Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Thalesi


    Thalesi (greq. Θαλής ο Μιλήσιος). Pėr Thalesin nga Mileti nuk dimė aq sa ēdo tė donim tė dinim dhe ajo qė dimė ėshtė mė shumė e njė natyre anektodash. Ai nuk ka lėnė shkrime. Rreth tij kemi referime fragmentare, tė bėra nga autorė tė mėvonshėm, tė cilėt kanė shkruar pėr episode tė paharrueshme tė karrierės sė tjj. Ishte bashkėkohės i Solonit dhe Kroesusit dhe vitet e jetės sė tij janė midis 624 dhe 546 para Krishtit. Gjatė njė fushate ushtarake kundėr Persisė, ai nė mėnyrė tė qartė zgjidhi njė problem tė vėshtirė logjistik, duke i dhėnė mundėsi ushtrisė sė mbretit Lydian tė kalonte lumin e gjerė Halys, duke hapur njė kanal qė shmangu njė pjesė tė rrjedhės sė lumit e duke bėrė tė krijoheshin dy lumenj tė ngushtė, mbi tė cilėt mund tė ndėrtohėshin ura. Kur udhėtonte nė Egjipt, Thalesi zgjidhi problemin e matjes sė lartėsisė sė piramidave, duke pėrdorur njė procedurė tė thjeshtė, matjen e hijes se piramidės nė atė orė tė ditės, kur hija e njėriut ėshtė e barabartė mė gjatėsinė e tij. Gjithashtu, gjatė kėtyre udhėtimeve nė Egjipt duhet tė ketė ndodhur popullariteti i njohurive tė tij kur parashikoi eklipsin e diellit mė 28 maj, 505 para Krishtit. Nė Milet ai ndėrtoi njė instrument pėr matjen e distancės sė anijeve nė det, gjithashtu ai i bindi marinarėt tė pėrdorin gjatė kundrimeve konstelacionin e Arushės sė Vogėl si njė orientues tė sigurt pėr tė pėrcaktuar veriun.

    Por Thalesi ėshte me famė jo pėr urtėsinė e tij, nė pėrgjithėsi, ose pėr mendjemprehtėsinė e tij praktike, por sepse ai hapi njė epokė tė re tė mendimit pėr tė cilėn ai me tė drejtė fitoi titullin e filozofit tė parė.Hulumtimet e Thalesit kanė tė bėjnė me natyrėn e sendeve: Nga ēfarė pėrbėhet ēdo gjė, ose ē'lloj "lėnde"gjendet nė pėrbėrjen e sendeve? Ajo, qė Thalesi pėrpiqej tė zbulonte me kėto pyetje, ėshtė gjetja e ndonjė mėnyre pėr tė shpjeguor faktin, se ka shumė lloje tė ndryshme sendesh, siē janė toka, retė dhe oqeanet, tė cilat edhe pse herė pas here kthehen nė diēka tjetėr, kanė, nė njė farė mėnyre, njė ngjasim midis fyre. Kontributi unik i Thalesit nė fushėn e mendimit ėshtė koncepti i tij, se pavarėsisht nga ndryshimet midis sendeve tė ndryshėm, prapėsėprapė ka njė bazė ngjashmėrie midis tė gjithė atyre; se tė shumtėt janė tė lidhur me njėri tjetrin me anėn e njėshif. Ai supozoi se njė element i vetėm, njė "lėndė", njė lėndė e cila pėrmban parimin e vet tė veprimif ose tė ndryshimit, gjendet nė bazė tė fė gjithė realitetit fizik. Pėr tė ky ishte Njėsh ose kjo lėndė, ishte uji.

    Megjithėse nuk ka dėshmi se si Thalesi arriti nė konkluzionin, se uji ėshtė shkaku i tė gjitha sendeve, Aristofeli shkruan se Thalesi mund ta ketė nxjerrė kėtė konkluzion nga vėzhgimi i ngjarjeve tė thjeshfa, "ndoshta nga vėzhgimi se lagėshtia ėshtė substanca ushqyese e tė gjifha qenieve, dhe se lagėshtia prodhon nxehtėsi dhe e ruan atė'..." Ai arriti nė nocionin e tij edhe nga fakti, se farėrat e tė gjitha gjėrave kanė njė natyrė tė lagėsht, dhe se uji ėshtė origjina e lagėshtisė. Fenomene tė tjera, siē jonė avullimi ose ngrirja, tė sugjerojnė, gjithashtu, tė mendosh se uji merr forma tė ndryshme. Por, saktėsia e analizės sė Thalesit, mbi pėrbėrjen e sendeve, ėshtė shumė pak e rėndėsishme nė krahasim me faktin se ai ngriti ēėshtjėn qė ka tė' bėjė me natyrėn e botės. Kjo ēėshfje hapi etapėn pėr njė lloj tė ri hulumtimi, i cili mund tė diskutohet pėr meritat e fij dhe, gjithashtu, mund tė konfirmohet ose tė refuzohet nga analizat e mėtejshme. Pavarėsisht, me nocionin e tij se "sendet janė plot me zotėr", nocion qė pėr tė nuk kishfe rėndėsi teologjike, por qė ai u pėrpoq ta pėrdorė pėr tė shpjeguar forcėn nė sendet, siē ėshtė fuqia manjetike nė gurėt, Thalesi zėvendėsoi bazėn e tė menduarit; nga njė bazė mitologjike nė njė hulumtim shkencor. Dhe, pėr mė tepėr, nga pika e tij primitive e startit, tė fjerėt e ndoqėn atė me zgjidhje tė tjera, por gjithnjė duke patur pėrpara problemin e tij.


    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E THALESIT


    * Duhet tė ketė qenė e paevitueshme, qė, njė njeriu tė jashtėzakonshėm si Thalesi, tė mos i visheshin anektoda. Platoni ne veprėn e tij "Theatetus" shkruante se "anektoda mbi shėrbėtorin e zgjuar mendjemprehtė thracian, qė ra nė pus ndėrsa ishte duke vėshtruar yjet, ėshtė pėr Thalesin. Ai ishte aq i etur te dinte ēfarė po ndodhte nė qiell, sa nuk mund tė shihte ēfarė kish pėrpara kėmbėve tė tij". Platoni shton se "kjo ėshtė njė anektodė e cila mund tė aplikohet pėr tė gjthė filozofėt".

    • Nė kundėrshtim me kėtė anektodė nė njė incident tjetėr, nga jeta e Thalesit, tregohet mbi dijeninė e plotė tė tij pėr ēfarė ndodhte rreth tij. Nė veprėn e tij "Politika" Aristoteli shkruan se "ka ... njė histori pėr Thalesin nga Mileti. Ėshtė njė histori qė tregon se si fitohen para, e cila i atribuohet Thalesit qė zotėronte njė reputacion pėr urtėsi... Ai qortohej pėr varfėrinė e tij, gjė e cila supozonte padobishmėrinė e filozofisė. Duke u bazuar nė njohuritė ė tij mbi metereologjinė, sipas tė cilave do tė kish prodhim tė mbarė tė ullinjve (gjatė verės sė ardhshme), dhe duke patur njė shumė tė vogėl parash, ai mori paradhėnie pėr tė marrė me qira, nė fillim tė vitit, tė gjitha presat e ullinjve tė Miletit dhe tė Kiosit. Nė mungesė tė ndonjė oferte tė lartė, ai i siguroi me njė qira tė ulėt. Kur erdhi stina, dhe kishte njė kėrkesė tė papritur dhe tė njėkohėshme pėr presa, ai i dha me qira rezervėn qė kishte krijuar me ēmime qė i vendoste vetė, dhe duke u bėrė kėshtu me fat. Ai ia arriti qėllimit duke provuar se ėshtė e lehtė pėr filozofėt tė bėhen tė pasur, n.q.se e dėshirojnė kėtė, megjithėse bisnesi nuk ėshtė mjeshtėria e tyre".

    Anaksimandri


    Anaksimandri,(greq.Ἀναξίμανδρος),ka jetuar rreth viteve 610-546 para Krishtit.Anaksimandri ishte njė bashkėkohės mė i ri dhe nxėnėsi i Thalesit. Ai ishte dakort me mėsuesin e tij, se ka njė lėndė tė vetme bazė nga e cila rrjedh ēdo gjė. Por ndryshe nga Thalesi, Anaksimandri thoshte se kjo lėndė bazė nuk ėshtė as uji dhe as ndonjė element tjetėr specifik ose i pėrcaktuar, duke argumentuar se uji dhe tė gjitha sendet e tjera tė pėrcaktuara janė vetėm variacione ose degėzime tė diēkaje qė ėshtė vetėm njė gjė specifike midis shumė elementėve tė tėrė; dhe tė gjitha kėto gjėra specifike rrjedhin nga nijė lėndė akoma mė elementare, qė shpjegon origjinėn e tyre. Substanca primare, nga e cila rrjedhin tė gjitha kėto sende specifike, thotė Anaksimandri ėshtė njė gjė e papėrcaktuar ose e pafundme. Kėshtu, Anaksimandri diferencoi sendet specifike dhe tė pėrcaktuara nga origjina e tyre e quajtur substancėn primare, pafundėsi e papėrcaktuar. Meqėnėse sendet aktuale janė specifike, burimi i tyre ėshtė i papėrcaktuar, dhe, meqenėse sendet janė tė fundme, lėnda e origjinės ėshtė e pafundmė ose e pakufishme.

    Pėrveē dhėnies sė njė ideje tė re rreth substancės sė origjinės sė sendeve, Anaksimandri avancoi nė filozofi duke u pėrpjekur tė japė disa shpjegime pėr idenė e tij tė re. Ndėrsa Thalesi nuk u muar me ndonjė detaj tė shpjegimit tė problemit, se si lėnda primare transformohet nė sende shumė tė ndryshme, qė ne shohim nė botė, Anaksimandri e adresoi veten pikėrisht nė kėtė ēėshtje. Shpjegimi i tij mund tė duket i ēuditshėm, megjithatė ai pėrfaqėson njė pėrparim drejt shkencės, nė kuptimin se ėshtė njė pėrpjekje qė merret me fakte tė njohura, mbi tė cilat mund tė formulohen hipoteza nė vend tė shpjegimit tė fenomeneve natyrore me terma mitikė dhe tė padebatueshėm.

    Pėr mė tej, ajo, qė Anaksimandri thotė rreth origjinės sė sendeve, ka shijen e njė mendimi tė guximshėm, sepse nė pėrshkrimin e tė papėrcaktuarės sė pakufishme, si njė substancė primare, qė nuk rrjedh nga diēka tjetėr dhe qė ėshtė e pashkatėrrueshme, ai thotė giithashtu se ajo zotėron lėvizje tė pėrjetshme. Si pasojė e kėsaj lėvizjeje, elementėt e ndryshėm specifikė marrin qenie si "shkėputje" nga instanca primare dhe kėshtu "kemi njė lėvizje tė pėrjetshme, nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe qiejt". Por, nė fillim, u shkėputėn ngrohtėsia dhe ftohtėsia, dhe nga kėto tė dyja doli lagėshtira; pastaj nga kėto doli toka dhe ajri. Anaksimandri u pėrpoq tė shpjegojė mė tej trupat qiellorė dhe rrymat ajrore rreth tokės; ku duket se kemi njė shpjegim mekanik tė lėvizjes sė rregullt tė yjeve.Nė kontrast me Thalesin, qė mendonte se toka ėshtė e sheshtė si njė disk dhe noton nė ujė, Anaksimandri mendonte se toka ėshtė nė formė cilindrike.

    Duke u kthyer pėrsėri nė skenėn e pamatur kozmike, Anaksimandri mendon se ekzistojnė, nė tė njėtėn kohė, shumė botė dhe shumė sisteme tė universit, tė cilėt janė tė gjithė tė paqėndrueshėm, pasi tek ta ekziston njė alternativė konstante midis krijimit dhe shkatėrrimit tė tyre. Ky proces ciklik ishte pėr tė njė "nevojė" rigoroze, siē janė kontradiktat e forcave tė kundėrta nė natyrė, qė shkaktojnė atė qė ai poetikisht e quan "padrejttėsi", sepse kėrkojnė shkatėrrimin pėrfundimtar tė tyre.



    JETĖSHKRIMET- KURESHTI NGA JETA E ANAKSIMANDRIT


    * Duke komentuar shpjegimet e Anaksimandrit pėr origjinėn e njeriut, Plutarku shkruan se sirianėt "aktualisht" e nderojnė peshkun dhe e ushqejnė si tė ishte i sė njėjtės racė me ta. Me kėtė, ata filozofojnė nė mėnyrė mė tė pėrshtatshme, sesa Anaksimandri, i cili deklaron se peshqit dhe njerėzit nuk kanė marrė qenie nga tė parė tė njėjtė, por origjina e njeriut fiton qenie brenda peshqve, duke u bėrė i pėrshtatshėm pėr tu kujdesur pėr vete; ata dolėn jashtė dhe morėn dhenė".

    * Duke folur pėr origjinėn e njeriut, Anaksimandri thoshte se gjithė jeta, duke pėrfshirė dhe jetėn e njeriut, vjen nga deti, dhe me kalimin e kohės qeniet e gjalla dolėn nga deti nė tokėn e thatė. Ai mendonte se njeriu ėshfė zhvilluar nga krijesa tė njė lloji tė ndryshėm, duke pėrdorur si argument faktin, se krijesat e tjera bėhen shumė shpejt tė pavarura, ndėrsa vetėm njeriu ka nevojė pėr kujdesje mė tė gjatė, prandaj njeriu nuk do tė kish mbijetuar n.q.se do tė kish patur tė njejtėn formė tė origjinės si to.

    * Me fjalinė e vetme, qė ka mbijetuar nga shkrimet e ti, Anaksimandri mbledh mendimin e tij kryesor duke thėnė pėrsėri diēka poetikisht, se "nga ai burim qė lindin sendet, po atje kthehen nga domosdoshmėria kur shkatėrrohen, sepse ata vuajnė dėnimin dhe riparojnė njėri-tjetrin pėr padrejtėsitė e tyre sipas rregullit fė kohės".

    Zenoni


    Zenoni ka lindur ne Elea rreth vitit 490-430 p.e.s. Kur mėsuesi i tij Parmenidi ishte rreth tė gjashtėdhjetave dhe Sokrati ishte akoma i ri, Zenoni ishte mbi dyzet vjeē. Si njė filozof eleat kryesor, Zenoni u interesua kryesisht t'u jepte pėrgjigje kritikave qė i bėheshin Parmenidit, duke treguar se supozimet e tyre tė ēojnė nė konkluzione edhe mė qesharake, se sa ato qė kritikojnė. Pitagorasit pėr shembull, mohonin konceptin bazė tė Parmenidit, se realiteti ėshtė Njė. Nė vend tė kesaj ata besonin nė pluralitetin e sendeve, besonin se ekziston njė sasi sendesh tė ndara dhe tė shkėputura dhe, pėr pasojė, lėvizja dhe ndryshimi janė reale. Argumentimi i tyre duket se ėshtė mė afėr kuptimit tė zakonshėm ose dėshmisė sė shqisave. Por vizioni i eleatėve, qė ndoqi Zenoni, kėrkonte njė dallim tė qartė midis dukjes dhe realitetit. Tė filozofosh, sipas Parmenidit dhe Zenonit, nuk duhet thjesht tė shikosh botėn, por duhet gjithashtu tė mendosh rreth saj, me qėllim qė ta kuptosh atė. Ky theksim i lidhjeve logjike tė ideve me njėra-tjetrėn ėshte karakteristika qėndrore e filozofėve eleatė, por kjo ėshtė veēanėrisht e qartė nė argumentimet e Zenonit.

