimi i infermjereve në klasa dhe pagesa sipas klasave bazuar në ‘Job descritpion’ përkatëse. Kjo për arsye se sot infermieret nuk ndihmojnë pacientin as për probleme sanitare e as për probleme profesionale të diagnozës infermjerore, duke e lënë pacientin e shtruar në mëshirë të fatit në drejtim të kujdesit të tij personal, kujdes i cili bëhet sot nga familjarët. Dihet që shakllëzimi profesional infermjeror i përgjigjet këtyre klasave: infermier sanitar për 1-2 vjet e pastaj riprovim për të marrë një klasë më lart; infermier i shkallës së tretë d.m.th, infermier i cili do të punojë nën mbikëqyrjen e Kryeinfermjeres në spital që do të çojë analizat, dot transportojë e kujdeset për higjenën dhe tualetin e pacientit, do të çojë gjellën, do të zbatojë urdhrat për të ndihmuar rehabilitimin e tij në shtëpi e spital; shkalla e dytë pas 5 vitesh, është infermieri që shpërndan terapinë, dhe merret me mjekimin, në spital e shtëpi, vendos serumet etj, dhe shkalla e parë, kryeinfermieri, pedagogu infermier, të cilat bëehn vetëm po të kenë Master dhe vetëm pas 10 vitesh punë.
b. Ndërlidhja midis institucioneve Spitalore dhe atyre ambulatore pasi del pacienti nga spitali. Kush do ta vazhdojë mjekimin dhde kujdesin infermjeror? Sot për sot askush.
- Specializimi i Mjekëve, dihet që 360 kreditet që fiton Mjeku i përgjithshëm i bën automatikisht sipas Bolonjës me Master Shkencor. Specializimi duhet ta bëjë automatikish Dr.Shk. Bazuar në një temë shkencor. ç’ndodh në Shqipëri? Rrëmujë e vërtetë, pa legjislacionin përkatës, pa investime laboratori dhe mjetesh të tjera për post-universitarët në Fakultetin e Mjekësisë, nuk funksionon më zëvëndësimi i brezave. Në këtë rast lejimi i Specializimeve bazuar në kërkesat e vendit ndeshet me dëshirën për specializim të të gjithë mjekëve. Zgjidhja? Rregullimi i ligjeve sipas kërkesës dhe ofertës, privatizimi i institucioneve mjekuese ambulatore të specializuara, Pranimi i lirë i specializantëve sipas kërkesës, por vendet e specializimit sipas mundësissë se Fakultetit të Mjekësisë. Fakulteti vendos.
-Urgjencat. Rimbursimi i tyre plotësisht. Një nga pikat më të dobëta të shërbimit shëndetësor, i cili shkakton me pamundësinë e tij një rritje të jashtëzakonshme të Mortalitetit të fshehur por dhe të invaliditetit. Nuk ka një qëndër Urgjence me specialistë, me makina të pajisura,me aparatura ekzaminuese, me infermjerë profesionalë, me helikopter, për çdo Qark. Po të shohësh të tërë janë mjekë të përgjithshëm. Këtu duhet një reformë e plotë dhe një rimbursim i shërbimit nga ISKSH por dhe nga insitutcione figuracionesh private.
-Qëndrat Shëndetësore. Detyrimisht nuk duhet të pranohen më Mjekë të përgjithshëm në punë pa mbaruar specializimin si Mjek Familjeje.
-Egzaminimet dhe Analizat për Ambulatorët detyrimisht duhet të rimbursohen qoftë tek privati qoftë në hapjen e dhe investimin në cdo qëndeër shëndetësore të repartit të analizave.
- Parandalimi i Sëmundjeve dhe Politikat parandaluese. Praktikisht asnjë nga problemet e mprehta të sotme shëndetësore nuk kanë legjislacion të saktë dhe që nuk rimbursohen ose rimbursohen jo plotësisht si: Rimbursimi i plotë i vaksinimeve për fëmijët përfshi dhe vaksinimet e reja deri në 12 vjeç, TBC, Vaksinimet për Hepatitet virale A, B, AIDS, sëmundjet infektive të konventës së OBSH, Sistemi Alert i kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, Kontrollet dhe ekzaminimet e përvitshme e të detyrueshme për të punësuarit privatë dhe publikë për sëmundjet e kohës: Kanceri i gjirit, i qafës së uterusit, PSA e prostatës për moshën e tretë, problemet e aksidenteve në punë dhe në shërbim, për kategori të caktuara invalidësh; Egzaminime të detyrueshme një herë në vit për kontingjente të caktuara si fëmijët 0-15 vjeç moshën e tretë, etj.
- Ndryshimi i rolit të Urdhrit të Mjekut e të Infermjerit në një Urdhër pa buxhet shtetëror por me të ardhurat që do të nxjerrë bazuar në një legjislacion të ri: duke i dhënë këtij Urdhri të drejtën e licencimit të mjekut, e të infermierit pasi ai të ketë mbaruar shkollën e të hyjë në punë private apo shtetërore qoftë.
- Futja me detyrim duke ndryshuar dhe ligjin e Asistentëve dentarë (që kanë mbaruar shkollën përkatëse) në klinikat Dentare private.