    Fakti, qė shqisat nuk na ēojnė tek realiteti, por vetem tek dukja dhe pėr pasojė nuk na japin dije tė besueshme, por vetėm opinione ėshtė provuar nga Zenoni me anėn e shembullit tė farave tė melit. Nė qoftė se marim njė farė meli dhe e hedhim nė tokė, atėherė, ajo nuk do tė bėjė zhurmė. Nga ky ndryshim, Zenoni nxjerr konkluzionin se shqisat tona na gėnjejnė, sepse ose kemi zhurmė kur hedhim njė farė, ose nuk kemi zhurmė kur hedhim shumė fara. Pėr tė arritur tė vėrtetėn, ėshtė, mė e sigurt tė ndjekėsh rrugėn e arsyes sesa atė tė shqisave.
    Katėr argumentat ose paradokset e Zenonit. Nė pergjigje tė kritikave, qė i bėheshin Parmenidit, Zenoni i rregulloi argumentat e tij nė formėn e paradokseve. Ai donte tė tregonte se ėshtė me pak e mundur tė provosh realitetin e lėvizjes dhe ndryshimit, nė njė botė me shumė sende, sesa nė njė botė me Njė. Secila mėnyrė, thotė Zenoni, ka vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme, por vėshtirėsitė qė lidhen me dhėnien e provave tė realitetit nė lėvizje mbi bazėn e konceptit tė ekzistencės sė shumė sendeve, janė mė tė mėdha, sesa ato qė lidhen me pikėpamjet e Parmenidit. Tė jeni tė sigurt, thotė Zenoni, se kur njė vėzhgues i rastit ėshtė duke parė njė ngjarje, ai mendon se ėshtė duke parė lėvizjen e vėrtetė. Pėr shembull, kur ai ėshtė spektator nė njė garė ose kur ai sheh dikė qė lėshon shigjetėn. Por, thotė Zenoni, kjo e gjitha ėshtė njė iluzion, sepse edhe pse duket se ka lėvizje, ėshtė e pamundur tė mendohet se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė lėvizja, ose ta vlersosh atė racionalisht. Pėr tė provuar pamundėsinė e lėvizjes nė njė botė tė pėrbėrė nga realitete tė ndara ose nga njėsi tė shumta, Zenoni formuloi katėr argumentėt e mėposhtėm:

    1. Hipodromi. Parmenidi thoshte se Njėshi eshtė i pandarė dhe si rrjedhim pėrbėhet nga njė plenum (gr. i tėrė) i pėrveēėm, i vazhdueshėm. Nė kundėrshtim me kėtė, pitagorasit argumentonin pėr njė botė pluraliste, duke thėnė se bota ėshtė e ndarė nė njėsi tė ndashme. Nė qoftė se dikush do tė llogariste distancėn rreth njė hipodromi, siē e bėnin pitagorasit, ai do tė thoshte se kjo distancė duhet tė ndahet nė njėsi. Sipas kėtij shembulli tė lėvizjes, vrapuesi kalon njė sėrė njėsish tė distancės nga fillimi nė fund tė hipodromit. Por, Zenoni pyet:, "Ēfarė tregon ky shembull? A ka atje me tė vėrtetė ndonjė lėvizje?" Pėr tė realizuar garėn, sipas hipotezės sė Pitagorės, vrapuesi duhet tė kalojė njė numėr tė pafundėm momentesh. Por pyetja kritike ėshtė: si mundet ai tė kalojė njė numėr tė pafundėm pikash nė njė numėr tė fundėm kohe? Arsyeja pse ai do tė kalojė njė numur tė pafundėm pikash ėshtė se, sipas konceptit pitagorian, ēdo gjė ėshtė e ndashme; pra, distanca nga fillimi nė fund tė garės ėshtė e ndashme. Kėshtu qė vrapuesi nuk mund tė arrijė nė fund tė gares, pa arritur mė parė pikėn qė ėshtė nė gjysmėn e rrugės; por, distanca nga fillimi tek gjysma e rrugės mund tė ndahet gjithashtu pėr gjysmė, dhe ai duhet tė arrijė mė parė kėtė pikė, qė eshtė nė njė tė katėrtėn e rrugės, pėrpara se tė arrijė pikėn nė gjysmėn e rrugės. Po kėshtu distanca midis fillimit dhe pikės, nė njė tė katėrtėn e distancės, ėshtė e ndashme, dhe ky proces i ndarjes mund tė shkojė nė pafundėsi, derisa ka diēka qė mbetet: e cila gjithashtu ėshtė njė njėsi e ndashme. Atėherė, nė qoftė se, vrapuesi nuk mund tė arrijė njė pikė pa arritur mė parė nė pikėn e gjysmes sė rrugės, dhe derisa ka njė numur tė pafundėm pikash, ėshtė e pamundur tė kalohet ky numur pikash nė njė numur tė fundėm kohe. Pėr kėtė arsye, Zenoni konkludon se lėvizja nuk ekziston.

    2. Akilidhe breshka. Nė kėtė shembull, Zenoni nuk paraqet ndonjė argument konstruktiv nga ana e tij, por thjesht provon se ku tė ēon premisa pitagoriane e njėsive tė shumta. Imagjinoni njė garė midis Akilit tė shpejtė dhe breshkės sė ngadaltė, ku Akili ėshtė duke ndjekur breshkėn. Duke qėnė se Akili ėshtė sportist, ai e lejon breshkėn tė niset njė start mė pėrpara. Zenoni argumenton se Akili nuk mund t'ia kalojė kurrė breshkės, sepse ai gjithmonė duhet tė arrijė nė pikėn nė tė cilėn breshka e lė, kėshtu qė logjikisht breshka do tė jetė gjithmonė mė pėrpara. Distanca midis Akilit dhe breshkės do tė jetė gjithmonė e ndashme dhe, si nė rastin e hipodromit, asnjė pikė nuk mund tė arrihet pa u arritur mė parė pika e mėparshme dhe, pėr pasojė, nuk do tė kemi lėvizje. Akili, nė supozimin tonė, nuk mundet kurrė ta kalojė breshkėn. Ajo, qė Zenoni mendon se ka provuar kėtu, ėshtė se, megjithėse pitagorasit pretendojnė pėr realitetin e lėvizjes, teoria e tyre e pluralitetit tė botės e bėn tė pamundur tė menduarin e idesė sė lėvizjes nė njė menyrė koherente.

    3. Shigjeta. A lėviz shigjeta kur shigjetari godet shenjėn? Kėtu pėrsėri pitagorasit, tė cilėt kishin argumentuar realitetin e hapėsirės dhe pėr rrjedhojė edhe ndashmėrinė e saj, do tė thoshin se shigjeta duhet tė zėrė njė pozicion tė caktuar nė hapėsirė. Por, qė njė shigjetė tė zėrė njė vend nė hapėsirė tė barabartė me gjatėsinė e saj, ėshtė e njėjta gjė sikur tė thuash se shigjeta ėshtė nė qetėsi. Derisa, shigjeta duhet gjithmonė tė zerė njė pozicion nė hapėsirė tė barabartė me gjatėsinė e saj, shigjeta duhet gjithmonė tė jetė nė qetėsi. Pėr mė tepėr, derisa ēdo sasi ėshtė e ndashme, hapėsira, qė zė shigjeta, ėshtė e pafundme dhe, si e tillė, mund tė krahasohet me ēdo gjė tjetėr, ku nė ēdo rast ēdo gjė duhet tė jetė Njė nė vend tė shumė. Pra, lėvizja ėshtė njė iluzion.

    4. Relativiteti i lėvizjes. Imagjinoni tre karroca me pasagjerė me gjatėsi tė barabartė, qė janė vendosur paralelisht me njera-tjetrėn, ku secila karrocė ka nga tetė dritare anash. Njėra karrocė ka qėndruar ndėrsa dy tė tjerat lėvizin nė drejtime tė kundėrta me tė njejtėn shpejtėsi.

    A 12345678 A 12345678
    B 87654321→ B 87654321
    C ←12345678 C 12345678

    Figura 1 Figura 2

    Nė figurėn 1, karroca A ka qėndruar, ndėrsa karrocat B dhe C lėvizin nė drejtime tė kundėrta me tė njejtėn shpejtėsi, derisa ato tė arrijnė nė pozicionet e treguara nė figurėn 2; pjesa e pėrparme e karrocės B do tė kalojė katėr dritare tė karrocės A, ndėrsa pjesa e pėrparme e karrocės C do tė kalojė tetė dritare tė karrocės B. Ēdo dritare pėrfaqėson njė njėsi tė distancės, dhe ēdo njėsi e tillė kalohet nė njėsi tė barabartė tė kohės. Derisa karroca B kalon vetėm katėr dritare tė karrocės A, ndėrsa karroca C kalon tetė dritare tė karrocės B, dhe derisa ēdo dritare pėrfaqeson tė njejtėn njėsi tė kohės, del se katėr njėsi tė distancės janė tė barabarta me tetė njėsi tė distancės, gjė e cila ėshtė absurde. Cilatdo qofshin komplikimet e brendshme tė kėtij argumenti, pika kryesore e Zenonit ėshtė se lėvizja nuk ka njė pėrcaktim tė qartė, se ajo ėshtė njė koncept relativ.

    Nė tė gjitha kėto argumente, Zenoni thjesht kundėrsulmon kundėrshtarėt e Parmenidit, qė i marrin seriozisht konceptet e tyre pėr njė botė pluraliste, tė njė bote ku, pėr shembull, njė vizė ose koha ėshtė e pandashme. Nė vend qė tė provojė se bota ėshtė reale, Zenoni mendon se ai ka treguar se koncepti i njė bote pluraliste tė ēon nė absurditete dhe paradokse tė pazgjidhshme. Ai pėrsėrit tezėn e eleatėve, se ndryshimi dhe lėvizja janė iluzione dhe se ekziston vetėm njė qenie, e vazhdueshme, materiale dhe e palėvizshme. Megjithatė, kėmbėngulja nė kuptimin e zakonshėm tė tė parit tė sendeve qė realisht lėvizin dhe se me tė vėrtetė ndryshimi ekziston, ēoi nė lindjen e njė pėrpjekjeje tė re pėr tu marrė me problemin e Njėshit dhe tė sė tėrės, dhe kjo pėrpjekje u gjet nė filozofinė e Empedoklit.

    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ZENONIT

    * Zenoni kur e hapi shkollėn e tij ēdo ditė mbushej me shumė studentė. Ai ishte shumė i ashpėr me ta dhe kėrkonte qetėsi. Zenoni thoshte:
    - Natyra na ka dhėnė dy veshė dhe vetėm njė gojė qė tė dėgjojmė shumė dhe tė flasim pak.

    * Njė prej parimeve themelore tė filozofisė se Zenonit ishte se, njeriu i nėnshtrohej fatit tė paracaktuar dhe tė pashmangshėm. Njė shėrbėtor i tij vodhi dhe filozofi dha urdhėr qė ta rrihnin.
    - Po unė jam i papėrgjegjshėm, - kėrkoi tė shfajėsohej shėrbėtori, fati e do qė unė tė vjedh.
    - Ėshtė e vėrtetė, - u pėrgjigj Zenoni, - fati e do qė ti tė vjedhėsh dhe po fati e do qė ti tė rrihesh mirė.

    * E pyetėn filozofin Zenon nė se duhej tė dashuronin njerėzit e ditur. - Pėr tė bukurat do tė na vinte shumė keq, - u pėrgjigj filozofi, - po tė dashuroheshin vetėm nga budallenjtė.

    * Ambasadorėt e mbretit tė Persisė, tė ftuar njė njė banket po tregonin pėr zotėsitė e tyre. Vetėm filozofi Zenon nuk tha asnjė fjalė. Atėhere ambasadorėt i thanė:
    - Por nė qoftė se ti nuk thua asnjė fjalė, atėherė ēdo t'i themi pėr ty mbretit tonė?
    - I thoni, - u pėrgjigj Zenoni, - se keni parė njė plak qė dinte tė heshtte mirė nė tryezė.

    * Zenoni filozofinė e vėshtirė dhe abstrakte tė mėsuesit e vėrtetoi me aporitė e njohura tė tij, kėshtuqė sa ishte gjallė, fitoi famė oratori tė shkathėt dhe mėsuesi tė talentuar. Sipas disa burimeve tė pavėrtetuara, u ngrit kundėr tiranit Isarkut, dhe u kap, u torturua dhe u vra.

    * Nė aporitė e tij jashtėzakonisht spirituoze Zenoni, mjeshtėr dhe "inisiator i dialektikės" (Hegeli), i cili tė menduarit e pastėr tė shkollės elease e shndėrroi nė lėvizje tė nocionit nė vetvete, provoi, nė realitet, jo vetėm kundėrthėniet nė njėmendėsi por edhe nė nocion, duke mos zgjidhur kurrė brenda tė menduarit tė tij abstrakt, dhe pėr kėtė arsye Hegeli ka pasur tė drejtė kur duke e krahasuar me Kantin, tha: "Antinomitė e Kantit nuk janė gjė tjetėr veēse ajo qė Zenoni e bėri kėtu". Aporitė e Zenonit zbuluan disa kundėrthėnie nė proceset e ndryshme, dhe mu me kėtė fakt u vėrtetua edhe dialektika e tyre e brendshme, tė cilėn ai ia atribuoi iluzionit subjektiv, opinionit mashtrues, joadekuatitetit tė njohjes shqisore.

    ALEKSANDRI i Maqedonisė


    ALEKSANDRI i Maqedonisė, Greq.: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας ose Μέγας Ἀλέξανδρος (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhė burrė shteti i shquar i lashtėsisė, mbret i Maqedonisė. Aleksandri konsiderohet nga brezat pasardhės si pushtuesi legjendar i Perandorisė sė Vjetėr Perse (qė pėrfshinte nė atė kohė edhe Egjiptin), i cili pėrparoi, i shtyrė nga vrulli i tij i furishėm, deri nė brigjete Indisė. Ai donte tė shkonte deri nė kufijtė e Tokės, e cila imagjinohej e sheshtė dhe e rrethuar nga lumi Oqean. Megjithėse vdiq shumė i ri, vetėm 33 vjeē, ai krijoi perandorinė mė tė madhe qė ka njohur bota ndonjėherė.
    Nė vitin 334 para erės sonė, Aleksandri kaloi Helespontin (emri i vjetėr i Dardaneleve) e Europės, shkoi drejt Azisė dhe bota ndryshoi pėrgjithmonė. Polisin (qytetin) grek e pasoi kozmopolisi: qytete sipas modelit grek u krijuan nė tė gjithė Orientin, madje, edhe vetė Greqia u bė kozmopolite. Njė art i ri "helenist" (mė humanist) zėvendėsoi stilin klasik (mė idealist).
    Shumė legjenda janė thurur rreth kėtij pushtuesi tė ri dhe tėrheqės. Thuhej se nėna e tij, Olimpia, kishte gjetur nė djepin e foshnjės njė gjarpėr, shenjė e qartė e madhėshtisė sė tij tė ardhshme. Tė dy, nėnė e bir, janė pėrzier nė vrasjen e babait tė Aleksandrit, Filipit II, nė prag tė njė martese qė kėrcėnonte pozitėn dhe pushtetin e tyre. Bysefali, kali i Aleksandrit, thotė Herodoti, iu dhurua kur ai ishte adoleshent, sepse hazdisur. Martesae Aleksandrit me Roksanėn na ėshtė paraqitur si pasion dashurie, por ka shumė tė ngjarė qė ajo tė ishte njė aleancė politike. Pretendohet se ai e kishte formuar karakterin e tij sipas modelit tė Akilit.
    Jo vetėm nė legjendė, por edhe realisht Aleksandri mbetet njė nga udhėheqėsit ushtarakė mė tė mėdhenj tė historisė. Ai mposhti armikun mė tė vjetėr tė grekėve, Perandorinė Perse, dhe mbeti i pamundur nė 10 vjet luftime, edhe pse ushtria e tij ishte gjithmonė mė e vogėl nė numėr se ajo e mbretit pers, Darit III. Strategjia e guximshme qė vuri nė jetė Aleksandri qėndronte nė mbajtjen e ushtrisė me ushqimet qė ajo mund tė siguronte gjatė rrugės dhe jo duke u furnizuar nga prapavija; kjo i lejoi Aleksandrit tė pėrparonte shumė shpejt. Mbreti i Madh i persėve nuk pati asnjėherė mundėsi tė mblidhte tė gjitha forcat qė dispononte dhe humbja e tij nė betejėn e Isysit i dha mundėsi Aleksandrit tė pėrfshinte edhe Persinė nė perandorinė e vet.
    Sipas persėve, Aleksandri ėshtė fajtor pėr djegien e Pallatit tė Persepolit. Diodori i Sicilisė lė tė kuptohet se ky veprim qe rezultati i njė nate dehjeje dhe se nuk bėhej fjalė pėr njė akt tė paramenduar. Ndėrsa Arrieni ėshtė i mendimit se djegia e Persepolit ishte njė veprim i menduar mirė, si hakmarrje pėr shkatėrrimin e Athinės nga persėt nė shekullin e 5-tė.
    Gjetjet arkeologjike tregojnė se djegia e Persepolit ishte njė akt i paramenduar, sepse tė gjitha sendet e lara nė ar i patėn hequr nga qyteti pak kohė pėrpara se ti vihej flaka qytetit. Shkatėrrimi i kėtij qyteti, qė simbolizonte unitetin e mbretėrisė perse, bėnte pjesė nė strategjinė e pushtimit tė grekėve. Pėrsa kohė qė qyteti ekzistoi, ai shėrbeu si qendėr ku mblidheshin kundėrshtarė tė regjimit tė ri.
    Aristoteli, mėsuesi i shquar i Aleksandrit, i kishte mėsuar atij se grekėt qėndrojnė mė lart se tė gjithė popujt e tjerė, tė cilėt ai i quante "barbaroi" (barbarė). Ndėrsa pushtuesi i ri kėrkoi tė impononte vizionin e tij tė njė bote tė bashkuar. Nė vend qė ti trajtonte grekėt si miq dhe jo-grekėt si armiq, ai i zgjidhte njerėzit sipas meritės dhe kishte arritur deri aty sa tė linte nė postet e tyre edhe administratorė persė tė Perandorisė Perse, tashmė tė pushtuar prej tij. Mund tė shtrohet pyetja nėse kjo politikė ėshtė njė provė qė tregon humanizmin dhe kulturėn e Aleksandrit apo mungesėn e interesit pėr administrimin praktik. Nė fakt, maqedonasit nuk i vlerėsonin pėrpjekjet pėr tė krijuar njė ushtri tė pėrbėrė nga batalione kozmopolite dhe, pėr mė tepėr, kur Aleksandri u pėrpoq ti detyronte ushtarėt e tij tė martoheshin me gra tė vendeve tė tjera, ai ndeshi nė ngurrimin e tyre.
    Vizioni kozmopolit i Aleksandrit dhe adoptimi prej tij i veshjeve dhe i zakoneve orientale bėnė qė disa grekė ta akuzonin se ai po ēmendej dhe se e konsideronte veten perėndi. Mbretėrit e hyjnizuar nuk ishin tė rrallė nė kulturat e tjera, por kjo ide ishte mjaft lėnduese dhe tronditėse pėr grekėt. Ndonėse ishte prijės, Aleksandri hidhej i pari nė betejė, duke e vėnė veten nė rrezik shumė tė madh, por asgjė nuk na lejon tė dalin nė pėrfundimin se ai ishte i ēmendur. Aleksandri pėrpiqej tė krijonte rreth personit tė tij njė legjendė. Ai kishte si model heronjtė e Homerit. Kur kėrkoi tė dėnonte guvernatorin e Gazės, e tėrhoqi atė pas karrocės sė tij, siē kishte bėrė Akili me Hektorin, pas fitores. Ndonjėherė i ndodhte tė vepronte pa u menduar, nėn pushtetin e pasionit. Nė njė ēast zemėrimi tė shkaktuar nga pija, ai vrau mikun e tij Kleitos, por mė vonė u pendua pėr kėtė akt me po tė njėjtin zemėrim ndaj vetes.
    Vdekja e parakohshme e Aleksandrit e bėn tė vėshtirė vlerėsimin e rolit tė tij si burrė shteti. Ai ishte ende duke zgjeruar perandorinė e tij, kur vdiq nga malarja. Asgjė nuk provon se ai kishte njė plan tė qartė pėr tė qeverisur territoret e gjera qė kishte pushtuar. Pas vdekjes sė tij, perandoria u nda nė tri provinca tė mėdha, qė administroheshin nė mėnyrė tė veēantė. Kjo nuk do tė thotė qė ndikimi i Aleksandrit qe jetėshkurtėr. Nga pėrzierja e kulturave greke dhe orientale lindi qytetėrimi helenistik. Arkitektura u bė mė e pėrpunuar dhe arti mė humanist, duke paraqitur njerėz mė pak tė pėrkryer dhe duke shprehur shpesh dhimbjen. Nė disa biblioteka, si, pėrshembull, nė atė tė Aleksandrisė, u mblodh dhe u klasifikua letėrsia,qė mė vonė do tė ndikonte te romakėt.

    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ALAKSANDRIT TĖ MADH

    * Aleksandri ishte ende fėmijė kur i thanė se babai i tij, Filipi i Maqedonisė, kishte fituar njė betejė. Fėmija plot ambicie thirri:
    - Po qe se baba i fiton tė gjitha betejat, ēfarė do tė mė mbetet mua pėr tė bėrė?

    * Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisė, po ankohej pėr njė plagė qė kishte marrė nė luftė. Ngaqė kishte dhimbje tė madhe, ecte duke ēaluar. Aleksandri atėherė i tha:
    - Baba, nuk duhet tė dėshpėrohesh nga kjo plagė qė nė ēdo hap tė kujton lavdinė dhe trimėrinė tėnde.

    * Pėrpara se tė nisej pėr nė Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit tė Madh qė tė priste pėr kėtė ekspeditė sa tė arrinte njė moshė tė rritur. Ashtu ai do tė luftonte mė me pjekuri.
    - Kjo ėshtė e vėrtetė, - iu pėrgjigj Aleksandri, - por nuk duhet harruar se nė tė njėjtėn kohė do tė humbisja vrullin rinor.

    * Aleksandri nė njė takim me tė dėrguarit e Persisė, deshi tė mėsonte jo pėr pasurinė dhe jetėn luksoze qė bėnte mbreti i tyre, por pėr qėndrimin qė mbante dhe forcat e tij ushtarake. Tė dėrguarit e Darit i thanė mbretit tė tyre kur u kthyen:
    - Ju jeni i pasur, por Aleksandri do tė bėhet i madh.

    * Kur i thanė Aleksandrit tė Madh se mbreti i Persisė, Dari, ishte duke pėrgatitur njė ushtri shumė tė madhe, ai u pėrgjigj:
    - Ujku nuk e vret mendjen fare pėr tė ditur nėse ėshtė apo nuk ėshtė e madhe kopeja qė do tė sulmojė.

    * Kur nisi fushatėn e Azisė, Aleksandri ua shpėrndau gjithė pasurinė kapitenėve tė ushtrisė sė tij.
    - Po pėr vete ēfarė mbajte? - e pyeti njėri prej tyre. -Shpresėn, - u pėrgjigj Aleksandri.

    * Pėrpara betejės sė Arbelės(beteja e Arbelės 331 p.e.s. qytet i Asirisė sė lashtė,ku Aleksandri mundi Darin e III tė Persisė), Dari i bėri tė ditur Aleksandrit se, po tė pranonte miqėsinė me tė, do t'i dhuronte gjysmėn e mbretėrisė sė tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, qė e mori vesh ofertėn, se ēfarė mendonte:
    - Nė qoftė se unė do tė isha Aleksandėr, do tė pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unė, - tha Aleksandri, - do tė pranoja, nė qoftė se do tė isha Parmenion. Po unė jam mbret, nuk jam tregtar.

    * Dari kishte mbledhur gjithė ushtrinė e tij pranė gytetit Arbela. Natėn para betejės, Aleksandri bėri gjumė tė thellė dhe nė mėngjes gjeneralėt mezi e zgjuan. Ndėrkohė trupat persiane po afroheshin nė kampin maqedonas.
    -Po si ėshtė e mundur, - i thanė, - qė t'i tė flesh kaq i shkujdesur?
    -Sepse mė qetėsoi shumė mbreti Dar, duke mbledhur tė gjithė trupat e tij vetėm nė njė pikė. Kėshtu vetėm me njė betejė mund t'i shkatėrroj krejt.

    * Gjenerali Polisperkonte e kėshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatė natės, sepse kėshtu do ta gjente nė befasi dhe do ta shkatėrronte lehtė.
    - Nuk e kam zakon qė t'i vjedh fitoret natėn si hajdutėt, - tha Aleksandri.

    * Kur Aleksandri donte tė kalonte lumin Idapse , iu mblodhėn tė gjitha rreziqet: njė furtunė e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej pėr tej mbushur me ujė, ushtria e armikut e vendosur nė pozicione dhe e pajisur me elefantė e mjete tė tjera. Aleksandri i qetė dhe i kthjellėt tha:
    - Ja mė nė fund njė betejė e denjė pėr mua.

    * Aleksandri i Madh mori vesh se njė prej ushtarėve kishte marrė emrin e tij. E thirri dhe i tha:
    - Ti do tė mbash emrin tim? Mbaje meqė tė pėlqen, por mos harro se edhe nė beteja e ke emrin Aleksandėr.

    * Njė ditė oborrtarėt ishin duke e nxitur kundėr njė njeriu qė kishte folur pėr tė. Aleksandri nuk donte nė asnjė mėnyrė tė ndėshkonte atė njeri ndaj u tha:
    - Tė pėrgojohen mbretėrit, kjo ėshtė njė gjė e zakonshme. Edhe kur ata bėjnė mirė janė tė detyruar tė dėgjojnė fjalė tė kėqija.

    * Njė ditė Aleksandri i Madh pėr tė shpėrblyer filozofin, Ksenokrat, qė e admironte, deshi t'i dhuronte njėqindmijė lira. Por filozofi i fyer nė sedėr nuk pranoi. Aleksandri i Madh e kuptoi se shkaku i mospranimit ishte kryelartėsia e krenaria dhe duke u treguar kėtė radhė mė shumė filozof se filozofi i tha:
    - Po si nuk ke ndonjė mik qė tė ketė nevojė pėr kėtė shumė. Mua nuk mė mjaftojnė thesaret pėr tė shpėrblyer miqtė e mi, kurse ti nuk di si tė shpėrndash midis miqve tė tu vetėm njėqindmijė lira?

    * E pyetėn njėherė Aleksandrin se pėrse nderonte mė shumė Aristotelin, mėsuesin e tij, sesa babanė e vet?
    - Sepse, - u pėrgjigj Aleksandri - mbreti Filip duke mė dhėnė jetėn mė zbriti nga qielli nė tokė, ndėrsa Aristoteli me mėsimet e tij, mė bėri tė ngjitem nga toka nė qiell.

    * Njė i ri maqedonas kishte sjellė nė ballo njė vajzė shumė tė bukur. Aleksandri qė ishte i pranishėm e vėshtroi dhe deshi ta bėnte tė vetėn. Kur mori vesh se djaloshi qė i rrinte pranė e dashuronte shumė dhe do tė martohej me tė, e mori mė njė anė dhe i tha:
    Meqenėse e do kaq shumė kėtė vajzė, merre dhe ik shpejt bashkė me tė pėr t'i shpėtuar ēdo rreziku.

    * Kur Aleksandri i madh po qortonte njė pirat pėr grabitjet qė kishte bėrė, ai iu pėrgjigj:
    - Jam pirat sepse kam vetėm njė anije. Po tė kisha shumė, do tė isha mbret.

    * Kur kishte marrė njė plagė nė betejė, Aleksandri, iu drejtua oborrtarėve tė tij duke u thėnė:
    - Vėshtroni mirė tani se ēfarė duhet tė mendojnė ata qė pėr tė mė bėrė lajka tė neveritshme, shkojnė edhe thonė se unė jam veēse njė njeri i zakonshėm i kėsaj bote si edhe ju.

    * Aleksandri u ndodh njė herė nė Athinė, ku donte tė takonte Diogjenin. Shkoi pėr tė vizituar filozofin e futur nė fuēinė e tij, duke qėnė i rrethuar nga e gjithė shpura e tij. Kur po qėndronte pėrballė, i tha se ē'mund tė bėnte pėr tė.
    - Tė mos mė zėsh diellin, - i tha i indinjuar nga kjo pėrgjigje e pasjellshme, por Aleksandri gjithė admirim i tha:
    - Nė qoftė se unė nuk do tė isha Aleksandėr, do tė doja tė isha Diogjen.

    * Pėrpara se tė vdiste Aleksandri tha:- Po i lė perandorisė sime mė tė merituarit, por parashikoj qė miqtė e mi do tė bėjnė nderimet e fundit me armė nė dorė kundėr njėri-tjetrit.

    * Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerėzit e familjes e pyetėn se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u pėrgjigj:
    - Do t'i gjeni nė kuletat e miqve tė mi.


    Adriani


    Adriani, si Imperator Caesar Divi Traiani filius Traianus Hadrianus Augustus, dhe Divus Hadrianus, i njohur si Hadrian (Publius Aelius Hadrianus, 76-138), kishte dashuri pėr gjithēka qė vinte nga Greqia. Mbretėrimi i Adrianit ishte njė nga periudhat mė tė qėndrueshme dhe mė tė mbara tė Perandorisė Romake. Pa dyshim, ndihmesa e tij mė e madhe ishte politika e kufijve. Duke braktisur politikėn e pushtimit qė kishin ndjekur paraardhėsit e tij, ai punoi pėr konsolidimin dhe unifikimin e njė perandorie shumė tė madhe. Ai udhėtonte pa pushim pėr tė kontrolluar fortifikimet dhe garnizonet.

    Administrator i efektshėm, Adriani ndėrmori riorganizimin e plotė tė efektivave ushtarake dhe shpalli reforma administrative tė rėndėsishme. I pasionuar pas artit, letėrsisė dhe arkitekturės, ai u akuzua nga aristokracia romake se shpenzonte shumė dhe se e donte nė mėnyrė tė tepruar kulturėn greke.

    Adriani erdhi nė pushtet si rrjedhim i veprimit tė fundit tė kushėririt tė tij, perandorit Trajan, i cili e adoptoi atė si djalin e tij kur ishte nė shtratin e vdekjes. Adriani e mėsoi kėtė lajm me anė tė njė letre, kur ishte guvernator i Sirisė. Sipas zhurmės sė pėrhapur, autorja e vėrtetė e letrės ishte Plotina, gruaja e Trajanit. Me gjithė aftėsinė dhe shkathtėsinė e tij, Adriani nuk e mori pushtetin pa vėshtirėsi. Senati reagoi ndaj zhurmave qė thonin se bėhej fjalė pėr njė komplot, duke ekzekutuar menjėherė katėr gjeneralė tė Trajanit.