- ISKSH dhe roli i tij. E ka praktikisht të pamundur të rimbursojë spitalet në këtë gjendje për disa arsye:
- futja në punë në Spitalet dytësore dhe terciare është totalisht me shkelje të vazhdueshme të ligjit: vetëm në QSUT sipas të dhenave private janë futur në punë mbi normë rreth 200 punonjës. Përmirsimi i legjislacionit në dobi të drejtimit të këtyre spitaleve me Bord në të cilin të marrin pjese përfaqësuesi i ISKSH, Bashkia apo Prefektura, përfundimi i kostos sipas specialiteteve dhe rimbursimi i tyre i plotë apo i pjeshëm. Privatizimi dhe rimbursimi i hotelerise, ushqimit, sektorëve ndihmës.
- pranimi me konkurs dhe në komision të hapur i mjekëve dhe infermjerëve, i detyrueshëm, e më të mirë në Spitalet rajonale dhe terciare.
-Heqja e Librezave Shëndetësore dhe përdorimi i kartave të identitetit të cilat kane Nr. E Librezës paguese shëndetësore, dhe vendosja e një shumë të caktuar për çdo person që do të harxhojë gjatë një viti për shëndetin e tij.
-drejtimi i mjekëve të familjes për të vizituar në ambulancë por kryesishr së bashku me infermierin në shtëpi tek pacienti, dhe jo duke plotësuar gjithfarëlloj formularësh të cilat bëhen duke kompjuterizuar Qëndrat Shëndetësor
- Rritja e taksës së shëndetit deri në 10% me kushtin që paratë e grumbulluara të përdoren vetëm për shërbim shëndetësor, analiza, dhe mjekim të pacientit, përfshi dhe interesat bankare. Këto para të jenë të kalueshme tek pjestarët e familjes nëse pacienti vdes.
- lejimi i Insituteve të sigurimeve private të cilat mund të plotësojnë boshllëqet dhe mundësia për rimbursim i tyre në çdo institucion shëndetëosr: privat apo publik.
-Krijimi një pakete të Re Rimbursimi barnash me 100% rimbursim me nga 1 maksimumi -2 medikamente cilësore për specialitet, e jo më shumë së 150 medikamente të rimbursuara 100%. Dhënia e lejes për këto barna të jetë vetëm nga ISKSH sipas kërkesës së saj tek Fakulteti i Mjekësisë i cili mund të mbledhë komisione. Marrja e barnave direkt nga prodhimi nëpërmjet MSH dhe depozitimi i tyre në një depo të veçantë.
-Ndryshimi i Ligjit ekzistues të përmirsuar disa herë por me konsensus të gjërë nga të dy partitë. Paraprakisht Komisionet parlamentare të jenë me profesionistë.
Së fundmi por jo më pak e rëndësishmja. Kush e ka fajin që sistemi shëndetësor vazhdon të jetë i zhytur në një batak korrupsioni, neglizhence, e pa-aftësie?
Mendoj se për 20 vjet Shëndetësia nuk ka qënë prioritet i qeverive shqiptare të pas viteve 90. Gjithashtu lënia në dorë e drejtimit të këtij institucioni në duar jo-profesionale ka rënduar dhe më shumë gjendjen duke vonuar reformimin edhe të vetë këtij institucioni i cili për 20 vjet ka ndërruar të gjithë punonjësit. Futja e punonjësve profesionistë dhe me përvojë, është e domosdoshme.
Ndryshimi disa herë i ministrave, ndryshimi disa herë i ideve se cfarë duhet bërë ka shkaktuar amulli dhe gëlimin e korrupsionit nga punonjësit e shëndetësisë, korrupsioni nxitur dhe nga pagat e dobëta dhe të pa-barabarta për vite punë , vite shkollë dhe tituj.
Duke parë se si Obama fitoi zgjedhjet dhe u bë Presidentkryesisht duke përdorur kartën e reformës në Shëndetësi, mendoj se dhe në Shqipëri Partia apo Koalicioni që do të mund të ketë Programin më të mirë për Shëndetësinë, krahas integrimit në BE do të mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
Praktikisht sot ka dy qëndrime diametralisht të kundërta të të dy partive të mëdha: PS kërkon forcimin se sektorit publik ndaj atij privat por pa ndonjë qartësim pozicioni e idesh, kurse PD nëvetvete ka gjithashtu dy tipe qëndrimesh: forcimin e sektorit publik shëndetosor por lejimin e sektorit privat gjërësisht, dhe idenë e T.Shehut atë të privatizimit total të sektorit shëndetësor, por gjithashtu pa ndonjë program specifik nga ai i përpiluar nga A.Sallabanda&co- në 2005, i cili ngulmonte në variantin publik.
Pra , sot jemi përpara një vendimmarrje nga maxhoranca, atë të koncesioneve në shëndetësi ; koncesionet në fakt kanë lënë shije të hidhur,. Megjithatë është më shumë një ide interesante e hedhur në mes të mandatit që kërkon përpunim analitik të realitetit shqiptar se sa të zbatimit të një vendimi i cili mund të ketë shumë anë të panjohura.