    Adriani i dėrgoi njė letėr Senatit, pėr t'i kėrkuar falje qė nuk ishte kėshilluar me tė, duke i dhėnė siguri tė plota se asnjė anėtar i Senatit nuk do tė dėnohej me vdekje pa u gjykuar nė fillim nga perėt e Senatit. Ai dėrgoi nė Romė mikun e vet besnik, Antinou, ndėrkohė qė vetė merrej personalisht me trazirat qė shpėrthyen nė rajonin e Danubit.

    Gjeneralėt e kritikonin Adrianin se kishte braktisur politikėn e pushtimit, tė ndėrmarrė nga Trajani nė Armeni dhe Mesopotami, duke e zėvendėsuar atė me nėnshkrimin e traktateve tė paqes. Adriani ndėrmori njė politikė paqesimi dhe konsolidimi dhe i caktoi ushtrisė njė rol kryesisht mbrojtės. Ai filloi realizimin e njė linje mbrojtjeje (lime) tė pėrhershme nė kufijtė. Atje ku relievi nuk siguronte pengesa natyrore, nė rajonet qė i nėnshtroheshin presionit tė vazhdueshėm tė barbarėve, u ngritėn fortifikata. Madje, edhe lumenjtė e rėndėsishėm, si Rini dhe Danubi, u fortifikuan nė vendet e pasigurta. Muri i famshėm i Adrianit, qė shtrihej midis Anglisė dhe Skocisė, pėrbėnte vetėm njė pjesė tė njė programi tė gjerė fortifikimesh.

    Fortifikatat e Adrianit pėrforcoheshin nga patrulla ushtarėsh tė vendosur nė kampe tė pėrhershme. Strukturat e brendshme tė ushtrisė u perfeksionuan dhe disiplina u bė mė e rreptė. Ushtarė tė pėrkohshėm, tė cilėve u ishte mėsuar pėrdorimi i armėve tė rėnda, ruanin nė vazhdimėsi postat kufitare, ndėrkohė qė legjionet qėndronin tė pozicionuara nė brendėsi tė kufirit. Nė afėrsi tė kėtyre bazave dhe fortifikatave filluan tė formoheshin koloni civile. Adriani u jepte kėtyre kolonive statusin e komunave dhe i nderonte shpesh me vizita tė tij. Gjatė njė mbretėrimi pothuajse paqėsor, atij iu desh tė nėnshtronte hebrenjtė, tė cilėt ngritėn krye, kur ai themeloi njė koloni pagane nė Jeruzalem dhe u pėrpoq tė ndalonte tė bėrit synet.

    Adriani shpresonte qė mbretėrimi i tij tė ishte njė periudhė si ajo e Augustit dhe e shpalli kėtė nė monedhėn e tij. Nėn autoritetin e tij, perandoria arriti njė nivel paqeje dhe stabiliteti, tė cilat nuk i kishte provuar qė prej kohės sė Augustit. Adriani diti tė ruante popullaritetin e tij nė Romė duke organizuar lojėra cirku, me luftime gladiatorėsh dhe me anė tė reformave fiskale bujare, nga tė cilat mund tė pėrmendet anulimi i borxheve ndaj shtetit.

    Dashuria e tij pėr arkitekturėn shprehet plotėsisht nė tempujt e shumtė dhe nė ndėrtesat private, qė u ndėrtuan me urdhrin e tij nė Athinėn e dashur e, madje, edhe nė Romė. Pa dyshim qė veprat mė tė njohura tė mbretėrimit tė tij janė Panteoni, Tempulli i Venusit dhe vila e tij e mrekullueshme e Tivolit. Zemėrgjerėsia e tij bėri qė klasa senatoriale tė mos e mbėshteste.
    Shkrimtari i krishterė Tertulieni e ka quajtur Adrianin omnium curiositatum explorator, eksplorues i gjithēkaje qė ėshtė kurioze. Adriani udhėtonte nė tė gjithė perandorinė qė tė plotėsonte dėshirėn e tij pėr tė mėsuar. Ai kishte interesa tė gjera dhe shumė talent qė bashkonin tek ai shpirtin praktik tė romakėve me zhdėrvjelltėsinė e mendjes sė grekėve. Gjeneral i aftė, ai nuk sprapsej asnjėherė pėrpara ashpėrsisė sė jetės sė kampit. Adriani ishte, gjithashtu, edhe njė administrator i zoti. Pėr shkaktė edukimit grek, ai ishte i pasionuar pas artit, letėrsisė, shkencės, gjė qė ishte e rrallė te romakėt. Ai themeloi Atheneumin e Romės, shkruante poema dhe kėndonte. Talenti dhe cilėsitė qė ai kishte nuk mundėn ta bėnin atė tė tėrhiqte simpatinė e aristokracisė romake, e cila i hidhte poshtė me pėrbuzje kėto aktivitete intelektuale dhe i konsideronte si jo tė denja pėr njė romak tė vėrtetė.

    Pėr ta fyer, Adrianit i vunė nofkėn "Greku". Arsyeja e vėnies sė kėsaj nofke ishte dashuria e tij pėr kulturėn greke, por, gjithashtu, edhe ajo qė romakėt e konsideronin si "sensualitetin e tij tė tepruar". A nuk kishte qarė ai si njė grua, kur, i rrėmbyer nga Nili, vdiq i preferuari i tij Antinou? Adriani e hyjnizoi atė dhe themeloi nė vendin e vdekjes sė tij njė qytet, tė cilin e quajti Antinoe. Monedha e Mantinesė, ku Antinou kishte njė tempull, u stampua me portretin e tij. Ende ekzistojnė shumė buste tė kėtij djali tė ri, me tipare tė ėmbla dhe shumė i bukur.


    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ADRIANIT

    * Meqenėse ishte admirues i zjarrtė i kulturės greke, Adriani iu fut njohjes sė mistereve tė Eleusisit, ashtu siē kishte bėrė edhe Augusti pėrpara tij. Kėto liturgji tė fshehta, prej tė cilave mė e njohura ėshtė kulti i Demeterit nė Eleusis, u dhuronin atyre qė njiheshin me kėto mistere (mistėve) njė pėrvojė fetare individuale, qė mungonte nė fenė zyrtare. Ato premtonin jetėn e amshuar dhe lumturinė pas vdekjes. Ata qė njiheshin me misteret betoheshin se do ta ruanin sekretin, kėshtu qė ne dimė pak gjėra mbi ritet qė zhvilloheshin nė Telesterion ose salla e mėsimit. Kandidati recitonte formula dhe pėrjetonte njė lloj zbulimi pasi pinte njė pije tė shenjtė. Njė himn i Demeterit vendos njė lidhje ndėrmjet origjinės sė Mistereve dhe legjendės sė perėndeshės sė tė korrave, qė niset nė kėrkim tė vajzės sė saj, Kore, tė rrėmbyer nė mėnyrė tė mistershme.
    Revolution 1848

  2. #12
    Ju lutem mos e prishni temen me komente pa vlere dhe do ju ftoja te sillni nga ana juaj te tjera postime per filozofet me te medhej te kohrave.

    Pershendetje
    Revolution 1848

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2011
    Postime
    23
    Keta filozof kan egzistuar ne kohen kur kan egzistuar nga 30 zotera, dhe kjo i shtyre drejt ateizmit. Po te ishin gjall pas ardhjes ne shprehje te fese katolike dhe sidomos asaj islame me siguri qe nuk do ishin ateist.
    Me shum do te me intersonin te dija per filozofet qe kan jetuar me von dhe qe kan qene ateist.

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga H.A.M Lexo Postimin
    Keta filozof kan egzistuar ne kohen kur kan egzistuar nga 30 zotera, dhe kjo i shtyre drejt ateizmit. Po te ishin gjall pas ardhjes ne shprehje te fese katolike dhe sidomos asaj islame me siguri qe nuk do ishin ateist.
    Me shum do te me intersonin te dija per filozofet qe kan jetuar me von dhe qe kan qene ateist.
    Po mire, ato 29 Zotat qe nuk jan me, nga se vdiqen ? Po ky i fundit kur do vdese ?

    Ju kerkova me mirsjellje te mos e prishni temen me postime te pavlera ... Nese keni ndonje postim per filozofet mire, ne te kundert, kurseni komentet

    Pershendetje
    Revolution 1848

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Eurostari e ka mir se ketu s'ka t'bej pune Zoti, por edhe nese ka te beje pune Zoti mendoni ne menyren Estetike, Etike, Filozofike, Fizike, Ontologjike, Biologjike. Sepse ne Filozofi dhe termnet e ndryshme besomi Zoti shume ma pak permendet e kjo tregon faktin me te rendesishem se nuk vjen gjithcka prej Zotit, sepse me ardh gjithcka prej Zotit atehere ky Zot kufizohet dhe nje ashtu e din gjithcka cka ndodh, nje ashtu e din edhe te ardhmen sa qe pastaj as e ardhmja s'ka efekt sepse ai e din. Atehere s'ka efekt, s'ka efekt as koha, as hapesira, as njeriu, as besimi. Sepse kto kan t'bejne me Gjithckajen dhe kur o Gjithcka dmth eshte Perfekte, e kur eshte Perfekete atehere per cfar ekziston Kozmosi dhe Njeriu? Pra ju kisha lute lexoni keta Filozof me thellesi te mendimit sepse jane disa gjera se s'kan t'bejn gjithcka me Zotin. Mos i humbi turit me lexu veq Emrin e Krishtit dhe t'Allahut sepse s'perfundon me keta dy gjithcka, por fillon me kta gjithcka, atehere mendoni, kur mendoni mundeni edhe me besu, kur s'mendoni s'ki Ekzistenc o dajkusha se t'hup gjithcka ne jete qe ke ate te te menduarit.

    Une keto shkrime s'i kam lexu ende por jam tu i lexu dhe qe ke ksi shkrime Eurostar te kisha lut posotoj qe te jen te vlerfshme per te gjithe.

    Me t'mira burra

  6. #16
    Charles Sanders Peirce

    Charles Sanders Peirce, filozof amerikan, qė nė fillim u muer me kimi, fizikė, matematikė dhe astronomie dhe vetėm mė vonė ju dha filozofisė dhe logjikės, (ndaras nga Frege) zbuloi kantifikatorėt. Punimet e tia i botoi nė pėrmbledhjen Collected Papers duke filluar nga viti 1931. Pėrndryshe njihet mė sė shumti si themelues i pragmatizmit qė e shtjellon nė artikullin e vitit 1882, « Si t'i qartėsojmė idetė tona ». Ėshtė nismėtar dhe themelues i semiotikės ku i klasifikon ikonat, shenjat dhe indicionet.

    Jeta

    Nė fillim e quajtėn talent i rrallė, dhe koshient pėr talentin qė kish. Megjithate, nuk arrijti asnjėherė tė emėrohet mėsimdhėnės univerziteti. Pavarėsia nga ēdo lloj sheme e jetės amerikane tė kohės se vet, nuk i pėrgjigjej moralit qė mbretėronte, paranoja qė e pėrcjellte gjatė jetės (disa thonė e arsyeshme) si dhe besimet inortodokse e shėndruan nė tė padėshiruashėm nė qarqet univerizitare. Gjatė 30 vjetė, punoi si laborant kurse 26 vitet e fundit i kaloi me gruan e tij tė dytė krejtėsisht i varfur nė njė fermė nė Pennsylvani, ku fitonte kohė pas kohe disa qindarka pėr tė mbijetuar, e kjo, nga konferenca qė i organizontepėr tė miku i tij James si dhe nga ndonjė artikull qė botonte kohėpaskohe.

    Vepra

    Punimet e tij u botuan shum pak gjatė jetės sė tij por vet vepra ėshtė shum e madhe; qindra mijė faqe nė dorėshkrim qė mbetėn gjatė kohė nė errėsirė. Pėr fat tė keq, nuk arrijti tė kompletoj sintezėn e filozofisė sė tij. Vdiq mė 1914 nė Milford

    Pragmatizmi

    Pragmatizmi ėshtė tema kyqe nė veprėn e Peirce qė shqyrton nė « Si t'i qartėsojmė idetė tona ». « Pragmatizmi -thot - ėshtė tė konsiderosh cilat janė efektet praktike qė na mendojmė se mund tė jenė tė prodhuara nga objekti i konceptit tonė. Konceptimi i tė gjitha efekteve ėshtė koncepti i plotė i objektit ». Pragmatizmi pra ėshtė filozofi e sinjifikimit ku koncepti definohet nga pėrgjithėshmėria e efekteve praktike. Kur dy koncepte me emėrtime tė ndryshme pėrbėjne efektet e njėjta praktike, formojnė njė koncept; kur dy koncepte kanė tė njėjtin emėr por kanė efekte tė ndryshme, na kemi dy koncepte tė ndryshme. Njė koncept sjell njė besim (bindje) mbi tė. Bindja ėshtė njė zakonshmėri mentale qė udhėheq akcionin. Nga kėtu edhe teksti tjetėr i Peirce ku spjegon kėtė gjendje, « Si tė fiksojmė bindjen ».

    Metafizika

    Nė veprėn e tij, Peirce, refuzon ēdo lloj* «metafizike ontologjike nga e kaluara» ku mendohet se bota spjegohet pavarėsisht nga eksperienca dhe intelligenca empirike. Pėr Peirce, ēdo egzistence ėshtė duale sepse pėrbėhet nga akcioni dhe reakcioni. Gjithėsia ėshtė proces i pafund, i bazuar nė ligje por megjithate ėshtė diēka evolutive. Kėtė koncept ai e quan tychisme.

    Semiotika ose teoria e arsyes

    Mendimet vijnė nga shenjat. Shenja ėshtė njė treshe: prezentimi (objekti i meditimit), objekti vet ėshtė i dyti, pra ajo qė egziston dhe mbi tė cilėn flasim, e e treta ėshtė virtyti i asaj (i objektit) qė interpretojmė. Kjo ėshtė vetėm njė raport i parė bazė sepse ēdo interpretim ngjalle spjegime dhe ide tė reja dhe kėshtu nė pafund. Peirce merr shembull qenin. Fjala qen paraqet diēka, objekti ėshtė ajo qė pėrcakton kjo fjalė kurse interpretimi i parė ėshtė koncepti « qen ». Por me kaq procesi semiotik nuk ka marr fund sepse duke filluar nga kėtu na ndajmė nė tru atė c'ėshtė qeni, por kjo ngjallė interpretime tė reja mbi kėtė gjer nė pambarim.

    Ndikimi i Pierce

    Ėshtė parardhės i Karl popper. Ndikoi drejtpėrsėdrejti mbi Wiliam James dhe John Dewey si dhe nbi Quinee, Hilary Putnam, Umberto Eco, dhe John Deely. Konsiderohet Aristoteli i Amerikės pėr shkak tė analitikės dhe njohurive enciklopedike qė pati. Gjatė jetės qė shum pak i kuptuar.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 03-03-2011 mė 07:26

  7. #17
    ARKIMEDI


    Arkimedi jetoi rreth viteve (287 p.e.s. - 212 p.e.s. qe nė matematikan, fizikan, inxhinier, astronom dhe filozof i lashtė . Mendohet nga disa historianė e matematikanė tė jetė matematikani mė i madh i lashtėsisė. Carl Friedrich Gauss (Karl Frederik Gaus) e mendonte atė si njė nga tre mė tė mėdhenjtė, qė kanė jetuar ndonjėherė

    Arkimedi u bė i njohur pasi mori pjesė nė mbrojtjen e Sirakuzės kundėr rrethimit romak nė Luftėn e Dytė Punike. Ka tė ngjarė qė ai i zmbrapsi romakėt me makineritė e tij tė luftės tė pėrpiluara me dorėn e tij. Thuhet se ai ka mundur tė lėvizė njė anije tė madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesė vetėm me njė litar. Mendohet tė ketė zbuluar parimin e dendėsisė dhe pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" qė sipas gojėdhėnės e zbuloi ndėrsa ai po lahej nė njė vaskė (doli jashė nėpėr rrugė duke bėrtitur "Eureka (evrika)" - (E gjeta)). Atij i mvishet edhe shpikja e odometrit gjatė Luftės sė Parė Punike. Njė nga shpikjet e tij tė pėrdorura pėr mbrojtje ushtarake tė Sirakuzės kundėr pushtimit romak ishte grremēi i Arkimedit.
    Dėrguar nga V. Batalaku
    Arkimedi u vra nga njė ushtar romak nė plaēkitjen e Sirakuzės gjatė Luftė sė Dytė Punike megjithėse urdhėri i [Marēelusit] ishte qė ai tė mos lėndohej. Grekėt thonė se u vra ndėrsa vizatonte njė ekuacion nė rėrė: i zhytur nė punėn e tij dhe i padurimtė nga ndėrprerja e ushtarit, thuhet se tha fjalėt e tij tė fundit tė famshme para se tė therej nga ushtari romak: "?? (Mos mi trazo rrathėt). Kjo histori tregohet qė tė vihet nė pah mendja e lartė greke me dorėn-vrasėse romake. Megjithkėtė duhet tė shėnohet se Arkimedi shkatėrroi me makineritė e tij luftarake njė pjesė tė mirė tė fuqisė pushtuese romake, kėshtu qė vdekja e tij mund tė ketė qėnė njė ndėshkim.

    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ARKIMEDIT

    * Romakėt u futėn nė Sirakuzė papritur e pakujtuar. Arkimedi ishte nė atė kohė aq i zhytur nė mendime pėr zgjidhjen e njė problemi gjeometrik sa qė nuk po merrte vesh asgjė. Njė ushtar u fut nė shtėpinė e tij dhe me shpatė zhveshur nė dorė shkoi deri nė dhomėn ku po punonte. Arkimedi iu lut ta linte tė qetė deri sa tė kryente veprimet qė kishte nė dorė. Pastaj u zhyt prapė nė punė pa u kujtuar fare pėr ushtarin qė i rrinte nė kėmbė. Kurse ai, pasi e kishte ngacmuar disa herė qė tė ngrihej, e humbi durimin dhe e shpoi me shpatė.

    * Thuhet se Arkmedi parandaloi njė sulm romak mbi Sirakuzėn duke pėrdorur njė grumbull tė madh pasqyrash (pėrflitet tė kenė qenė mburoja tė pastruara shumė mirė) qė pasqyronin dritėn e diellit dhe tė cilat shkaktuan qė anijet tė merrnin zjarr.



    Voltaire

    Franēois Marie Arouet i quajtur Voltaire (1694-1778), ėshtė figura qė mishėrohet me tėrė madhėshtinė e saj nė qindvjeēarin e Dritėrave ("Ndriēuesit"). I quajtur gjithashtu « qindvjeēari i Voltaire-it ». Nxėnės i shkėlqyer nė retorikė dhe nė filozofi pranė kolegjit tė Clemont-it (Louis-le-Grand), ndoqi gjithashtu mėsimin pranė Jansenistėve (Janséniste) nė tė cilin sekt edhe u konvertua mė vonė.
    Goditja therėse dhe e gjallėrishme me ngjyrosje tė pashoqe, sa qė ca skeptik mes tė cilėve edhe Friedrich von Schiller (1759-1805) indinjoheshin pėr shkak tė mungesės sė thellėsisė Voltaire pėrgjigjej gjithėmonė me urtėsi se qėllimi i tij ishte theshtimi i veprave tė veta kėshtuqė ēdokush i ka pranė dore dhe jo tė pėrdorė njė gjuhė tė ditur nė shėrbim tė njė pakice. Luftoi nė favor tė shum shkaqeve qė janė pjesė e pėrsėritur nė plejadėn e veprave tė tij.
    Mė sė pari feja ose mė mirė tė themi fanatizmi fetar. Formula e famshme se « duhet shtypur poshtėrsinė » ėshtė pamflet kundėr jotolerancės dhe errėsisė fetare. Nga kėtu « Letrat filozofike » (Lettres philosophiques (1734), « Zemėrdėlirė » (Candide (1759), « Zadig » Zadig (1748), « Fanatizmi ose Profeti Muhammed » (Le Fanatisme ou Mahomet le prophčte (1741), dhe Traktat mbi tolerancėn me rastin e vdekjes sė Jean Calas-it (Traité sur la tolérance ą l'occasion de la mort de Jean Calas (1763) themi se janė njė model ideal i formulės sė pėrmendur mė parė.
    Mėtej, pėrhapja e diturisė qe poashtu «fushėbetejė » e tij: Veprat si « Fjalori filozofik » (Dictionnaire philosophique (1764), « Rreziku i tmerrshėm i leximit » (De l’horrible danger de la lecture (1765), e poashtu edhe kontributi i tij dhėnė « Enciklopedisė » (Encyclopédie (1751-1772) e karakterizojnė qartė luftėn e tij pėr arsimim.
    Mė nė fund, beteja e tij kundėr kartesianizmit, mbrojtja e newtonizmit dhe empirizmit tė tij: pėr Voltaire-in, tė kuptuarit (gjykuarit) vjente vetėm nga vėnja nė relacion tė ndjenjave tona e jo nga dituria qė e kemi tė lindur e qė Zoti ia paska dhėnė njeriut qė tė mundeshka tė zbuloj diturinėnėpėrmjet tė ushtruarit permanent tė mendimittė kėthyer nga brėndia (Descartes). Pėr Voltaire-in, Zoti ka rregulluar kėtė botė duke na lėnė gjykimin e lirė, por qė megjithatė, ai kontrollon vullnetin tonė. Duke druajtur materializmit ateist tė cilin e kualifikonte si tė rrezikshėm, afirmonte vehten si besimtar i plotė.
    Do tė pėrfundoj kėtė jetėshkrim qė vetėm mund tė pėrshkoj gjėrėsinė e veprės sė tij me kėtė formulim qė rezymon mendimin voltairian: « Nė njė Republikė tė denjė pėr emrin qė mban, liria e publikimit sė mendimeve tė veta ėshtė e drejtė natyrore e qytetarit ».
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 03-03-2011 mė 07:35

  8. #18
    Xhordano Bruno (1548 – 1600)

    Jeta e tije


    Mendimtari i djegur i gjallė mbi turrėn e druve kishte pėrgatitur njė projekt pėr paqen mes besimeve
    "Nga Roma, mė 19 shkurt 1600... Tė enjten u dogj i gjallė mbi turrėn e druve nė Fushėn e Luleve murgu i Shėn Dominikut nga Nola, heretiku i betuar me gjuhėn therėse pėr shkak tė fjalėve qė thoshte, pa pranuar t‘u vinte veshin atyre qė thoshin tė tjerėt pas 12 vitesh dėnim nė burgun S. Officio, nga i cili u lirua njė herė".

    Ėshtė njė ndėr dokumentet mjaft tė rrallė tė kohės qė pėrshkruajnė nė njėfarė mėnyre djegien mbi turrėn e druve tė filozofit tė madh Xhordano Bruno. Mendimtari u dogj i gjallė nė sheshin e quajtur "Fusha e Luleve" mė 17 shkurt tė vitit 1600. Nė krye tė Romės nė atė kohė ishte Papa Klementi VIII (1592-1605), njė klerik me origjinė fiorentine, mjaft i dyzuar ndaj protestantizmit. Sė pari u shqua pėr masa mjaft tė ashpra represive mbi tė gjithė ata qė pėrqafonin idetė qė kishin tė bėnin me ndryshimin e kishės katolike, por nga ana tjetėr, falė nuhatjes sė fortė politike nė vitin 1958, pranoi tė njihte zyrtarisht si mbret tė Francės Erikun IV tė Burbonėve, e bashkė me tė -duhet thėnė se jo pa vėshtirėsi- edhe ediktin e Nantės, ose me fjalė tė tjera ediktin qė lejonte protestantizmin kalvinist nė Francė. Viti jubilar 1600 pėrfaqėson edhe kulmin e suksesit tė tij si Papė dhe Roma e asokohe, ku u dogj i gjallė Xhordano Bruno, ishte njė qytet i ndritshėm, ku ngrihej madhėshtore kupola e Shėn Pjetrit e ndėrtuar nga skulptori gjenial Mikelanxhelo, njė qytet ku vėrshojnė papushim turma pelegrinėsh, tė cilėt vizitojnė kishat e saj pėr tė shtėnė nė dorė indulgjencat e famshme (sipas protestantėve njė ndėr padrejtėsitė mė tė mėdha qė bėnte kisha katolike ishte pikėrisht shitja e indulgjencave, falja e mėkateve kundrejt pagesės. Pėr Martin Luterin, njeriu i parė qė foli zyrtarisht pėr reformimin e kishės, falja ishte atribut vetėm i Zotit dhe jo i klerikėve tė saj). Faljet e bėra gjatė kėtij viti jubilar nuk preknin administrimin e pėrditshėm tė gjyqėsorit. Ekzekutimet kapitale, qoftė tė kriminelėve, qoftė tė heretikėve, vazhduan tė kryheshin pa asnjė ndėrprerje edhe gjatė jubileut. Roma e atij viti ishte njė teatėr ku gėrshetoheshin festimet e ceremonitė fetare me turrat e druve e masat represive qė ndėrmerrte kisha katolike kundėr reformės sė kėrkuar me aq forcė nga protestantėt.

    Ekzekutimet me vdekje nė Romėn e vitit 1600 ishin ngjarje mė se normale, diēka qė ndodhte rėndom, nė mos ritual qė pėrsėritej pėrditė, njė eveniment ku njerėzit shkonin nė tė njėjtėn mėnyrė siē mund tė shkohej pėr tė ndjekur njė shfaqje artistike.

    Nė burgjet e kishės, qė nga gjysma e viteve 1500, heretikėt e dėnuar duhej t‘i nėnshtroheshin aktit tė famshėm tė besimit tė quajtur "autodafč", ose e thėnė ndryshe pranimi nė publik i herezisė sė tyre. Tė dėnuarit nxirreshin pėrpara turmės sė sehirxhinjve me veshjet e burgut dhe recitonin njė formulė ku pranonin herezitė. Vetėm pas kėtij akti dhe pranimit zyrtar tė gabimeve tė tyre, mund tė dėgjonin edhe dėnimin e lėshuar nga gjykata.

    Jo tė gjithė ata qė gjykoheshin nėn akuzėn e herezisė dėnoheshin me vdekje (nė periudhėn e represionit mė tė egėr pėrqindja e tyre nuk e kaloi shifrėn 20%). Ata qė gjykoheshin si tė tillė, heretikėt qė nuk pranonin tė pendoheshin apo ata qė e pėrsėrisnin mėkatin e herezisė ose edhe raste tė tjera tė rėnda, u dorėzoheshin strukturave qė merreshin me ekzekutimin e tyre. Nė fakt, nė teori kisha nuk mund tė derdhte gjak; qė kėtu merrte jetė edhe formula hipokrite qė pėrdoreshin pėr tė dėrguar tė dėnuarit nė duart e xhelatėve, tė cilat u pėrdorėn edhe nė rastin e Xhordano Brunos: "Kėshtu po tė lėmė nė duart e imzot Guvernatorit tė Romės, tė pranishėm kėtu, pėr tė tė dėnuar mbi fajet e tua, por nga ana tjetėr duke u lutur qė dėnimi ndaj personit tėnd tė mos jetė shumė i ashpėr, qė tė mos bartė mbi vete rrezik vdekjeje apo gjymtimi...".

    Por kush ishte Xhordano Bruno? Ishte padyshim njė filozof me famė nė tė gjithė Evropėn, mjaft i vetėdijshėm pėr fuqinė qė bartte dhe fshihte brenda tij mendimi. Por si ka mundėsi qė nė vitin 1952 i dha fund pelegrinazhit qė kishte ndėrmarrė prej vitesh dhe u ndal nė Venecia, praktikisht duke u dorėzuar me vullnetin e tij nė duart e inkuizicionit? Sipas studiuesve mė nė zė tė figurės sė Xhordano Brunos, mes planeve tė mendimtarit ishte edhe njė projekt politiko-fetar, i cili synonte tė vendoste nė Evropė njė paqe fetare tė bazuar nė vendosjen e njė feje tė vetme nė tė gjithė Evropėn. Por cila duhet tė ishte ajo fe?

    Pėr Brunon, i cili asokohe kishte gjetur strehim nė Gjermaninė protestante, kjo fe nuk mund tė ishte protestantizmi. Nė rast se nė njė ēast tė parė vėrtet kishte menduar t‘i zbatonte projektet e tij nėn hijen e protestantizmit, ishin tė shumta motive teologjike dhe filozofike qė e vinin ndesh me luterianėt e kalvinistėt, nė radhė tė parė pėr shkak tė doktrinės sė justifikimit tė besimit, siē dėshmojnė edhe dokumentet e shkruara nga ai vetė, tė shqyrtuara pėrgjatė akteve gjyqėsore. Kėshtu pra, ky bashkim nuk mund tė bėhej nė njė fe tjetėr, pėrveē asaj katolike, por pėr mendimtarin ky katolicizėm i ri duhej tė kishte shumė pak gjėra tė pėrbashkėta me atė tė atėhershmin: bėhej fjalė pėr njė katolicizėm tė reformuar nė njė optikė politike qė nuk shihte pėrballjen, por qė hidhte njė ide tė ngjashme me atė tė "rrugės sė tretė" pėr zgjidhjen e konfliktit mes katolikėve e protestantėve.

    Bruno ishte i bindur se ngjarjet po rridhnin nė mėnyrė shumė tė favorshme pėr tė, se mund tė kthehej dhe mund tė merrte nė Romė njė rol politik tė dorės sė parė, ndoshta edhe si kėshilltar i Papės. Por ishte paraprirė nė kėtė iluzion nga njė tjetėr personazh mjaft i ngjashėm me atė vetė, Franēesko Puēi, edhe ky pre e njė utopie tė tillė pajtuese, i gėnjyer nga bindja se do tė gėzonte mbėshtetjen e plotė tė Papės Klementi VIII. Puēi fillimisht ishte kalvinist i flaktė, mė pas iu kthye sėrish katolicizmit, por me nota mjaft tė forta herezie. U kthye nė Romė nė vitin 1954, ku u mbyll menjėherė nė burgjet e inkuizicionit (ku njohu Kampanelėn, por jo Brunon) pėr t‘u dėnuar mė pas me prerje koke e me djegie nė vitin 1957.

    Siē dihet mirė nga tė gjithė, Bruno nuk pati fat mė tė mirė. Nė shtator tė vitit 1959 gjykata i kėrkoi ndryshimin e pozicioneve. Nė rast se do tė kishte pranuar ta bėnte kėtė me siguri nuk do dėnohej me vdekje (duke qenė se nuk ishte dėnuar mė parė pėr krime tė kėsaj natyre). E shumta do tė dėrgohej deri nė fund tė jetės nė ndonjė manastir, ku me shumė gjasa mund edhe tė lejohej tė vazhdonte tė shkruante. Nė rast se nuk do tė pranonte tė hiqte dorė nga idetė e tij, merrej me mend lehtė se do tė pėrfundonte nė duart e xhelatėve. Nė fakt gjithēka donte tė arrinte gjykata ishte dorėzimi i tij, qė do tė thoshte fitoren e sė vėrtetės mbi tė gabuarėn, tė besimit mbi herezinė. Pa pendesė, gjykata ishte e mposhtur.

    Por Xhordano Bruno, pas disa hezitimesh, refuzoi tė hiqte dorė nga idetė e tij dhe mėngjesin e 17 shkurtit tė vitit 1600 u ngjit mbi turrėn e druve nė sheshin "Fusha e Luleve".



    XHORDANO BRUNO FILOZOFI I HARRUAR

    Megjithėse pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė vende tė huaja, u kthye nė vendlindje nė fund tė udhėtimeve tė gjata dhe gjatė gjithė aktivitetit si mendimtar shkroi 20 libra. U largua nga shkolla, nga qyteti dhe nė fund dhe nga vendi pėr tė gjetur mes tė huajve atė integritet intelektual qė nuk mund ta gjente nė vendlindje. Ėshtė njė fakt mjaft interesant qė shumė pranė shekullit XVI njė njeri i kufizuar nga tė gjitha drejtimet prej traditės klerikale, arrin tė krijojė atė qė mund tė quhet njė vėzhgim filozofik mbi botėn, nė tė cilėn sapo kishin nisur tė lulėzonin shkencat. Bruno jetoi nė njė periudhė kur filozofia ndahej me forcė nga shkenca.

    Njė ekzaminim i detajuar i trashėgimisė filozofike tė Brunos zbulon njė figurė mjaft komplekse tė ndikuar nga prirjet e ndryshme intelektuale tė kohės, nė njė periudhė nė tė cilėn shkenca moderne sapo kishte nisur tė shfaqej. Polemikat e tij entuziaste fituan admirimin e mendimtarėve mė nė zė tė asaj periudhe, por njėherėsh edhe mėrinė e kishės katolike, autoriteti i sė cilės po lėkundej fort pėr shkak tė njė serie sulmesh tė kėsaj natyre. Bruno lindi nė Nola tė Napolit nė vitin 1548, nė agimin e revolucionit astronomik, flamuri i tė cilit mbahej nga Koperniku. Sipas tij, jo Toka, por Dielli ishte nė qendėr tė njė universi qė kishte njė fund dhe tė gjithė planetėt silleshin pėrreth tij. Sistemi i Kopernikut sfidonte jo vetėm pikėpamjet kozmologjike tė kishės, por edhe hierarkinė e ngurtė sociale tė feudalizmit. Kėndvėshtrimet e mėparshme mbi natyrėn e universit me Tokėn nė qendėr shėrbenin veē pėr tė pėrforcuar rregullin e ngurtė feudal qė shihte shėrbyesit tė vėrtiteshin rreth njė Pape qė pėrbėnte edhe qendrėn e tyre tė gravitetit. Rreziku qė pėrmbante nė vete teoria e Kopernikut kishte tė bėnte me faktin se nė rast se cenohej pagabueshmėria e kishės, mund tė sfidohej edhe pozicionimi social i njerėzve nė raport me tė. Kisha nė atė kohė goditej fort nga tė gjitha krahėt. Nė vitin 1517 Martin Luteri kishte gozhduar tė famshmet 95 teza nė derėn e njė kishe tė Gjermanisė, tė cilat denonconin praktikat e kishės katolike romane, si shpėrthim i reformės protestante qė pėrfshiu mė pas gjithė Evropėn. Vatikani u pėrgjigj me njė kundėrsulm tė ashpėr "Kundėr Reforma" mbi tė gjithė ata qė sfidonin doktrinėn katolike. Nė vitin 1542 u instalua edhe inkuizicioni i shenjtė qė duhej tė bindte me forcė kėdo tė hiqte dorė nga ēdo lloj doktrine qė binte ndesh me ato tė kishės. Bruno u shfaq nė njė botė ku gjėrat prej kohėsh ishin mjaft tė trazuara. Nė vitin 1573 hyri nė njė manastir dominikan, ku ra nė sy tė autoriteteve kishtare pėr kėndvėshtrimet e tij mjaft liberale. Gjatė studimeve, pėrveē punėve tė filozofėve tė lashtė grekė, tregoi mjaft interes edhe ndaj mendimtarėve modernė evropianė. Nė fakt, pikėrisht nė kėtė periudhė u njoh edhe me veprėn e Kopernikut, e cila la shenjė mjaft tė fortė nė tė gjithė jetėn e tij. Nga Urdhri Domenikan u shkėput nė vitin 1576, pasi u zbulua qė lexonte tekstet e filozofit humanist holandez Erazmus, duke arritur kėshtu tė largohej pėrpara se tė denoncohej nga autoritetet kishtare. Pas kėsaj, pėr vite me radhė mrekulloi gjithė Evropėn me diskutimet e tij dhe duke publikuar idetė filozofike. Pas tri vitesh qėndrimi nė Itali u zhvendos nė Gjenevė, e cila nė atė kohė dominohej nga protestantėt e udhėhequr nga Kalvini. Shumė shpejt u pėrfshi nė njė konflikt me autoritetet akademike tė qytetit, pasi publikoi njė pamflet ku tregohej se si njė profesor filozofie kishte bėrė 20 gabime nė njė lekturė tė vetme. U burgos nga autoritetet kalviniste dhe u la i lirė vetėm pasi tėrhoqi ofezėn publike. 26 vite mė parė kalvinistėt kishin djegur tė gjallė nė turrėn e druve Servetusin, njė mjek dhe mendimtar spanjoll, pikėrisht pėr shkak tė pikėpamjeve tė tij shkencore. Mė pas Bruno udhėtoi nė Tuluzė tė Francės, ku dha mėsime mbi "de Anima" tė Aristotelit, si dhe shkroi njė libėr mbi mėnyrat pėr tė stėrvitur kujtesėn. Nė vitin 1581 mbėrriti nė Paris, ku tėrhoqi vėmendjen e Mbretit Henriku III, i cili kishte mbetur gojėhapur nga kujtesa e jashtėzakonshme e mendimtarit italian. Mbreti i siguroi njė vend nė "College de France", pasi Brunos iu ndalua hyrja nė Sorbonė nga autoritetet kishtare. Dy vite mė pas u detyra tė linte Francėn dhe tė udhėtonte drejt Anglisė, ku do tė qėndronte pėr tri vite, tė cilat do tė ishin edhe mė tė shlyerat e mė tė frytshmet e gjithė jetės sė tij. Aty gjeti njė shoqėri mjaft tė hapur ndaj ideve qė vinin nga Italia, ku jetonte edhe njė komunitet tė dėbuarish italianė mjaft i konsiderueshėm. Shumė prej pjesėtarėve tė kėtij komuniteti ishin larguar nga vend-lindja pėr t‘u shpėtuar persekutimeve pėr shkak tė ideve filozofike dhe teologjike mjaft tė avancuara qė kishin pėrqafuar. Bruno pati biseda tė gjata me Mbretėreshėn Elisabeta I, sė cilės i pėlqente shumė tė diskutonte mbi problemet e filozofisė nė gjuhėn italiane. Shumė shpejt rreth tij u mblodhėn njė numėr i madh intelektualėsh, tė cilėt gjithashtu pėrqafonin idetė e avancuara tė kohės. Nė Angli Bruno publikoi gjashtė libra, qė tė gjithė nė italisht, duke pėrpunuar pėr herė tė parė nė tėrėsinė e saj tė gjithė doktrinėn e tij politike. Do tė ishte ai i pari ndėr tė gjithė filozofėt qė do tė arrinte t‘i diskutonte problemet shkencore dhe filozofike nė gjuhėn e vendlindjes. Por, pėr kishėn katolike thjesht akti i publikimit nė italisht pėrbėnte njė sfidė tė drejtpėrdrejtė ndaj saj, duke qenė se sipas saj gjuha nė tė cilėn duheshin mbajtur diskutimet intelektuale ishte latinishtja, gjė qė limitonte ndjeshėm pėrhapjen gjerėsisht tė ideve. Aq frikė kishin botuesit e Brunos, sa askush nuk guxoi ta identifikonte veten nė tekstet e botuara.



    Galileo Galilei

    Mė 13 shkurt 1633, filozofi italian, astronomi dhe matematicieni Galileo Galilei arriti nė Romė pėr tu ballafaquar me akuzat pėr herezi, pėr mbrojten qė ai i kishte bėrė teorisė sė Kopernikut, qė konkludonte se Toka rrotullohej rreth Diellit. Galileo u akuzua zyrtarisht nga Inkuizicioni nė prill tė atij viti dhe pranoi akuzėn nė shkėmbim tė njė dėnimi mė tė butė. I vendosur pėrfundimisht nė arrest shtėpie nga Papa Urbani VIII, Galileo kaloi pjesėn e mbetur tė jetės ne vilėn e tij nė Arcetri, pranė Firences, para se tė vdiste mė 8 janar 1642.

    Galileo Galilei, djali i njė muzikanti, u lind mė 15 shkurt 1564, nė Piza, Itali. Ai hyri nė Universitetin e Pizės pėr tė studiuar mjekesi, por e ndėroi degėn dhe u fokusua nė filozofi e matematikė. Mė 1589 ai u bė profesor nė Piza pėr disa vite, gjatė tė cilave demonstroi se shpejtėsia e rėnies sė objekteve nuk ishte nė proporcion me peshėn e tyre, sic Aristoteli kishte argumentuar. Sipas disa raporteve, Galileo e realizoi kėrkimin e tij duke hedhur objekte tė peshave tė ndryshme nga Kulla e pjerrėt e Pizės. Nga 1592 deri 1633, ai ishte profesor matematike nė Universitetin e Padovės, ku bėri njė teleskop qė i dha mundėsi tė observonte objekte qiellore, katėr Hėnat e Jupiterit dhe vetė Jupiterin. Ai gjithashtu zbuloi se Rruga e Qumėshtit pėrbėhej nga yje. Nė vijim tė publikimeve tė studimeve tė tij, mė 1610 u emėrua matematicien i oborrit tė Firences.

    Zbulimet e Galileot e bėnė atė tė pranoj studimin e astronomit polak Nicolaus Copernicus (1473-1573), megjithėse teoria e Kopernikut binte ndesh me mėsimet e Kishės Katolike tė Romės, qė drejtonte Italinė nė atė kohė. Sipas kishės, jo Dielli por Toka ishte qendra e Universit. Mė 1633, Galileo u dėrgua para Inkuisicionit tė Romės, njė sistem gjyqėsor i themeluar nga Pushteti Papal mė 1542, pėr tė rregulluar doktrinėn kishtare. Kjo doktrinė pėrfshinte dhe ndalimin e librave qė ishin nė konflikt me mėsimet e kishės. Inkuisicioni romak i kishte rrėnjėt e tij nė Inkuisicionin e Mesjetės, qėllimi e sė cilės ishte kėrkėmi dhe dėnimi i heretikėve, tė konsideruar si armiq tė shtetit.

    Sot Galileo njihet pėr kontributin e tij tė rėndėsishėm nė fushėn e lėvizjes dhe astronomisė. Zbulimet e tij influencuan mė vonė shkencėtarėt, tė tille si matematicienin dhe filozofin anglez Isaac Newton, qė zhvilloi ligjin universal tė gravitetit. Mė 1992, Vatikani njohu formalisht gabimin e tij nė dėnimin e Galileos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 03-03-2011 mė 12:00

  9. #19
    Perikliu

    Perikliu (Pericles ,Perikles),rreth 462-429 p.e.s., greq: Περικλῆς, dmth. "i rrethuar nga lavdia", ishte njė burrė shteti i shquar dhe me ndikim, udhėheqės i shtetit demokratik tė Athinės nė epokėn e lulėzimit tė saj mė tė lartė, orator,demokrat dhe gjeneral.
    Perikliu, demokrat i zjarrtė, ėshtė zgjedhur strateg pėr mė shumė se 20 vjet. Vendimet e tij politike e shtrinė ndikimin e Athinės pėrtej kufijve tė saj dhe ndihmuan nė zhvillimin e njė perandorie athinase. Ambicia e tij imperialiste pati si rezultat luftėn e Peloponezit kundėr Spartės dhe aleatėve tė saj. Ai vdiq nė vitin e parė tė konfliktit, si viktimė e murtajės.
    Qeveria jonė ėshtė origjinale. Ajo nuk ndjek shembullin e asnjėrit prej fqinjėve tanė. Po, tė tjerėt na kanė kopjuar, ne nuk kemi kopjuar nga askush. Na quajnė demokraci, pasi i gjithė populli dhe jo vetėm njė pakicė merr pjesė nė jetėn politike. Edhe nė drejtėsinė tonė ndiqet parimi se tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit. Ne i emėrojmė administratorėt tanė nė funksionet e tyre sipas meritės dhe aftėsisė qė kanė dhe jo duke u ndikuar nga origjina e tyre. Asnjė qytetar, qoftė edhe i varfėr, nuk lihet jashtė punėve tė qytetit, nėse ai mund tė kontribuojė sado pak. Mos harroni asnjėherė se lumturia mbėshtetet te liria dhe se vetėm kuraja mund tė sjellė pak liri nė kėtė betejė.
    Perikliu mbizotėroi nė skenėn politike nė kulmin e periudhės klasike, kur Athina u bė njė kryeqytet ku lulėzonin kultura dhe artet. Ai ėndėrronte tė fillonte njė lėvizje tė gjerė rindėrtimi nė shtetet e tjera greke, ku tempujt dhe ndėrtesat publike ishin dėmtuar nga luftėrat kundėr persėve, por iu desh tė mjaftohej me zbukurimin e Athinės.
    Posti i gjeneralit ose i strategut ishte i vetmi ku mund tė rizgjidheshe ēdo vit. Prandaj ai lakmohej nga tė gjithė ata qė kishin ambicie politike, si Perikliu. Strategu kishte tė drejtėn ekskluzive marrjen e vendimeve dhe dhėnien e urdhrave nė periudhė konfliktesh. Pasi vendimet tė miratoheshin nga Asambleja, ushtrimi i ndikimit politik kėrkonte mbėshtetjen pa rezerva tė popullit. Nė fakt, titulli i strategut tė jepte njė status dhe ndikim, por jo njė pushtet tė vėrtetė.
    Perikliu, me ndihmėn e njė aleati politik, Efialtit, pėrfundoi reformat demokratike tė Klistenit, duke vendosur parimin e shpėrblimit tė tė zgjedhurve. Tashmė, Athina ishte njė demokraci e kompletuar, nė tė cilėn asnjė qytetar nuk mund tė mėnjanohej nga ushtrimi i funksionit publik me pretekstin se ishte i varfėr. Tuqididi pretendon se Athina vetėm emrin kishte demokraci dhe se nė tė vėrtetė "qeverisej nga qytetari i parė". Kjo ėshtė krejtėsishte pavėrtetė, sepse Perikliu ishte vetėm njėri nga 10 strategė tė zgjedhur dhe sepse asnjėri prej tyre nuk mund tė qeveriste pa mbėshtjetjen e tė gjithė popullit. Ēdo vit ai duhej tė rizgjidhej. Aty nga fundi i karrierės, kundėrshtarėt e tij politikė u pėrpoqėn t'ia lėkundnin popullaritetin, duke sulmuar miqtė e tij. Ai e humbi postin njė herė, por mė vonė u rizgjodh dhe vdiq duke ushtruar funksionin e tij.
    Reformat e Klistenit, tė bazuara nė parimet e Solonit, vendosėn nė Athinė njė demokraci tė vėrtetė. Pėrveē krijimit tė funksionit tė strategut, Klisteni ishte autori i vendosjes sė ostrakizmit, sistem i dėbimit politik, qė bėnte tė mundur shmangien e konflikteve tė pushtetit me njė opozitė tė vazhdueshme. Me votėn e dy tė tretave tė qytetarėve, personi qė "dėbohej" duhej tė largohej nga Athina pėr 10 vjet. Ostrakizmi bėri tė mundur qė Perikliu dhe shumė tė tjerė tė eliminonin rivalėt politikė.
    I cilėsuar si "historiani i pare shkencor", Tuqididi shkroi njė histori tė mrekullueshme tė luftės sė Peloponezit. Ai ėshtė historiani i parė qė e ka tejkaluar tregimin e thjeshtė tė ngjarjeve, duke u interesuar mė tepėr pėr shkaqet qė qėndrojnė pas tyre. Nė analizėn qė u bėn shkaqeve tė luftės, ai nėnvizon rėndėsinė e krijimit tė dy blloqeve influencash brenda Greqisė, situatė, qė, sipas tij, e bėnte konfliktin tė pashmangshėm. Ai e admironte Perikliun pikėrisht pėr talentin qė ai kishte pėr ta kthyer Asamblenė nė anėn e vet.
    Aspasia, e dashura e Perikliut, Anaksagora, profesori i tij, dhe Fidiasi, skulptori i Partenonit, kanė dalė pėrpara drejtėsisė pothuajse nė tė njėjtėn kohė, pėr shkaqe tė ndryshme. Perikliu u pėrfshi drejtpėrsėdrejti vetėm nė procesin e Fidiasit, i akuzuar se kishte gdhendur nė mburojėn e Athinasė portretet e tij dhe tė strategut akt qė u konsiderua si sakrilegj nga akuzuesit e tij. Kjo fushatė shpifjesh pati efektet e saj, pasi Perikliu nuk arriti tė rizgjidhej atė vit. Ai e rifitoi titullin e strategut njė vit mė pas.
    Dėshtimi elektoral i Perikliut atė vit pati si shkak zhgėnjimin e athinasve nė luftėn kundėr Spartės, si edhe mospranimin e politikės sė tij. Nė shumė aspekte kjo luftė ishte pasojė e drejtpėrdrejtė e dėshirės sė Perikliut pėr tė transformuar Lidhjen e Delosit nė Perandorinė Athinase. Korinti, rivali tregtar i Athinės, i kėrcėnuar nga vullneti ekspansionist i Perikliut, thirri Spartėn nė ndihmė. Kur Perikliu ua ndaloi anijeve tė Megarės hyrjen nė portet e qyteteve aleate tė Athinės, lufta u bė e pashmangshme. Strategjia e Perikliut qėndronte nė shmangien e ēdo konfrontimi me armikun, duke u mbėshtetur nė fuqinė detare tė Athinės. Kjo do tė thoshte qė popullsia e fshatrave duhej tė shkonte nė qytet dhe tė kėqyrte, e pafuqishme pėr tė vepruar, vjedhjen dhe shkatėrrimin e tė korrave dhe tė fermave nga armiku.
    Epidemia e murtajės, nga e cila vdiq edhe Perikliu, ishte pasojė e mbipopullimit urban. Vdekja e strategut tė madh e la Athinėn tė ndarė. Ėshtė e kotė tė shtrohet pyetja se si do tė kishte ndikuar Perikliu nė rrjedhėn e historisė, nėse do tė kishte jetuar mė gjatė. Por duket se ndarjet politike, qė dolėn nė pah pas vdekjes sė tij, e bėnė vazhdimin e luftės tė vėshtirė dhe ēuan nė disfatėn pėrfundimtare tė Athinės.
    Demokratėt e bindur, si Perikliu, donin ta vazhdonin luftėn, por disa elementė mė konservatorė ishin pėr bisedime me Spartėn dhe qenė gati tė pranonin njė Kėshill tė ndikuar nga spartanėt. Pas Perikliut, asnjė strateg nuk bėri pėrpjekje pėr tė patur njė ndikim tė qėndrueshėm mbi politikėn.
    Nuk ėshtė rastėsi qė periudha kur Perikliu mbizotėroi nė skenėn politike, u konsiderua Epoka e Artė e kulturės athinase. Perikliu erdhi nė pushtet nė momentin kur Athina po rindėrtohej, pas plaēkitjes sė qytetit nga persėt. Tė gjitha monumentet duhej tė restauroheshin. Athinės Nike (Fitimtare) iu ngrit njė tempull dhe Akropoli u pajis me njė hyrje madhėshtore (Propiletė). Por vepra mė prestigjioze qe Partenoni, qė i kushtohej perėndeshės mbrojtėse tė qytetit, Athinasė, statuja e tė cilės, e lartė 12 metra, ishte prej fildishi dhe ari. Athina, me tė drejtėn e krenarisė pėr rolin e saj nė mposhtjen e fuqive tė huaja, donte t'i thurte lavde madhėshtisė sė vet. Teatri u zhvillua dhe arriti pikėn kulmore me tragjeditė e Eskilit dhe tė Sofokliut dhe me komeditė e Aristofanit. Filozofėve, si profesori i Perikliut, Anaksagora, u bėheshin pyetje mbi natyrėn e universit. Skulpturat klasike, ashtu si edhe mendimi filozofik, i thurnin lavde Njeriut, nė tė gjithė madhėshtinė e tij.
    Kleoni u pėrpoq, pas vdekjes sė Perikliut, tė orientonte politikėn athinase. Demokrat si edhe ai, Kleoni rriti rrogėn e heliastėve (anėtarė gjyqi) nga 2 nė 3 obole nė ditė. Si edhe Perikliu, Kleoni e konsideronte si shumė tė rėndėsishme sigurimin nga ana e Athinės tė njė aleance tė fortė greke dhe trefishoi haraēin e aleatėve. Ai kėshilloi qė tė jepeshin dėnime shumė tė ashpra pėr qytetet qė nuk do t'i qėndronin besnike Athinės, ndėrsa pėr Mitilenėn, veēanėrisht, kėrkoi dėnimin me vdekje tė tė gjithė qytetarėve tė saj meshkuj dhe kthimin nė skllevėr tė grave dhe tė fėmijėve. Fitorja e tij kryesore ushtarake nė Sfakteri u pasua nga njė humbje e mynxyrshme detare nė Amfipolis, ku edhe gjeti vdekjen. Kleoni ėshtė keqtrajtuar shumė nė dėshmitė historike. Komeditė e Aristofanit, pėr shembull, e paraqesin si njė personazh tė ndyrė dhe arrogant. Ndonėse demokrat, populli athinas ushqente admirim dhe respekt pėr klasėn aristokratike. Ėshtė aristokrati Perikli dhe jo Kleoni, qė ka mbetur i lidhur me imazhin e demokracisė athinase.

    JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E PERIKLIUT

    * Kundėrshtarin politik tė Perikliut, Tuqididin, e pyeti njėherė mbreti i Spartės, se kush nga tė dy ishte mė i fortė nė gojtari dhe nė luftė. Tuqididi upėrgjigj:
    - Po tė luftoj unė me Perikliun e mund dhe e shtrij pėr tokė, ndėrsa kur tė ngrihet ai do tė dijė tė tregojė me tė tillė elokuencė sikur tė ishte ai fituesi qė mė ka mundur mua. Tė gjithė tė pranishmit do ta besojnė, edhe pse e kanė parė me sytė e tyre tė kundėrtėn.
    Perikliu bėri ndėrtime publike madhėshtore nė Athinė.
    Atje punuan artistėt mė tė shquar tė kohės nėn drejtimin e Fidias. Qytetarėve tė Athinės u dukej se Perikliu kishte shpenzuar pa masė pėr tė zbukuruar qytetin. Gjatė njė mbledhjeje ai u kritikua shumė. Perikliu qetė-qetė u pėrgjigj:
    - Po mirė. Nė qoftė se ju duket qė unė kam shpenzuar shumė nga fondi publik, atėherė do t'i paguaj vetė tė gjitha shpenzimet e mia.
    Kjo bėri shumė pėrshtypje dhe qytetarėt e Athinės nuk e pėrmendėn mė ēėshtjen e shpenzimeve.

    * Njė mbledhje zgjati deri natėn vonė nga njė fjalim i gjatė i Perikliut, njė qytetar fare i panjohur, qė kishte njė ēėshtje personale kundėr athinasit tė madh, ia ndėrpreu me ashpėrsi fjalėn disa herė. Kur mbaroi fjalimin e ndoqi prapa deri nė shtėpi duke e sharė dhe duke e kėrcėnuar. Perikliu nuk e prishi fare qetėsinė, madje nuk i hodhi asnjė shikim pėr ta parė. Kur arriti te pragu i shtėpisė iu drejtua shėrbėtorėve qė po e shoqėronin me pishtare nė dorė:
    - Shoqėrojeni me pishtarė kėtė njeri deri nė shtėpinė e tij.
    Kjo ishte hakmarrja e Perikliut ndaj kėtij njeriu.

    * Perikliu ishte nisur me anijet e tij tė luftės pėr njė ekspeditė tė vėshtirė kundėr anijeve tė Samos. Njė eklips i diellit i shqetėsoi shumė ushtarėt dhe detarėt. Pėr t'i bindur ata se nuk kishte asgjė tė jashtėzakonshme dhe tė rrezikshme nga errėsimi i papritur i diellit, thirri personelin e shėrbimit tė anijes dhe nė sytė e te gjithėve i hodhi mantelin e tij nė kokė njė detari.
    - Sheh tashti? - e pyeti.
    Tjetri u pėrgjigj se nuk shihte. Pastaj Perikliu i tha:
    - Ke frikė?
    - Jo, se ėshtė manteli juaj qė nuk mė lejon tė shoh.
    - Atėherė ēfarė ndryshimi ka midis kėsaj dhe asaj qė ju habit aq shumė?!

    * Kur Perikliu ishte nė shtratin e vdekjes tė gjithė miqtė e kishin rrethuar dhe flisnin pėr punėt e mira qė kishte bėrė pėr atdheun dhe pėr cilėsitė pozitive tė karakterit tė tij.
    Dikush lavdėronte madhėshtinė e ndėrtimeve qė ishin bėrė me urdhrin e tij, dikush paqen dhe sigurinė e madhe tė Athinės, dhe dikush tjetėr ndihmat pėr tė varfėrit.
    Perikliu duke dėgjuar kėto lavde, u ngrit dhe tha:
    - Ka edhe njė gjė tjetėr qė unė mburrem mė shumė.
    Dhe kjo ėshtė se pėr shkakun tim asnjė nuk ka mbajtur zi nė Athinė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 03-03-2011 mė 13:26

  10. #20
    Pjesa e II nga jeta e Aristotelit


    ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi nė Stagirė tė Trakisė, nxėnės i Platonit. Me ftesėn e mbretit tė Maqedonisė Filipit bėhet mėsues dhe edukator i Aleksandrit (qė mė vonė u quajt i Madh). Nė kohėn kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtė Evropės, Aristoteli u kthye nė Athinė dhe kėtu, duke ligjėruar nė Lice, shkroi veprat kryesore tė tij. Ėshtė themelues i shkollės peripatetike nė Athinė. I akuzuar pėr ateizėm ikėn nga Athina nė Haleks («qė athinasit pėr herė tė dytė tė mos e fyejnė filozofinė»), ku sė shpejti edhe vdes.
    Aristoteli hyn nė radhėn e filozofėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve. Ėshtė mendja sintetike mė e rėndėsishme dhe nė pėrgjithėsi gjeniu mė i gjithanshėm i antikės. Duke rishqyrtuar nė mėnyrė kritike filozofinė e mėsuesit tė vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi nė njė sėrė veprash kapitale filozofinė e re origjinale dhe grumbulloi njėkohėsisht nė mėnyrė enciklopedike tė gjitha rezultatet e rėndėsishme tė filozofisė sė vjetėr greke dhe tė shkencave tė veēanta. Tė gjitha fushat deri atėherė tė njohura si dhe njė sėrė fushash tė reja tė aktivitetit mendor dhe tė njohurive njerėzore tė disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janė objekt i hulumtimeve gjeniale tė Aristotelit.
    Logjika e Aristotelit me disa teza tė veta themelore ka ruajtur vlerėn e vet dhe deri sot ajo merret si model pėr themelimin e logjikės elemetare, kėshtu qė edhe Kanti mundi tė vėrtetonte se si logjika e Aristotelit mori njė formė aq tė pėrsosur saqė pas saj nuk ka mundur tė bėjė njė hap pėrpara, as nuk ka qenė e detyruar tė bėjė njė hap prapa. Logjika e tij, nė radhė tė parė, shqyrton ēėshtjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitė), pėrfundimet dhe argumentet. Nocionet janė esencė ose formė e sendit, njohja e tė cilit ėshtė qėllim themelor i tė menduarit. Nocionet mė tė larta tė gjinisė, qė pėrfshijnė nė vėte tė gjitha nocionet tjera janė kategoritė. Kategori tė tilla, sipas Aristotelit ka dhjetė: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Nė veprat logjike tė Aristotelit (tė grumbulluara mė vonė nga nxėnėsit e tij me titull Organon) janė shqyrtuar hollėsisht dhe jashtėzakonisht nė mėnyrė ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janė parimet e tė menduarit, induksioni dhe deduksioni, pėrkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.
    Aristoteli konsideron se ekzistojnė tri parime tė pėrgjitshme tė tė menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i pėrjashtimit tė sė tretės. Kushdo qė dėshiron tė mendojė nė mėnyrė konsekuente nuk mund tė mendojė nė kundėrshtim me kuptimin e kėtyre tri parimeve, sepse kėto nuk janė farė zbulimesh rasti, por vlejnė pėr vetė njėmendėsinė. Pėrveē shpjegimit tė hollėsishėm tė teori-sė sė silogjizmit kategorik-asertorik (ēka konsiderohet kontribut mė i madh i tij nė logjikė), nė veprat e tij e gjejmė edhe logjikėn shumė tė ndėrlikuar modale si dhe fillimet e shumė teorive logjike tė mėvonshme. Dhe ndonėse Aristoteli nė themel pėrpunoi parimet e logjikės rreptėsisht formale, prapėseprapė ai nuk i ndau nė mėnyrė abstrakte format e tė menduarit tė logjikshėm dhe tė drejtė nga vetė qenia. Pėr tė p.sh. edhe kategoritė janė jo vetėm predikatet mė tė pėrgjithshme tė tė menduarit por njėkohėsisht edhe pėrcaktimet mė tė pėrgjithshme tė ēdo gjėje ekzistuese. Logjika pėr A. nuk ėshtė ndonjė qėllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «tė kulluara» tė mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet nė tė menduarit. Lidhur me ketė, Aristoteli nė Hermeneutikė tregon se theniet e gjykimit janė nė raport tė njėjtė sikurse sendet nė njėmendėsi, kėshtu qė lidhja e nocioneve ėshtė tregues i lidhjeve tė vetė sendeve. Ndonėse fillimet e logjikės, madje edhe tė zgjidhjes sė ēėshtjeve tė caktuara logjike mund t'i kėrkojmė edhe te Sokrati e Platoni, prapėseprapė, Aristoteli pėrgjithėsisht konsiderohet themelues i logjikės si disiplinė e veēahtė. «Filozofia e parė» (ose mė vonė e quajtur metafizikė pėr arsye se nė pėrmbledhjen e veprave tė tij ėshtė «pas fizikės») studion parimet e fundme, mė tė larta dhe mė tė pėrgjithshme tė ēdo gjėje ekzistuese, andaj ėshtė mė-sim mbi shkakun e parė, mbi qenien nė pėrgjithėsi. Shkencat e veēanta studiojnė aspektin e caktuar tė qėnies, por jo edhe qenien nė vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet tė ekzistojė shkenca e cila duhet tė merret me parimet qė janė themel pėr tėrė kuptimin dhe njohjen e tė gjitha pėrcaktimeve tė veēanta. Pikėrisht kėto parime i studion metafizika ose filozofia e parė, kėshtu qė objekt i saj i studimit ėshtė materia, forma, shkaku i lėvizjes, qėllimi i ekzistimit e tė tjera. Kjo disiplinė ėshtė njėkohėsisht edhe mė e vėshtira, sepse ėshtė mė abstraktja, por me vetė kėtė fakt ajo ėshtė edhe shkenca mė ekzakte. Shumė teza metafizike tė Aristotelit provojnė tendencėn realiste-materialiste me tė cilėn iu kundėrvu botės sė ideve tė Platonit, duke konsideruar se idetė janė imanente pėr vetė sendet dhe jo modele transcendentale tė sendeve. Me njė varg argumentesh bindėse dhe spirituoze A. nė pėrgjithėsi i hedh poshtė bazat e doktrinės sė Platonit mbi idetė. Do tė duhej tė kishte mė shumė ide sesa sėnde tė veēanta meqė do tė duhej tė ekzistonin idetė edhe mbi marrėdhėniet e tyre; do tė duhej tė ekzistonin idetė e drobitjes, kurse kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė pėrkufizimin e idesė; si mund tė ekzistojė veēmas substanca dhe ajo nga e cila pėrbėhet substanca; nė qoftė se nė tė gjitha idetė qėndron burimi i lėvizjes, atėherė edhe ato lėvizin, ndėrsa nėse nuk lėvizin, prej nga atėherė lėvizja e tė tjera.
    Nė njėmendėsi, sipas Aristotelit, ekzistojnė vetėm sendet e veēanta, vetėm kėto pėrbėjnė substancėn e parė. E pėrgjithshmja nuk ekziston pranė ose mbi sendet por nė to. Nocionet e pėrgjithshme (gjenerike), qė shprehin cilėsitė e pėrbashkėta tė sendeve tė veēanta vetėm janė substanca tė rendit tė dytė. Mirėpo edhe e veēanta ekziston pikėrisht aq sa realizohet nė tė e pėrgjithshmja. Sepse nė qoftė se pėrveē sendeve tė veēanta nuk ekziston kurrgjė, atėherė nuk ekziston asgjė qė do tė mund tė arrihej vetėm me njohje, por tėrė kuptimi do tė varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne nė mėnyrė ndijore njėmend, pėr shembull,. nuk vėrejmė se ekziston ndonjė shtėpi nė pėrgjithėsi pranė shtėpive tė veēanta. Mirėpo sendet e veēanta megjithatė manifestojnė unitetin e tyre, dhe kategoritė e mendjes, tė cilat tregojnė pėr kėtė, njėkohėsisht reflektojnė raportet objektive tė vetė sendeve. Substanca bėn unitetin e tė veēantes dhe tė pėrgjithshmes dhe sė kėtejmi (nė «Metafizikė» 1,3) ajo «pėrse» reduktohet nė nocion, sepse ajo qė ėshtė vetėm ėshtė ngaqė nė tė realizohet e pėrgjithshmja. Mirėpo pėr ta njohur tė veēanten dhe pėr tė folur pėr tė mendueshėm, nevojitet tė theksohen katėr shkaqe: materia, forma, shkaku i lėvizjes dhe qėllimi.
    Forma (morfė) me materien e pazhdukur (hyle) pėrbėjnė tėrė ekzistimin. Ndėrkaq, materia e pa kurrfarė forme nuk ekziston nė njėmendėsi (por vetėm nė mendime). Qėllimisht lėvizja paraqitet nė faktin se forma zhvillohet gjithnjė mė shumė nė llogari tė materiales, deri te mbarimi nė «formė tė formės», nė tė menduarit e kulluar qė ka vetėm veten pėr objekt tė vet. Materia e pacaktuar ėshtė vetėm mundėsi e sendit, potencialitet, ndėrsa forma ėshtė aktualitet, realizim. Mirėpo kundėrshtia ndėrmjet formės dhe materies gjithmonė ėshtė relative. Ajo qė ėshtė ndaj diēkahit tė papėrkryer forma, ndaj diēkahit tė pėrkryer ėshtė materia. Guri i pėrpunuar, pėr shembull, ėshtė formė ndaj gurit qė gjendet nė mal, qė nuk ėshtė i pėrpunuar, por ėshtė materie ndaj gurit qė ėshtė murosur nė shtėpi. Realizimi i mundėsisė, kalimi dhe zhvillimi i formės nga materia bazohet nė lėvizje. Ēdo lėvizje, ndėrkaq, domethėnė ajo qė lėviz, supozon atė qė e vė nė lėvizje, dhe kėshtu nė fund e supozon njė shkak tė fundit, shkakun e palėvizshėm. Tė gjitha sendet ndryshojnė, mirėpo duhet tė ekzistojė edhe diēka qė ėshtė shkak i ndryshimit. Ky shtytės i parė, qė duhet tė jetė i palėvizshėm dhe sė kėtejmi vetėm njė, ėshtė formė e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, mė e pėrsosur, hyjni.
    Meqė lėnda e metafizikės ėshtė jomaterialja, qenia e amshueshme, atėherė edhe lėnda e fizikės sė Aristotelit ėshtė ajo qė lėviz, domethėnė qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnė katėr lloje tė lėvizjes: lėvizja substanciale (domethėnė ekzistimi dhe shkatėrrimi), kuantitative (rritja dhe rėnia), kualitative (shndėrrimi i njė materie nė tjetrėn) dhe lėvizja hapėsinore (dornethėnė ndryshimi i vendit). Hapėsira e pakufi ekziston vetėm potencialisht (pėr shembull nė numėrimin) por jo aktualisht, njėmendsisht. Lėvizja nė hapėsirė ėshtė e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetėm qeniet e veēanta krijohen dhe zhduken.
    Nė veprėn e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohė botėn e jashtme sikur tė mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund tė pėrceptojnė kurrgjė nė qoftė se nuk i kanė para vetes objektet e jashtme. Nė psikologjinė e Aristotelit ose nė shkencėn mbi shpirtin dominon mendimi se vetė shpirti ėshtė i palėvizshėm, mirėpo njėkohėsisht ai vė nė lėvizje trupin si formė dhe qėllim tė tij tė brendshėm dhe substancial, ai ėshtė «entelehia e parė» e tij, parim i jetės dhe i organizimit. Ekzistojnė tri lloje tė shpirtit: shpirti vegjetativ (qė konsiston nė aftėsinė e tė ushqyerit dhe tė shumimit), pastaj shpirti animal (qė ka edhe aftėsinė e sensibilitetit ndijor dhe tė vetėlėvizjes nė hapėsirė) dhe sė fundi shpirti njerėzor (qė ka aftėsinė e tė menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, qė ėshtė e lidhur me aspektin material ėshtė tabelė e zbrazėt (tabula rasa), mbi tė cilėn ndijat regjistrojnė thjeshtėsisht atė qė pranojnė. Kjo mendje ėshtė kaluese sikurse edhe individėt, ndėrsa mendja aktive ėshtė e pavdekshme. Fryma aktive nė shpirtin njerėzor, fryma qė krijon format, qė bėn ēdo gjė (dhe jo qė pranon nė mėnyrė pasive) dhe qė i vėren drejtpėrdrejt tė vėrtetat mė tė larta, ėshtė me origjinė hyjnore.
    Nė parimet etike tė tij, A. i kundėrvihet rigorizmit idealist tė Platonit dhe virtytin e pėrkufizon si mes ndėrmjet dy ekstremeve (pėr shembull pavarėsia dhe dinjiteti i frymės ėshtė mes ndėrmjet kryelartėsisė dhe vetėpėruljes). Pos virtyteve etike (qė kanė karakter tė vullnetshėm), A. analizoi edhe tė ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si ėshtė pėr shembull menēuria). Pikėpamjes sė Sokratit dhe tė Platonit se ne vazhdimisht dėshirojmė medoemos tė mirėn, A. kundėrvė pohimin se shtytėsit dhe instinktet njerėzore, pėr tė arritur tė mirėn, duhet vazhdimisht tė drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet tė jenė medoemos tė mirė. Nė shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqėsisė, Aristoteli theksoi tri lloje tė miqėsisė: miqėsinė e dobishme, tė kėndshme dhe tė virtytshme.
    Dhe derisa e para manifestohet mė shpesh tė njerėzit e vjetėr, e dyta te tė rinjtė, e treta, miqėsia e vėrtetė nė tė cilėn miku pėrqafohet pėr shkak tė vetė atij, ėshtė karakteristike pėr moshėn e pjekur tė mashkullit. Realist dhe racionalist, A. nė etikė ėshtė edhe pėrfaqėsues i imanentizmit, domethėnė i tezės se nga vetė njeriu varet se a do tė bėhet i lumtur ose jo, a do tė bėhet i virtytshėm apo shpirtlig.
    Pikėpamjet politike dhe sociale tė Aristotelit themelohen nė tezėn se njeriu ėshtė pėr nga natyra qenie shoqėrore, politike (zoon politikon). Pas analizės sė hollėsishme tė formacioneve politike (monarkisė, oligarkisė, demokracisė e tjera), Aristoteli nxjerr pėrfundimin se rregullimi mė i mirė ėshtė republika demokratike e matur. Nė shqyrtimet e veta politike dhe shoqėrore ai megjithatė e ruan nė dimensionin tė plotė institucionin e skllavėrisė, duke konsideruar se skllevėrit janė tė domosdoshėm pėr jetėn e «njerėzve tė vėrtetė», domethėnė pėr pjesėtarėt e qytetarėve tė lirė. Ndėrkaq, pėr Aristotelin, pėrsosuria e shtetit nuk bazohet nė aspektin teorik, por para sė gjithash, nė atė empirik. Me fjalė tė tjera, ai konsideron se dėshmi e vėrtetė pėr atė nėse shteti ėshtė rregulluar mirė qėndron, para sė gjithash, nė faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet nė kėtė rregullim shtetėror», domethėnė se nuk ka shpėrthyer kurrfarė «kryengritjeje qė meriton tė pėrmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpėrdorim tė pushtetit.
    Nė Poetikėn e njohur tė tij, Aristoteli pėrkundėr Platonit, ēmon lart krijimtarinė e vėrtetė artistike tė kohės sė tij sidomos autorėt e mėdhenj tė tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotė e krijimtarisė artistike dramatike shprehet nė katarsėn e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti qė tregon atė qė ka mundur tė ndodhė (pra, qė ka gjasė se ka ndodhur), ėshtė «mė i rėndėsishėm pėr tė se historia qė tregon vetėm pėr atė qė njėmend ka ndodhur. Lidhur me kėtė, A. tregon ligjėsitė e veēanta tė sferės estetike tė cilat janė tė pavarura nga njėmendė-sia historike, kėshtu qė shumė interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnė se, pėrkundėr Platonit qė pohonte lidhjen e ngushtė tė artit me realitetin politik, Aristoteli ėshtė themelues i estetikės si shkencė mbi njė veprimtari njerėzore tė veēantė dhe autonome qė ka normat dhe ligjsitė imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike tė tragjedisė greke (uniteti i vendit, i kohės dhe i veprimit) mbi tė cilat mė vonė u bėnė polemika tė ashpra ndėrmjet teoricienėve francezė dhe gjermanė (Lesingu pėr shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetėm nevojėn pėr unitetin e veprimit, ndėrsa unitetet e kohės dhe tė vendit janė tė kushtėzuara vetėm nga mundėsitė teknike tė skenės sė atėhershme greke). Klasik ėshtė edhe pėrkufizimi i tij i tragjedisė mbi tė cilin u shkruan studime dhe monografi tė shumta; «Tragjedia ėshtė imitim i veprimit serioz dhe tė kryer qė ka madhėsi tė caktuar, me tė folur qė ėshtė elegant dhe i veēantė pėr secilin lloj nė pjesėt e veēanta, nė personat qė veprojnė dhe nuk rrėfejnė, ndėrsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikė kryen pastrimin e afekteve tė tilla». Shkallėn mė tė lartė tė mėshirės e nxitin ato ngjarje nė tė cilat miku i ka bėrė keq mikut, ndėrsa mė mirė zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bėhet nga mungesa e diturisė, domethė-nė nė qoftė se faji nė tragjedi ėshtė pikėrisht faj pa faj. Rruga e analizės sė veprave artistike e Aristotelit dhe, para sė gjithash, e njė sėrė veprimeve dramatike tė kohės sė tij, niset nga kėto vepra kah pėrfundimet e pėrgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model pėr ata estetė dhe sidomos pėr teoricienėt dramatikė qė kėrkojnė burimet e normave estetike nė vetė artin.
    Me gjithė njoskonsekuencat dhe kundėrthėniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhėshtore e Aristotelit ėshtė e pashoqe nė tėrė antikėn jo vetėm pėr nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmėria e paraqitjes sė disiplinave tė veēanta, por, para sė gjithash, pėr nga shtruarja e njė serė ēėshtjeve fundamentale filozofike, tė cilat pikėrisht si ēėshtje janė edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerė tė pėrhershme tė trashėgimit mendor botėror.

    Veprat: veprat e Aristotelit mund tė ndahen nė veprat egzoterike, (kushtuar publikut tė gjerė) dhe ezoterike ose akroanetike (tė brendshme, pėrkatėsisht vepra pėr tė dėgjuar). Veprat e para egzoterike, qė me siguri u shkruan nė formė dialogėsh, nuk janė ruajtur. Gjithashtu nuk janė ruajtur as tė gjitha veprat ezoterike, ndėrsa tė ruajturat mund tė ndahen nė kėto grupe: i.Veprat logjike tė pėrmbledhura sė bashku me titullin O r g a n o n (domethėnė vegėl), qė pėrmban kėto vepra: Mbi kategoritė, Mbi interpretimin, Analitika e parė, Analitika e dytė, Topika dhe Mbi pėrgėnjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencėn dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra tė tjera qė nuk janė relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazė-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i tė cilave nuk ėshtė vėrtetuar. 3. Vepra metafizike ėshtė Metafizika (ose filozofia e parė e cila sipas renditjes nė anuarin e Andronikut u quajt kėshtu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, tė birit tė Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxėnės i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por mė shumė nga vepra e dytė); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (pėr tė cilėn nuk dihet a ėshtė autentike); 5. Prej veprave politike mė e rėndėsishmja ėshtė P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetėrore (Politike, 158 libra nė tė cilėt paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirėpo pėr autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirėpo nuk ėshtė ruajtur nė tėrėsi). Tė gjitha veprat e rėndėsishme filozofike tė Aristotelit (pėrveē Fizikės) janė pėrkthyer edhe nė kroatishte.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •